praga Archives - Albeu.com

Rama ‘thumbon’ nga Praga: Nuk presim që Brukseli të na tregojë se jemi europianë!
Kryeministri Edi Rama, ka folur sot në Pragë, në “GLOBSEC 2024”, me temën e zgjedhur nga moderatori Steve Clemons, “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”. Rama foli dhe për sulmin kibernetik nga Irani në Shqipëri, pasi u pyet nga Clemons.

“Të shkojmë te pika ku ngremë pyetjen se çfarë duhet të ndodhë që ta konsiderojmë luftën kibernetike një luftë të mirëfilltë…. sipas një kuadri rregullash që e trajtojnë si duhet na duhet të ngremë pyetjen çfarë shkeljesh të shëndetit mendore dhe fizike duhet të ndodhin te fëmijët tanë për ta konsideruar median sociale një problem të mirëfilltë. Jemi ende mjaft larg nga trajtimi si duhet i botës digjitale në tërësi, që vazhdon të fitojë terren në shumë hapësira duke sjellë mjaft të mira por dhe mjaft kërcënime dhe pasoja”, tha Rama.

Më tej ai u ndal edhe te anëtarësimi i Shqipërisë në BE, si dhe situatën aktuale që mbizotëron në Rajon, teksa tha se Shqipëria ka lobuar gjithmonë për paqe dhe dialog.

“Shqipëria është në anë të paqes, dialogut. Bindja jonë e fortë është se nuk duhet ta shohim të ardhmen me sytë e së shuarës. Shumë gjëra bëhen të qarta kur nis prej këtej, dhe mund të ndërmerren më shumë hapa. Në këtë drejtim ne kemi promovuar paqen dhe dialogun me të gjithë. Ndaj ndërmora nismë  të vizitoja Serbinë 68 vjet nga vizita e fundit atje. Ballkani perëndimor është në një pozitë shumë më të mirë seç ishte. Nga ana tjetër më duhet të them se nuk shoh më ndonjë ndryshim të madh mes nesh dhe BE, sigurisht kur vjen fjala për ekonominë kemi hendek që duhet ta mbushim, por për pjesën tjetër nuk shoh ndryshim. Do thoja se ne kemi qenë dhe jemi europian dhe nuk mund të vendoset në Bruksel”, tha Rama.

The post Rama ‘thumbon’ nga Praga: Nuk presim që Brukseli të na tregojë se jemi europianë! appeared first on Albeu.com.

A ka ndërhyrë Rusia në politikën shqiptare? Rama: Ballkani Perëndimor meriton të jetë në anën e Perëndimit
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Forumin e Sigurisë GLOBSEC 2024, u pyet nëse Rusia ka tentuar ndonjëherë që të ndërhyjë në politikën e Tiranës.

Rama tha se Rusia nuk ka ndërhyrë thuajse aspak në politikën e Shqipërisë. Ai tha se Shqipëria është një vend që ka “larë duart” me shtetin rus që në vitin 1990 dhe se Rusia nuk gjen dot as spiunë, që t’i bëjë dëm Shqipërisë.  Kreu i qeverisë tha se ndikim rus mund të ketë vende të tjera ballkanike dhe se ky ndikim i Moskës tek ta duhet ulur në maksimum.

“Për shkak të historisë sonë, ne kemi qenë Koreja e Veriut e Europës. Praga për ne ka qenë e paarritshme sa Nju Jorku. Kur rusët e hoqën qafe Stalinin, ne e mbrojtëm atë. Ne ikim të fundit. Ne do jemi gjithmonë me ju. Nga 1990 deri më sot nuk ka pasur vizitë nga Moska dhe vizitë nga ne në Moskë. Ne nuk kemi gjë me Rusinë. Rusia nuk gjen dot spiunë që të na dëmtojnë ne.

Rusia, përfshirje në politikën ne? Jo, ose pak, Rusia mund të ndërhyjë ne vende të tjera ballkanike. Vende si Serbia, Mali i Zi duhet të shkëputen nga ndikimi rus dhe kjo mund të arrihet me integrim. Unë prsh kam mbështetur Malin e Zi në NATO, kur shumë vende ishin skeptike. E kam mbështetur, sepse Ballkani Perëndimor meriton të jetë në anën e Perëndimit”, deklaroi Rama.

