president Archives - Albeu.com

Pas shpalljes së kandidatit për President, LDK reagon ashpër ndaj LVV: Nuk reflektojnë përpjekje serioze për ndërtimin e konsensusit
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

LDK-ja thotë se qasja e VV-së nuk reflekton përpjekje serioze për zgjidhje.

Njotimi:

Lidhja Demokratike e Kosovës ka besuar gjithmonë se procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të zhvillohet me seriozitet të plotë dhe me përgjegjësi institucionale, si dhe në frymën e vërtetë të konsensusit që kërkon Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Takimet e deritanishme ndërmjet subjekteve politike kanë qenë konsultative, me qëllim gjetjen e një kandidati konsensual për këtë pozitë të rëndësishme shtetërore.

Konsensusi nuk është garë politike dhe nuk mund të ndërtohet si proces ku njëra palë propozon emra, ndërsa të tjerat ftohen vetëm për t’i mbështetur ata. Konsensusi nënkupton një proces të përbashkët diskutimi dhe dakordimi për një figurë që përfaqëson unitetin institucional të vendit dhe gëzon besimin e gjerë parlamentar.

Qasja e Lëvizjes Vetëvendosje! nuk reflekton një përpjekje serioze për ndërtimin e këtij konsensusi. Përkundrazi, ajo e trajton këtë proces si një garë politike e jo si përpjekje për të arritur dakordim politik. Një qasje e tillë nuk i shërben as frymës së Kushtetutës dhe as nevojës së vendit për stabilitet institucional.

LDK-ja vlerëson se mënyra se si është zhvilluar ky proces nga ana e VV-së nuk krijon kushtet për zgjedhjen e Presidentit dhe nuk dëshmon qëllim të mirëfilltë për të arritur një marrëveshje të gjerë politike. Zgjedhja e Presidentit është një proces që kërkon maturi, përgjegjësi dhe vullnet të vërtetë për bashkëpunim ndërmjet subjekteve parlamentare.

Në këtë frymë, Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh keqardhje që, për shkak të kësaj qasjeje të papërgjegjshme politike, vendi po shkon drejt kalimit të afateve kushtetuese dhe rrezikon të dërgohet në edhe një palë zgjedhje të reja, në vend të arrihet stabiliteti institucional, të cilin qytetarët tanë e presin dhe e meritojnë.

The post Pas shpalljes së kandidatit për President, LDK reagon ashpër ndaj LVV: Nuk reflektojnë përpjekje serioze për ndërtimin e konsensusit appeared first on Albeu.com.

Blero ironizon: Jam i hapur për pozitën e Presidentit
Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një deklaratë të bërë së fundmi në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në InstaStory, ai ka ironizuar me çështjen zgjedhjes së Presidentit të vendit, duke thënë se është i hapur për këtë pozitë.

“Jam i hapur për pozitën e Presidentit”, ka shkruar ai.

Kjo vjen pasi këto ditë është diskutuar tejet shumë zgjedhja e Presidentit, ndonëse janë propozuar disa emra.

Nëse vendi dështon që të finalizojë këtë proces me kohë, atëherë përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare, pa i bërë ende një muaj prej kur u bë me Qeveri të re.

Mbetet për t’u parë në vijim nëse do të ketë ndonjë vendim sa i përket kësaj.

Për shkak të situatës kanë vijuar edhe reagimet e të famshmëve me ironi.

The post Blero ironizon: Jam i hapur për pozitën e Presidentit appeared first on Albeu.com.

Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së
Armand Duka, është rizgjedhur për herë të shtatë si President i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Duka u rikonfirmua sot nga Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit, për një mandat të ri katërvjeçar.

