presidenti francez Archives - Albeu.com

Zelenskyy kërkoi ndihmë nga aleatët, Macron vihet në gatishmëri: Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë
Presidenti francez, Emmanuel Macron  po pret rreth 70 vende dhe institucione për të diskutuar se çfarë mund të ofrohet nga tani deri në mars për të ruajtur ujin, ushqimin, energjinë, shëndetin dhe transportin në mes luftës dhe temperaturave të ulëta në Ukrainë, shkruan Reuters.

“Që kur Ukraina është rikthyer në krye në terren, Rusia, dobësitë ushtarake të së cilës janë ekspozuar, ka miratuar një strategji cinike që synon infrastrukturën civile për të gjunjëzuar Ukrainën”, tha Macron në fjalimin e tij të hapjes.

Ai theksoi se Rusia po sulmon në mënyrë të pabesë Ukrainën.

“Për secilën nga fitoret e vendit tuaj në terren, përgjigja frikacake e Rusisë është të bombardojë infrastrukturën e energjisë, gazit ose ujit të nevojshme për mbijetesën e njerëzve këtë dimër”, tha Macron.

Macron tha se Franca do të sigurojë 63 gjeneratorë elektrikë mbi 100 të dorëzuara në nëntor. Me 48.5 milionë euro shtesë, ndihma franceze do të arrijë në 200 milionë euro këtë vit, ndërsa theksoi se bombardimi i civilëve nga Moska është një krim lufte.

The post Zelenskyy kërkoi ndihmë nga aleatët, Macron vihet në gatishmëri: Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Macron në telashe, presidenti francez përballet me probleme ligjore
Presidenti francez Emmanuel Macron përballet me probleme të mundshme ligjore pasi prokurorët, më 24 nëntor, njoftuan se po hetonin shërbimet e kompanive konsulente gjatë fushatave zgjedhore kombëtare në vitin 2017 dhe 2022.

Edhe pse në njoftimin e prokurorit financiar nuk përmendet në mënyrë specifike fushata e Macronit, besohet se ekipi i tij zgjedhor është objektivi kryesor i dy hetimeve të veçanta, raporton Agjencia France Presse (AFP).

Prokuroria saktësoi se që nga tetori kanë nisur dy hetime për përdorimin e konsulentëve gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 dhe të vitit 2022.

Siç raporton AFP-ja, këto shërbime konsulence kanë qenë në qendër të vëmendjes që nga marsi i këtij viti pas një hetimi nga Senati francez, i cili arriti në përfundimin se shpenzimet publike për to u dyfishuan nga viti 2018 në vitin 2021, gjatë mandatit të parë të Macronit.

Shuma e përgjithshme arriti në më shumë se 1 miliard euro (1.1 miliardë dollarë) vitin e kaluar, të cilën shifër e kanë cituar shpesh kundërshtarët e Macronit, gjatë fushatës së tij të prillit, raporton AFP.

Faqja e internetit hulumtuese e lajmeve Mediapart, raportoi se konsulentët nga firma amerikane McKinsey punuan falas në fushatën e Macron në vitin 2017.

Kabineti i presidentit francez njoftoi se “sistemi gjyqësor është i obliguar që këto hetime t’i kryejë në mënyrë plotësisht të pavarur”.

AFP-ja raporton se prokurorët do të hetojnë akuzat që kanë të bëjnë me llogaritjen e mundshme të rreme të fushatës zgjedhore dhe nënvlerësimin e kostove të fushatës, si dhe favorizimet e mundshme dhe komplotet në favorizim.

Franca ka rregulla rigoroze të financimit të fushatës, të cilat vendosin kufizime në atë që një kandidat mund të përdorë.

Për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, çdo kandidat kishte maksimalisht 16.8 milionë euro për rundin e parë dhe 22.5 milionë euro për rundin e dytë. /REL

The post Macron në telashe, presidenti francez përballet me probleme ligjore appeared first on Albeu.com.

Franca në krizë, Macron paralajmëron qytetarët për dimrin e vështirë: Duhet të bëjmë sakrifica
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar se Franca po përballet me “sakrifica” për shkak të ndryshimeve klimaterike si dhe probleme të shkaktuara nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, sipas Al Jazeera.

“Besoj se jemi në procesin e të jetuarit të një pike kthese apo përmbysjeje të madhe. Së pari sepse po jetojmë fundin e asaj që mund të duket si fundi i bollëkut”, tha ai gjatë një fjalimi televiziv në kabinetin e tij.

