presidenciale Archives - Albeu.com

Biden zbulon se çfarë do ta bënte atë të largohej nga gara presidenciale
Presidenti amerikan, Joe Biden zbuloi të vetmen gjë që ai thotë se do ta shtynte të tërhiqej nga gara presidenciale e 2024 pasi disa demokratë i bënë thirrje që të tërhiqej.

Komentet e Bidenit të martën – të cilat erdhën gjatë një interviste me Black Entertainment Television (BET) – janë pjesë e një sulmi mediatik të kandidatit demokrat, numrat e sondazheve të të cilit kanë vazhduar të bien pas një performance shumë të kritikuar në një debat të qershorit kundër ish-presidentit Donald Trump, shkruan foxnews.

“Nëse do të kisha ndonjë gjendje mjekësore që do të shfaqej, nëse dikush, mjekët, do të vinin dhe do të thoshin se ke këtë problem, atë problem”, tha Biden dhe shtoi se “kam bërë një gabim të madh në të gjithë debatin dhe, shiko, kur e fillova fillimisht, ndoshta e mbani mend, thashë se do të isha një kandidat kalimtar. Mendoja se do të isha në gjendje të kaloja nga kjo, t’ia kaloja dikujt tjetër. Por, nuk e prisja që gjërat të bëheshin kaq, kaq, kaq të ndara”.

“Sinqerisht, mendoj se e vetmja gjë që sjell mosha është pak mençuri. Dhe mendoj se kam treguar se di si t’i bëj gjërat për vendin, pavarësisht faktit që na thanë se nuk mund t’i arrijmë, por ka më shumë për të bërë, dhe unë nguroj të largohem nga kjo”, shtoi ai.

Theksojmë se kjo intervista e tretë e planifikuar e 81-vjeçarit me një rrjet televiziv që nga performanca katastrofike e debatit kundër Trumpit më 27 qershorit.

Ndryshe, debati i radhës mes dy kandidatëve për president do të mbahet në muajin shtator ndërsa zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen më 5 nëntor të këtij viti.

The post Biden zbulon se çfarë do ta bënte atë të largohej nga gara presidenciale appeared first on Albeu.com.

Hapet fushata presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Çfarë presidenti i duhet Maqedonisë së Veriut? Kjo është pyetja kryesore në këtë fushatë zgjedhore.

Në mesin e kandidatëve ka premtime të ndryshme, slogane e forma të ndryshmë për ta tërhequr votuesin.

Disa premtojnë hyrje në BE,disa dëshirojnë ta bëjnë Maqedoninë e Veriut krenare t’i kthejnë dinjitetin, disa premtojnë luftë të pakompromist ndaj korrupcionit dhe kriminalitetit.

Fushata e kandidates për presidente nga opozita maqedonase VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska Davkova,  është bazuar në premtimet për kthimin e krenarisë maqedonase.

“Mund të ndryshoni gjithçka, por mëmëdheun asnjëherë. Jo rastësisht jemi lindur në Maqedoni, këtu buron energjia për ta bërë vendin më të fortë më të dashur dhe më konkurrues. Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurojmë respekt në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Siljanovska Davkova.

Ajo ka premtuar se do të angazhohet për pajtim dhe unitet, si dhe për aleanca të reja, pa saktësuar se cilat janë ato.

“Ne kemi parë se ku na çuan ndarjet. Ato e bënë këtë shtet që t’i ngjajë një arene gladiatorësh. Të tjerët nuk janë armiku ynë, por partnerë, për çfarëdolloj çështjeje”, ka vlerësuar Silkjanovska Davkova.

Presidenti aktual, Stevo Pendarovski që garon me mbështetjen e Lidhjes Social-Demokrate në pushtet, ka thënë se nëse e marr sërish mandatin e presidentit do të vazhdoj t’i trajtojë të gjithë qytetarët njëlloj pa marë parasysh se çfarë kombi apo feje janë ata.

Do të vazhdoj të bashkëpunoj dhe respektoj të rinjtë, ka thënë Pendarovski.

“Në javët e ardhshme qytetarët do të gjenden para dilemave të njëjta sikur edhe shumë vite më parë, që t’ua japin besimin pseudo-patriotëve apo atyre që treguan se dinë dhe munden ta pozicionojnë Maqedoninë e Veriut në vendin e duhur. Atyre që dinë t’i mbrojnë interesat shtetërore në botë, atje ku të mëdhenjtë diktojnë rregullat”, ka deklaruar Stevo Pendarovski.

Osmani: Qytetarët e meritojnë të ardhmen evropiane

Bujar Osmani, kandidat për president i mbështetur nga Fronti Evropian, në tubimin e promovimit ka thënë, se integrimi evropian është “shtylla” kryesore e programit të tij.

“Jam shumë i qartë në perspektivat e reja se ku duhet të fokusohemi për t’i hequr barrierat që na mbajnë ende jashtë rrugës së progresit dhe zhvillimit që ofron shekulli XXI. Përkushtimi im për këto është dhe do të jetë i pathyeshëm. Njerëzit tanë, fëmijët tanë e meritojmë të ardhmen evropiane. Ne ua kemi borxh që ta ndërtojmë atë dhe ju premtoj se do ta ndërtojmë”, është shprehur Osmani.

Taravari: Integrimi në BE është synimi ynë

Kandidati i opozitës shqiptare Arben Taravari, në prezantimin e  programit presidencial, ka thënë se prioritet i tij është ndryshimi i Kushtetutës për përfshirjen e pakicës bullgare në të, që është kriteri për integrimin e vendit në BE.

“Integrimi në BE është synimi ynë i padiskutueshëm. Do të kërkojmë garanci nga përfaqësuesi i lartë i BE-së se pas ndryshimeve kushtetuese nuk do të këtë kërkesa shtesë për Maqedoninë e Veriut përtej kornizës negociuese të vitit 2022. Mandati për formimin e qeverisë do t’i besohet partisë apo partive që dëshmojnë se kanë shumicën në Kuvend duke kërkuar nga mandatari plan për realizimin e ndryshimeve kushtetuese”, ka thënë Taravari.

Kandidatja për presidente nga e Majta Biljana Vankovska, ka premtuar se fushata e saj do të jetë krejtësisht e kundërt nga oponentët e saj. Ajo premton kthimin e dinjitetit maqedonas.

Kandidati Maksim Dimitrievski, fushatën e ka filluar në mënyrë simbolike nga Krusheva, ku premtoj se zëri dhe energjia e tij do të fokusohen në përforcimin  e mbrojtjes, sigurisë, institucioneve dhe qytetarëve në përgjithësi.

Kandidati i GROM Stefçe Jakimovski, ka premtuar se nëse fiton në garë presideciale, asnjëherë nuk do të bëjë ndarjen e qytetarit në bazë etnike apo fetare.

Çdo qytetar tek unë do të ketë mbërojtësin e vërtetë, ka thënë Jakimovski.

Në raundin e parë, president mund të zgjidhet kandidati që fiton mbi 50 për qind të votave nga numri i përgjithshëm i trupit votues, që arrin 1.8 milion zgjedhës.

The post Hapet fushata presidenciale në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.