Vendimi u mor me votë unanime nga të gjithë anëtarët me të drejtë vote, ndërsa procesi u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

“Dua t’ju falenderoj nga zemra për mbështetjen e sotme. Për mua nuk është thjesht një votim, është një vlerësim që më detyron të jem më i përkushtuar në shërbimin tuaj, në shërbim të FSHF. Do të bëjmë të pamundurën që loja jonë, kampionati ynë, zhvillimi i infrastrukturës dhe stabiliteti financiar i FSHF të jenë në nivelet maksimale. Uroj që ne të gjithë bashkë të jemi pjesë e Botërorit 2026. Suksese Sylvinho, suksese ekipi Kombëtar shqiptar. Faleminderit të gjithëve”, tha Duka në fjalën e tij.

The post Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së appeared first on Albeu.com.

“Pengu i tij ishte që nuk u bë President”- Ish-truproja në homazhet e Fatos Nanos: E mori Shqipërinë të rrënuar dhe e çoi në rrugën e duhur
Në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, gjatë ceremonisë në Pallatin e Kongreseve ishte dhe ish-truproja e tij, Viktor Agolli.

Gjatë fjalës së tij për mediat, Agolli tha se Fatos Nano do të mbahet mend nga populli shqiptar, për ato vepra që ai bëri për Shqipërinë.

Sipas Agollit, Nano e gjeti shtetin të rrënuar dhe e çoi në rrugën e duhur. Ai rrëfeu edhe takimin e fundit me Fatos Nanon në Durrës, teksa shtoi se si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta, nuk donin që ai të bëhej President.

“Fatos Nano do mbahet mend nga njerëzit e thjeshtë. Për atë që bëri dhe çfarë i bëri Shqipërisë. E mori në 1997 të rrënuar. Presidenca dhe Kryeministria nuk kishin as karrige. Ishte Fatos Nano që njohu dorëheqjen dhe nuk u kthye më kurrë në politikë. Ishte Fatos Nano ai që i mori njerëzit në thonjza nga rruga dhe i bëri ministra. Ishte Fatos Nano që këndonte Bitëllsat, që dinte 7 gjuhë të huaja, që në arenën ndërkombëtare kishte miq të mëdhenj si Bill Clinton dhe Berlusconi.

Unë kam pasur krenarinë dhe gjithë grupi që kemi punuar me këtë burrë. Fatos Nano do ngelet në mendjet e shqiptarëve si një burrë që diti të bënte shtet. Për herë të fundit e kam takuar në vitin 2019 në Durrës. Kontaktet i mbaja me palë të treta. Më takoi kur isha shef kufiri dhe më tha ‘hë arrite deri këtu?’ dhe unë i thashë ‘kam mbaruar shkollën politike të Fatos Nanos që erdha deri këtu’.

A kishte peng? Po peng ishte që nuk u bë president. Jo vetëm PD, por edhe PS nuk donin ta bënin President. Ky ishte pengu jonë, i atij ndoshta jo. Fatos Nano për të mos e çuar qeverinë në zgjedhje të tjera, sakrifikoi veten dhe partinë e vetë, pasi 6 deputetë të PS votuan Bamir Topin për President të Republikës”, tha mes të tjerash Agolli.

The post “Pengu i tij ishte që nuk u bë President”- Ish-truproja në homazhet e Fatos Nanos: E mori Shqipërinë të rrënuar dhe e çoi në rrugën e duhur appeared first on Albeu.com.

President është Ilir Meta/ Rizarta Hoxha sqaron deklaratën: Ishte ironi, shpresoj që…
“Presidenti i Republikës është Ilir Meta”, ishte deklarata e ish-banores së “Big Brother” Rizarta Hoxha, një javë më parë në “E Diell” që bëri bujë.

Blogerja sqaroi se në fakt ishte ironi për pushtetin. Madje ajo thotë se “shpresoj që presidenti të jetë zgjuar”.

“Mendoj se u kuptua. Sqarimi nuk është shumë i nevojshëm, ishte ironi dhe kritikë e pushtetit që kemi . Ku janë drejtuar fijet e pushtetit dhe pse kemi një politikë kaq të fjetur.

Presidenti paraardhës ishte në burg, rrjedhimisht kuptohej që nuk ishte ai. Shpresojmë që presidenti të jetë zgjuar dhe është gjë e mirë që e njeh e gjithë Shqipëria”,-tha Rezarta.