“Sistemi ynë i bazuar në lirinë në të cilën jemi mësuar të jetojmë, ndonjëherë kur duhet ta mbrojmë atë, mund të sjellë sakrifica”, shtoi Macron duke iu referuar luftës në Ukrainë,

Fjalimi u duk i projektuar për të përgatitur vendin për atë që premton të jetë një dimër i vështirë përpara, me çmimet e energjisë që rriten ndjeshëm në mes të ofensivës së vazhdueshme të Moskës dhe shumë familje franceze që po luftojnë me inflacionin në rritje./albeu.com

The post Franca në krizë, Macron paralajmëron qytetarët për dimrin e vështirë: Duhet të bëjmë sakrifica appeared first on Albeu.com.

Humbi shumicën në parlament, Macron nis lëvizjet për të ruajtur pushtetin
Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë këtë javë bisedime me përfaqësuesit e partive kryesore politike të Francës për të gjetur një zgjidhje politike pasi koalicioni i tij nuk arriti të fitonte shumicën në zgjedhjet parlamentare.

Qëllimi i bisedimeve që do zhvillohen të martën dhe të mërkurën në Pallatin Elysee do të jetë “ndërtimi i zgjidhjeve për t’i shërbyer francezëve” në një kohë kur nuk ka “shumicë alternative” për atë të aleancës qeverisëse të Macron, tha një zyrtar presidencial që kërkoi të mos përmendej me emër.

Zyrtari tha se përfaqësuesit e partive në parlament do të priten në pallatin presidencial ‘Elysee’ veçmas dhe njëri pas tjetrit, por pa specifikuar se cilat figura do të marrin pjesë.

Por kjo duket se tregon se ftesat u janë bërë partive të liderit të së majtës së fortë, Jean-Luc Melenchon dhe lideres së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, të cilët kanë bërë hapa para në sondazhe.

“Si garant i institucioneve, presidenti i Republikës është i vendosur të veprojë në interes të francezëve”, tha zyrtari. Macron ende nuk ka komentuar publikisht për rezultatin e zgjedhjeve.

Analistët thonë se Macron mund të konsiderojë një marrëveshje me partinë tradicionale të krahut të djathtë, Republikanët (LR). Ata konfirmuan se udhëheqësi i saj Christian Jacob e kishte pranuar ftesën për të marrë pjesë në takim. Ndërkohë, nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga palët e tjera./REL

The post Humbi shumicën në parlament, Macron nis lëvizjet për të ruajtur pushtetin appeared first on Albeu.com.

“Mos poshtëroni Putinin”! Ukraina reagon ashpër ndaj komenteve të presidentit Macron për Rusinë (FOTO LAJM)
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, reagoi ashpër ndaj presidentit francez Emmanuel Macron, pasi ai u kërkoi fuqive botërore të mos “poshtërojnë” presidentin rus Vladimir Putin lidhur me Ukrainën, në mënyrë që të ketë shanse për një zgjidhje diplomatike të konfliktit.

“Thirrjet për të shmangur poshtërimin e Rusisë poshtërojnë vetëm Francën dhe çdo vend tjetër që do të bënte një thirrje të ngjashme. Sepse është Rusia ajo që poshtëron veten,” shkruante zoti Kuleba të shtunën në Twitter.

Calls to avoid humiliation of Russia can only humiliate France and every other country that would call for it. Because it is Russia that humiliates itself. We all better focus on how to put Russia in its place. This will bring peace and save lives.

— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) June 4, 2022

Më mirë të përqendrohemi të gjithë tek përpjekjet për t’i treguar vendin Rusisë. Kjo do të sillte paqe dhe do të shpëtonte jetë”, tha ai.

“Ne nuk duhet ta poshtërojmë Rusinë në mënyrë që ditën kur luftimet të ndalen, të mund të krijojmë një platformë për zgjidhje diplomatike,” tha zoti Macron në një intervistë të premten, duke shtuar se Franca do të luante një rol kyç në ndërmjetësim.

“Unë mendoj dhe ia kam thënë (Presidentit Putin) se ai ka bërë një gabim historik dhe themelor për popullin e tij, për veten e tij dhe për historinë,” tha Macron. “Unë mendoj se ai u vetëizolua”, shtoi ai.

