Porti Archives - Albeu.com

Porti i Durrësit/ Kapet ‘Land Roveri’ me sende të paligjshme, shpallet në kërkim poseduesi kosovar
Një rast i trafikut të armëve është zbuluar në Portin e Durrësit, ku pas një kontrolli në një automjet të braktisur prej më shumë se dy vitesh, janë gjetur armë zjarri dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak.

Më 4 qershor 2025, autoritetet doganore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hapur një kontenier të mbyllur që nga dhjetori i vitit 2022, në sheshin e kontenierëve të portit.

Brenda tij ndodhej një automjet tip Land Rover, që kishte hyrë në Shqipëri në datën 20 dhjetor 2022, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar në Morinë, si tranzit doganor nga Kosova me destinacion final Republikën Demokratike të Kongos.

Gjatë kontrollit fizik, në një hapësirë të përshtatur brenda automjetit u gjetën:

• 2 armë automatike

• 1 armë zjarri pistoletë

• 1.580 fishekë të kalibrave të ndryshëm

• 12 krehra fishekësh për armë automatike dhe pistolete

Pas veprimeve hetimore dhe analizës së të dhënave doganore e kufitare, Policia e Durrësit në bashkëpunim me strukturat kufitare bëri të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit kosovar Y. I., 24 vjeç, i dyshuar si poseduesi i armëve dhe organizator i trafikimit të tyre drejt një vendi të tretë.

Njoftimi:

Policia Kufitare në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe DVP Durrës, gjetën të fshehura në një automjet tre armë zjarri dhe 1580 fishekë luftarakë.

Shpallet në kërkim poseduesi i tyre dhe vijon puna për kapjen e tij

Automjeti Land Rover tranzit doganor nga Kosova për në Shqipëri me destinacion përfundimtar Republikën Demokratike të Kongos, i cili ka hyrë në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Morinë më datë 20.12.2022.

Kontenieri ku ndodhej automjeti, ishte i mbyllur në sheshin e kontenierëve në portin e Durrësit që prej dhjetorit të vitit 2022 pasi dërguesi nuk ishte paraqitur për të kryer veprimet doganore dhe më datë 04.06.2025, Autoriteti i Degës së Doganës Durrës vendosi kryerjen e procedurës së hapjes dhe kontrollit te këtij kontenieri.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjetin Land Rover shërbimet e Policisë konstatuan në brendësi të automjetit në një hapësirë të përshtatur 2 armë zjarri automatike, 1 armë zjarri pistoletë, 1580 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm dhe 12 krehra fishekësh për armë automatike dhe pistolete.

Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe asaj Kufitare të Portit Durrës për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të posedimit të armëve dhe të përfshirë në trafikimin e armëve dhe municioneve nga Kosova me destinacion Republikën Demokratike të Kongos.

Konkretisht u shpall në kërkim shtetasi kosovar Y. I, 24 vjeç dhe vijon puna në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Armët e zjarrit do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për t’ju nënshtruar ekzaminimeve teknike, balistike dhe daktiloskopike për të parë nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës po vijojnë veprimet hetimore në bashkëpunim dhe me autoritet kosovare për dokumentimin e plote ligjor të këtij rasti me qellim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale .

The post Porti i Durrësit/ Kapet ‘Land Roveri’ me sende të paligjshme, shpallet në kërkim poseduesi kosovar appeared first on Albeu.com.

Teliti: Porti i ri në Porto Romano 147 mln euro, ndërkohë vetëm 54 mln euro në total për indeksimin dhe bonusin e pensionistëve
Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, denoncon sipas tij  shpërdorimin e financave publike, ku në projekbuxjetin 2025, porti i ri në Porto Romano do marrë nga buxheti 2025 thuajse tre herë më shumë fonde në krahasim me cdo alokohen nga qeveria për indeksimin e pensioneve të 790mijë pensionistëve dhe bonusit të tyre të fundvitit.