Madje Rezarta kritikoi edhe dekretimin e zgjedhjeve nga presidenti Begaj.

The post President është Ilir Meta/ Rizarta Hoxha sqaron deklaratën: Ishte ironi, shpresoj që… appeared first on Albeu.com.

Vuçiç: S’do kandidoj më për President! Jam veteran politik, s’jam diktator siç më quajnë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar së fundmi se nuk ka ndërmend të kandidojë sërish për të njëjtin post. Vuçiç u shpreh se mandati i tij do të përfundojë për një vit e gjysmë ndërsa shtoi se ai nuk është një diktator siç e paraqesin. Vuçiç e quan veten një veteran politik.

“Karrierën time si president do ta përfundoj për një vit e gjysmë. Unë jam një veteran politik dhe nuk mund të kandidoj më për president, dhe as që më shkon ndër mend të ndryshoj Kushtetutën për ta bërë këtë. Nuk jam diktator, siç më paraqesin zakonisht në mediat austriake.”-tha ai.

Presidenti i Serbisë nuk dha një datë të saktë për zgjedhjet ndërsa theksoi se do të shpallen përpara afatit të parashikuar me ligj. Aleksandër Vuçiç deklaroi se kjo është në kompetencë të institucioneve shtetërore.

“Do të ndihmoj dikë dhe do të luftoj që ata që mendoj se mund ta çojnë Serbinë përpara të kenë sukses në zgjedhje, këtë do ta bëj patjetër. Nga cilat pozita, kjo nuk është temë tani, dhe as nuk mund ta them.”-deklaroi ai.

The post Vuçiç: S’do kandidoj më për President! Jam veteran politik, s’jam diktator siç më quajnë appeared first on Albeu.com.

Kandidati për president në Kolumbi, plagoset rëndë gjatë mitingut (VIDEO)
Një kandidat për president Miguel Uribe Turbay, në Kolumbi, është qëlluar tre herë me armë zjarri, gjatë mittingu në kryeqytetin, Bogota.

Miguel Uribe Turbay, 39-vjeç, u qëllua me dy plumba në kokë, ndërsa po u drejtohej disa njerëzve në një park të ditën e shtunë.

Sipas mediave lokale, policia ka arrestuar një të dyshuar në vendin e ngjarjes.

Gruaja e Uribes, Maria Claudia Tarazona, i kërkoi kombit të lutet për jetën e tij.

“Miguel po lufton aktualisht për jetën e tij”, tha ajo.

#Ultimahora| precandidato a la presidencia de Colombia Miguel Uribe es atacado con disparos durante un discurso que daba en la ciudad de Bogotá. pic.twitter.com/4RP3f5LQx2

— Perspectiva (@Perspectiva503) June 8, 2025

Partia Centro Democratico e Uribes e denoi sulmin, duke thënë se vuri në rrezik “demokracinë dhe lirinë në Kolumbi”.

The post Kandidati për president në Kolumbi, plagoset rëndë gjatë mitingut (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Mes tensioneve politike dhe protestave, Konstantinos Tasoulas betohet si presidenti i ri i Greqisë
Presidenti i ri i Greqisë, Konstantinos Tasoulas dha betimin dhe filloi detyrën e tij. Tasoulas i cili u zgjodh për president në Parlamentin grek më 12 shkurt, dha betimin për të marrë detyrën në një ceremoni të zhvilluar sot në parlament.

Tasoulas mori detyrën nga paraardhësja e tij, Katerina Sakellaropoulou në një ceremoni të mbajtur në Presidencë pas ceremonisë së betimit.

Në votimin e mbajtur në parlamentin prej 300 vendesh muajin e kaluar, Tasoulas fitoi të drejtën për t’u bërë presidenti i ri i vendit me mbështetjen e 160 deputetëve.

