pozitivë për drogë Archives - Albeu.com

Dalin pozitivë në testin e drogës 13 kandidatë për policë në Kosovë
Shkuan që të punësoheshin në policinë kosovare, por së paku 13 nga afro 1.000 të testuarit, rezultuan pozitivë për përdorimin e drogave. Ata u përjashtuan nga procesi i rekrutimit. Në shqyrtimin e këtyre rasteve të tyre tashmë janë të përfshira edhe gjykatat. Për t’u pranuar në Policinë e Kosovës, kandidatët për kadetë duhet t’u nënshtroheshin disa kontrolleve, përfshirë testet për disa lloje të drogave, ato mjekësore, psikologjike e të tjera.

“Kandidatët që nuk i plotësojnë standardet e kërkuara në një nga fushat ku kryhen kontrollet mjekësore/psikologjike, nuk mund t’i vazhdojnë më tej procedurat për t’u bërë kadetë të Policisë së Kosovës.”– thuhet në një deklaratë të këtij institucioni.

Policia kosovare thotë se testet që përdoren për identifikimin e substancave narkotike ose abuzuese, janë të shpejta ose rapide dhe realizohen përmes urinës. Amfetamina detektohet në urinë deri në 48 orë pas përdorimit të fundit. Pas 48 orëve, testi i amfetaminës në urinë mund të rezultojë negativ, ngase substancat e konsumuara vazhdimisht eliminohen me urinë.

Kjo nënkupton se nëse një kandidat për polic, që ka rezultuar pozitiv për amfetaminë, mund të rezultojë negativ nëse ritestohet. E formuar gati 25 vjet më parë, Policia e Kosovës numëron mbi 9.000 pjesëtarë me grada të ndryshme. Pagat e tyre nisin nga 210 Euro në muaj për kadetët policorë deri në mbi 1.500 Euro në muaj për drejtorin e përgjithshëm. Policët e Kosovës nuk kanë as sigurim shëndetësor, as jetësor.

The post Dalin pozitivë në testin e drogës 13 kandidatë për policë në Kosovë appeared first on Albeu.com.