Postimi i Telitit:

P-BUXHETI 2025: PORTI I RI NË PORTO ROMANO 147 MILIONË EURO, NDËRKOHË VETËM 54 MILIONË EURO NË TOTAL PËR INDEKSIMIN DHE BONUSIN 2025 TË PENSIONISTËVE!

Pasi i falën mbi 1 miliardë euro investime të kryera në 30 vite në portin e Durrësit,

Pasi i falën qindra mijëra metra katror tokë publike,

Pasi përjashtuan “investorin strategjik” për 10 vjet nga detyrimet fiskale,

Pasi i falën taksën e ndikimit në infrastrukturë,

Pasi nuk pyetën askënd për portin e ri në Porto Romano dhe kostot e saj marramendëse të ndërtimit,

Pasi alokuan nga buxheti shtetit gjatë 2024 plot 98 milionë euro, vjen përsëri fatura e rradhës për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Qeveria parashikon të japë plot 147 milionë euro të taksave tona gjatë 2025 për këtë projekt.

Kur mendon që portin e kishim në Durrës, kur mendon që për indeksimin dhe bonusin që do jepen gjatë vitit të ardhshëm për 790mijë pensionistët qeveria parashikon vetëm 54 milionë euro (apo 2.7 herë më pak)…kupton edhe më qartë pse propaganda qeveritare është futur në lëvizje këto ditët e fundit.

Nuk mbulohet mali me gisht jo!!!

The post Teliti: Porti i ri në Porto Romano 147 mln euro, ndërkohë vetëm 54 mln euro në total për indeksimin dhe bonusin e pensionistëve appeared first on Albeu.com.

Porti i Durrësit, tetori nis me ardhjen e 630 turistëve nga e gjithë bota
Porti i Durrësit vijon të mbetet destinacioni i kroçerave të huaja edhe gjatë stinës së vjeshtës.

Mëngjesin e sotëm në port mbërriti kroçera “Seven Seas Voyager” me rreth 650 turistë nga e gjithë bota, 450 prej të cilëve amerikanë, të cilët kanë zgjedhur të vizitojnë ditën e sotme qytetin bregdetar të Durrësit si dhe sitet turistike të Tiranës, Krujës dhe Beratit.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “edhe pse zyrtarisht jemi në muajt e vjeshtës, kroçerat turistike vijojnë të ndalen në vendin tonë, duke e integruar atë çdo vit e më shumë në itineraret e tyre në Adriatik”.

“Seven Seas Voyager” ndalet në Durrës pas vizitës në ishullin grek të Korfuzit, për të vijuar më tej turin në brigjet e Kroacisë.

Anija turistike “Seven Seas Voyager” lundron nën flamurin e Bahamas dhe ka një gjatësi prej 206,5 metra dhe gjerësi rreth 30 metra.

The post Porti i Durrësit, tetori nis me ardhjen e 630 turistëve nga e gjithë bota appeared first on Albeu.com.

Nesër pritet përkeqësim i motit, drejtoria Detare në Vlorë: Mjetet e vogla lundruese të marrin masa! Anijet e transportit ndërkombëtar operojnë normalisht
Nga nesër pritet një përkeqësim i kushteve të motit, duke rikthyer rrebeshet e shiut. Për këtë arsye, drejtoria e Përgjithshme Detare në Vlorë, u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të përshkimit, duke filluar nga nesër 9 shtator e deri mëngjesin të martës 10 shtator, që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, të marrin masa me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

‘Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuar gjatë datave 09-10.09.2024 !

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 09-10.09.2024 duke filluar nga ora 10:00 datë 09.09.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, në forcën deri 5-6bft me shpejtësi ere deri 10-15m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri 1.50 metra, me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

1.DUKE FILLUAR NGA ORA 10:00 DATË 09.09.2024 TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA DHE JASHTË GJIRIT TË VLORËS TË MARIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

3.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 10.09.2024.’- njofton drejtoria Detare.

The post Nesër pritet përkeqësim i motit, drejtoria Detare në Vlorë: Mjetet e vogla lundruese të marrin masa! Anijet e transportit ndërkombëtar operojnë normalisht appeared first on Albeu.com.

