post covid Archives - Albeu.com

Pasojat post-Covid: Rifillon kontrolli mjekësor falas në qendrat shëndetësore
Rifillon nga sot Programi  i Kontrollit Bazë në çdo qendër shëndetësore.

Kështu, çdo qytetar i moshës nga 35-70 vjeç, mund të kryejë kontrollet e dobishme për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-covid.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook shkruan:

“Në çdo qendër shëndetësore në vend, nga sot do të kryhet sërish kontrolli i plotë mjekësor #falas për çdo qytetar 35-70 vjeç, i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-covid”

Ndjekjet afatgjata të tilla si kontrollet check-up për çdo qytetar 35-70 vjeç janë thelbësore për të vëzhguar kushtet kronike në mesin e të personave që e kanë kaluar COVID-19.

Gjithashtu pandemia po rrit kërkesën për shërbime të shëndetit mendor dhe paketa e Kontrollit Mjekësor Bazë ofron një vlerësim të detajuar të shëndetit mendor.

Paketa e Kontrollit Mjekësor Bazë përfshin edhe një vlerësim të parametrave trupor, të tillë si perimetri i këllqeve, belit, indeksin e masës trupore BMI, etj.

Përafërsisht, rreth 18 % e individëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë, klasifikohen si persona me jetë sedentare, fakt ky që ndikon në shëndetin e këtyre personave në tërësi.

Në bazë të të dhenave te Qendres Internacionale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve 25% e 34 milionëve me diabet nuk janë diagnostikuar ende. Ky fakt ja shton akoma me shume rëndesinë kontrolleve si check-up për zbulimin e rasteve me diabet/prediabet.

The post Pasojat post-Covid: Rifillon kontrolli mjekësor falas në qendrat shëndetësore appeared first on Albeu.com.

Sa mund të zgjasin simptomat post-Covid?
Disa njerëz e kalojnë koronavirusin më lehtë dhe të tjerë shfaqin simptoma më të rënda. Por pacientët shpeshherë ankohen se pasi kanë kaluar virusin kanë efekte anësore që mund të zgjasin për shumë kohë. Por sa mund të zgjasin?

Një studim i ri, ku morën pjesë 10 mijë njerëz që rezultuan pozitivë me koronavirus, tregoi se simptomat nuk u zhdukën menjëherë por kishte pacientë me simptoma që zgjatën midis një dhe gjashtë muaj.

Hulumtimi i Universitetit të Stanfordit tregoi se përqindja e njerëzve të cilët vazhdojnë të kenë simptoma për një periudhë të gjatë është 70 përqind. 40 përqind tregojnë lodhje, 36 përqind vështirësi në frymëmarrje dhe 29 përqind çrregullime të gjumit.

The post Sa mund të zgjasin simptomat post-Covid? appeared first on Albeu.com.

Të alarmuar pas kalimit të COVID-19? Brataj shpjegon çfarë duhet të bëni për t’u rikuperuar plotësisht
Skënder Brataj ka zbuluar për shqiptarët sfidat shëndetësore që po kalojnë qytetarët të cilët kanë kaluar COVID-19.

Nga Skënder Brataj:

Si duhet të veprojmë pasi kemi kaluar Covid-19 dhe kemi persistencën e shenjave për një kohë të gjatë(Long Covid-19)?

Quhet sindroma Long Covid-19, ose Post-Covid -19 periudha pasi kemi kaluar sëmundjen. Ajo karakterizohet nga pasoja që mund të ngelen me ditë, javë ose muaj para se të shërohen plotësisht. Ato janë veçanërisht në ata që kanë kaluar sëmundjen në një formë të mesme ose të rëndë dhe me pneumoni.