The post A ka ndërhyrë Rusia në politikën shqiptare? Rama: Ballkani Perëndimor meriton të jetë në anën e Perëndimit appeared first on Albeu.com.

Fakte interesante rreth destinacionit perfekt për pushime, Parga, Greqi
Destinacioni më perfekt i pushimeve në Greqi është Parga. Është një qytet piktoresk në pjesën perëndimore të vendit me shtëpi shumëngjyrëshe në majë të maleve, peizazh natyror, plazhe ekzotike me ujëra të kristalta dhe gjirin e izoluar që përballet me detin Jon. Parga është vendi i përsosur për të kaluar pushimet me familjen dhe miqtë. Le të eksplorojmë Pargën.

Shpella e Afërditës

Shpella e Afërditës është një vend i mrekullueshëm për të shijuar një shëtitje me varkë në ishuj. Është një det i bukur ideal për not, dhe peizazhi është mahnitës me ujëra të kristalta. Bëni një udhëtim në shpellë, notoni brenda dhe jashtë shpellave dhe shijoni përvojën aventureske. Shpella është një vend i domosdoshëm për t’u vizituar gjatë udhëtimit tuaj në Pargë ose në zonë.

Kalaja Anthoussa në Pargë

Kalaja Anthoussa është një kështjellë e bukur e vendosur në majë të një kodre midis Pargës dhe Agisë. Guvernatori turk i Loaninës, Ali Pasha e ndërtoi kështjellën për të inspektuar zonën, detin dhe kryesisht qytetin e Pargës. Muri i kështjellës mbetet i fortë për shkak të ruajtjes së tij të shkëlqyer dhe dihet se dominon të gjithë rajonin. Historia tregon se banorët e Pargës e përdorën kështjellën si një operacion bazë për t’i rezistuar sulmeve osmane. Do të gjeni dy mure që mbrojnë hyrjen në anën veriore. Periudha e verës është koha më e mirë për të vizituar kështjellën pasi mund të merrni pjesë në ngjarje kulturore që mbahen atje.

Kalaja veneciane e Pargës

Nëse dëshironi të shijoni një pamje të mrekullueshme të Pargës, atëherë duhet të bëni një vizitë në këtë kala. Kalaja veneciane, e vendosur në majë të një kodre, u ndërtua fillimisht në shekullin e 11-të nga banorët e Pargës për të mbrojtur qytetin e tyre nga piratët dhe më vonë u rindërtua në shekullin e 16-të për ta bërë atë një kështjellë të fortë. Kalaja shfaq eksponentë të mëdhenj arkitekturorë dhe disa detaje interesante.

The post Fakte interesante rreth destinacionit perfekt për pushime, Parga, Greqi appeared first on Albeu.com.

CEZ-DIA, gazetarja zbulon detaje të reja pas thirrjes së Metës në SPAK: Prokuroria ka gjetur prova për një udhëtim drejt Pragës
Ish-Presidenti Ilir Meta u thirr në SPAK mëngjesin e së mërkurës për t’u pyetur lidhur me të ashtuquajturën afera CEZ-DIA, çështje që është hetuar të paktën dy herë.

Gazetarja, Glidona Daci, e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, tha se ka mësuar në rrugë jo zyrtare që SPAK ka gjetur prova të reja për një udhëtim drejt Pragës dhe disa bileta.

“SPAK ka gjetur disa prova dhe fakte të reja që lidhen me një udhëtim dhe disa bileta të cilat sipas disa informacioneve që i kemi po në rrugë jo zyrtare, që z.Meta ka udhëtuar me Kastriot Ismailajn. Ndoshta për këtë fakt SPAK e ka thirrur dhe i ka kërkuar shpjegime në lidhje me këtë udhëtim që është bërë në drejtim të Pragës”.

Ditët e fundit, SPAK ka thirrur disa persona për këtë çështje të cilët mund të kenë dijeni.

