premtime Archives - Albeu.com

Berisha: Çdo premtim do e mbaj 100%! 3 muajt e parë vendosim minimumin jetik 200 euro. Karta e konsumatorit do jetë 450 euro
“Çdo premtim që kam bërë këtu dhe do bëj kudo, iu garantoj se do e mbaj 100 përqind”, tha pasditen e sotme kreu demokrat Sali Berisha gjatë takimit në Elbasan.

Duke folur para simpatizantëve të partisë së tij në Elbasan Berisha tha se asnjë qindarkë nuk do paguhet në asnjë rrugë apo tunel të Shqipërisë.

Fjala e Berishes

“Dorëzuam pushtetin me rotacion. Respektuam çdo rregull.

Miqtë e mi, asnjë forcë politike në historinë e Europës nuk ka përjetuar një agresion që përjetuam ne. Dhe pse? Sepse duhej të fshihej nga historia.

Duhej që Edi Rama të hakmerrej për pushtetin e etërve të tij, duhej që marksistë-leninistë amerikanë dhe të tjerë, të çrrënjosnin fuqinë e konservatorëve të Shqipërisë.

Duhej pra që woke-culture, reminishencë e revolucionit kulturor kinez, të vërshonte mbi Shqipërinë.

Shqipëria të shndërrohej në kopshtin e Xhorxh Sorosit, më keq se në kopshtin e Xhorxh Oruellit.

Sepse Sorosi tejkalon në doktrinë edhe Marksin. Në qoftë se Marksi ishte për njeriun e ri, Sorosi ndërhyn në identitetin e gjinisë njerëzore.

Por ne, sado që u përpoqën të na bëjnë copë-copë, ja ku jemi sot më të bashkuar se kurrë.

U përpoqën të na ndryshojnë emër dhe flamur, ja ku jemi sot me emrin dhe flamurin e lirisë së shqiptarëve.

U përpoqën të na burgosin, të na fshijnë nga harta politike e Shqipërisë, por është radha jonë, 11 maji është dita jonë, është dita e fitores.

Miq, historia është histori, por ne magnet kemi të ardhmen, magneti ynë është e ardhmja.

Ndaj dhe këto 4 muaj duhet ta bëjmë natën ditë në shërbim të fitores që presin shqiptarët.

Presin shqiptarët që na duan ne dhe Shqipërinë. Por edhe shumica e shqiptarëve që kaq shumë nuk na duan ne, por shohin të zezën më të madhe në krahun tjetër.

Të dashur miq, nuk mund të na qortojë kush për ADN-në tonë. ADN-ja jonë është respekti i njeriut, lirisë së tij, dinjitetit të rij. ADN-ja jonë është respekti i familjes, vendosjes së saj në piedestal. ADN jonë është patriotizmi, dashuria jonë për Shqipërinë. ADN-ja jonë është liria dhe të drejtat e njeriut.

Pra, nuk ka qenie njerëzore të lirë që të mos dojë dhe respektojë këtë ADN.

Ndaj dhe ne të mos harrojmë se në 34 vite mund të ishim harruar disa herë në histori, në qoftë se ne nuk do ishim burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat e tolerancës.

Mos harroni, njeriu i lirë është njeri tolerant. Njeriu dinjitoz është njeri tolerant. Fanatiku është fanatik. Fanatiku udhëhiqet nga inatet, ka deleguar ndërgjegjen. Kurse ne jo.

Këtu në Elbasan, me 13-14 dhjetor, u nxorën tanket, u përdorën armët e zjarrit. Idealistët e Elbasanit nuk rrëmbyen armët, por qëndruan përballë tyre. U burgosën, u dënuan, nuk u mposhtën.

Sot ne u bashkuam. Por ne nuk duhet të rreshtim përpjekjet për të bashkuar me ne çdo demokrat dhe demokrate.

Pse e them unë këtë?

Ne jemi njerëzit e të vërtetave. Nuk ka asgjë më të vërtetë se kontributi i njeriut, sesa djersa dhe përkushtimi i tij në një forcë politike, në një punë, në një proces dhe ne kurrë nuk e shkelim atë, nuk e mohojmë atë.

