prec zogaj Archives - Albeu.com

Preç Zogaj: Superkomisioni “Xhafaj” është ngritur për t’u ndalur hovin SPAK-ut
Nga Preç Zogaj

Pasi kishin mbajtur një distancë njohëse nga superkomisioni parlamentar “Xhafaj”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan javën e kaluar qëndrimin e tyre përmes një njoftimi për shtyp të lëshuar nga ambasada në Tiranë, në të cilin thuhej: “Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”.

Ishte pikërisht ky qëndrimi që pritej: Përfshirja, angazhimi me gjithë spektrin kuptimor që nënkupton kjo fjalë. Që nga asistenca me ekspertë dhe ekspertizë, deri të monitorimi nga afër i produktit të komisionit. Njëlloj siç kanë berë me Reformën në Drejtësi të vitit 2016 dhe në gjithë procesin plot pengesa e sterkëmbësha të zbatimit të saj.

Por duke shtuar kësaj radhe mbrojtjen e pavarësisë së institucioneve tashmë në punë. Siç e dimë se janë në radhë të parë SPAK dhe GJKKO.

Në opinionin e gjerë publik dhe në një pjesë të spektrit politik, sidomos jashtë duopolit PS-PD, ka patur e ka shumë dyshime se superkomisioni “Xhafaj” është ngritur për t’u ndalur hovin SPAK-ut dhe drejtësisë së re. Duke e zbukuruar nismën në fjalën me retorikën e “forcimit” dhe duke e fryrë me shto ujë e shto miell me lloj-lloj pistash të përgjithshme për të maskuar qëllimin kryesor.

Dyshime të arsyeshme po të mbajmë parasysh retorikën antispak të Ramës kur deklaronte më ton në forumet memece të partisë së tij se nuk do të lejojmë një republikë të prokurorëve; apo kur u kanosej hetuesve të BKH-së që po zbarkonin në zyrat e degëve të ekzekutivit; apo faktin që ky superkomision nuk ka një objekt konkret, siç kanë patur komisionet e ngjashme bipartizane për një çështje të caktuar që përligjte ngritjen e tyre, por liston çështje të përgjithshme që janë në tagrin e punës normale të komisioneve të përhershme të Kuvendit.

Superkomisoni i dublon këto komisone. I sheh edhe nga lart e nga larg me mandatin përtej legjislaturës në vazhdim që i është dhënë, pra përtej vitit 2025, një shpikje tjetër, në tejkalim të vendimit të sovranit në zgjedhje të lira e të ndershme. Vendim të cilin zoti Rama e merr të ngrirë, të paracaktuar, si në zgjedhjet farsë të periudhës së komunizmit.

Duke injoruar enigmën e zgjedhjeve të lira, që u jep emocion, bukuri dhe kuptim atyre në çdo rast.

Duke marrë vendime që burojnë nga vota para se të vendosin zgjedhësit në dhomën e fshehtë.

Sondazhet mund ti kesh në favor, por sondazhet nuk janë zgjedhje. Kjo që Rama shkon përtej popullit edhe në të vetmen fuqi në dorë të popullit është detaji i një teme të gjerë të raporteve të tij gjithnjë e më të përçunduara me vlerat e demokracisë. Por ai është i ndërgjegjshëm për karakterin provokues të shtrirjes se afateve të superkomisonit përtej legjislaturës. E ka menduar vetë të tillë në funksion të mesazhit intimidues të jetëgjatësisë në qeveri, drejtuar qëndrave të reja të pushteteve të pavarura që po krijohen në vend falë mbështetjes ndërkombëtare dhe një koshiencë të re që po krijohet në këto qendra.

Qëndrimi i shpallur amerikan i reflekton dhe u jep përgjigje dyshimeve dhe realiteteve. Përgjigjia është: Do të jemi aty!

Të tjerat janë të kuptueshme.

Në lexim të lojërave të nëndheshme kundër drejtësisë së re, SHBA s’kanë rreshtur së qëndruari në mbështetje të fuqishme të SPAK dhe drejtësisë së re. Lista e fakteve që vërtetojnë këtë pohim është e njohur dhe e gjatë. Kush nuk e di.

