presidente Archives - Albeu.com

KOSOVA NË ZGJEDHJE TË REJA/ Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se të premten ka nxjerr dekret për shpërndarje të Kuvendit, meqë sipas saj, përfaqësuesit e vendit “vendosën ta çojnë vendin në zgjedhje”.

“Nëpërmjet këtij dekreti po kryej detyrimin kushtetues i cili është i përcaktuar qartë…Është fatkeqësi e madhe që ata [deputetët] nuk zgjodhën interesin e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Sipas saj përpjekjet e dështuara të një nate më parë për ta zgjedhur presidentin në Kuvend, nuk ishin as rastësore, as të pamendura.

“Përkundrazi, shumë mirë të kalkuluara dhe ideuara, për fat të keq”, ka shtuar Osmani.

Ajo ka thënë se neni 86 i Kushtetutës përcakton se presidenti i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual dhe mandati i saj përfundon më 4 prill.

“Kjo do të thotë se 5 marsi ishte afati i fundit kushtetues që Kuvendi të zgjidhte presidentin e ri. Ky afat ka skaduar mbrëmë në mesnatë. Pra, nuk kemi të bëjmë me një debat publik. Kemi të bëjmë me një fakt të qartë kushtetues. Kushtetuta nuk është shkruar për interpretime që relativizojnë peshën e saj. Ajo është shkruar për të garantuar funksionimin e shtetit, jo zvarritjen dhe mosfunksionimin”.

Presidentja Osmani i ka bërë këto deklarata pak orë pas përfundimit të afatit për zgjedhjen e presidentit të ri.

Procesi ka dështuar në Kuvend për shkak të mungesës së kuorumit. Kandidatë për president ishin Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxha, të dy të propozuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Pas dështimit të procesit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese t’i pezullojë përkohësisht afatet kushtetuese lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

The post KOSOVA NË ZGJEDHJE TË REJA/ Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit appeared first on Albeu.com.

Përballë dy shqiptarëve, kush është Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente në Maqedoninë e Veriut
Partia opozitare maqedonase, VMRO DPMNE, në konventën partiake të 2 marsit në Shkup, ka promovuar Gordana Siljanovska Davkovën për kandidate të saj, për zgjedhjet presidenciale më 24 prill në Maqedoninë e Veriut.

Siljanovska-Davkova është deputete aktuale e VMRO DPMNE-së.

Ajo ishte kandidate për presidente e kësaj Partie edhe në zgjedhjet e vitit 2019, por ishte mundur nga presidenti aktual, Stevo Pendarovski.

Në fjalimin e mbajtur para mbështetësve të saj Gordana Siljanovska-Davkova, tha se kësaj radhe do të jetë fituese e garës për kreun e shtetit dhe bëri thirrje për “unitet në arritjen e interesave kombëtare e shtetërore.

“Mund të ndryshosh gjithçka, stilin, shumë gjëra, por asnjëherë atdheun. Jo rastësisht kemi lindur në Maqedoni [të Veriut], energjia buron nga këtu dhe prandaj duhet të vendosim lidhje sa më të forta me ata që u larguan, jo sepse donin, por sepse dikush nuk i donte si më të mirët. Vetëm kështu do të sigurojmë respekt kudo në botë. Na pret shumë punë dhe unë nga të gjithë ata që do të jenë bartës të ndonjë posti, u kërkoj atyre t’iu japin fund përçarjeve të tmerrshme mbi çdo bazë, kryesisht në baza partiake dhe politike”, tha Siljanovska-Davkova.

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski kërkoi nga anëtarët e partisë, por edhe të gjithë qytetarët që të dalin në zgjedhjet presidenciale, por edhe në ato parlamentare për të “votuar për ndryshimin e madh”.

Ky ndryshim, sipas tij, arrihet nëse VMRO DPMNE-ja në zgjedhje arrin të marrë gjysmën e mandateve të deputetëve, apo 61 nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, do të mbahen në dy runde, i pari më 24 prill, ndërsa rundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj.

“Këto janë zgjedhje për Maqedoninë [e Veriut]. Për një Maqedoni ku vlejnë ligjet, në të cilën nuk ka qytetarë të rendit të parë dhe të dytë. Shpresoj që qytetarët të bëjnë zgjedhjen e duhur… Më 8 maj e dimë që ky popull do të thotë mjaft, mjaft nga vjedhjet, mosekzistenca e një sistemi, mjaft nënvlerësimit”, ka deklaruar Mickoski.