Duhet të udhëhiqemi nga ky parim dhe pastaj të shohim, të ulemi me çdo qytetar të Elbasanit, pavarësisht nga bindjet e tij, pavarësisht nga kritikat që mund të ketë ndaj nesh, pavarësisht se për cilin ka votuar më parë.

Ju jeni dhe ai është 10 herë më afër me ju, 10 herë më afër me njëri-tjetrin se sa me drejtuesit e tij.

Miqtë e mi, ne që kujtojmë 34 vite më parë, e dimë shumë mirë se Shqipëria sot është 34 herë më ndryshe.

Por, po të ndalemi, çfarë kemi sot?

Ka disa ngjashmëri të pamohueshme.

Ngjashmëria e parë e madhe është se njëlloj si diktatori dhe elita e tij, Edi Rama dhe organizata e tij kriminale janë të shkëputur në mënyrë përfundimtare nga qytetarët shqiptarë.

Ata nuk kanë asnjë lidhje as me demokratët, as me socialistët, as më ata pa parti.

Ai lëron tokën me parmendë, Edi Rama udhëton me çarter privat personal.

Ai nuk ka çati, Edi Rama blen vazon kullë të fildishtë dhe e vendos në oborr dhe u uron Vitin e Ri.

Ai merr 70 euro, Edi Rama merr 50-fishin e tij.

Pra, miq, këta kanë krijuar një hendek të tmershëm me qytetarët, pavarësisht nga bindjet e tyre.

Është detyra jonë të ulemi me secilin sepse ne vërtet kemi një program, kemi një zotim, kemi një kontratë për të firmosur me secilin shqiptar.

Për ta nisur së pari aty ku ushëtojnë sirenat e urisë, varfërisë, mjerimit.

Miqtë e mi, çfarë ndodhi këto 10 vite? Këto 10 vite, 1 milion e 99 mijë shqiptarë u larguan nga Shqipëria drejt BE. U larguan nga skamja e varfëria. Sepse shqiptarët çdo vit ranë poshtë e më poshtë me rrogat dhe pensionet e tyre.

Sepse pensionistët sot në Shqipëri marrin një pension 160-170 euro, malazezi që nuk ka as një të dhjetën e pasurive të Shqipërisë, merr një pension 450 euro. Maqedonasi merr një pension 280 euro. Serbi merr një pension 330 euro.

Po pse? Ishim para tyre, çfarë ndodh? Nuk ka qeveri në botë që buron nga vota që të mos ua kthejë paratë që mbledh qytetarëve. Të mos i vendosë ata të parët.

Përveç kësaj qeverie, e cila ka krijuar mekanizma të tmerrshme për të përvetësuar miliarda. Më ka thënë njëherë një avokat i famshëm, takoi kryeministrin e Shqipërisë. E pyeta, si t’u duk. Problemi i tij është ky, më tha, si avokat kam pasur disa klientë miliarderë, por asnjë prej tyre hezitonte të vidhte miliardin tjetër, sepse nuk ngopen. Kështu është historia e Edi Ramës. Kështu është historia e këtyre ministrave.

Tani thonë se ku do i gjejë ky paratë.

Miqtë e mi, çdo premtim që kam bërë këtu dhe do bëj kudo, iu garantoj se do e mbaj 100 përqind. Se 3 muajt e parë, ndër vendimet më të para do vendoset minimumi jetik 200 euro. Kjo do të thotë që 57 përqind e pensionistëve, të cilët marrin jo pension të plotë, do marrin 200 euro. Kjo do të thotë se çdo pensionist shqiptar me pension të plotë 170 euro e poshtë, do marrë 200 euro. Kjo do të thotë se çdo shqiptar pa pension do marrë 200 euro. Kjo do të thotë se çdo i papunë do marrë 200 euro. Kjo do të thotë se çdo shqiptar me ndihmë ekonomike do marrë 200 euro.

Kjo është rruga për t’i thënë stop mjerimit. Kjo është rruga për t’u dhënë shqiptarëve çdo ditë atë pagë që përjashton mjerimin. Këtë do e bëjmë 3 muajt e parë.

A e dini ju? E dini sigurisht, qytetarët tanë blejnë me çmimet më të shtrenjta se në Itali, Gjermani ushqimet.

