prag zgjedhjesh Archives - Albeu.com

Administrata publike u zgjerua në prag zgjedhjesh, sa persona u punësuan në tremujorin e parë të vitit
Pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, punësimi në shtet u zgjerua. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave, tregojnë se gjatë tremujorit të parë të këtij viti numri i të punësuarve në administratën publik,e u shtua me 1109 persona.

Faktoje.al i është referuar shifrave të INSTAT, ku numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 185,387 persona në fund të muajit mars.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, numri i të punësuarve në shtet është shtuar me 3630 individë.

Edhe pse ligjërisht punësimi në shtet përpara zgjedhjeve është i ndaluar, të dhënat ndër vite tregojnë se administrata publike në Shqipëri është rritur veccanërisht kur ka pasur zgjedhje.

Rasti më tipik ishte në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2021. Të dhënat e INSTAT tregojnë se punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua brenda një viti me 7,812 të punësuar, apo 4,5% më shumë.

Punësime elektorale

“Punësimet elektorale janë një traditë e ndjekur në Shqipëri, sidomos në vitet e fundit kur në tre procese zgjedhore sistemi i patronazhizmit ka diktuar nevojën për mobilizim maksimal të burimeve njerëzore”, shprehet për Faktoje.al Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike.

Sipas tij, ky fenomen nuk është i ri, por ka marrë përmasa më serioze në vitet e fundit, siç dëshmohet edhe nga të dhënat për vitin 2021.

“Pavarësisht se është një nga kritikat kryesore në raportet e ODHIR-it dhe OSBE-së ndër vite dhe ka pasur rekomandime për ndërhyrje në legjislacion për parandalim të një situate të tillë, progresi është krejtësisht minimal”, shton Krasniqi.

Ai thekson se në raste të tilla, “Prokuroria dhe SPAK do të duhet të bënin një hetim të thelluar të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë elektorale”, ndërsa “Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të hetojë mbi praktikat e ndjekura, që fenomene të tilla të mos përsëriten”.

Sipas tij, kjo është një çështje që “duhet trajtuar me prioritet, edhe në kuadër të procesit të integrimit europian”.

Edhe Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare thekson për Faktoje.al rëndësinë e kësaj çështjeje, duke deklaruar se “jo vetëm ne si aktor lokal, por tashmë edhe OSBE-ODHIR përsërit se në zgjedhje përdorimi i burimeve shtetërore është një nga problemet kryesore në garën për pushtet”.

Ai nënvizon se më shumë sesa asetet materiale, “peshën më të rëndësishme e zënë burimet njerëzore, apo nëpunësit e shtetit”, duke shtuar se “nëse ne kemi një problem me përdorimin e nëpunësve në fushatë, rritja e numrit të tyre e shumëfishon problemin dhe gjithashtu shumëfishon benefitet elektorale të partisë në pushtet”.

Sipas Qiraxhit, kjo është një nga arsyet pse “administrata jonë vetëm rritet, aq sa të krijojë një administratë dyfish më të lartë se vendet europiane”.

Ai kujton se; “përgjatë pesë viteve të fundit, Qëndresa Qytetare ka denoncuar mbi 100 raste të përdorimit të administratës në fushatë dhe një pjesë e mirë e tyre janë gjetur në përdorim të shtetit për fushatë”.

Cfarë deklaroi Berisha?

Në linjë me shqetësimet mbi përdorimin elektoral të administratës publike, edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryesinë e degës së PD-së në Bruksel, deklaroi se “në 11 maj nuk u bënë zgjedhje, por farsë elektorale”.

Ai vijon të akuzoi qeverinë se ka ndërtuar “një makineri gjigante” të blerjes së votës përmes abuzimit me pushtetin ekzekutiv, duke përfshirë masa të ndaluara me ligj.

Sipas Berishës, një nga mekanizmat më agresivë ishte rritja masive e punësimeve.

“Punësoi gjatë zgjedhjeve mbi 10 mijë vetë në qeverinë vendore dhe qendrore”, deklaroi ndër të tjera Berisha.

Përfundim

Deklarata e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, se gjatë zgjedhjeve janë punësuar mbi “10 mijë vetë në qeverinë vendore dhe qendrore”, nuk mbështetet aktualisht nga të dhënat zyrtare.

Sipas INSTAT, numri i të punësuarve në sektorin shtetëror për tremujorin e parë të vitit, në prag të zgjedhjeve parlamentare, është rritur me vetëm 1109 persona krahasuar me tremujorin paraardhës.