Qëndrimi përfshirës dhe angazhues përkundrejt komisionit “Xhafaj” është një fakt i ri që përforcon qasjen dhe rolin e tyre si bashkautorë protagonistë në sfidën tonë të madhe të sundimit të ligjit, të “askush mbi ligjin”.

Ky qëndrim merr një rëndësi të shtuar në kontekstin e iluzioneve dhe lajmeve të rreme në qarkullim, të investuara shumë syresh nga kasta plurale solidare, sikur në Uashington janë të zënë deri në grykë me zgjedhjet e nëntorit dhe askush s’e ka mendjen te Shqipëria e vogël (Sa shumë u pëlqen ta kenë të vogël Shqipërinë, kur duan të mos kenë nëpër këmbë kërkënd nga bota e lirë!). Apo kur thurin ëndrra bipartizane me një rezultat të tillë të presidencialeve amerikane që do t’i lejonte të fitonin kohë, më e pakta pesë-gjashtë muaj, aq sa u duhet për të realizuar ndërhyrjet dhe ndryshimet e menduara ligjore të “forcimit” të drejtësisë së re me një “drejtësi më të re” se e reja, e cila, sipas llogarive që kanë bërë, do t’u vinte de-fakto institucionit të akuzës dhe gjykimit kufinjtë e vjetër në raport me pushtetin e lartë politik.

Ëndrra në diell, edhe pse thuren e shërbehen natë e ditë si në ethe. Miqtë amerikanë nuk e braktisin Shqipërinë dhe nuk kanë ndërmend ta lënë atë nën sundimin e të vëtshpallurve mbi ligjin. Në asnjë rrethanë. As para zgjedhjeve dhe sidomos as pas zgjedhjeve në SHBA. Qëndrimi përfshirës në Komisionin “Xhafaj” është i qartë në rreshta dhe midis rreshtave. Ky qëndrim, mbi të gjitha, është një garanci për paprekshmërinë e SPAK-ut si institucioni numër një i shpresës në Shqipërinë e re të sundimit të ligjiit. Këtë sigurisht e kanë kuptuar mirë prokurorët atje.

The post Preç Zogaj: Superkomisioni “Xhafaj” është ngritur për t’u ndalur hovin SPAK-ut appeared first on Albeu.com.

Preç Zogaj, Bashkim Shehu dhe Shaban Murati fitojnë çmimet letrare “At Zef Pllumi 2024”
Preç Zogaj e Bashkim Shehu në prozë dhe Shaban Murati në publicistike janë tre fituesit e çmimit kombëtar “At Zef Pllumi” për vitin 2024.

I kthyer në traditë, edicioni i 8 i këtij konkursi u organizua nga Bashkia Lezhë, ndërsa të pranishem ishin autoritete lokale si dhe personalitete të artit dhe letersisë shqipe të cilët vlersuan këtë event që i dedikohet At Zef Pllumit.

“Ndjehem i nderuar që marr një çmimin që mban emrin e madh të një iluministi si At Zef Pllumi”, tha Shaban Murati.

Munguan në ceremoni, Preç Zogaj dhe Bashkim Shehu, ndaj çmimet në emer të tyre i tërhoqën familjarët.

Ndërsa studiuesi Behar Gjoka u shpreh se “Duhen përgëzuar ata që vijojnë të mbajnë gjallë fjalën e At Zef Pllumit”.

Në këtë konkurs juria e përbërë nga emra të njohur të lertësisë shqipe si Behar Gjoka, Marash Mirashi dhe Agim Xhafka vlersoi me çmime karriere Frano Kullin, Thanas Medin dhe Pashk Përvathin.Gjithashtu u akorduan dhe dy çmime nderi për shrimtaret Namik Dokle dhe Ahmet Premçi.

The post Preç Zogaj, Bashkim Shehu dhe Shaban Murati fitojnë çmimet letrare “At Zef Pllumi 2024” appeared first on Albeu.com.

Preç Zogaj: Bashkimi i demokratëve, në malore, por jo i pamundur
Analisti i njohur Preç Zogaj është shprehur se bashkimi i demokratëve është në një moment të vështirë, por kjo nuk do të thotë se është I pamundur.

Zogaj e quan dorëheqen e Bashës një akt të përgjegjshëm që është në funksion të bashkimit.