Nga ana tjetër, LSDM-ja, të dielën më 3 mars, në konventën partiake do të miratojë kandidaturën për mandatin e dytë të presidentit aktual Stevo Pendarovski.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri më tani nga 11 kandidatë për president, pesë prej tyre tashmë kanë mbledhur 10 mijë votat e nevojshme duke zyrtarizuar kështu kandidaturat e tyre për garën zgjedhore më 24 prill.

Në mesin e tyre janë edhe dy kandidatët shqiptarë, Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Arben Taravari nga Opozita e Bashkuar Shqiptare.

Të shtunën në mbrëmje, kandidati opozitës shqiptare, Arben Taravari është promovuar zyrtarisht në Gostivar në praninë e liderëve të katër partive që përbëjnë koalicionin “VLEN”.

Në konventë ishte i pranishëm edhe Bekim Qoku, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Vetëvendosja mbështet opozitën shqiptare dhe anëtarë të saj nga Maqedonia e Veriut pritet të jetë në listat për deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

The post Përballë dy shqiptarëve, kush është Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Michelle Obama kandidate e radhës për presidente në SHBA. Ja çfarë shkruajnë mediat!
Ish-zonja e parë Michelle Obama ka nisur fshehurazi fushatën e saj zgjedhore për të zëvendësuar Joe Biden.

Këtë e pohon gazeta konservatore New York Post në një artikull nga Cindy Adams, sipas së cilës gruaja e ish-presidentit Barack Obama po punon tashmë për të dalë në terren për zgjedhjet presidenciale në nëntor.

Në artikull pretendohet se Joe Biden do të tërhiqet për t’i lënë vend ish-zonjës së parë në konventën e gushtit në Çikago, citon La Repubblica.

The post Michelle Obama kandidate e radhës për presidente në SHBA. Ja çfarë shkruajnë mediat! appeared first on Albeu.com.

Sllovenia zgjedh presidenten e parë grua
Natasha Pirc Musar fitoi rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Slloveni, për t’u bërë presidentja e parë grua e këtij vendi.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të së dielës konfirmuan se Pirc Musar mundi kundërshtarin e saj, Anzhe Llogar.

Me mbi 90 për qind të votave të numëruara, ajo fitoi rreth 54 për qind, ndërsa Llogar mori rreth 46 për qind dhe e pranoi humbjen.

“Sllovenia zgjodhi një presidente që beson në Bashkimin Evropian, në vlerat demokratike mbi të cilat u themelua BE-ja”, tha Pirc Musar pas fitores.

Në zgjedhje morën pjesë afro 50 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Pirc Musar do të zëvendësojë presidentin e deritashëm, Borut Pahor, i cili ka qenë aktiv në politikë për më shumë se 30 vjet.

Kandidatja e pavarur, Pirc Musar, ka qenë gazetare dhe avokate për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ajo ka avokuar, po ashtu, për të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe çështjet e mbrojtjes sociale.

Rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale u mbajt tri javë më parë.

Në atë rund, Llogar, ish-ministër i Jashtëm i Sllovenisë, mori më shumë vota. Për të votuan 33.95 për qind e qytetarëve, ndërsa për Pirc Musarin 26.88 për qind.

Këto ishin zgjedhjet e shtata presidenciale në historinë e shtetit të pavarur të Sllovenisë./REL

The post Sllovenia zgjedh presidenten e parë grua appeared first on Albeu.com.

Osmani i përgjigjet Srpskas: Jo vetëm Presidente, jam edhe Komandante Supreme e Ushtrisë
Presidentja Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët me homologun slloven i është përgjigjur Listës Serbe dhe kryetarëve të komunave në veri që vijnë nga kjo parti të cilët thanë se shefja e shtetit s’ka çka kërkon ta vizitojë veriun e Kosovës.

Osmani tha se jo vetëm që është presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës por është edhe Komandante Supreme e Ushtrisë.

“Lista Serbe më së paku është përfaqësuese e interesave të serbëve që jetojnë në Kosovë, ajo është shndërruar në interesat të organizatave kriminale që janë në listën e zezë të SHBA-së. Unë jo vetëm që jam presidente e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë por jam edhe Komandante Supreme e ushtrisë së këtij vendi, e cila në mesin e saj ka edhe shqiptarë, serbë, turq e të komuniteteve tjera”, tha ajo.