“Fakti që janë intensifikuar thirrja e personave që mund të kenë dijeni lidhur me këtë çështje, do të thotë që SPAK është drejtm përfumit të këtij hetimi lidhur me këtë çështje”, shtoi gazetarja.

Kujtojmë se për z.Meta në SPAK janë edhe dy kallëzime të tjera. I pari i bërë nga Halit Valteri për çështjen e lobimit në SHBA dhe i dyti i bërë nga një gazetar dhe një avokat për një tjetër çështje që ka të bëjë me shpenzime në një klinikë jashtë Shqipërisë. /tvklan.al

The post CEZ-DIA, gazetarja zbulon detaje të reja pas thirrjes së Metës në SPAK: Prokuroria ka gjetur prova për një udhëtim drejt Pragës appeared first on Albeu.com.

Nga Praga dërgohet mesazh i qartë për Rusinë
Në Pragë të Çekisë u mblodhën liderët e 44 vendeve evropiane për t’i dërguar një sinjal të qartë Rusisë se Evropa është e bashkuar dhe pa të. Emanuel Macron, ideatori i  Bashkësisë Politike Evropiane, tha nga Praga se samiti përurues i Bashkësisë Politike Evropiane  “tregon unitetin e kontinentit evropian, teksa ai po përballet me pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë”. Sipas tij synimi, pikë së pari, është “të këmbehen pikëpamjet për situatën në  Evropë, por po ashtu për të ndërtuar një strategji të përbashkët”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz theksoi rëndësinë e takimit për të demonstruar unitet në rrethanat e Luftës së Rusisë në Ukrainë: “Ata që po takohen këtu e dinë se sulmi rus ndaj Ukrainës është shkelje brutale e rendit të sigurisë dhe paqes që kemi pasur në Evropë në dekadat e fundit. Është e rëndësishme që ky sulm të mos pranohet, ne nuk pranojmë që pjesë të fqinjit tonë të aneksohen”, tha Scholz.

Scholz: BPE nuk do të jetë institucion me administratë

Ndërsa, sa i përket Samitit Kancelari i Gjermanisë tha se duhet pasur kujdes që forumi i Bashkësisë Politike Evropiane të mos shndërrohet në një institucion të ri ndërkombëtar. “Nuk kemi të bëjmë me krijimin e një institucioni të ri me administratë dhe burokraci. Ky takim duhet të na shërbejë për të biseduar me njëri-tjetrin për gjëra konkrete”.

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell tha se “Bashkësia synon të krijojë një strukturë të re sigurie, por pa Rusinë”. Borrell tha se Bashkësia Politike nuk do ta përjashtojë Rusinë përgjithmonë, por “kjo Rusi, Rusia e Putinit, nuk ka vend këtu”.

Bashkësia Politike Evropiane, sipas Presidencës Çeke të radhës së Bashkimit Evropian nuk do të jetë zëvendësuese  e procesit të zgjerimit, sidomos me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Osmani: Integrimi euroatlantik garanci për paqe

Në Samitin e Pragës, krahas shteteve anëtare të BE-së, ishin të pranishëm edhe 16 shtete jo anëtare, ndër to edhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ritheksoi “orientimin strategjik të Kosovës për integrimin euroatlantik si garancia më e mirë për paqen dhe sigurinë në rajon.” “Shtetet evropiane duhet të qëndrojnë të bashkuara në qëndrime dhe veprime kundër synimeve hegjemoniste dhe destabilizuese të Rusisë dhe satelitëve saj në Evropë dhe në rajonin tonë në veçanti. Ky unitet duhet të tregohet përmes bashkëpunimit për çështje të sigurisë, ekonomisë, energjisë, luftimit të propagandës dhe sulmeve kibernetike,” ka thënë Presidentja Osmani.

Ndër shtetet e ftuara ishte edhe Serbia e cila është një nga vendet që nuk pranon t’u bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë. Para Samitit, zyrtarë evropianë thanë se ata presin që ky takim të jetë një mundësi ku Beogradit zyrtar do t’i kërkohet sërish të respektojë politikën evropiane të sanksioneve kundër Rusisë. Presidenti serb Aleksandër Vuçiq u tha gazetarëve se “nuk ka frikë nga ata që kërcënojnë Serbinë për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe se përgjigja ndaj liderëve evropianë do të jetë e denjë, e përgjegjshme, serioze dhe e gjerë”.