Ai shton se topi tani ëshëë te Berisha dhe ai duhet të bëjë lëvizjen e radhës.

Opinioni i Preç Zogajt:

Bashkimi për të cilin po flitet shumë këto ditë mes demokratëve, ka nevojë pikësëpari për qartësi në lidhje me atë se si e kupton secila prej palëve. Dhe më tej për veprime konkrete. Nga pala e PD-së kemi pasur deri tani tërheqjen e Luzim Bashës nga kreu i saj, një akt pa precedent si i tillë në historinë e PD-së dhe partive të tjera shqiptare. Zgjedhjet e pjesshme i ka fituar dhe i fiton gjithmonë pala që i ka. Nuk ka ndodhur ndonjëherë të japë dorëheqjen kryetari sepse partia e tij i humb ato.

Basha u vu nën presionin e deputetëve të grupit të tij parlamentar që i kërkuan të largohej. Në fjalën e largimit, ai nënvizoi si arsye kryesore të tërheqjes dështimin për të bashkuar demokratët e përçarë pas vendimit të tij të 9 shtatorit për pezullimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar për shkak të shpalljes non grata nga SHBA.

Tërheqja e Bashës nga kjo pikëpamje erdhi si një akt i përgjegjshëm që shërben zgjidhjen e krizës në PD, i jep shanse bashkimit dhe kohë sqarimit shterues të ndarjes së 9 shtatorit 2021 që ndau në dy-tri pjesë demokratët.

Pas tërheqjes së Bashës, kryesia e PD-së dhe zoti Alibej që ka marrë funksionet e përkohshme të kryetarit, kanë kërkuar që edhe nga deputetët e Grupit të Rithemelimit t’i kërkojnë zotit Berisha të bëjë një hap prapa në funksion të bashkimit. PD e ka paraqitur në formën e sugjerimit tërheqjen e zotit Berisha. Së paku deri tani. Nga kjo del qartë se PD është dakord për t’u bashkuar me grupin e Rithemelimit dhe për të zhvilluar së bashku një garë unike për kreun e Partisë ku shanset e fitores së kandidatit që do të nxirrte Lëvizja e Rithemelimit janë aktualisht me të mëdha se shanset e kandidatit të PD-së apo të pjesës që nuk është me asnjërën palë. Ky është një hap i madh i PD-së që reflekton vetëdijen për domosdoshmërinë e bashkimit të asaj që ishte e bashkuar para 9 shtatorit.

Po nga PD ka dalë ideja për të krijuar një grup të përbashkët pune me përfaqësim të barabartë, të cilët të verifikojnë mundësitë e bashkimit dhe mbi këtë bazë të avancojnë me modalitetet dhe kalendarin e veprimeve që duhen kryer.

Nga Grupi i Rithemelimit, më saktë nga PREÇ ZOGAJ Bashkimi i demokratëve, në malore, por jo i pamundur Sali Berisha ka vetëm retorikë për bashkimin, por nuk ka veprime që flasin për një plan realist në njohje të arsyeve që i kanë vendosur palët në dy skajet e litarit, në respekt të votave të respektuara që ka marrë PD edhe në këto zgjedhje të pjesshme me fushatën e saj thellësisht asimetrike në gjithçka me palën e Foltores. Berisha e kupton bashkimin si asimilim, si tretje të PD-së zyrtare në lëvizjen e tij. Njerëzit pranë tij dëgjohen t’i trajtojnë demokratët e palës tjetër si rrugëhumbur të penduar, si të mundur që do t’u zgjatet dora e ngrohtë! Grupi i Rithemelimit punon për “të marrë” deputetë nga pala tjetër nën trysninë e retorikës qesharake dhe tullumbaces së fryrë të fitores, apo duke dashur t’i trembë me arrogancën e shumicës, së cilës duhet ti nënshtrohet pakica. Harrojnë se është fjala për një bashkim që nënkupton palë. Palë të votuara si subjekte me vete në zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki. Ku, siç e kam argumentuar në shkrime të tjera, zgjedhjet nuk kanë surpriza, nuk lëvizin asgjë, pra, elektoralisht janë më pak se në asnjë rast tjetër laboratorike. Nëse marrim si referencë zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar, “partia” e parë e votuesve demokratë në 6 mars është ajo e abstenuesve, e dyta Shtëpia e Lirisë, e treta PD zyrtare. Të tria kanë humbur. E para duke mos marrë pjesë, e dyta dhe e treta duke mos e mundur dot PS në mesataren e gjashtë bashkive edhe po të bashkojnë votat. Shtëpia e Lirisë e ka tërhequr në maksimum përpjekjen e vet për të bërë për vetë zgjedhësit përmes një fushate që de fakto ka zgjatur gjashtë muaj dhe ka pasur intensitetin dhe me siguri edhe shpenzimet e një partie të madhe. Berisha i ka marrë çfarë mund të marrë. Këtu edhe kambana e alarmit dhe e urgjencës për bashkim. Që edhe ai nuk mjafton, por është hapi i parë për më tej.