Zoti Macron është përpjekur të mbajë të hapur dialogun me udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin që kur filloi agresioni i Moskës më 24 shkurt.

Qëndrimi i tij është kritikuar vazhdimisht nga disa partnerë në vendet e Evropës Lindore dhe baltike në Evropë, pasi ata e shohin atë si minim të përpjekjeve për të ushtruar presion ndaj presidentit rus për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.

Presidenti Macron ka folur rregullisht me presidentin Putini që kur filloi agresioni, si pjesë e përpjekjeve për të arritur një armëpushim dhe për të filluar negociata të besueshme mes Kievit dhe Moskës.

Franca e ka mbështetur Ukrainën ushtarakisht dhe financiarisht, por deri tani, zoti Macron nuk ka qenë në Kiev për të ofruar mbështetje simbolike politike si udhëheqësit e tjerë të BE-së, diçka që Ukraina ka kërkuar që ai të bëjë. Macron tha se nuk e ka përjashtuar mundësinë e një vizite./VOA

The post “Mos poshtëroni Putinin”! Ukraina reagon ashpër ndaj komenteve të presidentit Macron për Rusinë (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

ANALIZA: E vërteta e planit “pa ndjenja” të Macronit mbi zgjerimin e BE-së
Komentet e fundit të presidentit francez, Emmanuel Macron, mbi një bashkësi (komunitet) paralele evropiane për vendet që presin të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, janë një ripërtëritje klasike e idesë së vjetër për një kontinent të përbërë nga unaza të ndryshme vendesh që gëzojnë nivele të ndryshme të integrimit në BE, me Eurozonën në epiqendër absolute.

Është një ide që ka të ngjarë të mos realizohet pasi ka shumë kundërshti ndaj saj, jo vetëm jashtë BE-së, por në mënyrë thelbësore edhe brenda unionit.

“Paradhoma” e vërtetë e BE-së është, dhe ka shumë të ngjarë të mbetet e tillë, procesi i anëtarësimit në BE i Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës që tani kanë aplikuar zyrtarisht për t’u bashkuar me bllokun, dhe kjo do të bëhet gjithnjë e më e dukshme.

Por, ndërsa ideja e Macronit për arkitekturat e reja politike evropiane mund të jetë e paqartë, ai ka plotësisht të drejtë për një gjë tjetër në dukje të diskutueshme: do të duhen dekada që një vend si Ukraina (dhe si rrjedhojë edhe Gjeorgjia me Moldavinë) të anëtarësohen në BE.

Kjo vjen pavarësisht betejës heroike të kombit ukrainas dhe simpatisë së gjerë që gëzon në mbarë botën, përfshirë mbështetjen e qytetarëve në vendet e BE-së, të cilët besojnë se një ditë ajo duhet të bëhet anëtare e saj.

Por, e vërteta e hidhur është se: asnjë vend nuk ka hyrë në Bashkimin Evropian duke u bazuar vetëm mbi emocionet.

Duhen vite reformash të mundimshme politike dhe ekonomike, nevojiten miliarda euro për të rindërtuar vendin dhe vullneti i të 27 anëtarëve të BE-së gjatë rrugës – diçka që nuk do të jetë gjithmonë aty.

Për një vend në mes të luftës, me ekonominë dhe bazën industriale të shkatërruar dhe me një fqinj gjakatar që synon të shtypë gjithë ekzistencën e tij, kjo mund të jetë pothuajse e pamundur. Edhe sikur të shfaqej papritur, ç’gjë ka pak gjasa të ndodhë, një demokrat dashamirës në Kremlin, kjo nuk do ta shndërronte rrugëtimin e Kievit drejt Brukselit nga dekada në vite.

Për të pasur një ide se sa i ngadaltë do të jetë ky proces, mjafton të shihni rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Po, krahasimet gjeografike janë zakonisht të padrejta, dhe kontekstet politike, historike dhe ekonomike ndryshojnë shumë, por këtu ka shumë paralelizma që thjesht nuk mund të anashkalohen.

Argumenti më i zjarrtë për anëtarësimin e shpejtë të Ukrainës janë vetë sakrificat heroike që po bëjnë ukrainasit duke u rezistuar pushtuesve rusë. Ata po luftojnë jo vetëm për kombin e tyre, por për gjithçka që përfaqëson vërtet Perëndimi.

