prazite Archives - Albeu.com

Nëse keni këto shenja, dijeni se trupi juaj është pushtuar nga parazitët, çfarë duhet të bëni
Parazitët gjenden kudo, duke filluar nga uji i pijshëm i infektuar e deri tek ushqimi i pagatuar mirë.

Parazitët mund të infektojnë mushkëritë, mëlçinë, zemrën, truri, shtylla kurrizore, gjakun, pankreasin, lëkurën, sytë, veshkat dhe uterusin. Disa studime lidhin edhe praninë e tyre me kancerin.

Por cilat janë shenjat që mund të keni parazitë?

-Humbje e peshës ( shiritët dhe krimbat mund të jetojnë në sistemin tretës dhe këta hanë ushqimin tuaj prandaj nuk po shtoni peshë)

-Lodhje (duke qenë se parazitët hanë gjithçka që hani ju, nuk mbetet asgjë për t’u konvertuar në energji. Kjo shoqërohet me ndjesinë e lodhjes, dobësi dhe humbje energjie.

Krimbat gjithashtu prodhojnë toksina që mund të mos lejojnë pastrimin e organeve tuaja. Edhe nëse flini mirë, ju prapë ndiheni të lodhur)

-Anemi (duke qenë se hanë ushqimin tuaj, marrin edhe nutrientët e tyre dhe shumë shpejt mund të kaloni në mungesë të hekurit. Kjo shoqërohet edhe me dobësi, dhimbje koke, duar të ftohta, thonj të brishtë etj)

-Probleme me lëkurën (si ekzemë, skuqje e lëkurës etj. Kjo lidhet me toksinat që lirojnë parazitët në trupin tuaj)

-Kruarje e anusit (një ndër shenjat kryesore të pranisë të parazitëve në trupin tuaj).

Po çfarë duhet të konsumojmë për t’i larguar këta parazitë që po dëmtojnë komplet organizmin tonë?

Fillimisht drejtohuni natyrës pasi ajo e ka gjithnjë përgjigjen për çdo gjë.

-Hudhra është mbreti për mbytjen e parazitëve. Nëse një copë hudhër e grini imët në një gotë me qumësht dhe e lini të mbuluar me kapak gjatë gjithë natës në frigorifer, dhe e konsumoni në mëngjes esëll do të luftoni një herë e mirë parazitët.

Përsëriteni për një muaj këtë recetë duke e konsumuar një herë në javë, kjo në varësi të parazitëve dhe do të shihni rezultate të pabesueshme.

-Kanella është një erëz e mrekullueshme, një antioksiduese që zë vend kudo, madje edhe në luftën ndaj parazitëve. Në këtë rast ai rekomandohet në formën e vajit, ku në një gotë me ujë do të hidhni 1-2 pika vaj kanelle dhe t’a konsumoni para se të flini gjumë.

Mund të përdorni gjithashtu edhe erëzën e rigonit. Nëse hidhni 2-3 pika vaj rigoni në një gotë me ujë ku keni shtrydhur fillimisht lëng limoni të freskët dhe e konsumoni 3 herë në ditë për një javë do të shihni përmirësime.

-Vaji i kokosit ka qindra përdorime duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve deri tek tiroidet. Ai i sulmon shumë mirë edhe parazitët. Konsumoni 6 lugë gjelle vaj kokosi në ditë për një javë.

-Shafrani i indisë tërheq me ngjyrën por edhe me përfitimet e shumta që ka. Kosumoni shafran me kos ( 5 gram në një gotë kos) çdo ditë.

Përfshini sa më shumë në dietën tuaj ushqimore fara lini, chia dhe panxhar të kuq. Kanë veti të jashtëzakonshme.

-Vitamina C nuk duhet të mungojë në dietën tuaj ushqimore. Sigurohuni që të merrni sa më shumë vitaminë C përmes ushqimeve që konsumoni pasi do t’ju ndihmojë shumë.

The post Nëse keni këto shenja, dijeni se trupi juaj është pushtuar nga parazitët, çfarë duhet të bëni appeared first on Albeu.com.