portofolat e shqipetareve Archives - Albeu.com

Në nivelin më të lartë në rajon, situata e vështirë ekonomike shqetësimi më i madh i shqiptareve
Kur janë pyetur qytetarët e Ballkanit se, cili është shqetësimi më i madh ekonomik në shtetin e tyre, shumica e tyre në secilin shtet janë përgjigjur situata ekonomike.

Barometri i Ballkanit në anketën e vitit 2022 ka vërejtur se, vështirësitë ekonomike janë një nga shqetësimet kryesorë të qytetarëve në Rajon, por në Shqipëri ky shqetësim është më i përhapur.

59% e të anketuarve në Shqipëri kanë renditur si problemin më madhor situatën jo të mirë ekonomike, kundrejt 41% të boshnjakëve, 40% të qytetarëve nga Kosova, 57% e maqedonasve, 41% e malazezëve dhe 46% e serbëve që menduan në këtë mënyrë. Ndryshe nga Rajoni Qytetaret e Kosovës dhe Malit të Zi e konsiderojnë si problemin më të madh në ekonominë e tyre, papunësinë.

Situata jo e mirë ekonomike është një realitet edhe për qytetarët që kanë një punë në Ballkan. Kjo për faktin se vendet e Rajonit dhe sidomos Shqipëria vuajnë nga mungesa e produktivitetit në ekonomi, që është bërë shkak për pagesa të ulëta.

Pas situatës jo të mirë ekonomike, papunësia është shqetësimi i dytë më i madh në aspektin ekonomik në vendet e Rajonit, por në Kosovë dhe Malin e Zi është shqetësim kryesor.

Pas situatës së vështirë ekonomike dhe papunësisë, shqiptarët konsiderojnë si problemin e tretë me të rëndësishëm emigracionin dhe sidomos ikjen e trurit.

29 % e shqiptarëve mendojnë se, emigracioni është shqetësues për perspektivën ekonomike të vendit. Në vendet e tjera të Rajonit përqindja e njerëzve që e konsiderojnë emigracionin si problem për ekonominë është më e ulët.

Në Kosovë dhe në Maqedoni 20 e qytetarëve i konsiderojnë problem të madhe ekonomik sistemin shëndetësor.

Zhvillimi ekonomik dhe papunësia mbeten dy pengesat më urgjente në rajon, konsideron Barometri i Ballkanit. Situata aktuale ekonomike konsiderohet sfida më e madhe nga 47% e të anketuarve në Ballkanin Perëndimor. Nga ana tjetër, papunësia është më e dëmshme për ekonominë, sipas 39% të te anketuarve. Korrupsioni renditet sërish i treti me 27%, ndërsa pesha e e tyre që e shohin emigracionin si një trend negativ është në rritje (18%, nga 13% në 2020).

Besimi në përfitimet socio-ekonomike të anëtarësimit në BE është mbizotërues në rajon, me 60% që e miratojnë pranimin./MONITOR

The post Në nivelin më të lartë në rajon, situata e vështirë ekonomike shqetësimi më i madh i shqiptareve appeared first on Albeu.com.