Presidenti i Maqedonisë së Veriut Archives - Albeu.com

Pendarovski kritikon gjyqësorin për anulimin e dënimit për Sasho Mijallkovin
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha të shtunën se është “i tronditur” nga vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkup për anulimin e vendimit të Gjykatës Penale, e cila e kishte dënuar me 12 vjet burgim ish-drejtorin e Policisë sekrete maqedonase, Sasho Mijallkov.

Mijallkov ishte dënuar lidhur për aferën e përgjimeve që ishte publikuar në vitin 2013 nga ish-kryetari i atëhershëm i opozitës, Zoran Zaev.

Ish-kreu i Policisë sekrete ishte shpallur fajtor për përgjimin e paligjshëm të mijëra qytetarëve maqedonas, politikanëve, zyrtarëve, gazetarëve, klerikëve, aktivistëve të shoqërisë civile e shumë personave të tjerë, për të cilët dyshonte se ishin kundërshtarë të Qeverisë, që në atë kohë drejtohej nga Nikolla Gruevski.

Gjykata e Apelit ka anuluar vendimin për shkak të siç thuhet “shkeljeve përmbajtjesore të dispozitave të Ligjit mbi procedurën penale”.

Lënda kthehet në rigjykim në Gjykatën Penale të Shkupit.

Presidenti maqedonas ka shkruar në Facebook se vendimi paraqet disfatë për sundimin e ligjit dhe dëshmi për besimin e ulët të qytetarëve në organet e drejtësisë.

“Vendimet e tilla vetëm minojnë besimin e qytetarëve se reformat reale në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit janë të mundshme”, ka shkruar Pendarovski.

Ka reaguar edhe ish-kryeministri, Zoran Zaev duke e quajtur “skandaloz” vendimin e Gjykatës së Apelit dhe “rrënim të gjithë asaj që është bërë për vendosjen e sundimit të ligjit në Maqedoninë e Veriut”.

“Cili është vendimi i radhës, Mijallkov të bëhet drejtor i Agjencisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit dhe Nikolla Gruevski të kthehet i pafajshëm me kalë të bardhë? Edhe nëse ne nesër bëhemi anëtarë të BE-së, nuk do të lahet këtë turp”, ka shkruar Zoran Zaev në Facebook.

Afera mbi të cilën është dënuar Sasho Mijallkov me 12 vjet burgim kishte shërbyer si shkas për protesta e tensione të shumta në Maqedoninë e Veriut nga viti 2013 deri në vitin 2016, kur edhe u largua nga pushteti Nikolla Gruevski, tashmë i arratisur në Hungari për shkak të dënimeve me disa vite burgim për shpërdorim të detyrës.

Përveç Mijallkovit, për përgjimet e paligjshme me katër vjet burgim janë dënuar edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, dhe dy zyrtarë tjerë të lartë, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, që të dy me 15 vite burgim.

Anulimi i vendimit nga Gjykata e Apelit vjen në kohën kur Maqedonia e Veriut po përballet me kritika të shumta për punën e gjyqësorit dhe praninë e lartë të korrupsionit./rel

The post Pendarovski kritikon gjyqësorin për anulimin e dënimit për Sasho Mijallkovin appeared first on Albeu.com.

Pendarovski: Këshilla ime është të mos shpejtohet me ndryshimet kushtetuese
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski konsideron se nuk duhet të nxitohet në procesin e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës pasi ka edhe 14 muaj deri në përfundimin e procesit të shqyrtimit.

Deri atëherë, thotë ai, mund të zbulojmë dhe rregullojmë diçka për reformat e nevojshme dhe kur ky proces të jetë drejt fundit, atëherë të shohim nëse kemi shumicën e nevojshme prej dy të tretave.

“Për mendimin tim, është thelbësore në atë proces që të mos shkojmë me kokë pa menduar se ku mund të godasim. Nuk do të doja të shihja procese të ngjashme me miratimin e marrëveshjes së Prespës, as rastësisht, as si qytetar, as si president. Këshilla ime për Qeverinë dhe publikun është që të procedohet me një plan dhe të mos e ngutet procesin”.

“Kemi 14 muaj skrining. Nuk mendoj se duhet të jetë prioriteti absolut numër një politik. Kemi kaq shumë reforma me skrining për t’i zbuluar dhe korrigjuar dhe kur të vijë koha për të përfunduar atë proces, do ta pyesim Kuvendin nëse tani kemi dy të tretat e shumicës”, thotë presidenti Pendarovski.

Ai beson se pretendimet e opozitës se do të luftojnë për një kornizë të re negociuese, apo për anulimin e Marrëveshjes së Prespës janë qesharake.

“Është një histori për fëmijët e vegjël. Ne do të negociojmë Marrëveshjen e Prespës apo kornizë të re. Nga ajo pak që di për marrëdhëniet dhe negociatat ndërkombëtare dhe ka pasur shumë nga Marrëveshja Kornizë e vitit 2001, pohoj se është e pamundur. Është e mundur vetëm nëse vendi quhet SHBA, Francë, Gjermani, Kinë, Rusi…, tha presidenti Pendarovski.

Ai theksoi se në lidhje me propozimin francez, ka një anketë të re për mbështetjen e qytetarëve të Maqedonisë, e cila, sipas tij, shënon rënie mjaft të madhe të atyre që janë kundër./zhurnal

The post Pendarovski: Këshilla ime është të mos shpejtohet me ndryshimet kushtetuese appeared first on Albeu.com.