Sentenca me tingëllim bolshevik për pakicën që duhet t’i nënshtrohet shumicës zbatohet në votimet e një pale. Edhe atëherë në respekt të minorancës. Por është kundërproduktive kur shtrohet çështja e bashkimit të dy palëve që kanë ardhur këtu ku kanë ardhur si të ndara.

PD ka marrë më pak vota në këto gjashtë bashki edhe për shkak të fushatës së zbehtë në nivel lidershipi, por është në rrugë të drejtë e të hapur sa i takon së ardhmes, orientimit perëndimor dhe bashkëpunimit të ngushtë me SHBA, BE dhe Partinë Popullore të Europës. Busulla euroatlantike pritet të fitojë me shumë vlerë në PD dhe në Shqipëri në dritën e një koshience të re që po fitojnë kombet e lira në bashkimin e tyre në mbështesje të Ukrainës përballë agresionit barbar të regjimit autokratik të Putinit.

Rruga e Grupit të Rithemelimit është më e gjerë sipas zgjedhjeve të 6 marsit, por e paqartë në perspektiven e saj, për të mos thënë e mbyllur në raport me SHBA nëse do të këtë në krye një person të shpallur non grata.

Bisedimet për bashkimin duhet të shohin në sy arsyen themelore të ndarjes. Që është 9 shtatori. Aty është vija ndarëse që nuk kalohet duke mbyllur sytë. A i qëndron PD standardit që ka mbajtur ndaj personave të shpallur non grata para se të shpallej Berisha apo ka dy qëndrime për një çështje? A është zyrtar qëndrimi i SHBA se do të ndërpresin marrëdhëniet me PD nëse merret nga një person non grata? Për shumë prej nesh që kemi dëgjuar e lexuar ç’kanë thënë zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit, Rikel, Eskobar, ambasadorja e SHBA në Tiranë, zonja Kim, dhe njohim ndërkaq precedentët e qëndrimeve amerikane në botë ndaj të shpallurve për korrupsion domethënës, është e qartë se është zyrtar. Madje, është ky paralajmërim dhe jo non grata në vetvete, që ka përcaktuar qëndrimin e shumë demokratëve në favor të një PD në marrëdhënie të hapura e të ngushta me SHBA. Ka deputetë dhe figura publike në Grupin e Rithemelimit që mendojnë se nuk është kështu. Grupi i punës për bashkimin mund ta sqarojë edhe një herë zyrtarisht këtë pikë pranë institucioneve amerikane. Vetë Berisha që ka përvojë më të madhe dhe di më shumë se të tjerët rreth tij për të vërteten e asaj që mund të ndodhë, duhet të ndihmojë për bashkimin duke bërë edhe ai një hap pas pa i vënë partnerët amerikanë para faktit të kryer që nuk dihet çfarë sjell. Pasi ka provuar sadisfaksinin e mbështetjes në ditë të vështira, që nuk është pak, mendoj se duhet të dëgjojë realpolitikën.

Topi është në fushën e Berishës. Në qoftë se nuk lëviz asgjë aty, por vijohet “sipas planit”, gjithçka do të mbetej në vendnumëro. Mëkat, sepse bashkimi i këtyre dy pjesëve është vetëm një etapë në rrugën e bashkimit të madh për fitoren me abstenuesit, elektoratin gri, shoqërinë. Për momentin, ky bashkim duket në malore, por nuk është i pamundur.