Kështu, ndonëse shqetësimi për përdorimin e administratës në funksion elektoral mbetet i ligjshëm, pretendimi për 10 mijë punësime është i pasaktë në raport me burimet zyrtare si INSTAT./Faktoje.al

The post Administrata publike u zgjerua në prag zgjedhjesh, sa persona u punësuan në tremujorin e parë të vitit appeared first on Albeu.com.

Gjermania mes dëshirës për fillim të ri dhe për vazhdimësi
Të dielën gjermanët do të zgjedhin parlamentin federal, Bundestagun. Numri i konstelacioneve partiake që mund të formojnë qeverinë është më i madh se kurrë më parë. Partitë tradicionale janë dobësuar, shkruan Auron Dodi.

Në Gjermani thonë me humor se tradicionalisht në zgjedhjet parlamentare konkurojnë të gjitha partitë. Dhe në fund, ajo që e merr postin e kancelarit është CDU-ja. E thonë sepse pikërisht kjo ka ndodhur në 52 vjet, nga 70 vitet e fundit.

Mbetet të shihet nëse do të konfirmohet edhe në këto zgjedhje ky skenar.

Një sondazh i fundit, i publikuar dy ditë para zgjedhjeve (24.09.) i institutit demoskopik Allensbach i sheh socialdemokratët dhe konservatorët thuajse me mbështetje të barabartë, me 1 përqind diferencë (26/25%). Socialdemokratët kanë kryesuar katër muajt e fundit në shumicën e sondazheve përballë konservatorëve, së fundi me një diferencë shumë të vogël, 2-3 përqind. SPD ka marrë te 25 përqind, CDU/CSU kanë marrë te 22-23 përqind. Por një diferencë kaq e vogël është brenda marzhit të gabimeve që mund të bëjnë sondazhet. Kështu që përfundimet e sondazheve këtë herë nuk na tregojnë shumë.

Konstelacionet me shanse për të formuar qeverinë

Megjithë përparësinë e kandidatit socialdemokrat, Olaf Scholz, askush nuk e përjashton që konservatorët e CDU/CSU-së me kandidatin Laschet ta mbajnë edhe më tej Kancelarinë Federale. Për momentin është bërë krejt e paqartë edhe se prej cilave parti do të përbëhet në fund qeveria e re.

Shanse për të hyrë në qeverinë e ardhshme gjermane kanë që nga postkomunistët e partisë e E Majta, te Të Gjelbrit, te liberalët e FDP-së. Vetëm ultra të djathtët e AfD-së i përjashtojnë të gjithë si partnerë në qeveri. Me sondazhet e fundit, shifrat për formimin e qeverisë mjaftojnë edhe për dy parti, socialdemokratët (SPD) dhe konservatorët (CDU/CSU). Në fakt, dy partnerët e qeverisë së tanishme e nisën fushatën elektorale me dëshirën për të mos e vazhduar bashkëpunimin. Edhe në popull ndihet dëshira për të provuar konstelacione të reja politike.

Por të mundura janë edhe disa konstelacione treshe në qeverinë e ardhshme: SPD-Të Gjelbrit-liberalët e FDP; CDU/CSU-Të Gjelbrit-liberalët e FDP-së; si dhe koalicioni, i parë me frikë nga disa, i partive të majta: socialdemokratët -Të Gjelbrit dhe partia E Majta. Pra në 26 shtator gjithçka është e hapur.

Shkaqet e paqartësisë për raportet politike pas zgjedhjeve

Në Gjermani edhe këtë herë përjetojmë një mentalitet disi paradoksal: gjermanët edhe duan ndryshim – pas 16 vjetësh qeveri Merkel ata ndiejnë nevojën për koncepte të reja modernizuese; por njëkohësisht duan që gjithçka të mbetet si ka qenë, pasi gati 70 përqind e gjermanëve janë të kënaqur me situatën e tyre ekonomike. Një numër i madh votuesish, së fundi 35 përqind e tyre, janë ende të pavendosur se kujt do t’ia japin votën të dielën.

Pavendosmëria ushqehet nga disa faktorë. Së pari, zgjedhësve nuk u duket bindës deri në fund asnjëri nga kandidatët për kancelar: as kandidati i CDU/CSU Armin Laschet, as kandidatja e Gjelbër, Annalena Baerbock. Por ideal nuk u duket as kandidati socialdemokrat Olaf Scholz ose më saktë nuk preferojnë partinë e tij. Vetëm se Scholzi, prej mbi 30 vjetësh në politikë dhe pjesëtar i disa qeverive, është kandidati që sugjeron më shumë vazhdimësi, pas Merkelit. Vazhdimësia u pëlqen shumë votuesve.