Qytetarët shqiptarë udhëtojnë me çmimet më të shtrenjta, sepse nafta e tyre është më e shtrenjtë se në Singapor.

Ne nuk do hyjmë në çmimet e ushqimeve, por do u japim kartën e konsumatorit të gjithë atyre që janë me rrogë minimale e poshtë.

Karta e konsumatorit është rreth 450 euro. Është rreth 3 pensione.

Do i ndajmë ndryshe ne këto të ardhura.

Është krijuar një hendek i lemeritshëm. Shoqëria është ndarë si kurrë në historinë e saj.

Pra, pensionisti do marrë edhe 3 pensione shtesë me rikthimin e TVSH-së.

Rrogë minimale nën 500 euro nuk do ketë në Shqipëri.

Sipërmarrësit të nderuar, duhet ta dinë se PD do bëjë gjithçka për klimën më miqësore ndaj bizneseve të tyre.

Po këtu, zero tolerancë. Shqiptarët do paguhen jo më pak se 500 euro në muaj dhe ky është fillimi.

Ky është fillimi i një vrapi me të cilin ne duhet të dalim në krye për rrogat dhe pensionet në rajon.

Asnjë vend tjetër, edhe dy vende të marra së bashku, nuk kanë pasuritë që ka Shqipëria.

Ato do u kthehen qytetarët. Do i gëzojnë qytetarët me rroga, pensione, shërbime.

Nafta nuk do mund të shitet kurrë me ndryshim më të madh se 10 përqind me Maqedoninë dhe Kosovën.

Ju paguani për litër të naftës 1.1 euro për çdo litër. Nuk ka vend tjetër që e bën këtë. Në SHBA, nafta shitet 0.8 dollarë në pompë. Ky merr për naftën 1.1 euro. Po ti mund ta bësh edhe 1.5, mund të ndalosh edhe makinat, po këto janë çmendurira dhe këto do marrin fund.

Nafta do ketë barrën fiskale të mesatarizuar me Maqedoninë dhe Kosovën.

Kosova naftën e importon nga Porti i Durrësit dhe e shet 40 përqind më lirë se në Tiranë, se në Durrës.

E kuptoni ju? Këta janë shkëputur tërësisht nga njerëzit, këta shohin vetëm kullën e fildishtë, kullën e hajnisë së tyre.

Qytetari i Shkodrës, Kukës, i Peshkopisë e me radhë, jo vetëm për shkak të naftës, por edhe për shkak të tarifave të rrugës, e ka udhëtimin më të kushtueshëm në Europë.

Asnjë qindarkë nuk do paguhet në asnjë rrugë, në asnjë tunel të Shqipërisë.

A e dini se ju paguani për mirëmbajtjen e rrugëve kësaj qeverie 190 milionë euro në vit me taksën e qarkullimit. Atëherë ku shkojnë këto? Shkojnë në xhepa të qeveritarëve. I vjedhin.

Ku do gjenden paratë?

Njëherë jam këtu dhe do i lutem çdo socialisti, edhe çdo rilindësi, t’i bëjë një mesazh Edi Ramës, t’i thotë dil burrërisht para Sali Berishës, ballafaqohu njëherë, këtu në Elbasan po deshe.

Po, po, t’i tregojmë njëri-tjetrit ku janë paratë. Po nuk del dot, se hajduti vetëm ikën, se hajduti vetëm fshihet.

Po vodhe me thasë, sigurisht që lekë nuk ke, lekët i ke për vete, jo për qytetarët.

Po nafta? A e dini ju, Kosova ka gjithsej 440 mijë automjete, Shqipëria ka regjistruar këtë vit 870 mijë automjete. Kosova zhdoganon 630 mijë ton naftë, Shqipëria zhdoganon gjithsej 550 mijë ton naftë. Ku shkon? I vjedh qeveria kontrabandë. Nuk mund të bëhet nafta kurrë kontrabandë pa qeverinë.

Prandaj për të gjitha këto, ju duhet të uleni me çdo qytetar, me çdo socialist.

Mos harroni një gjë, vërtet sot dyqanet janë plot, por janë për një pjesë të madhe të qytetarëve një mollë e ndaluar.