Skandali me mbetjet toksike, organizata amerikane BAN: Transporti i ‘hirit helmues’ nga Durrësi, maja e një skandali më të madh! Dërgesa të kësaj natyre bëhen rregullisht
Çështja e eksportit të një sasie mbetjesh industriale nga porti i Durrësit, që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese, është kthyer në një histori dyshimesh të shumta, me shumë të panjohura. Një hetim i dyfishtë është duke u kryer nga prokuroria e Durrësit në Shqipëri dhe nga zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, në Bruksel, mbi 100 kontejnerë të bllokuar së fundmi në Singapor, me origjinë nga porti i Durrësit.

Organizata jo qeveritare amerikane ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ i tha Zërit të Amerikës, se ajo është e bindur se porti i Durrësit, jo vetëm në këtë rast, por edhe në raste të tjera më parë është shfrytëzuar për të nxjerrë nga Shqipëria, rajoni dhe me gjasë edhe nga vende të tjera evropiane, mbetje të rrezikshme helmuese drejt disa vendeve aziatike.

Nga Porti i Durrësit, çdo tre apo katër muaj është eksportuar një material që dyshohet se është pluhur helmues i njohur si ‘EAF’, që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike. Ky është pretendimi i Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN), me seli në Seattle. Përfaqësuesi i tij, Jim Puckett i tha Zërit të Amerikës se të dhënat që BAN-i disponon janë marrë nga një sinjalizues nga Porti i Durrësit, i cili ka ofruar dëshmi për këtë.

“Para një muaji, ne krijuam një portal, ku individë nga e gjithë bota mund të raportojnë për mbetjet helmuese. Personi i parë që na sinjalizoi ishte një individ që vëzhgoi transportin e mbetjeve helmuese në portin e Durrësit. Ai kishte njohuri se ku shkonte pluhuri helmues dhe dokumentet që tregonin rrugëtimin e ngarkesave”.

Pas marrjes së të dhënave BAN-i thotë se ka kryer hulumtimin e veta dhe arrin në përfundimin se dërgesa të kësaj natyre bëhen rregullisht nga porti i Durrësit.

“Ne ishim në gjendje të konfirmojmë se kontejnerët që raportoi sinjalizuesi, numrat e tyre identifikues, i vërtetuam përmes aplikacionit ‘Google Earth’ , po ashtu përmes imazheve satelitore të Google Earth, lokalizuam vendndodhjen e tyre të saktë duke e krahasuar me dritat dhe rrugët e portit. Kemi tre burime të dhënash të marra në tre kohë të ndryshme. Ne dyshojmë se kjo ndodh çdo tre apo katër muaj.”

Hiri i eksportuar nga porti i Durrësit i takon firmës ‘Sokolaj’ e cila e ka blerë atë nga fabrika e kompanisë Kurum në Elbasan që prodhon çelik dhe hekur. E kontaktuar nga Zëri i Amerikës, firma Sokolaj deri në përgatitje e këtij materiali nuk ka kthyer përgjigje.

Firma turke Kurum, në një deklaratë të bërë më 21 gusht, ndonëse nuk jep sqarim të saktë nëse është ajo shitësja e kësaj lënde, thotë se

“Kurum International asnjëherë nuk ka eksportuar mbetje të rrezikshme ndaj edhe në këtë rast, kjo ngarkesë për të cilën bëhet fjalë nuk është eksportuar nga Kurum International”.

Puckett thotë se eksportimi i shpeshtë i këtij materiali nga Durrësi, ngre dyshime që ai n uk vjen vetëm nga fabrika e Kurimit, pasi kjo fabrikë nuk është aq e madhe sa të prodhojë sasi kaq të mëdha të pluhurit EAF.

“Ky material mund ta ketë origjinën nga vende të tjera të Evropës. Kudo ku ka fabrika për shkrirjen e çelikut, krijohet ky lloj hiri. Kompanitë duan ta heqin atë qafe, sepse kostoja është më e lartë për ta menaxhuar siç duhet. Po ashtu edhe zinku që nxirret prej tij nuk është aq i vlefshëm”, thotë zoti Puckett.