I lindur në vitin 1959 dhe i zgjedhur si kryetar i parlamentit tre herë përpara se të kandidonte për president, Tasoulas u bë kryetar i parlamentit i zgjedhur me mbështetjen më të lartë parlamentare deri më sot.

Ai u detyrua të jepte dorëheqje nga posti i tij si kryetar i parlamentit pasi u propozua si kandidat presidencial nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Tasoulas, i cili ka studiuar drejtësi, hyri për herë të parë në politikë në vitet 1990 dhe u zgjodh deputet në parlament në vitin 2000.

The post Mes tensioneve politike dhe protestave, Konstantinos Tasoulas betohet si presidenti i ri i Greqisë appeared first on Albeu.com.

Kush do të marrë pjesë sot në inaugurimin e Presidentit? Donald Trump “theu” traditat, ja kë ftoi në ceremoni
Ditën e sotme, Donald Trump, do të marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trump do të betohet për herë të dytë si President amerikan.

Ceremonia e inaugurimit të Donald Trump, do të mbahet rreth orës 18:00 sipas kohës tonë lokale.

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe motit të acartë, kjo ceremoni do të mbahet në ambient të mbyllur brenda Kapitolit.

Kjo është hera e parë në 40 vitet e fundit, që inaugurimi i Presidentit të SHBA bëhet në këtë formë, për shkak të temperaturave tepër të ulëta.

Një ditë para inaugurimit, Presidenti i zgjedhur Donald Trump, mbajti fjalim përpara mbështetësve të tij në Uashington, ku theksoi se do të mbajë premtimet e tij sapo të marrë pushtetin.

Ai tha se do të vendosë kufizime të rrepta për imigracionin në ditën e tij të parë në detyrë, duke premtuar se do të përmbushë me shpejtësi premtimin kryesor të fushatës së tij.

Trump përsëriti zotimin e tij të fushatës, për të ndërmarrë përpjekjen më të madhe të dëbimit në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Ishte fjalimi i tij i parë madhor në Uashington që nga fjalimi i tij më 6 janar 2021, para sulmit në Kapitol nga një turmë mbështetësish të tij.

Mijëra mbështetës të Presidentit të zgjedhur, pritën në të ftohtë dhe shi për orë të tëra, për të marrë pjesë në tubimin e tij të fitores.

Zoti Trump, ka thënë se do të falë shumë nga mbi 1500 personat e dënuar, ose të akuzuar në lidhje me sulmin.

Tubimi i së dielës i zotit Trump, së bashku me fjalimin e tij inaugurues sot, mund të përcaktojë tonin e mandatit të tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Një burim me dijeni për planet e tij, tha se siguria kufitare do të zërë një vend të rëndësishëm në urdhrat e parë ekzekutivë të zotit Trump, të cilat ka të ngjarë të përfshijnë klasifikimin e karteleve të drogës si “organizata të huaja terroriste”, si edhe shpalljen e një situate emergjence në kufirin SHBA-Meksikë.

Më herët të dielën, Trump hëngri mëngjes me senatorët republikanë amerikanë pranë Shtëpisë së Bardhë.

Më pas, ai vendosi një kurorë në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit të dielën.

“Tubimi i Fitores për ta Bërë Amerikën Sërish Madhështore” filloi në orën 3 të pasdites në “Capital One Arena”, një stadium i brendshëm për lojërat e hokejit dhe basketbollit, si dhe një vend i caktuar për disa nga festimet e inaugurimit të së hënës, pas parashikimeve për mot të ftohtë të ashpër, që i shtynë zyrtarët të anulonin festimet e planifikuara në mjedise të hapura.

Donald Trump, është Presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai pason në këtë detyrë Joe Bidenin.

Kush do të marrë pjesë sot në inaugurimin e Presidentit?

Si një politikan jokonvencional, presidenti në ardhje i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpesh ka anashkaluar normat diplomatike.

Prandaj, nuk është befasi që inaugurimi i tij si president po thyen traditën.