Ky është një potencial i madh për ju. Të krijojmë frontin më të gjerë që ka njohur dhe Elbasani i shquar për urtinë e trashëguar tradicionale mund ta përdorë në mënyrën më të fisshme këtë dialog, këtë debat me bashkëqytetarët, pavarësisht nga bindjet.

Të shkojmë të sigurt…

Nuk ka forcë politike më vitale se kjo forcë. Por do meritojë çdo gjë kur të përmbysë diktaturën e tyre, kur të përmbysë këtë bandë hajdutësh të shpërfytyruar që nuk njohin asnjë kufi. Nuk ekzistojnë qytetarët.

Lënë për 780 mijë pensionistë 16 milionë euro për vitin 2025. Po ka cinizëm, ka pashpirtësi më të madhe se kjo?

Ai atje, në Prishtinë, ai thotë jo, unë do vendos 100 euro për çdo pensionist, do rris pensionet 20 përqind.

Kurse ky si një, çfarë t’i thuash se nuk dua të përdor epitete që të prish gojën.

Premtoi se do indeksonte pensionet në muajin mars. Nga marsi gjer në tetor nuk indeksoi asnjë qindarkë, i mori si hajdut ordiner ato para dhe thotë tani, ne japim bonus. Tallet me shqiptarët.

Energjia, jo nuk do paguani kurrë siç keni paguar. Do ta paguani më lirë se në vitin 2013. 300 kilovatët e parë do i paguani 70 lekë. Bizneset 60 lekë kilovatin. Rrogëlartit do i paguajnë.

Nuk jam kundër rrogave të larta, por disproporcioni i krijuar me rrogat është çnjerëzor.

Ky ka vendosur diferencën 10-12 herë. Ata do rrinë në vendnumëro gjersa diferenca e rrogës mesatare me rrogën mesatare të zbresë në 4 herë. Atëherë do rriten edhe ato.

Miqtë e mi, kjo betejë ka shumë aspekte, por në këtë betejë ne duhet të angazhohemi mbi të gjitha për hallet dhe dhimbjet më të mëdha të këtyre qytetarëve.

U garantoj se çdo premtim i bërë gjer më sot do bëhet realitet 3 muajt e para të qeverisjes së PD pas majit.

Është radha jonë.

Është radha jonë.

Është radha jonë!

Rrofshi ju, rroftë populli i Elbasanit.

Rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

The post Berisha: Çdo premtim do e mbaj 100%! 3 muajt e parë vendosim minimumin jetik 200 euro. Karta e konsumatorit do jetë 450 euro appeared first on Albeu.com.

Veliaj: Bulevardi Zogu i Parë ka vlerën më të lartë të pronës në Ballkan
Kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës, njëherësh drejtues politik i kësaj force politike për Qarkun, Erion Veliaj, gjatë takimit me banorët e Njësisë 9 në kryeqytet, tha se falë investimeve të 8 viteve të fundit e gjithë zona është transformuar.

Ai veçoi sheshin “Skënderbej”, i cili fitoi edhe çmimin europian në vitin 2018, si sheshi më i bukur, por edhe Bulevardin Zogu i Parë, me vlerën e pronës më të lartë sot në Ballkan.

“Sot, nga sheshi “Skënderbej” deri te Bulevardi i Ri, Zogu i Parë është transformuar në hapësirën numër 1 jo në Tiranë, jo në Republikë, por në Ballkan, për rritjen e vlerës së pronës falë punës, falë estetikës, falë pastërtisë, falë ndriçimit. Sheshi “Skënderbej” fitoi çmimin në vitin 2018 si sheshi më i bukur në Europë. Këta thonë: “Ta bëjmë edhe një gropë tjetër”. Nuk ka asnjë dyshim që këta ta bëjnë gropë. E pamë gropën e Hajdin Sejdisë te Sheshi “Skënderbej” për vite të tëra. Gropa në Gërdec mori 26 jetë njerëzish. Gropa të tjera si ajo te “Zogu i Zi” na kanë kushtuar miliona. Ju kujtohet nënkalimi te “Zogu i Zi”? E nisi administrata e Edi Ramës dhe Ogertës në Bashkinë e Tiranës dhe gjëja e parë që bënë këta, e prishën, këta dashnorët e nënkalimeve dhe gropave. Ju kujtohet “Astiri”, tre vjet gishtat përpjetë? Se tani nxjerrin gishtin e mesit, por në fillim nxirrnin dy gishta dhe thoshin “liri demokraci”, këtu nuk do ketë nënkalim. Sot duke filluar nga sheshi “Skënderbej” dhe deri aty ku unaza takohet me Njësinë 7, të gjitha copat, lagjet, rrugët, rrugicat kanë parë një transformimin dhe dorën e punës në këtë komunitet,” tha Veliaj.