The post Preç Zogaj: Bashkimi i demokratëve, në malore, por jo i pamundur appeared first on Albeu.com.

Ndarja nga jeta e aktivistit të PD në Francë, Preç Zogaj prek me fjalët: Njeri idealist!
Nuhi Zyberaj, aktivist i Partisë Demokratike është ndarë nga jeta.

Publicisti Preç Zogaj ka reaguar pas vdekjes së tij, ku i ka shprehur ngushëllimet familjarëve, ndërsa shkruan se ishte një prej emigrantëve më aktivë që ndihmoi me përkushtimin e tij ndaj Partisë Demokratike.

Statusi:

Me hidherim te madh mora kete mbremje lajmin e ndarjes nga jeta ne Paris  te nje miku shume te dashur, te Nuhi Zyberajt,Nushi, sic e therrisnin njerezit e familjes dhe shoket e tij.

Nushi ishte djali i madh i Dalip Zyberajt, emigrantit politik nga Kukesi, qe ishte arratisur nga Shqiperia dhe  vendosur ne Paris   ne vitet e para te instalimit te rregjimit komunist ne Shqiperi.

Familja  e Zyberajve ne Paris ishte e para qe priti nje delegacion te PDSH ne shkurt te vitit  1991.Shtepia e tyre u be ne vijim nje “ambasade”  e PD-se  qe priti e percolli drejtuesit  kryesore te kesaj partie.Nushi  ishte nje prej emigranteve  me aktive qe ndihmoi me perkushtim te madh, pa u kursyer,  per vendosjen e kontakteve te PD  me institucionet, partite dhe liderit politike europiane ne Bruksel dhe Paris.Si shume prej njerezve  idealiste,  “ushtare te Salamines”,  qe vene shpirtin pa rene ne sy,  Nushi as e kerkoj,  as e mori mbrapsht mirenjohjen per ate qe dha per demokracine ne Shqiperi.

Ajo qe munda te bej une per te, familjen,miqte dhe koleget e tij te emigracionit politik antikomunist ne France dhe Belgjike ishte ta tregoja historine e tyre ne nje kapitull te vecante te librit ” Fillimet”.

Nushi eshte aty.

Dhe doja te ndaja me ju miq ne fb kete informacion te shkurter  per  Nushin, dhimbjen time per te.

Por dua tu shpreh ngushellimet me te thella, femijeve te tij, Gencit dhe Delvines, nenes se tij, Nexhmijes,  bashkeshortes, motrave,vellajt,  nipave, mbesave, gjithe njerëzve te tij te dashur qe sot jane ne zi.

Lamtumire, Nush./albeu.com/

The post Ndarja nga jeta e aktivistit të PD në Francë, Preç Zogaj prek me fjalët: Njeri idealist! appeared first on Albeu.com.

Shkarkimi i Azem Hajdarit e zgjedhja e Sali Berishës, Zogaj nxjerr prapaskenat e padëgjuara nga PD: Heshtje varri!
“Me votim e shkarkuan. Arben Imami dhe Azemi ikën, u larguan, thanë kjo nuk është PD që kemi krijuar ne, nuk e thanë me gojë por lanë ta kuptonin që nuk do ta pranonin. Aty pastaj ra një heshtje varri…”

Analisti dhe publicisti Preç Zogaj ka bërë mbrëmjen e djeshëm një rrëfim të rrallë për jetën e tij dhe si iu bashkua Partisë Demokratike.

Zogaj tregoi edhe sesi Sali Berisha u zgjodh në krye të kësaj partie, pasi u shkarkua nga drejtimi Azem Hajdari.

“Berisha është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike më 14 Shkurt në një mbledhje të Kryesisë së sapozgjedhur. U bë një mocion në Komitetin Nismëtar për shkarkimin e Azemit. Disa nga anëtarët kishin vërejtje për mënyrën se si e drejtonte për disa gjëra.

Me votim e shkarkuan. Arben Imami dhe Azemi ikën, u larguan, thanë kjo nuk është PD që kemi krijuar ne, nuk e thanë me gojë por lanë ta kuptonin që nuk do ta pranonin. Aty pastaj ra një heshtje varri. Pak a shumë po pyesnim pa folur që çfarë bëmë kështu.