Trumpi është presidenti i parë i zgjedhur në mbi një shekull që fton udhëheqësit e huaj në ceremoninë e tij të betimit, sipas mediave amerikane. Historikisht, në këtë ngjarje kanë marrë pjesë diplomatët e huaj dhe ambasadorët.

“Është e pazakonshme që të ketë një lloj të tillë të pjesëmarrësve [të udhëheqësve] të huaj, sepse inaugurimi shihet si një ngjarje e brendshme politike”, tha Cayce Myers, profesor në Virginia Tech, i cili përqendrohet në takimin e marrëdhënieve me publikun me politikën.

Në mesin e udhëheqësve të huaj të ftuar është kryeministrja konservatore italiane, Giorgia Meloni, dhe presidenti populist i krahut të djathtë argjentinas, Javier Miel. I ftuar është edhe zëvendëspresidenti kinez, Han Zheng.

Në inaugurimin e Trumpit, do të ketë edhe politikanë e biznesmenë nga Kosova.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në këtë ngjarje, sikurse edhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe biznesmeni Shkëlqim Devolli.

Trump “i përdor këto ngjarje të mëdha, sikurse inaugurimi, si një mundësi për të krijuar lidhje dhe për të gjetur gjuhë të përbashkët”, tha Myers. “Është mënyrë shumë unike për të trajtuar diplomacinë dhe është një mënyrë që i ka rrënjët në biznes”.

Miliarderët e teknologjisë

Të ftuar të tjerë VIP në inaugurim përfshijnë emrat më të mëdhenj në industrinë e teknologjisë të SHBA-së, përfshirë pronarin e X dhe Tesla-s, Elon Musk, themeluesin e Meta-s, Mark Zuckerberg, dhe atë të kompanisë Amazon, Jeff Bezos. Udhëheqësit e Apple, OpenAI, Uber dhe TikTok raportohet se kanë pranuar ftesa po ashtu.

Disa nga këto kompani kanë bërë donacione në fondin për inaugurimin e Trumpit, i cili ka mbledhur një shifër rekord prej më shumë se 170 milionë dollarësh.

Silicon Valley, qendra për teknologji e SHBA-së, iu përgjigj me kujdes fitores befasuese të Trumpit më 2016. Musk, një nga donatorët më të mëdhenj të fushatës zgjedhore të vitit 2024 të Trumpit, kishte mbështetur atë vit kundërshtaren e tij, Hillary Clinton.

Udhëheqësit e biznesit të mbledhur në seksionin VIP në inaugurimin e Trumpit më 2017 përfshinin miliarderë nga industria e kazinove e deri tek ajo e financave.

Por, ndryshimi i qëndrimit të Silicon Valley nxitet nga dëshira për të pasur një karrige në tavolinë kur të flitet për rregullat dhe tarifat për sektorin e teknologjisë, thanë ekspertët.

Matthew Dallek, profesor i historisë politike në Universitetin George Washington, tha se kompanitë e teknologjisë do të kërkojnë “të shmangin” çdo tarifë të re që potencialisht mund t’i prekë bizneset e tyre.

Dallek tha se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, prishi raportet me Silicon Vallen, duke e akuzuar kompaninë Amazon për praktika të monopolit, duke kërkuar ndarjen e Google, duke paditur Meta-n, duke e shpërfillur Tesla-n gjatë një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë dedikuar makinave elektrike, si dhe duke e luftuar industrinë e kriptovalutave.

“Shumë njerëz në botën e teknologjisë vërtet u mërzitën me përpjekjet e administratës Biden për t’i rregulluar ata dhe për ta kufizuar mënyrën se si veprojnë ata. Ata u ndien se kjo ishte shtypje agresive”, tha Dallek.

“Përveç kësaj, ata ndien se kishte shumë komente negative që u bënë nga Shtëpia e Bardhë. Në vend se të shiheshin si heronj të epokës së re digjitale, ata e kuptuan se ishin sharë nga disa zyrtarë të Bidenit”, shtoi ai.