Ai theksoi se vetëm në këtë njësi janë bërë 8 shkolla të reja, por kujtoi edhe përfaqësuesit e opozitës që penguan jo pak nga këto projekte.

“Kemi qenë në SPAK për “Sami Frashërin”. Shko në gjyq, protesto, varu te kangjellat, thoshin “do të vejë shkolla në Paskuqan”. Imagjinoni, na akuzojnë njerëz që nuk e dinë që Paskuqani është Bashki tjetër, në anën tjetër të këtij lumit. Ata ende nuk dinë ku është kufiri i Tiranës, le më të bëjnë ndonjë punë për Tiranën. Kështu që, sot, siç thonë tironsit, “kush na ka inot kështu na paftë përnot”, edhe Monika, edhe Jorida dhe të gjithë ata që protestojnë shkollat, sepse “Sami Frashëri” sot është një shkollë model,” u shpreh Veliaj.

The post Veliaj: Bulevardi Zogu i Parë ka vlerën më të lartë të pronës në Ballkan appeared first on Albeu.com.

Veliaj: Ne kemi treguar çfarë do të thotë të udhëheqësh, pala tjetër ka vetëm premtime boshe
Kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj ka takuar ditëne  sotme banorët e njësisë 6-të, ku ka theksuar sërish se alternativa e tij janë projektet dhe puna, ndërsa ajo e kundërshtarit propaganda dhe gënjeshtrat.

Ai theksoi se pala tjetër ka si qëllim vetëm propagandën, ndërkohë që PS dhe ai në krye të Bashkisë së Tiranës kanë prioritet vetëm interesat e qytetarëe.

“Teorikisht ata i bënë të 3-tat e tragjedisë së Saliut. Tani, në qoftë se me të 3-tat s’kanë dalë ende nga shtëpia, imagjino çfarë ndodh pas 14 majit, kur të kenë të 40-tat!”, tha Veliaj.

Ai tha se partia tjetër vetëm po gënjen dhe se kur e ka braksitur popullin 4 vite, nuk e ka problem ta braktisë prapë, siç po bën edhe në ditët e fushatës që nuk po duken gjëkundi.

“E keni vënë re se që kur ndodhi ajo e stadiumit, se ishte si ditë vakie – Saliu u fliste karrigeve – kur të kenë të 40-tat, s’do dalin më në rrugë. Më vjen keq për krahasimin se është për të qeshur dhe për të qarë. Ne i mbajmë mend fushatat kur drejtonin ata. E mbaj mend çfarë ndodhte në “Kombinat”, si kërciste kallashi në ’96-’97, si u vranë njerëzit me njëri-tjetrin, si dilte Sudja dhe thoshte: “Falas, falas, falas, falas”, deri sa doli Sudja pastaj e tha: “S’ka më lekë”, edhe e mbylli qepenin. Sepse nuk ka asgjë falas. Këta që thonë sot do ta bëjmë falas transportin, e kanë Bashkinë e Shkodrës – në Tiranë kemi 20 linja autobusësh në qytet dhe 19 në fshat, kurse në Shkodër kanë vetëm një linjë – le ta bëjnë falas. Po të shikoni ata kanë dy programe. Një program është për ata që tashmë i kanë rrejt. Kurse programi tjetër është për ata që duhet t’i rrejnë. Në Shkodër ata nuk shkojnë dot me autobusin falas, se me të drejtë një njeri në Shkodër thotë: “Po ti e ke bashkinë, bëje falas, kush po të pengon ty?”. Ndërkohë, për ne që e kemi përjetuar prej vitesh çfarë do të thotë të udhëhiqesh nga këta, ne jemi ata që duhet me u rrejt, me histori që nuk kanë asnjë pikë baze”, u shpreh Veliaj.