Pasojat e raportuara në literaturë tregojnë se janë dëmtimet që i përkasin mushkërive, ato kardiologjike, renale, hepatike, neurologjike me një përqindjet të këtyre shqetësimeve që variojnë nga 5 në 50%. Për këtë arsye duhet të kemi parasysh mënyrën e ndjekjes së këtyre personave dhe ekzaminimet që duhet të kryhen. Kontrolle post Covid-19 duan ekzaminime specifike sidomos për mushkëritë si (CDI propozon pletizmografi dhe DlCO(shpërndarjen alveolare kapilare të monoksidit të karbonit),( Provat pulmonare). Testi i ecjes në këmbë(Caming Test), skaneri i mushkrive, teste laboratorike. Sidoqoftë është kujdesi parësor që monitoron ecurinë e gjendjes post Covid-19.

Në literaturë, prevalenca e pacientëve me simptoma në javët e fundit ose muaj pas kalimit të sëmundjes dhe negativizimit të parametrave është rreth 10%. Shumë prej këtyre pacientëve kanë pasur probleme me mushkritë dhe frymëmarrjen.

Një shenjë e shpeshtë që është hasur është humbja e nuhatjes dhe shijes e cila shpesh është prezantimi i vetëm i post-Covid-19. Kohëzgjatja e tyre ndryshon nga personi në person, biles ka pasur edhe pas një viti që nuk janë shëruar plotësisht nga ky shqetësim.

Ato kanë qenë të formave me çrregullim të lehtë, ose në përmirësim shumë të ngadaltë. Nuhatja rekuperohet zakonisht pas shijes. Ajo mund kthehet përmes trajtimeve të përsëritura 20-30 minuta me esenca të tilla si trëndafili, eukalipt, karafil, limon e tjer, për 12 javë.

Më pak të shpeshta, por po aq të përsëritura janë, dhimbje të kyçeve, muskujve, kolla e thatë, dispnea kronike, veçanërisht si rezultat i pneumonisë intersticiale, lodhje kronike dhe dhimbje koke. Ato zakonisht kanë trajtim simptomatik me medikamente të ndryshme kundër dhimbjeve ose shqetësimeve të tjera të cilat reagojnë mirë.

Po ashtu kërkohet terapi specifike për rehabilitimin e frymëmarrjes, për të rekuperuar indet e dëmtuara dhe vatrat e shumta të pneumonisë. Pacientët duhet të fillojnë një aktivitet të lehtë fizik, fillimisht duke praktikuar fryrjen e tullumbaceve disa herë në ditë dhe duke bërë fizioterapi të mushkrive, pastaj gradualisht të kthehen në jetën e përditshme.

Shenja të tjera janë, humbje e përkohëshme e flokëve, diabeti post-kovid, një sindromë e njohur nga përdorimi i kortikosteroideve në pacientë ku ato janë përdorur. Po ashtu sindroma e stresit post-traumatik me ankth, depresion, pagjumësi.

Analizat për të sugjeruar këtyre pacientëve kush janë?

CT(Skaner i mushkërive), në rastin e pneumonisë intersticiale, por jo menjëherë. Këshillohet nëse provat e mushkrive tregojnë ndryshime të parenkimës edhe një muaj pas negativizimit. Në rastet kur shohim imazhe akoma në fazë rizolutive në mushkri, nuk duhet të alarmohemi, sepse fushat e mushkërive pastrohen pas një periudhe kohore rreth 3 muaj. Analizat laboratorike gjatë sëmundjes tregojnë se ato inflamatore ndryshojnë shumë (PCR, Ves), ndërsa rruazat e bardha të gjakut ndryshojnë pak ose janë në proporcion të ulët, ndryshe nga pneumonia bakteriale në të cilën ato rriten në 20-30 mijë herë më shumë.

Pra, analizat laboratorike që duhet të kontrollojmë janë: gjak komplet me formulë leukocitare, D-Dimeri, Fibrinogjeni dhe Ferritina. Këto kontrolle mund të përsëriten dhe mund të menaxhohen nga mjeku i familjes. Ecuria e periudhës pas Covid-19 edhe pse zgjat në kohë, është zakonisht e mirë.

Ato raste të cilat janë më të shprehura dhe rezistente duhet tu drejtohen specialitetve përkatëse. /albeu.com/

The post Të alarmuar pas kalimit të COVID-19? Brataj shpjegon çfarë duhet të bëni për t’u rikuperuar plotësisht appeared first on Albeu.com.