Takime të ndara

Në kuadër të samitit të Bashkësisë Politike Evropiane po zhvillohen takime të ndara, mes të cilave edhe takimi i përbashkët i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Takim të ngjashëm me liderët gjermanë dhe francezë do të mbajë edhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuҫiç.

Komuniteti Politik Evropian, Samiti i parë i së cilit po mbahet në Pragë, është një platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të presidenti francez, Emmanuel Macron. Mbi këtë platformë janë bashkuar liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe liderët e 16 vendeve të tjera evropiane, por janë lënë jashtë Rusia dhe Bjellorusia.

Samiti i radhës në Moldavi

Një sinjal për izolimin e Rusisë dërgoi takimi edhe me shpalljen e vendtakimit të ardhshëm: pikërisht në Moldavi, e cila ndodhet në presion të vazhdueshëm të Rusisë. Gëzohemi që do të presim në pranverën e vitit të ardhshëm në kryeqytetin Chisinau krerët e shteteve evropiane, tha presidentja e Moldavisë Maia Sandu. Takimet e mëpasshme do të vijojnë në Spanjë dhe Britaninë e Madhe.

Bashkësia Politike Evropiane, është një platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të presidenti francez, Emmanuel Macron. Mbi këtë platformë janë bashkuar liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe liderët e 17 vendeve të tjera evropiane, por janë lënë jashtë Rusia dhe Bjellorusia. Sipas presidentit francez, Macron, nisma synon nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian. /DW/

The post Nga Praga dërgohet mesazh i qartë për Rusinë appeared first on Albeu.com.

Komuniteti Politik Evropian, flet kryeministri çek: Ky samit do shërbejë për të diskutuar aktualitetin
Komuniteti Politik Evropian (EPC), takimi i parë i të cilit filloi sot në Kështjellën e Pragës, nuk është një organizatë e re evropiane dhe nuk synon të zëvendësojë formatet ekzistuese të bashkëpunimit. Kështu tha kryeministri çek Petr Fiala (ODS) në fjalën e tij hapëse në mbledhjen e sotme të EPC. Formati për të cilin përveç shteteve të BE-së kanë marrë ftesë edhe 17 vende të tjera, përfshirë Britaninë, Ukrainën dhe Turqinë, synon të mundësojë një diskutim të sinqertë të temave të përbashkëta por edhe të diskutueshme, shpjegoi Fiala.

Sipas tij, ideja e EPC-së rrjedh edhe nga vlerat e promovuara nga ish-presidenti çek Václav Havel, slogani i të cilit “Evropa si detyrë” u miratua nga presidenca aktuale çeke e BE-së si moton e saj.

“Një detyrë që kërkon vëmendjen, vendosmërinë dhe integritetin tonë. Ideja e një komuniteti politik evropian bazohet në këtë mënyrë të menduari”, tha Fiala.

Sipas tij, takimi duhet të mundësojë shkëmbim joformal të pikëpamjeve për aktualitetin në Evropë dhe botë.

“Nuk ka të bëjë me krijimin e një organizate të re evropiane apo zëvendësimin e formateve ekzistuese të bashkëpunimit. Tashmë ka mjaft prej tyre. Ne as nuk do të miratojmë asnjë rezolutë zyrtare. Synimi është i thjeshtë – të kemi një diskutim të sinqertë për çështje me interes të përbashkët. por edhe për tema të diskutueshme,” tha ai.

Sipas Fialës, një sërë çështjesh kërkojnë bashkëpunimin e vendeve evropiane. Ai përmendi nevojën për të gjetur rrugë për paqen dhe sigurinë.

“Por nuk mbaron këtu, ka edhe inflacion, rritje të çmimeve dhe përkeqësim të kushteve të jetesës në Evropë”, tha ai.