E gjithë kjo është e vërtetë, por kjo ishte e vërtetë edhe për Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën. Ata përjetuan gjithashtu masakra, krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe shfaqën stoicizëm dhe heroizëm mbresëlënës për të mbijetuar si popull dhe si komb.

Megjithatë, kjo nuk i ka ndihmuar shumë ata në përpjekjet e tyre për t’u anëtarësuar në BE, me Sarajevën dhe Prishtinën që mbeten në pritje me statusin e kandidatëve të mundshëm.

Dikush mund të thotë se kjo është për shkak të situatës problematike në të cilën dy shtetet ndodhen, me Kosovën që ende nuk e njohin një pjesë e vogël e shteteve anëtare të BE-së dhe Bosnjën, me strukturën e saj jofunksionale politike.

Por, çfarë lloj Ukraine po del realisht nga kjo luftë? Cila Ukrainë po aplikon në fakt për në BE?

I gjithë Perëndimi mbështet integritetin territorial të vendit, duke përfshirë Krimenë dhe Donbasin, por sa të mëdha janë shanset tani dhe në muajt dhe vitet në vijim që Qeveria e Kievit të ketë kontroll politik mbi këto rajone?

Të njëjtat pyetje mund t’i shtrohen Moldavisë dhe Gjeorgjisë në lidhje me rajonet e tyre separatiste. Dhe, nëse nuk ka përgjigje të qarta për këto pyetje, është e vështirë të parashikohet ndonjë shans real mbi anëtarësim në BE, pasi Moska do të vazhdojë t’i përdorë këto rajone të pushtuara për të lidhur treshen me sferat e saj të ndikimit.

Por, krahasimet nuk mbarojnë këtu. Ndërsa ka probleme të konsiderueshme në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë korrupsionin, keqfunksionimin e pushtetit gjyqësor, madje edhe kapjen e drejtpërdrejtë të shtetit (gjëra që janë të pranishme edhe në treshen e vendeve lindore që aspirojnë të anëtarësohen në BE), e vërteta është se një arsye tjetër pse ky rajon nuk është tashmë në BE është sepse shumë në union nuk janë veçanërisht entuziastë për integrimin e tyre në radhë të parë.

Më pak se një vit më parë, disa vende anëtare të BE-së vunë në dyshim vendosjen e fjalës “zgjerim” në deklaratën e samitit të fundit të Ballkanit Perëndimor.

Para pushtimit rus, më 24 shkurt, çdo përpjekje që linte të kuptohej se vende të tilla si Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina kishin shanse që një ditë t’i bashkoheshin unionit, hidheshin gjithmonë poshtë nga disa vende të Evropës Perëndimore.

Ndonëse kishte më shumë solidaritet në muajt e fundit nga Bashkimi Evropian, ishte mjaft e qartë në diskutimet që u zhvilluan midis udhëheqësve të BE-së, në muajin mars në Versajë, se ato vende që ishin pro hapjes së portave për treshen, ose të paktën për Ukrainën, ishin anëtaret më të reja të BE-së në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Dhe, nuk kemi prekur ende as çështjen e përparimit të vendeve, të cilat janë mbajtur peng nga çështje të tjera.

Edhe këtu kemi një shembull të Ballkanit Perëndimor, Maqedoninë e Veriut, padyshim një nga vendet që i ka plotësuar më së miri kushtet e BE-së në vitet e fundit. Edhe Franca edhe Bullgaria e kanë bllokuar hapjen e negociatave të saj për çështje që lidhen drejtpërdrejt me Shkupin, për Sofjen, dhe me zgjerimin në përgjithësi për Parisin.

Kush mund të thotë se kjo nuk do të ndodhë me Ukrainën? Ashtu siç Turqia po kundërshton aplikimin e Suedisë dhe Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO (dhe kërcënimi i presidentit kroat për të bërë të njëjtën gjë), çdo proces zgjerimi paraqet një mundësi të përsosur për të nxjerrë përfitime dhe lëshime të ndryshme, për përdorime të brendshme apo gjetkë.

Pra, kur Komisioni Evropian në fillim të muajit të ardhshëm të vijë me opinionet e tij për aplikimet për në BE, të Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës, prisni disa hezitime.

Mund të ndodhë shumë mirë që të rekomandohet statusi i kandidatit, të paktën për Ukrainën, por mos u habitni nëse ai kushtëzohet me reforma të mëtejshme dhe detyra të tjera.