Osmani u shpreh se qytetarët serbë në veri po kërcënohen nga strukturat ilegale atje.

“Çfarë po ndodhë këto ditë është që qytetarët serbë po kërcënohen nga këto struktura ilegale, qytetarët serbë në Kosovë nuk frikësohen nga unë por nga udhëheqësit e organizatave kriminale të cilët po i mbajnë peng në mënyrë që të krijohen tensione në stilin e Putinit. I ftoj qytetarët serbë që të mos bien pre e propagandës që burimin e ka në Rusi dhe te njerëzit që i takojnë të kaluarës së Millosheviqit”, u shpreh ajo.

The post Osmani i përgjigjet Srpskas: Jo vetëm Presidente, jam edhe Komandante Supreme e Ushtrisë appeared first on Albeu.com.

Kris Jenner do kandidojë për presidente e SHBA në vitin 2024? Video që po bën “xhiro” në rrjet
Kris Jenner ka publikuar një video në rrjetin social TikTok ditën e djeshme ku tregon se do të kandidojë për presidente në SHBA.

Lajmi është fals, pasi Jenner ka ndjekur trendin viral #Krissed i cili në thelb ka një klip të grupit “Lady Marmalade”.

@krisjennerI’m so excited to finally announce…

♬ Presidential Music – Bobby Cole

Ajo ka ndarë videon përmes një fotoje duke e shoqëruar me muzikë.

Jenner shkroi në postim: “Jam shumë e emocionuar të njoftoj më në fund …”/albeu.com

The post Kris Jenner do kandidojë për presidente e SHBA në vitin 2024? Video që po bën “xhiro” në rrjet appeared first on Albeu.com.

Kush ishin 3 emrat që Kodheli propozoi për president? Përgjigjet deputetja socialiste
Deputetët e Partisë Socialiste kanë propozuar përmes formularit të vendosur në zarfe emrin e Presidentit të ri. Në sallën e mbledhjes së Grupit Parlamentar ishte vendosur dhe një kuti votimi, ku secili prej tyre bëri propozimin.

Deputetja socialiste, Mimi Kodheli e ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi zbuloi se nga tre emrat që ajo propozoi nuk kishte asnjë emër zonje, pavarësisht se ekziston mundësia që për herë të parë Shqipëria të ketë një Presidente femër.

Kodheli: Në tre emra asnjë nuk ka qenë zonjë, në rastin tim. Kryeministri beson më shumë te zonjat. Mundet të jetë dhe ky rasti. Profil politik kanë qenë në rastin tim, relativisht jo të rinj. Unë jam konsultuar me disa kolegë dhe më besoni diskutimet kanë qenë shumë serioze, pavarësisht se kanë qenë informale. Ne besojmë te një mënyrë tjetër e përzgjedhjes së emrave, patjetër që duhet eksperimentuar, por mos jenë emra të minutës së fundit. Duhet të jetë i menduar mirë dhe pse jo edhe duke marrë një mendim kolegjial.

Kodheli tha se mazhoranca shpreson të ketë edhe propozime nga opozita.

Kodheli: Janë të mirëpritur. Shpresoj të japin emra.

Deputetja tha se do të ketë një takim edhe më përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të merren parasysh propozimet e tyre.

Kodheli: Do të ketë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile dhe takimi bëhet për të konkluduar në emra konkretë. Mund të vëmë në kornizë disa tipare por kjo nuk do të thotë që emri është athje. Mirëpriten emrat nga shoqëria civile, ashtu siç mirëpriten edhe nga opozita. /abcnews.al

The post Kush ishin 3 emrat që Kodheli propozoi për president? Përgjigjet deputetja socialiste appeared first on Albeu.com.

E propozuan për Presidente, Elena Kocaqi: Pas 2250 vitesh do të isha gruaja e parë në krye të shtetit, që nga koha e Teutës
Elena Kocaqi ka kryesuar sondazhet në rrjetet sociale që janë bërë për emrin e mundshëm që mund të bëhet president i Shqipërisë. Përdoruesit e rrjeteve sociale duket se kanë votuar historianen për të zënë postin e Ilir Metës. Lidhur me reagoi dhe vetë Kocaqi në një intervistë që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.