/AlbEu.com/

The post Veliaj: Ne kemi treguar çfarë do të thotë të udhëheqësh, pala tjetër ka vetëm premtime boshe appeared first on Albeu.com.

Veliaj: Ne kemi punën dhe veprat, ata gënjeshtrat dhe premtimet boshe
Kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj, ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë 2 ku sërish gjatë fjalës së tij ak atakuar kundërshtarin politik.

Sipas Veliajt dyshja Meta-Berisha nuk janë dukur më në Tiranë pas dështimit të hapjes së fushatës në “Air Albania”.

Veliaj theksoi se PS ndryshe nga kundërshtari politik ka punën dhe veprat dhe jo premtimet dhe gënjeshtrat.

“E keni vënë re, nuk kanë bërë asgjë në tre ditët e fundit? Që kur iu dështoi stadiumi, nuk kanë dalë nga shtëpia. Duhet me i parë në sy dhe me u thënë dilni bëni ndonjë aktivitet se edhe 20 ditë fushatë kanë mbetur. Një ditë është 5% e fushatës, kurse ata kanë tre ditë pa dalë, ikur 15% e fushatës. Janë duke lëpirë plagët që lanë Saliun tek pullë aty. Dilni se na duhet të kemi debate, dilni se na duhet të takohemi me njerëzit dhe të ndajmë ndonjë ide. Por, përtej humorit, i mirëkuptoj në fakt, asnjë nga ne nuk do dilte nga shtëpia nëse do e kishim lënë udhëheqësin tek pullë vetëm në mes të stadiumit”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Veliaj shtoi se kush bën 100 punë, mund të bëjë edhe më shumë, duke ftuar të gjithë qytetarët që të besojnë tek ata që punojnë dhe jo te ata që gënjejnë.

“Kush i bën 40 shkolla, i bën edhe 42 shkolla të tjera. Unë jam shumë i ndërgjegjshëm që me gjithë vështirësitë që kishim me pandeminë, me tërmetin, me këto çmime të mallkuara, ne bëmë shumë punë, por ndoshta jo të gjitha. Por, dua ta mbyll bilancin e punëve të bëra me stadiumin. Deri dje, për ata [opozitën] stadiumi ishte arena e korrupsionit, arena e mashtrimit, arena e betonit, arena e kullave, arena e “Rilindjes”. Por, krejt papritur, këtë fundjavë u bë “Arena e demokracisë dhe e lirisë”. Ti mund të shash sa të duash, por punën e qeverisë së Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste nuk e mohon dot. Se vjen momenti ku do shkosh, e do ta bekosh, e do ta vlerësosh, e do bësh selfie, e do futesh me autobus, e do parkosh makinat mbi sheshin “Italia” dhe demokratët e shkretë erdhën për të parë stadiumin, se nuk iu lejohej, se ngaqë ishte stadiumi një zonë e ndaluar, të shkretët erdhën për të parë stadiumin. Sa panë stadiumin, ikën, edhe ngeli Saliu me karriget bosh”, tha Veliaj.

Mandej, ai vijoi se “Po mbolle sherr, po mbolle përçarje, do e mbyllësh jetën tek pullë, me një fushë që e kanë bërë kundërshtarët e tu dhe është sot arena më e bukur në Ballkan. Po mbolle pemë, po mbolle mirëkuptim, po mbolle bashkëpunim, dashuri, do korrësh vetëm fitore. Kjo është arsyeja përse Partia Socialiste, ka fituar 8 nga 9 zgjedhjet e fundit. Kjo e bën diferencën.”

Kandidati i PS për Tiranën tha se shpenzimet e Berishës dhe Metës në hapjen e fushatës ishin marramendëse, sidomos për një parti që është pa vulë, pa logo dhe pa emër. “Nga vijnë këto para? Nga vijnë këto financa? Kur shikon si rusët çdo muaj ndajnë një divident special për Monikën dhe Ilirin, ti e kupton fare mirë. Ata hanë bukën e Amerikës, dhe bëjnë duvanë e rusëve; si thoshin gjyshet tona, ‘hanë bukën e Perëndimit dhe bëjnë duvanë e sovjetikut’. Janë nga ata që këtej shqetësohen për integrimin e Shqipërisë, por ama nuk kanë refuzuar asnjë dërgesë bankare të rusëve. Ne mbrapa tek rusët dhe sovjektikët nuk kthehemi kurrë, ne do shkojmë përpara me Europën dhe Amerikën”, u shpreh Veliaj.