Siç kanë mësuar vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni është shpesh më optimist dhe më i gatshëm se Këshilli, ku shtetet anëtare duhet të binden dhe konsensusi është i domosdoshëm.

Në fund mund të jetë më i mundshëm statusi i kandidatit dhe më i pranueshëm për 27 vendet anëtare sesa një status i pakushtëzuar kandidat, pasi ata mblidhen në Bruksel më 23-24 qershor “për të vlerësuar” rekomandimin e Komisionit.

Pak para këtij samiti, ata do t’i presin të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin belg.

Shpresa është ende se do të ketë dritë jeshile për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Deri më tani, sinjalet nuk janë shumë inkurajuese.

Por, për të ecur përpara me një rajon, ose të paktën një vend, Ukrainën, por jo me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, sipas disa zyrtarëve të BE-së, kjo do të dërgonte sinjale të gabuara.

Mund të shihet si e padrejtë ndaj Kievit, por Brukseli gjen gjithmonë mënyra për të zhgënjyer – thjesht pyesni çdo zyrtar nga Ballkani Perëndimor. Dhe, Kievi fare mirë mund të ankohet, duke përmendur me të drejtë mungesën e guximit, vullnetit dhe të menduarit gjeostrategjik nga BE-ja dhe të pretendojë se është e gjitha e papranueshme.

Por, ashtu si Ballkani Perëndimor, ata do të kuptojnë se ka pak opsione të tjera në dispozicion për ta, ndërsa zënë vendet e tyre në paradhomën e BE-së./REL

The post ANALIZA: E vërteta e planit “pa ndjenja” të Macronit mbi zgjerimin e BE-së appeared first on Albeu.com.

Problemet e Macronit ende pa filluar mirë mandatin
Pas rizgjedhjes, Macron do të nisë zyrtarisht (me 14 Maj) mandatin e tij të dytë. Por Presidenti i Francës do të ketë probleme serioze menjëherë në Qershor.

Francezët sapo kanë konfirmuar Emmanuel Macronin në detyrë me një shumicë të madhe (prej 58.5 përqind). Megjithatë, vetëm pak javë pas zgjedhjeve, shihet se shumë qytetarë hezitojnë t’i besojnë presidentit dhe nuk duan që ai të ketë të gjithë pushtetin në vend. Sipas një sondazhi të sapo publikuar nga instituti ifop, e majta do të fitojë raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare në qershor me 28 përqind. Në vendin e dytë dhe të tretë janë Aleanca “Rilindja” e presidentit Macron dhe partia e ekstremit të djathtë Rassemblement National (RN) e Marine Le Pen.

Pa një shumicë të nevojshme parlamentare, presidenti Macron duhet të harrojë agjendën e tij të reformave. Riorganizimi i sistemit të pensioneve me rritjen e moshës së pensionit në 65 vjeç nuk mund të realizohet. “Macron pastaj do të merrte edhe një herë funksionin simbolik të presidentit dhe do të përpiqej të ndikojë sa më shumë në procese të caktuara”, thotë eksperti Emmanuel Droit, profesor në Universitetin Sciences Po në Strasburg, duke përshkruar pasojat e mundshme të një bashkëjetese të tillë me një shumica parlamentare nga kampi politik kundërshtar. “Në këtë konstelacion forcash, fuqia e tij do të ishte shumë e kufizuar.”

Demokracia në krizë

Por as një shumicë e qartë e opozitës në raundin e parë nuk do të garantonte ndryshimin e qeverisë, sepse zgjedhjet në 577 njësitë zgjedhore bazohen në sistemin e shumicës. Nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën prej 50 % në raundin e parë, duhet të mbahet edhe raundi i dytë mes dy kandidatëve të parë. Kjo e bën të vështirë parashikimin e rezultatit.

Si “Rassemblement National” ashtu edhe populistët e majtë nga “La France Insoumise” (LFI) rreth Jean-Luc Mélenchon aktualisht po përpiqen të përfitojnë nga rezervat ndaj Macronit dhe t’i shndërrojnë zgjedhjet parlamentare në një “votim të tretë”. Në dy votimet për president në prill, liderët e këtyre partive përfunduan në vendin e dytë dhe të tretë pas Macronit. Ndërsa socialistët dhe konservatorët, që kanë qenë në pushtet për dekada të tëra, nuk kanë arritur të futen madje as në parlament, sepse kanë dështuar të kalojnë pragun zgjedhor prej pesë përqind.