“Kam parë sondazhe që janë bërë, se kam menduar se kam bërë shumë punë nga bota akademike. Por kur pashë që në rrjet po votohej më vinte lajmërimi dhe e ndjeva për detyrë që të bëja një status publik se unë mund t’i përfaqësoj ata. Ishte një letër falenderimi për publikun që më kanë votuar.

Vetë Elena është realizuar. I kam të gjitha dhe nuk ka nder më të lartë që të jesh staf akademik në universitet. Ndërsa posti i presidentit është në ato merita që ti mund të kontribuosh për vendin tënd. Kontributin e kam detyrim njëherë si qytetare shqiptare edhe së dyti si një qytetarë e shkolluar me taksat e shqiptarëve.

Duke qenë se jam për juridik, e njoh shtetin dhe di pozicionin e presidentit, di ta ruaj shtetin, të respektoj Kushtetutën dhe të mos krijoj probleme institucionale. E njoh shumë mirë dhe aspektin qeverisës dhe duke qenë se kam mbaruar dhe për histori dhe doktoraturë për marrëdhëniet ndërkombëtare, njoh problematikat dhe sjelljet e shteteve dhe interesat gjeo-strategjikë.”

Duke iu përgjigjur pyetjes se përse mendon se duhet ta zërë një grua postin e Presidentit, Elena tha: “Ne kemi 2250 vjet që nga koha e Ilirisë që nuk kemi një grua në krye të shtetit, që nga Teuta. Do të ishte historike për Shqipërinë.

Çfarë do të bënte në krye të shtetit? “Në dorë e ka qeverisja për të bërë shumë gjëra sepse kompetencat e presidentit janë në Kushtetutë. Presidenti nuk duhet të ndërhyjë dhe të mos merret me politikë. Duke qenë se kanë ardhur nga parti politike, dashur pa dashur kanë kaluar nga interesat e tyre.

Qytetarëve nuk iu kemi dhënë komoditet dhe rehati, kemi pasur stres shumë të madh në politik. Nëse presidenti do të zgjidhej nga populli, qytetarët shqiptarë do të më besonin një pozicion të tillë. Për mua nëse do të ishte kandidatura do të doja të kisha të dyja palët, sepse jam aty për të qenë mbi palët.“, tha ajo./abcnews.al

The post E propozuan për Presidente, Elena Kocaqi: Pas 2250 vitesh do të isha gruaja e parë në krye të shtetit, që nga koha e Teutës appeared first on Albeu.com.

Pse presidentja Vjosa Osmani s’e përmend UÇK-në? (FOTO LAJM)
Gjithçka filloi me një postim të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në përvjetorin e betejes së Koshares. Në postimin e Osmanit u përmendën dy heronjtë e Kosovës, Agim Ramadani e Sali Çekaj, Brigada 138, por në asnjë vend Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ky postim i Osmanit ngjalli reagime të shumta në opinionin publik pasi presidentja e Kosovës nuk e përmendi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për të cilën nuk është hera e parë që është kritikuar, shkruan lajmi.net.

Lidhur me këtë lajmi.net ka kontaktuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si parti opozitare dhe parti politike të cilat kanë dalë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi në një prononcim për lajmi.net është shprehur se Osmani nuk beson se lufta e UÇK-së ka qenë përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Bytyçi tha se Osmani njihet për diskursin e saj kundër UÇK-së dhe kundër themeluesve të saj, e sipas tij me theks të veçantë ndaj dy ish-krerëve të UÇK-së dhe ish-liderëve të PDK-së, Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

“Vjosa Osmani nuk beson se lufta e Ushtrisë Çlirimtare ka qenë përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e popullit të Kosovës. Vet znj. Osmani njihet për diskursin e saj kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe themeluesve të saj e sidomos ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit.”, tha Bytyçi për lajmi.net.

Më tutje, Bytyçi tha se djemtë më të mirë të Kosovës që ranë për liri në betejën e Koshares dhe nuk përjetuan lirinë kanë rënë nën flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sipas tij, historia nuk do ta harrojë këtë asnjëherë.

“Në betejën e lavdishme të Koshares kanë luftuar bijtë më të mirë të atdheut, ku shumë prej tyre ranë për lirinë e vendit duke mos përjetuar kurrë fitoren e madhe dhe thyerjen e kufirit që pothuajse për një shekull i kishte ndarë shqiptarët. Këta dëshmorë ranë nën flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe nëse Vjosa Osmani ia mohon këtë detaj të rëndësishëm, vet historia e popullit tonë që është shkruar me gjakun e tyre nuk do ta harrojë këtë asnjëherë.”, tha Bytyçi.