Sipas të dhënave që sinjalizuesi i dha Rrjetit të Aksionit të Bazelit, rasti i fundit ishte në muajin korrik, kur material i dyshimtë fillimisht u ngarkua në kontejnerë në Portin e Durrësit. Pasi largohet nga porti i Durrësit, kontejnerët udhëtojnë drejt portit të Triestes, në Itali. Aty kontejnerët ngarkohen në dy anije të tjera transportuese, që i përkasin firmës daneze ‘Maersk’. Prej portit italian, përmes Detit Mesdhe dhe bregdetit të Afrikës malli u nis fillimisht për në Singapor, prej nga do të vazhdonte rrugën për në destinacionin e tij përfundimtar, Tajlandën. Ndërsa malli lundronte në mes të ujërave të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Jugut, një nga dy anijet që e transportonin atë u zhduk nga radarët. BAN-i thotë se kjo ndodhi pikërisht në kohën kur ata ngritën shqetësimin se një ngarkesë me pluhur helmues po transportohej nga Shqipëria për në Azi.

Firma daneze Maersk e konfirmoi për Zërin e Amerikës se sinjali nga një prej anijeve të saj me të vërtetë u ndal, por thotë se kjo nuk u bë për arsyen që ngre si dyshim BAN-i.

“Një organizatë jo qeveritare ka spekuluar se pse gjurmuesi i anijes tonë Campton ishte fikur. Ndërsa situata e sigurisë në ujërat rreth rajonit të Lindjes së Mesme është e ndjeshme, nuk është e pazakontë që disa pronarë anijesh të çaktivizojnë gjurmuesin e tyre”.

Kjo lë të kuptojë se mund të jetë bërë për të shmangur një sulm nga grupi militant jemenas, Houthi që prej nisjes së luftës në mes të Izraelit dhe Hamasit ka kryer një mori sulmesh mbi anijet transportuese që kanë lundruar afër Jemenit.

Maersk gjithashtu i tha Zërit të Amerikës se ata vendosën ta transportonin mallin pasi dokumentacioni shoqërues thoshte se ishte i pa rrezikshëm.

“Nëse do të ishte deklaruar se përmban mbetje të rrezikshme, Maersk do të kishte refuzuar ta transportonte. Për shkak të spekulimeve në lidhje me përmbajtjen e tij, Maersk ka bashkëpunuar me autoritetet e Singaporit… Anija jonë Campton ka shkarkuar kontejnerët në Singapor dhe tani ato po riatdhesohen për në Shqipëri nga një kompani tjetër”.

Një tjetër argument që përmend “Rrjeti i Aksionit të Bazelit” për dyshimet e transportimit të këtij materiali nga porti i Durrësit është dërgesa e parafundit që shkoi nga Durrësi për në Kinë. Nga muaji prill, sipas drejtorit ekzekutiv Jim Puckett, kjo dërgesë është bllokuar në një port kinez, afër Hong Kongut.

“Kjo dërgesë u nis nga i njëjtë port. Sipas sinjalizuesit tonë, kinezët e kanë refuzuar atë. Janë 115 kontejnerë nga Shqipëria që ende janë të bllokuar në Kinë. Kinezët e kanë analizuar materialin dhe kanë gjetur nivele të larta të metaleve, përfshirë mbi 8% plumb”, thotë zoti Puckett.

Dy ministri të qeverisë shqiptare në fundjavë thanë në një deklaratë të përbashkët se “Shqipëria nuk mundet të pranojë apriori rikthimin e ngarkesave të tilla vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekulimeve, pa realizimin e analizave shteruese …”

Nëse konfirmohet se fjala është për hirin që del nga oxhaku i fabrikave metalurgjike, atëherë pasojat, sipas BAN-it janë të rënda, për shëndetin e njerëzve dhe mjedisin, por mund të ketë edhe pasoja politike.

Pluhuri EAF përmban përqindje të lartë metalesh si plumbi dhe kromi dhe mbetje të tjera kimike që shkaktojnë kancer.