Tema të tjera për të janë varësia nga importi i burimeve të energjisë apo nevoja për të ecur drejt energjisë dhe ekonomisë së qëndrueshme.

“Gjithashtu investimet në mbrojtje dhe siguri, migracioni ilegal dhe probleme të tjera komplekse që na marrin energjinë dhe shkaktojnë disavantazhe në konkurrencën globale”, shtoi ai.

Platforma joformale synon t’u japë liderëve evropianë mundësinë për të shkëmbyer ide, për të punuar më mirë së bashku dhe për të gjetur zgjidhje që do të sjellin prosperitet dhe paqe përsëri në kontinent. Në këtë kontekst, Fiala falënderoi presidentin francez Emmanuel Macron, i cili inicioi krijimin e grupit.

The post Komuniteti Politik Evropian, flet kryeministri çek: Ky samit do shërbejë për të diskutuar aktualitetin appeared first on Albeu.com.

Nga Praga nis krijimi i Komunitetit Politik Evropian, çfarë pritet të sjellë ai
Nga Andreas Kluth “Bloomberg”

Evropianët do të zhvillohet këtë javë në kryeqytetin çek Pragë, më saktë brenda territorit të kështjellës ku dikur nisi Lufta Tridhjetëvjeçare. 44 udhëheqës kombëtarë, duke përfshirë miq dhe armiq midis tyre, do të marrin pjesë takimin inaugurues të së ashtuquajturit Komuniteti Politik Evropian.

Se çfarë do të bëhet saktësisht ky institucion, kjo mbetet të shihet. Por ideja fillestare është t’i kujtohet shumicës së evropianëve (Rusia dhe Bjellorusia nuk janë të ftuar) se ata ndajnë diçka më të lartë sesa vetëm një gjeografi të përbashkët, pra disa ideale dhe një fat të përbashkët.

Në çdo rast ky është vizioni i shpalosur pak kohë më parë nga presidenti francez Emmanuel Macron. Ai mbërriti tek ky projekt, i bindur se të gjitha strukturat e tjera evropiane kanë shumë të meta dhe nuk mund ta ndihmojnë dot një kontinent të përçarë nga lufta, mosmarrëveshjet kufitare dhe kriza të ndryshme në energjitikë, migracion dhe ekonomi.

Dhe në këtë aspekt, Macron ka të drejtë. Edhe vetëm hartimi i një liste me gjithë ato institucione të bën konfuz. Lista nis me organe të tilla si Këshilli i Evropës (nuk ka lidhje fare me Këshillin Evropian) dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (që përfshin edhe vende jo-evropiane si dhe Rusinë, luftën-nxitësen më të madhe të kontinentit).

Në krye është Bashkimi Evropian. I menduar si projekti më i madh i paqes në histori, BE supozohet në teori të integrojë gradualisht shtetet e saj anëtare – aktualisht 27 – në një konfederatë të madhe të quajtur Shtetet e Bashkuara të Evropës. Macron është i ndërgjegjshëm se asnjë nga këto grupime nuk është mjaftueshëm fleksibël apo i fortë për të zgjidhur problemet më të mëdha të Evropës.

Për shembull, BE-ja është kaq komplekse në rrafshin institucional, saqë është e vështirë të numërosh sesa presidentë ka (ndoshta rreth 10). Në fushat e politikave si tregtia, ajo mund të jetë një superfuqi. Por në shumicën e të tjerave – veçanërisht në mbrojtje – është një xhuxhmaxhuxh.

Të metat e tij strukturore janë të shumta. BE-ja nuk mund të dëbojë anëtarët që shkelin parimet e unionit (si për shembull Hungaria), por ajo është e padobishme kur një vend dëshiron të largohet vullnetarisht (si Britania e Madhe). Për shumë çështje të rëndësishme, çdo anëtar problematik mund të vërë veton ndaj të gjitha vendimeve.

Për të tjerat, traktatet e BE-së janë të paqarta. Ato përmbajnë një klauzolë të mbrojtjes reciproke, tek e cila nuk bazohet askush. Është kjo arsyeja pse të gjitha vendet e BE-së përveç 6 vendeve janë gjithashtu anëtare të NATO-s. Një tjetër mangësi e BE-së është se ajo përjashton shumë vende evropiane.