Në anën tjetër, Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur se nuk është befasi që Osmani nuk e përmend Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës pasi ajo nuk e ka përmendur edhe ndër vite.

“Ka kohë që nuk e përmend UÇK-në, kjo për neve nuk është befasi. E kemi një presidente që nuk ia qet goja UÇK-në, por ka marrë mbështetje nga mijëra vota të qytetarëve, tani do të jetojmë me këtë”, tha Berisha.

Më tutje, i pyetur se pse Osmani e mban këtë qëndrim, Berisha tha se këto pyetje duhet t’i drejtohen Osmanit.

“Sepse është asi njeriu apo asi koncepti anti-UÇK, është mirë të flitet me të, ndoshta e ka gjenetike, ndoshta është kundërshtare e UÇK-së, ndoshta mendon se pa luftën e UÇK-së ne do të ishim të lirë, janë pyetje që duhet t’i drejtohen asaj.”, tha më tutje deputeti i AAK-së.

Sa i përket qëndrimeve të AAK-së ndaj këtyre veprimeve të presidentes Osmani, Berisha tha se do të presin 100 ditë edhe për të, pasi e konsiderojnë si produkt të qeverisë Kurti.

Berisha tha se do të presin 100 ditë ani pse sipas tij qeveria Kurti ka dalë menjëherë në shesh me punësime familjare e nepotizëm e deri tek mospërmendja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne jemi në pushim 100 ditë, që i kemi dhanë qeverisë sepse Vjosa Osmani është prodhim i qeverisë Kurti dhe do të presim 100 ditë e pastaj do t’i japim versionet tona për të gjitha këto të kqija të cilat s’janë pritur 100 ditë, por iu ka dalë menjëherë për 10 ditë edhe nepotizmi edhe tek UÇK-ja edhe për shumë gjëra të tjera, por ne megjithatë do t’i presim 100 ditë.”, tha Berisha.

I ashpër në reagimin ndaj presidentes Osmani ka qenë kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj. Në postimin e tij në Facebook të titulluar “Autonomizmi s’e duron UÇK-në, shikojeni presidenten”, Molliqaj është shprehur se Osmani po e harron me qëllim UÇK-në.

Molliqaj thotë se Osmani po e shmang UÇK-në në çdo rast që i bëhet e mundur dhe po i rikthen problemet e të shkuarës duke injoruar pajtimin tejpartiak për luftën e UÇK-së.

Sipas Molliqajt, për Osmanin më nuk janë pengesë njerëzit e UÇK-së sepse ata janë në Hagë e shumë prej tyre do të shkojnë, por sipas tij Osmanit i pengon historia e UÇK-së.

Kreu i PSD-së nuk është ndalur me kaq. Ai ka shkruar se Osmani e dëmton idenë e lirisë dhe e redukton në ideologji viktimizuese.

“UÇK është provë e vullnetit dhe dijes, prove e subjektit besnik që tejkalon mendësine autonomiste thellë të ngulitur ndër ne. Ndryshe, po e hoqëm UÇK-në, i bie që Kosova u çlirua jo prej vullnetit e ndërgjegjes çlirimtare, por thjesht sepse Millosheviqi e teproi me represion. Kjo është me siguri pasoja, e për bindjen time edhe motivi e qëllimi. Mendja autonomiste ndryshe s’është….”, ka shkruar Molliqaj.

Për betejën e Koshares ka shkruar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku duke thënë se sot kujtohen 113 heronjtë e Kosharës të cilët na e kujtojnë peshën e rëndë të lirisë dhe sakrificën e shtrenjtë të djemve dhe vajzave të UÇK-së.

