prangat Archives - Albeu.com

Belind Këlliçi i vë prangat nga protesta Erion Veliajt: Shumë shpejt kjo do të jetë pamja e kryebashkiakut
Gjatë fjalës së tij në protestën para Bashkisë Tiranë, Belind Këlliçi, i ka vënë prangat një personi i cili mbante një maskë në fytyrë, me pamjen e kryebashkiakut Erjon veliaj.

Ai u shpreh se ky është një akt simbolik dhe kjo do të ishte pamja e kryebashkiakut së shpejti.

Këlliçi në fjalën para protestuesve, tha se vjedhja e bërë me bandën “5D” ka habitur partnerët ndërkombëtarë.

“Ajo që i bëri Veliaj Tiranës është e paprecedentë. Vjedhja që është faktuar me bandën 5D ka habitur partnerët ndërkombëtarë dhe socialistët më të egër”, tha ai.

The post Belind Këlliçi i vë prangat nga protesta Erion Veliajt: Shumë shpejt kjo do të jetë pamja e kryebashkiakut appeared first on Albeu.com.

Vjeshta e nxehtë politike, “prangat” e SPAK dhe non-grata e SHBA dhe “UK”
Vjeshta e nxehtë politike, “prangat” e SPAK dhe non-grata e SHBA dhe “UK”

Taulant Halili/ AlbEu.com

Shtatori i këtij viti ka nisur i vrullshëm dhe me risi sa i përket politikës në Shqipëri, ku disave do ju buzëqeshë fati, e ndërsa disa të tjerë do të jenë nën ankthin e “ruletës” së SPAK.

Perden e skenës politikë për këtë vjeshtë e ngriti i pari Lulzim Basha, i cili ditën e shtunë mblodhi Kuvendin Kombëtar, ku miratoi statutin e ri të partisë, emëroi figurat e reja, si dhe “blindoi” karrigen e tij politike për vitet e ardhshme.

Ndërkohë ditën e hënë, në 4 shtator, kryeminsitri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ka thirrur Asamblenë e PS, nga ku priten vendime shumë të rëndësishme për të ardhmen e qeverisë.

AlbEu.com, pak ditë më parë bëri publik listën e ministrave që rrëzikojnë tu “pritet koka”, e për tu zëvendësuar me të tjerë.

Hetimet e SPAK nga njëra anë dhe përgjimet e SKY Ç në anën tjetër kanë vënë në lëvizje makinerinë e Edi Ramës përgjatë verës, të cilët ende pa rënë “gjethja” e parë e shtatorit do të ndërmarrin veprime të menjëherëshme në qeveri, duke larguar ministrat me “njollë”, në mënyrë që qeveria e re të mos ketë lidhje me të “shkuarën e afërt”.

Analistë dhe studiues të politikës në Shqipëri e shohin këtë lëvizje të Ramës, si një lëvizje inteligjente “shahu”, për të treguar se për të parin e qeverisë përgjegjësitë janë individuale, dhe kush ka “ngjyer gishtin” me tendera, apo para të pista, tashmë është i vetëm përballë drejtësisë.

Por ky fillim shtatori është vetëm vala e parë e të “nxehtitit përvëlues” të vjeshtës politike në Shqipëri. Pasi po brenda këtij muaji dy lëvizje të reja politike do të fillojnë të marrin jetë, në njërën anë Altin Goxhaj dhe nga ana tjetër Adriatik Lapaj. Dy lëvizje të reja, por në luftë me njëra-tjetrën, ende pa zbritur në fushë.

Gjithashtu në shtator zëra poshtë e mbi tryeza politike, e kafenesh flasin edhe për disa arrestime të forta, por ende nuk ka asnjë artikulim të ndonjë emri konkret, por si zakonisht flitet për njerëz pranë Ramës, apo Berishës dhe Metës.

Ndërsa tetori parashikohet të ketë edhe ngjyrime ndërkombëtare, pasi në fund të muajit në Shqipëri vijnë liderët e BE për të zhvilluar Samitin në Tiranë.

Pikërisht Samiti i tetorit duket se është edhe arsyeja se pse emrat e politikanëve dhe biznesmenëve të shpallur non-grata nga Britania e Madhe nuk janë bërë ende publikë.

Burime për AlbEu.com, bënë me dije pak ditë më parë se ndërkmbëtarët do të mbajnë të fshehtë listën deri në përfundim të Samitit, për t’i nxjerrë më pas një e nga një të gjithë të padëshiruarit e perëndimit.

Nuk duhet të harrojmë gjithashtu se edhe SHBA ka “premtuar” një tjetër listë non-gratash, ku padiskutim emrat që qarkullojnë “mihaneve” të politikës flasin për koka të larta si në politikë ashtu edhe në biznes.

Por për të parë se kush si dhe çfarë do të ndodhë, duhet të presim muajin nëntor, i cili përpos festave të rëndësishme asaj të Çlirimit dhe Pavarësisë, do të na njohë edhe me figurat që do t’i ikin politikës shqiptare, por dhe për zhvillimet dhe lëvizjet underground që mund të ndodhin, ku nuk përjashtohen edhe bashkëpunime mes forcave të nisura disa vite më parë.

The post Vjeshta e nxehtë politike, “prangat” e SPAK dhe non-grata e SHBA dhe “UK” appeared first on Albeu.com.