Unë e kam argumentuar që kjo gjë nuk duhej të ndodhte. Unë propozova që i kemi krijuar degët, ne të bëjmë aktiv dhe të kalojmë te komiteti drejtues. U bë një mbledhje që zgjodhi kryesinë me votë. Berisha doli se mori më shumë vota.

Njerëzit në përgjithësi në Shqipëri e njihnin atë si lider. Edhe për shkak të një protagonizmi më të madh që kishte patur gjatë Dhjetorit. Unë kam qenë determiues në zgjedhjen e Berishës në 14 Shkurt bashkë me Neritan Cekën. Njerëzit ishin grupuar sipas njohjeve të mëparshme. Unë me Berishën kam pasur njohje përpara ’90, ai ishte kardiolog. Nuk fitoi 50+1 të votave.

Kishte njerëz që më kritikuan për qëndrimin që mbajta, sepse ata mendonin që nuk ishte mirë, mendonin që i kisha miq. Ata parashikuan që ai që unë e quajta drejtim kolegjial nuk do funksiononte. Përgjatë vitit deri sa erdhi kongresi i Tetorit ne u mblodhëm rreth Neritan Cekës dhe kemi avancuar dhe kemi dalë në kongres me Neritan Cekën”, u shpreh Preç Zogaj. /opinion.al

The post Shkarkimi i Azem Hajdarit e zgjedhja e Sali Berishës, Zogaj nxjerr prapaskenat e padëgjuara nga PD: Heshtje varri! appeared first on Albeu.com.

Preç Zogaj zbulon historinë tragjike të dajës: E lanë të varur 3 ditë në mes të Lezhës
Një deklaratë e fortë është bërë gjatë emisionit “Opinion” nga shkrimtari Preç Zogaj.  Zogaj tregoi në emisionin “Opinion” se dy dajat e babait të tij janë pushkatuar nga sistemi komunist, ndërsa një kushëri i tij u shpall kulak, gjë e cila e pengonte atë të studionte apo të merrte një vend pune në atë kohë.

Ai tha se një nga dajat e pushkatuar të babait u la i varur tre ditë në Lezhë, ndërsa tjetri u zhduk në lumë dhe ende nuk i janë gjetur eshtrat.

“Kisha njollë në biografi. Unë kisha dy dajët e babait tim të pushkatuar nga komunizmi në vitin ’46. Njëri prej tyre është lënë i varur tre ditë ne Lezhë. Gjin Jaku quhet, ndërsa tjetri është zhdukur në lumin Zme dhe eshtrat e tij nuk janë gjendur akoma.

Ky është dhe një pengu im që ende nuk i kam gjetur. Janë në listën e personave të zhdukur që ka dhe instituti i të përndjekurve politik. E dyta kishte lidhje me familjen time, ne ishim ish-pronarë toke.

Një kushëri i imi që ishte dhe kryefamiljarë i shtëpisë, nuk deshi të hynte në kooperativë meqë në atë kohë thuhej se është vullnetare. Atë ë shpallën 27 vite kulak.”-tha Zogaj. /albeu.com/

The post Preç Zogaj zbulon historinë tragjike të dajës: E lanë të varur 3 ditë në mes të Lezhës appeared first on Albeu.com.

Preç Zogaj humb vëllain: Nuk të dola dot për Zot
Analisti Preç Zogaj ka humbur të vëllanë e tij si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej disa muajsh, ndërkohë që e ka dhënë vetë lajmin përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.

Zogaj shprehej se gjithnjë e ka pasur në kujdes vëllanë e tij më të vogël, por në rastin e kësaj sëmundjeje të rëndë ai e pati të pamundur që të bënte diçka për ta mbajtur në jetë.

“Si vella i madh jam thirrur qysh i vogel prej jetes sone me te dale zot.

Kesaj radhe u munda. Te pashe duke vuajtuar per muaj me radhe, por do te te kujtoj veten me buzeqeshjen e fundit drejtuar Aurores qe te “”kerkonte llogari”: Pse nuk flet?

Te qofte i lehte dheu, Luigj. Lamtumira e fundit neser ne oren 14.00 ne Manati, Lezhe”, ka shkruar Zogaj.

The post Preç Zogaj humb vëllain: Nuk të dola dot për Zot appeared first on Albeu.com.