The post Veliaj: Ne kemi punën dhe veprat, ata gënjeshtrat dhe premtimet boshe appeared first on Albeu.com.

Kandidate për kryeministre, ja cilat janë premtimet e Liz Truss
Liz Truss duket se është një nga kandidatet favorite për të marrë drejtimin e Anglisë pas dorëheqjes së kryeministrit Boris Johnson. Në një intervistë dhënë për të përditshmen ‘The Sun’, Truss zotohet se do të ulë taksat e larta dhe do të bëjë një revolucion aftësish për të rinjtë nëse merr çelësat e numrit 10.

“Familjet punëtore shohin rritjen e kostos së gjërave thelbësore të përditshme, rritjen e çmimeve të benzinës dhe faturat e energjisë, ndërsa taksat janë në nivelin më të lartë në 70 vjet”, tha Truss.

“Gjërat duhet të ndryshojnë dhe ato do të ndryshojnë. Nën udhëheqjen time, nuk do të kemi më ‘biznes si zakonisht. Do të dal me një plan të ri të guximshëm për të kthyer paratë në xhepat e njerëzve dhe për të çuar ekonominë tonë përpara”, tha ajo.

Sekretarja e Jashtme thotë gjithashtu se ka parë fëmijë të lënë pas dore dhe do që të jetë kryeministre për të siguruar “se gjithkush në vendin tonë të madh ka të njëjtën mundësi për të patur sukses”.

The post Kandidate për kryeministre, ja cilat janë premtimet e Liz Truss appeared first on Albeu.com.

Takimi i NATO-s, ja çfarë armësh të reja i janë premtuar Ukrainës
Ukraina ka bërë kërkesë për armë të rënda për të mposhtur agresionin rus. Por çfarë është premtuar dhe sa janë realizuar premtimet?

Këtë javë në Britani mbi 450 trupa ukrainase përfunduan trajnimin për përdorimin e armëve të reja, përfshirë sisteme moderne raketash “MLRS”, të afta të lëshojnë disa raketa përnjëherësh. Këto armë vlerësohen si vendimtare në luftën kundër artilerisë ruse.

“Raketat perëndimore kanë aftësi gjurmuese dhe janë më të përparuara se armatimi rus. Kjo u jep ukrainasve më shumë hapësirë veprimi”, thotë kapiteni i ushtrisë britanike James Oliphant

Britania dhe Shtetet e Bashkuara e kanë furnizuar Ukrainën me disa sisteme të tilla si dhe armatime të tjera të rënda, mes të tjerash dronë, autoblinda, dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u tha udhëheqësve të NATO-s se vendi i tij ka nevojë urgjente për armë më të avancuara.

“Duke na dhënë këto armë, ju mund të shkatërroni plotësisht taktikat ruse të rrënimit të qyteteve dhe terrorizimit të popullsisë civile”./albeu.com

The post Takimi i NATO-s, ja çfarë armësh të reja i janë premtuar Ukrainës appeared first on Albeu.com.

Laporta i premton Xavit: Do të kemi transferime të reja
Trajneri i Barcelonës, Xavi, do të marrë një përforcim shumë të nevojshëm në skuadër.

Sipas Diario Sport, presidenti i klubit Joan Laporta ka premtuar se skuadra do të rindërtohet.

“Mos u shqetësoni, do të ketë transferime”, citohet të ketë thënë lideri.

Vihet re se Xavi e kupton situatën ekonomike në të cilën ndodhet Barcelona, por beson në atë që tha Laporta.

Më herët u raportua se Xavi po mendon të nënshkruajë me 8 lojtarë në verë dhe t’i japë fund bashkëpunimit me 10-12 lojtarë. /h.ll/albeu.com

The post Laporta i premton Xavit: Do të kemi transferime të reja appeared first on Albeu.com.