Megjithatë, vetëm populisti i majtë Jean-Luc Mélenchon, ka shanse të bëhet kryeministër. Edhe pse Marine Le Pen fitoi më shumë se 13 milionë vota në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, perspektiva zgjedhore e RN në qershor është më e dobët, ndër tjerash edhe për shkak të mungesës së kandidatëve të përshtatshëm. Udhëheqësi i përkohshëm i partisë Jordan Bardella paraqiti synime modeste këtë javë. Sipas tij, edhe hyrja në Asamblenë Kombëtare me një grup parlamentar prej të paktën 15 deputetësh do të ishte sukses – partia aktualisht ka vetëm pesë vende të tjera në parlament krahas asaj të Marine Le Pen.

Aleanca historike e majtë

Jean-Luc Mélenchon, nga ana tjetër, ka arritur një sukses të madh politik. Kritiku i BE-së dhe Gjermanisë ka krijuar aleancën elektorale “Nouvelle Union Populaire Écologique et Sociale” (NUPE) me socialistët, komunistët dhe të Gjelbrit. Një projekt që u konsiderua utopik vetëm pak javë më parë.

“Bashkimi i ri i popullit” kandidon me vetëm një kandidat në secilën prej 577 njësive zgjedhore, me qëllim që partitë të mos rrëmbejnë votat nga njëra-tjetra. Vetë Mélenchon nuk lodhet kurrë duke e shpallur veten si kryeministër i ardhshëm, i cili premton një ndryshim rrënjësor në politikën e brendshme dhe të jashtme. Mélenchon kundërshton bashkëpunimin konstruktiv midis Francës dhe BE-së. Marrëdhënia me Berlinin gjithashtu do ishte në shënjestër, pasi Mélenchon e konsideron tandemin franko-gjerman të vjetëruar plotësisht.

Politologu Droit aktualisht sheh një dinamikë politike në favor të Mélenchon, e cila do të mobilizojë votues të shumtë të majtë. Një risi në historinë e Republikës së Pestë, sepse deri më tani shumë mbështetës të kandidatëve të mundur kanë qëndruar larg qendrave të votimit në zgjedhjet parlamentare, pas humbjes eventuale të partive të tyre në zgjedhjet presidenciale. Në të kaluarën, kjo sjellje i siguronte presidentit edhe shumicën e nevojshme në Asamblenë Kombëtare për të qeverisur.

Parashikimet e vështira

Pavarësisht popullaritetit të së majtës, në sondazhe nuk parashikohet që ajo të ketë shumicën e domosdoshme për krijimin e qeverisë. Mélenchon mund të fitojë nga 135 deri në 165 vende, thuhet në analizat e institutit OpinionWay. Nga ana tjetër, aleanca e Macronit, do të mbronte shumicën parlamentare, pavarësisht kritikave të shumta, me 310 deri në 350 vende, thuhet në sondazhe.

Eksperti politik Emmanuel Droit pret gjithashtu që Macron të marrë shumicën në parlament për mandatin e tij të dytë. Sipas kushtetutës, sistemi i shumicës do të thotë se oferta e moderuar politike në fund mbizotëron: “Jean-Luc Mélenchon thotë se francezët mund të dalin në pension në moshën 60-vjeçare. Por njerëzit e dinë se kjo nuk është e realizueshme. Edhe programi i tij i politikës së jashtme, me kritikat masive ndaj BE-së dhe afërsia me shtetet autokratike, po përballet me rezerva.”

A i duhet Francës ndryshimi i sistemit zgjedhor?

Në politikën e përditshme, me një shumicë të gjerë të Macronit, Parlamenti ndoshta nuk do të merrte rolin korrigjues të politikës së presidentit as në pesë vitet e ardhshme – pavarësisht rezistencës së madhe ndaj programit të Macronit. “Ne kemi një krizë të demokracisë përfaqësuese në Francë”, u ankua Emmanuel Droit në një intervistë për DW.

“Partitë dhe sindikatat nuk e përmbushin më detyrën e tyre si ndërmjetës politikë. E kjo është arsyeja pse shumë politikanë – jo vetëm nga radhët e RN dhe LFI, por edhe në kampin e presidentit – po bëjnë thirrje për një reformë të ligjit zgjedhor. Një zgjidhje e mundshme do të ishte sistemi proporcional i zgjedhjeve”.