Në fjalimin e tij të lamtumirës drejtuar kombit më 15 janar, Biden paralajmëroi se një “oligarki e rrezikshme” e njerëzve të pasur po formohet në Amerikë dhe po përdor pushtetin, që kërcënon demokracinë.

“Jam i shqetësuar lidhur me përqendrimin e rrezikshëm të pushtetit në duart e disa njerëzve të pasur”, tha Biden, pa përmendur emra.Musk, njeriu më i pasur në botë, besohet se ka ndikim të rëndësishëm në Trumpin.

Presidenti i zgjedhur emëroi Muskun që të mbikëqyr një komision që do të merret me përmirësimin e efikasitetit të Qeverisë, përfshirë shkurtimin e shpenzimeve.

Moti i ftohtë

Që nga viti 1981 inaugurimi është mbajtur në frontin perëndimor të Kapitolit, ku është ndërtuar një platformë për këtë ngjarje, e cila mund t’i akomodojë mbi 1.600 persona.

Në mesin e pjesëmarrësve zakonisht janë presidenti në largim dhe nënpresidenti në larg dhe familjet e tyre; presidenti i zgjedhur dhe nënpresidenti i zgjedhur së bashku me familjet e tyre; ish-presidentët me bashkëshortet e tyre; anëtarë të kabinetit dhe të nominuar; 535 anëtarët e Kongresit; nëntë anëtarët e Gjykatës Supreme; ambasadorët e huaj; pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë; dhe të ftuar të tjerë, përfshirë këshilltarë dhe miq të ngushtë të presidentit në ardhje, por edhe donatorë të mëdhenj dhe të famshëm.

Të famshmit që raportohet se do të marrin pjesë në inaugurimin e Trumpit përfshijnë ish-kampionin e boksit, Mike Tyson, sikurse edhe atletë të tjerë dhe muzikantë.

Disa anëtarë demokratë të Kongresit, përfshirë Nancy Pelosin, një nga figurat më të fuqishme të partisë, është raportuar se nuk do të marrin pjesë në inaugurim.

Persona të tjerë të shquar që nuk do të marrin pjesë në këtë ngjarje përfshijnë edhe ish-zonjën e parë, Michele Obama.

Për shkak të motit të ftohtë, inaugurimi do të mbahet brenda ndërtesës së Kapitolit, për herë të parë që nga viti 1985. Kjo hapësirë zë vetëm afër 600 persona, që do të thotë se të ftuarit VIP nuk do të mund të jenë të pranishëm.

Përveç inaugurimit, edhe disa ngjarje të tjera të rëndësishme do të zhvillohen para dhe pas ceremonisë së betimit, përfshirë edhe një darkë më 19 janar ku do të marrë pjesë Trump dhe gruaja e tij, Melania. Po ashtu do të ketë disa ballo të inaugurimit që do të mbahen mbrëmjen e 20 janarit./REL

The post Kush do të marrë pjesë sot në inaugurimin e Presidentit? Donald Trump “theu” traditat, ja kë ftoi në ceremoni appeared first on Albeu.com.

Epoka e re e Donald Trump nis të hënën, ja çfarë do firmosë Presidenti i SHBA në ditën e tij të parë në zyrë
Një grumbull veprimesh të dizajnuara për të riformuluar politikat qeveritare, do të jenë duke pritur nënshkrimin e presidentit të ri sapo ai të bëjë betimin, një shfaqje dramatike force e menduar për të vendosur tonin për katër vitet e ardhshme.

Trump me shumë mundësi, nuk do të presë deri sa të arrijë në Zyrën Ovale për të nxjerrë stilolapsin e tij Sharpie, pasi sugjeroi gjatë fushatës vendosjen e një “tavoline të vogël” në platformën e inaugurimit për të nënshkruar urdhrat e tij, disa prej tyre do ta presin atë në Kapitolin Amerikan menjëherë pas betimit.

Megjithatë, kjo epokë e re do të ndihet përtej mureve të Kapitolit, ku Trump do të bëjë betimin brenda, për shkak të temperaturave të ulëta.

