poshtë mesatares Archives - Albeu.com

Bujqësia, ndërtimi, tregtia, industria ofrojnë paga poshtë mesatares kombëtare
Pagat mesatare në Shqipëri kanë ardhur në rritje, sidomos në dy vitet e fundit, por katër sektorë të ekonomisë me normat më të larta të punësimit, ofrojnë paga për punonjësit poshtë pagës mesatare në shkallë vendi.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e fundit të vitit 2023, paga mesatare në ekonomi arriti në 75,025 lekë, me rritje vjetore 13.7%, por pagat për punonjësit e bujqësisë, ndërtimit, tregtisë dhe industrisë ishin poshtë këtij niveli.

Në tremujorin e fundit të vitit 2023, paga mesatare bruto në bujqësi arriti nivelin e 49,140 lekë, me rritje 15.8%, por niveli i saj ishte sa 65% e pagës mesatare në shkallë vendi.

Pagat në bujqësi janë rritur me ritme më të shpejta se në sektorët e tjerë të ekonomisë, por për shkak të bazës së vogël, diferenca me pagën mesatare vijon të jetë më e larta nga të gjithë kategoritë.

Megjithatë, ky hendek është ngushtuar me 1 pikë përqindje gjatë një viti.

Megjithëse puna në ndërtim është e mirëpaguar, por pagat zyrtare në këtë sektor janë më të ulëta se niveli mesatar në shkallë vendi.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e fundit të vitit, paga mesatare mujore bruto në ndërtim ishte 58,387 lekë, me rritje vjetore 14,4%, por ky nivel ishte 22% më i ulët se paga mesatare në shkallë vendi.

Vlerësime të mëparshme nga Organizata Ndërkombëtare Punës ILO, tregojnë se sektori i ndërtimit në vendin tonë vuan nga një nivel i lartë i informalitetit si në punësim dhe në paga.

Informaliteti në punësim në këtë sektor arrin deri në 60%, teksa deklarimet e pagave zyrtare vijojnë të jenë shumë më të ulëta se pagesat reale.

Sektori i tregtisë ofron pagë mesatare mujore bruto së paku 19% më të ulët se paga mesatare në shkallë vendi. Në tremujorin e fundit 2023 paga mesatare në tregti, transport dhe shërbime ishte 60,179 lekë, me rritje vjetore 14.3%. Sektori i industrisë gjithashtu ofron pagë 14% më të ulët se paga mesatare në shkallë vendi.

Në tremujorin e katërt të vitit 2023, paga mesatare në këtë sektori arrit në 64,381 lekë nga 75,025 lekë që ishte paga mesatare.

Sektorët që po ofrojnë paga më të ulëta se paga mesatare vuajnë nga graviteti i sektorëve me paga më të larta, duke ndikuar zhvendosjen e punonjësve nga këto sektorë drejt atyre me fitime më të larta.

Bujqësia është sektori më i prekur nga kjo zhvendosje, duke bërë që forca e punës të pakësohet vit pas viti si rrjedhojë e migrimit te të rinjve jashtë vendit, ose drejt qyteteve në sektorë që kanë paga më të larta.

Në krahun tjetër aktivitet financiare që ofrojnë pagën më të lartë për punonjësit, kanë paga 98 për qind më të larta se mesatarja kombëtare, informacioni dhe komunikimi ofron paga 53% më shumë se mesatarja kombëtare, administratat publike ofron 16% më të lartë se mesatarja kombëtare dhe aktivitet e pasurive të paluajtshme 10% më shumë se mesatarja kombëtare.

The post Bujqësia, ndërtimi, tregtia, industria ofrojnë paga poshtë mesatares kombëtare appeared first on Albeu.com.