Së dyti, në këto zgjedhje nuk pati një temë të madhe polarizuese, siç qenë p.sh. migrantët në zgjedhjet e 2017-ës. Ishte tema e migrantëve që i katapultoi para katër vjetësh ultra të djathtët e AfD-së në partinë më të madhe të opozitës në Bundestag.

Së treti, përjetojmë një copëzim të mbështetjes për partitë politike në Gjermani. Janë tronditur lidhjet strukturore të zgjedhësve me partitë, sidomos me partitë konservatore. Kjo edhe sepse ka ndryshuar shoqëria gjermane, kemi ndryshim brezash te votuesit. Sipas sociologëve, nuk janë gjithnjë të njëjtët zgjedhës që ndryshojnë mendimin, por pjesë të mëdha të zgjedhësve të mëparshëm moshohen dhe vdesin. Atyre ua zënë vendin grupe të reja zgjedhësish, që sjellin me vete një socializim të ri. Ata nuk identifikohen më me partitë tradicionale. Kjo nga njëra anë ndryshon drejtimin bazë të zgjedhësve e nga ana tjetër kërkon edhe zhdërvjelltësi të madhe në programet partiake.

Epoka e partive të mëdha, që frymëzonin dhe mblidhnin shumë njerëz rreth vetes, ka marrë fund edhe në Gjermani. Te 20 përqind pak a shumë si tendencë në këto zgjedhje janë tri parti: SPD, CDU dhe Të Gjelbrit. Të gjitha këto e bëjnë ditën e votimit shumë interesante.

Mosha mesatare e votuesve është rritur

Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë 60,4 milionë shtetas gjermanë. Të tërheq vëmendjen rritja e moshës mesatare të votuesve: është hera e parë që mbi 38 përqind e votuesve janë mbi 60 vjeç. Madje, 21,3 përqind e votuesve janë mbi 70 vjeç. Skaji tjetër, votuesit më të rinj, që votojnë për herë të parë në këto zgjedhje pasi kanë mbushur 18 vjeç, përbëjnë 4,6% të numrit të përgjithshëm të votuesve apo 2,8 milionë vetë.

Të huajt me të drejtë qëndrimi në Gjermani, por pa pasaportë gjermane, në zgjedhjet parlamentare, në dallim nga zgjedhjet rajonale, nuk kanë të drejtë të votojnë.

Përsa u përket partive: kandidojnë gjithsej 47 parti. Pjesa më e madhe e tyre kanë lista me kandidatë të paktën në njërin nga landet federale të Gjermanisë. Për t’u votuar të dielën votohet jo me votim elektronik, por vetëm me fletë votimi.

Gjermania voton më tej me sistem proporcional, të personalizuar. Kjo do të thotë se çdo votues në Gjermani ka dy vota, të ashtuquajturat vota e parë dhe vota e dytë. Me votën e parë, votuesi zgjedh një kandidat të caktuar, në njërën prej 299 zonave zgjedhore. Kjo garanton që në parlament të përfaqësohet çdo zonë elektorale, çdo rajon. Me votën e dytë, votuesi voton për listën kombëtare të një partie. Është vota e dytë që vendos për fuqinë me të cilën përfaqësohet një parti në Bundestag. Për këtë arsye ajo është më e rëndësishme se vota e parë.

Padurim për rezultatet e para të votimit

Kutitë e votimit në të gjithë Gjermaninë të dielën mbyllen në orën 18.00. Thuajse menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit paraqiten parashikimet, në bazë të exit-poll-eve, pyetjes anonime të votuesve. Parashikimet në Gjermani në përgjithësi e tregojnë qartë tendencën si është votuar. Pas tyre, shpallen rezultatet e para paraprake, pas përfundimit të numërimit të parë të votave reale të dhëna.

Në zgjedhjet e vitit 2017, rezultatet e para paraprake u shpallën vetëm 15 minuta pas mbylljes së kutive të votimit. Pra rezultate të para paraprake mund të kemi që në orën 18.15.  Votat e dhëna me postë numërohen vetëm ditën e votimit.

Kurse rezultate më të gjera përfundimtare, priten natën e së dielës. Në zgjedhjet e kaluara rezultatet më të gjera jo përfundimtare dolën në orën 5 të mëngjesit. Ndërsa rezultati përfundimtar i zgjedhjeve nuk pritet para së hënës./DW

The post Gjermania mes dëshirës për fillim të ri dhe për vazhdimësi appeared first on Albeu.com.