Vjeshta e nxehtë

Macron premtoi një “dozë përfaqësimi proporcional” pas zgjedhjes së tij të parë si president. Këtë e përsëriti edhe në fushatën aktuale zgjedhore. Presioni ndaj presidentit për këtë çështje është i madh, por një vendim i shpejtë nuk pritet. Nga ana tjetër, duket e parashikueshme që opozita politike pas lëvizjes së jelekverdhëve tre vjet e gjysmë më parë të formohet sërish në rrugë, edhe në mandatin e dytë të Macronit. Emmanuel Droit: “Për fat të keq, kjo është ajo që duhet të kemi frikë për vjeshtën. Për shumë francezë, rruga është mënyra e fundit dhe e vetme për të artikuluar synimet e tyre. Njerëzit në Francë e shohin rrugën si një vend të demokracisë nga poshtë.”/DW

The post Problemet e Macronit ende pa filluar mirë mandatin appeared first on Albeu.com.

U rizgjodh president për herë të dytë, në daljen e tij të parë Macron qëllohet me domate
Në daljen e parë të presidentit francez mbas fitores në zgjedhjet presidenciale një burrë e ka përshëndetur, Emnaule Macron me domate gjatë vizitës në një treg të hapur në veriperëndim të Parisit.

Ishte paraqitja e tij e parë publike pas u rizgjodh si president nga raundi i dytë i zgjedhjeve të dielën me (24 prill).

I menjëhershëm ishte reagimi i truprojave të tij, siç duket dhe nga videoja e publikuar në rrjete sociale./albeu.com

??? ??? Macron pelted with tomatoes near Paris pic.twitter.com/6TW03V5kRG

— Der politische Kater! ???????? (@GrunkohlProblem) April 27, 2022

The post U rizgjodh president për herë të dytë, në daljen e tij të parë Macron qëllohet me domate appeared first on Albeu.com.

Macron: Lufta ka marrë drejtim tjetër, bisedimet me Rusinë kanë ndaluar
Presidenti francez Emmanuel Macron, tha të hënën se dialogu mes tij dhe Presidentit Putin ka ngecur pasi u zbuluan vrasje masive në Ukrainë.

“Që nga masakrat që kemi zbuluar në Bucha dhe në qytete të tjera, lufta ka marrë një drejtim tjetër, kështu që unë nuk fola më me Putin drejtpërdrejt. Megjithatë nuk e përjashtoj mundësinë që ta bëj në të ardhmen” tha Macron për France 5 television.

Rusia i ka mohuar akuzat për vrasjet e civilëve në Bucha. I pyetur pse nuk kishte ndjekur shembullin e liderëve të tjerë evropianë dhe të udhëtonte në kryeqytetin ukrainas Kiev, Macron tha: Nëse shkoj në Kiev do të jetë për një ndryshim.

Kremlini thotë se ka nisur një “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar dhe “çliruar” Ukrainën nga ekstremistët nacionalistë. Ukraina dhe Perëndimi thonë se Putini filloi një luftë të paprovokuar agresioni./albeu.com

The post Macron: Lufta ka marrë drejtim tjetër, bisedimet me Rusinë kanë ndaluar appeared first on Albeu.com.

Macron nxjerr gjoksin, fotografia me këmishën e hapur bëhet virale (FOTO LAJM)
Presidenti francez Emmanuel Macron është një personazh mjaft karizmatik për publikun.

Fotot e reja të Macron, pak para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë janë bërë virale në rrjet.

Kjo pasi mes fotografive që ai ka postuar në faqen e tij në Instagram, në njërën prej tyre ai shfaqet me këmishë të hapur, me gjoksin të zbuluar.

Kjo foto të kujton aktorët si Sean Connery apo Bart Reynolds, të cilët treguan maskulinitetin e tyre duke treguar gjoksin. Në fotot e tjera Macron është fotografuar me bashkëshorten e tij, Brigitte, e më pas të tjerat tregojnë Macron duke vrapuar në fushatë dhe duke lidhur kravatën.

Kometet në fotografitë e postuara prej tij kanë qenë të shumta./albeu.com/

The post Macron nxjerr gjoksin, fotografia me këmishën e hapur bëhet virale (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.