Turqia u bë zyrtarisht kandidate për anëtarësim që në vitin 1999. Por ajo ka hequr dorë prej vitesh nga çdo lloj shprese për t’iu bashkuar një ditë unionit. Disa vende të Ballkanit kanë frikë se do të pësojnë të njëjtin fat. Ç’është më e keqja nga këndvështrimi i tyre, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia – të cilat BE-ja dëshiron t’i mbështesë kundër kërcënimeve nga Rusia – mund t’ia kalojnë Ballkanit në procesin e anëtarësimit.

Me sa duket Macron shpreson që një ditë Komuniteti Politik Evropian, do të bëjë më mirë se të tjerët. Teksa po themelohet si një institucion “me rregulla të buta”, ai mund të shndërrohet në një klub në të cilin anëtarët mund të hyjnë dhe të largohen, por jo të pengojnë funksionimin apo ta sabotojnë atë.

Po ashtu, ky organ mund të sigurojë gjithashtu një skenë kontinentale për britanikët, turqit, zviceranët, shqiptarët, gjeorgjianët dhe të gjithë të tjerët që nuk mund ose nuk do të anëtarësohen dot në BE. Që tani është vendosur që mbledhja e radhës e Komunitetit të zhvillohet në Moldavi.

Por sado të mira të jenë synimet e Macron, Evropa nuk do të pushojë së qeni e tillë vetëm sepse po pajiset me një institucion tjetër. Një vend i përfaqësuar në samitin e Pragës, Ukraina, po lufton për ekzistencën e vet kundër një pushtuesi evropian. Dy vende të tjera, Armenia dhe Azerbajxhani, ishin në luftë kundër njërit-tjetrit jo më larg se muaji i kaluar.

Dy të tjera akoma, Turqia dhe Greqia, mund të jenë në çdo moment në luftë midis tyre, ndoshta me përfshirjen e një vendit të tretë, Qipro. Maqedonasit, shqiptarët, boshnjakët dhe ballkanasit e tjerë, dyshojnë se Komuniteti Politik Evropian është thjesht “çmimi ngushëllues” që u ofron Marcon, në kushtet kur askush nuk ka ndërmend që t’i lejojë ata të hyjnë në BE.

Ndërkohë një tjetër pjesëmarrëse në samit, Serbia, mohon ekzistencën e një shteti tjetër pjesëmarrës në këtë takim, Kosovës. Për të gjitha këto arsye, është e lehtë të tallesh me këtë simpozium kontinental, me megalomaninë e Macron, dhe me propozimin e vazhdueshëm të strukturave dhe dokumenteve të reja strategjike, teksa evropianët janë po aq të përçarë sa kanë qenë gjithmonë.

Një pikëpamje disi më dashamirëse është se Macron dhe udhëheqës të tjerë evropianë po refuzojnë – edhe në një kohë kur një evropian tjetër, presidenti rus Putin, po kërcënon të tjerët me luftë bërthamore – të heqin dorë nga ëndrra e tyre për paqen, sigurinë dhe harmoninë kontinentale.

Samiti i kësaj jave nuk do të jetë një tjetër Paqe e Vestfalisë apo Kongres i Vjenës. Ai nuk do të zgjidhë problemet e kontinentit, nuk do të bashkojë të përçarët, dhe as nuk do të zbusë luftë-nxitësit. Gjithsesi ai meriton vëmendje dhe mbështetje. Në kohëra si këto që po jetojmë, është shumë më mirë të mblidhesh në paqe, sesa të mos mblidhesh fare./abcnews.al

The post Nga Praga nis krijimi i Komunitetit Politik Evropian, çfarë pritet të sjellë ai appeared first on Albeu.com.

Çfarë pritet të ndodhë në takimet e liderëve evropianë në Pragë?
Praga do të jetë qendra e politikës evropiane këtë javë, pasi shumica e liderëve të kontinentit do të mblidhen për dy takime më 6 dhe 7 tetor për të diskutuar për luftën në Ukrainë dhe për implikimet e saj në fusha të ndryshme të politikave.Radio Evropa e Lirë sjell më shumë informacione lidhur me atë se çfarë pritet të ndodhë në takimet në Pragë.