“Në mëngjesin e 9 prillit të vitit 1999, saktësisht 22 vjet më parë, burrat dhe gratë më të mirë të vendit kishin nisur thyerjen e kufirit shqiptar. Ky akt i tyre trimërie kishte shënuar edhe nisjen e Betejës së Koshares, një ndër përballjet më të lavdishme shqiptare të shekullit të 20-të. Sot, nderojmë gjithë të rënët; falënderojmë gjithë të gjallët. Sot, kujtojmë të 113 heronjtë e Koshares dhe sakrificën e tyre mbi altarin e lirisë. Agimi, Saliu, Abazi, Xhemajli, Aliu me secilin tjetër të rënë, na kujtojnë se sa rëndë peshon liria, se mbi çfarë sakrifice të shtrenjtë të djemve e vajzave të UÇK-së – gjeneratat e sotme e përjetojnë shtetësinë. Jemi krenarë me ta. Jemi përjetësisht falënderues për ta. Mbi të gjitha, jemi në detyrim me ta; që secilën ditë të sotme ta kthejmë në ditë për atdheun tonë të shenjtë.”, ka shkruar Abdixhiku.

Lidhur me këtë postim të Osmanit kanë reaguar edhe shumë opinionistë e politikanë në Kosovë, duke e konsideruar si të paprecedentë e përçarëse qasjen e Osmanit karshi UÇK-së.

The post Pse presidentja Vjosa Osmani s’e përmend UÇK-në? (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Dalin detajet! Si i bindi Kurti deputetët minoritar për ta votuar Osmanin?
Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka folur për prapaskenat e bisdeimeve të Albin Kurtit me deputetët minoritarë Adem Hoxha dhe Fadil Gashi për sigurimin e votave të tyre për votimin e Vjosa Osmanit, presidente të Kosovës.

Ai ka thënë se pasi të shtunën dështoi sigurimi i votave për Vjosa Osmanin, të dielën ai ka takuar përfaqësues të komuniteteve. Por Sheholli thotë se kjo nuk iu kërkuar asnjëherë nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se nuk ka qenë ‘sekser’, por i takon shoqërisë civile që të merret më këto cështje.

“Ka pasur njerëz që janë marrë me këtë cështhje, ka pasur nga ata që na quajnë sekser.

E vërteta është vetëm një. Instituti I ka katër zyra në tërë territorin e Kosovës dhe ne para se të futeshom në këtë cështjen për zgjedhjene presidentit pas asnjë takim me Vjosa Osmanin dhe Kurtit, dhe kemi pasur takime të ndryshme jo vetëm këta dy që i përmendët (Adem Hoxha e Fadil Gashi) por edhe deputetët e tjerë. Mirëpo kemi parë nga takimet që do të jetë shumë e vështirë që do të arrihet kulminacioni i nmumrave. Të shtunën nuk u arritën votat, aktivistët e instituit kanë biseduar me Inicaitivën Rome. Mua me ërdh mirë dhe mendova masi kjo cështje ka qenë kusht. Kanë qenë edhe disa përfaqësues të Listës Serbe”, tha ai në Prime Time të Kanal 10.

Ai ka thënë se atë ditë deputeti goran, Adem Hoxha e ka pasur vazhdimisht telefonin e shkyqur.

“z. Hoxha atë ditë i ka shkyqur telefonat dhe besoj që kjo ka qenë ndikim i Listës Serbe sepse ata janë në mbikqyrje të tyre. Në asnjë moment nuk kemi pasur takim as me Kurtin as me Vjosën. Unë kam marrë telefonatë nga z.Milazim Gashi që të takohem ne një hotel në Prishtinë. Z,Gashi e ka shprehur bindjen e tij që të marrin në seancë. z.Gashi më ka thënë, se unë e di që ka lidhje të ngushta me listën Guxo. Unë jam angazhuar që të shohim ku janë këta njerëz dhe pse nuk po vijnë. Informacionet kanë qenë që Adem Hoxha ka marrë premtime nga Kurti por ato nuk janë vendosur në letër. Pasi kam marrë vesh që Hoxha do të vinte nëse rregullohet cështja e zëvndësministrit.

Sheholli ka theksuar se Kurti dhe Adem Hoxha janë takuar të dielën në ora 15:00.

“Unë e di që takimi ka qenë në ora tre atë ditë dhe cka ka pasur në takim mes hoixhës dhe kurtit është mirë t’I pyesni ata, por Hoxha ka marrë pjesë në seancë dhe ka voituar si Fadil Gashi. Unë nuk i them kësaj tregëti sepse ata janë deputetë që kanë ardhur në senacë dhe kanë votuar. Kur Kurti është marrë vesh me Adem Hoxhën atëherë ka pranuar edhe z. Gashi”, është shprehur ai.

The post Dalin detajet! Si i bindi Kurti deputetët minoritar për ta votuar Osmanin? appeared first on Albeu.com.