Në zonat metropolitane kryesore, bastisjet për emigrantët mund të fillojnë pothuajse menjëherë, ndërsa presidenti i ri ndjek premtimet e fushatës për të deportuar migrantët pa dokumente.

Brenda qelive të burgut, të dënuarit për datën 6 janar 2021 do të presin lajmin për falje, të cilat Trump ka premtuar se do t’i nënshkruajë sapo të kthehet në pushtet.

Dhe nëpër kryeqytetet e botës, liderët do të ndjekin me ankth se si lideri i ri amerikan do të fillojë të ekzekutojë planet e tij për tarifa, grabitje toke dhe një fund për luftërat e zgjatura.

“Do të të rrotullohet koka kur të shohësh se çfarë do të ndodhë“, kishte premtuar njëherë Trump për planet e tij të Ditës së Parë.

Për mbështetësit e tij, këto veprime do të përbëjnë një përmbushje emocionuese të temave populiste dhe anti-emigrante të fushatës së tij.

Por për ata që janë kundër, ato do të sinjalizojnë një moment të ri të errët dhe një thirrje për veprim ligjor.

Trump planifikon të lëshojë dhjetëra urdhra ekzekutivë më shumë se 100 brenda javës së parë në detyrë, sipas burimeve të njohura me planet e tij. Këto përfshijnë masa për rritjen e prodhimit të energjisë në SHBA, forcimin e sigurisë kufitare, shtrëngimin e rregulloreve dhe përparësi të tjera kryesore të politikave.

Ai gjithashtu, po kërkon opsione për të mbajtur TikTok të disponueshëm në Shtetet e Bashkuara, një detyrë që është bërë urgjente për shkak të një afati të dielës për ndalimin e aplikacionit. “Do të marr vendimin”, i tha ai Pamela Brown nga CNN përmes telefonit të premten, pasi Gjykata e Lartë miratoi ndalimin.

Është pothuajse e sigurt se disa nga pikat që Trump premtoi gjatë fushatës për t’i ekzekutuar në Ditën e Parë, nuk do të realizohen.

Por përmasa e planeve të Trump nëse materializohen, do të shkojë përtej përpjekjeve të çdo presidenti të fundit për të përdorur fuqinë e zyrës së tij, duke testuar kufijtë e presidencës.

Një Shef i Ri në Qytet

Në sytë e Trump dhe ekipit të tij, vala e veprimeve në ditën e tij të parë do të shpallë ardhjen e një regjimi të ri një shkëputje e fortë jo vetëm nga katër vitet e fundit, por edhe nga kaosi që mbizotëroi ditët e para të mandatit të tij të parë.

Kësaj here, mesazhi është ai i veprimit të shpejtë, në një shkallë më të madhe dhe me koordinim më të mirë.

“Duam të hyjmë dhe të tregojmë sa seriozë jemi. Trump është kthyer, është koha për veprim. Si një tronditje për sistemin”, tha një këshilltar i Trump për CNN.

Përgatitjet për ditën e parë të Trump në detyrë, kanë qenë në proces që shumë kohë përpara se ai të fitonte zgjedhjet e vitit të kaluar. Grupet konservatore kanë kaluar katër vitet e fundit, duke eksploruar kufijtë e pushtetit ekzekutiv dhe duke kërkuar rrugë që Trump mund të ndjekë, për një gamë të gjerë politikash nëse ai kthehej në Shtëpinë e Bardhë.

“Do të jetë ekuivalenti i dërgimit të George Patton në Evropë për të fituar Luftën e Dytë Botërore”, tha një këshilltar tjetër i Trump për CNN, duke përshkruar veprimet ekzekutive “të shpejta dhe shumë intensive” që janë përgati…

The post Epoka e re e Donald Trump nis të hënën, ja çfarë do firmosë Presidenti i SHBA në ditën e tij të parë në zyrë appeared first on Albeu.com.