Liderët e të gjitha shteteve evropiane, përveç Bjellorusisë dhe Rusisë (po ashtu edhe shteteve të vogla evropiane) do të takohen në Kështjellën e Pragës më 6 tetor për të diskutuar për çështjet që lidhen me situatën e sigurisë në kontinent, teksa lufta në Ukrainë po vazhdon. Ky takim po ashtu është për të lansuar Bashkësinë Politike Evropiane – një ide që fillimisht është promovuar në muajin maj nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Një ditë më pas, më 7 tetor, kryeqyteti çek do të jetë nikoqir i një samiti joformal të BE-së që po ashtu do të mbahet në Kështjellën e Pragës. Liderët nga 27 shtetet anëtare do të bisedojnë për sanksionet e Rusisë, për krizën energjetike, teksa kontinenti pritet të përballet me një dimër të vështirë.

Kush do të jetë pjesëmarrës i takimeve të Pragës?

Ftesat u janë dërguar liderëve të 44 shteteve evropiane, dhe sipas diplomatëve të BE-së, ka pasur “përgjigje pozitive nga të gjithë, por disa nuk kanë kthyer ende përgjigje përfundimtare”.

Merret vesh se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ende po heziton, sikurse homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministrja e re e Britanisë, Liz Truss, ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë, teksa raportohet se ajo po heziton të jetë pjesë e diçkaje që ka shumë “gjurmë gishtërinjsh” të BE-së në të. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do t’i adresohet të pranishmëve përmes video-lidhjes për shkak të situatës së sigurisë në shtetin e tij dhe në vend të tij, në Çeki do të udhëtojë kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal.

Këshilltarët e 44 liderëve janë takuar në Bruksel më 29 shtator. Prandaj, prospekti që liderët do të marrin pjesë është pozitiv, marrë parasysh edhe faktin që ministrat e Jashtëm nuk lejohet që të paraqiten së zëvendësues të liderëve të shteteve në këto takime. Afati i fundit për të konfirmuar pjesëmarrjen është po ashtu gjeneroz: kur të nisë takimi në orën 13:00 të 6 tetorit…

Çfarë saktësisht është Bashkësia Politike Evropiane?

Ndoshta më mirë është të fillohet me atë se çfarë nuk është. Kjo bashkësi nuk zëvendëson organizatat ekzistuese politike, strukturat apo proceset dhe nuk ka për qëllim të krijojë një të re – të paktën në këtë fazë. Diplomatët e BE-së vazhdimisht theksojnë se BE-ja është vetëm “lehtësuese” dhe ky nuk është “proces që udhëhiqet nga BE-ja” ose ndonjë lloj i “BE++”, që kandidatët për anëtarësim në bllok apo shtetet e mundshme kandidate në Ballkanin Perëndimor dhe në fqinjësinë lindore duhet të frikësohen se do të zëvendësojë procesin e zgjerimit të bllokut evropian.

Bashkësia politike evropiane si ndihmesë për procesin e zgjerimit

Nuk do të ketë deklaratë përfundimtare dhe as ndonjë deklaratë të shkruar në fund të takimit. Burimet e Radios Evropa e Lirë, që folën në kushte anonimiteti, thanë se ata duan të shmangin që fundi i takimit të përcillet me zënka“ lidhur me formulimet dhe veto për tekstin përfundimtar që gjithsesi do të ishte i lehtë në përmbajtje për shkak të listës heterogjene të të ftuarve”. Në fund të takimit mund të mos ketë as deklarime për media.

Pra, çfarë është Bashkësia Politike Evropiane? Në thelb është një platformë e re për liderët evropianë që të takohen një apo dy herë brenda vitit për të diskutuar për çështjet kryesore. Shumë kanë dyshime se një platformë e tillë është e nevojshme, duke pasur parasysh se veçse ekzistojnë struktura sikurse Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe Këshilli i Evropës, dhe siç u shpreh një diplomat: “shumë gjëra kanë nisur vetëm me një takim, është fillimi i procesit dhe ne duhet të presim që të shohim se çfarë do të ndodhë më pas”.

A do të ketë ndonjë “rezultat” konkret?

Në fund, do të ketë fotografi të përbashkët të të gjithë të pranishmëve. Përndryshe, rezultati është vetë takimi, që zakonisht nënkupton asgjë. Por, në kohën kur Rusia ka shpallur mobilizim të pjesshëm ushtarak dhe ka pretenduar se ka aneksuar disa pjesë të Ukrainës pas mbajtjes së referendumeve të rreme, vetë fakti që pothuajse të gjithë liderët e tjerë evropianë po takohen në të njëjtin vend, është një simbolikë.

Dita do të nisë me seancën plenare njëorëshe, para se liderët të ndahen në grupe prej 10-12 personash për të diskutuar për çështjet që lidhen me paqen, sigurinë e stabilitetin, por edhe për energjinë, klimën dhe mjedisin. Po ashtu, mund të ketë një diskutim ad-hok mbi migrimin dhe lëvizjen për ata që mund të jenë të interesuar, para se pasditja t’i kushtohet takimeve të ndryshme dypalëshe. Kjo ndoshta mund të jetë pjesa më interesante e ditës, pasi ka mundësi që të ketë diskutime midis liderëve të ndryshëm të Ballkanit Perëndimor dhe midis liderëve të Azerbajxhanit dhe Armenisë, me pjesëmarrjen e mundshme të presidentëve të Francës dhe Turqisë.

Von der Leyen: BE-ja nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor

Edhe një tjetër seancë plenare do të mbahet gjatë darkës, para se të përmbyllet takimi. Një diplomat i BE-së, që ka njohur për planifikimin e takimit, tha se “e gjithë ideja është se nuk duhet të jetë shumë formale dhe strikte, dhe të gjithë të mund të flasin me njëri-tjetrin”. Rezultati, sipas një diplomati tjetër të BE-së, është të sjellë “të gjithë liderët evropianë në pozitë të barabartë në frymën e unitetit për të nxitur dialogun politik për çështjet e interesit të përbashkët” dhe se ata duhet të vijnë me ide dhe propozime në takimin e ardhshëm të Bashkësisë Politike Evropiane, që parashihet të mbahet vitin e ardhshëm. Preferohet që takimi i vitit të ardhshëm të mbahet në një shtet që nuk është pjesë e BE-së.

Çfarë do të ndodhë në takimin joformal të 7 tetorit?

Në këtë takim pritet të ketë diskutime të ashpra lidhur me përgjigjen e BE-së ndaj luftës në Ukrainë. Para këtij takimi, parashikohet që të arrihet pajtim për paketën e re të sanksioneve të BE-së. Dhe përderisa Brukseli ka gjasa që të shënjestrojë sektorin e çelikut, drurit, cigareve dhe kriptomonedhave të Rusisë, një prej sanksioneve që është propozuar, por që me gjasë nuk do të kalojë, është vendosja e një çmimi tavan për naftën në BE.

Hungaria veçse ka sinjalizuar se do të vendosë veto ndaj çdo sanksioni të mundshëm ndaj energjisë së Moskës dhe po ashtu disa shtete të tjera po ashtu kundërshtojnë një masë të tillë. Por, pritet të ketë një debat të ashpër për këtë temë dhe për mundësinë e vendosjes së çmimit tavan për gazin, teksa shtetet janë të ndara nëse kjo masë duhet të prekë vetëm Rusinë, apo të jetë për të gjithë. Ndarjet lidhur me atë se a duhet të mirëpriten apo jo rusët që po ikin nga mobilizimi ushtarak dhe nëse pakoja e re e ndihmës financiare për Ukrainën në vlerë prej 3 miliardë dollarësh duhet të jetë në formë grantesh apo huash, po ashtu mund të diskutohen në ditën e dytë takimeve në Pragë të Çekisë./REL

The post Çfarë pritet të ndodhë në takimet e liderëve evropianë në Pragë? appeared first on Albeu.com.