Në fotografitë e sinjalizuesit të BAN-it për rastin e muajit korrik, sipas zotit Puckett, shihen grumbuj të hirit që ishin lënë në mjedis të hapur në portin e Durrësit. Fotografi të ngjashme shihen edhe në aplikacionin ‘Google Earth’. Një e tillë, e bërë më 11 tetor të vitit të kaluar, tregon grumbuj të hirit brenda hapësirës së portit të Durrësit.

“Fjala është për një mbetje të rrezikshme nëse nuk trajtohet si duhet. Ju nuk do të donit ta mbani këtë afër fëmijëve apo personave me sëmundje kronike”, tha zoti Puckett.

Prokuroria e Durrësit njoftoi të mërkurën se ka nisur hetimet, në bashkëpunim me Zyrën Evropiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF).

Kjo zyrë nuk pranoi të komentojë.

“Ne nuk jemi në gjendje të japim detaje në lidhje me rastet që OLAF mund të trajtojë pasi duhen mbrojtur të dhënat e çdo hetimi të mundshëm dhe të proceseve të mundshme gjyqësore që do të pasojnë…”, tha për Zërin e Amerikës zyra për informim e OLAF-it.

Dogana shqiptare megjithatë e konfirmoi për Zërin e Amerikës se ishte OLAF-i ai i cili e njoftoi Strukturën Antitrafik të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për rastin. Kjo zyrë gjithashtu nuk pranoi të komentojë, pasi rasti tani është nën hetim. As kompania gjermane ‘EMS Shipping’ që menaxhon një pjesë të portit të Durrësit, pikërisht pjesën ku bëhet ngarkimi i këtij materiali në kontejnerë, nuk pranoi të bëjë komente.

“Duke qenë se rasti është nën hetim nga autoritetet me të cilat po bashkëpunojmë plotësisht, nuk mund të komentojmë detajet e rastit derisa të përmbyllet”.

Rrjeti i Aksionit të Bazelit thotë se ishin ata që e njoftuan OLAF-in për rastin.

“Ne i jemi shumë mirënjohës OLAF-it dhe prokurorisë në Shqipëri që po merren me këtë rast, pasi unë kam përshtypjen që kjo është maja e një skandali shumë më të madh”, thotë Drejtori Ekzekutiv i BAN-it, Jim Puckett.

Pasojat politike, nëse konfirmohet pretendimi i organizatës amerikane, mund të jetë shkelja e Konventës së Bazelit, Traktatit të Kombeve të Bashkuara, që rregullon tregtinë e mbetjeve të rrezikshme. Vendet nënshkruese të konventës, një prej të cilave është edhe Shqipëria, nuk lejohen të dërgojnë mbetje helmuese tek një vend tjetër, nëse nuk marrin paraprakisht miratimin nga vendi mikpritës.

Qeveria shqiptare i hodhi poshtë gjatë fundjavës akuzat se ajo nuk ka vepruar në lidhje me rastet e dyshuara.

Në deklaratën e përbashkët të dy ministrive të qeverisë shqiptare thuhet se Shqipëria është klasifikuar si një vend i sigurt, pasi është verifikuar dhe certifikuar në disa inspektime ndërkombëtare përgjatë viteve të fundit.

“Unë do të këshilloja që Shqipëria të marrë përgjegjësinë për atë që po ndodh në portin e Durrësit. Dikush duhet të analizojë ato grumbuj që gjenden në port dhe mallin që po kthehet nga Singapori. Por unë e them me 95% siguri se fjala është për hirin EAF, të cilin të gjithë në industrinë metalurgjike e njohin si mbetje helmuese”, thotë për Zërin e Amerikës, Jim Puckett, Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit të Aksionit të Baselit.

Puckett thotë se e kupton që Doganat mund të jenë mashtruar nga eksportuesit, të cilët mund ta kenë deklaruar atë si material të parrezikshëm, por:

“Është shumë e dyshimtë se si mund ndodhë kjo gjë para syve të tyre. Unë jam i sigurt se kjo është një histori më e madhe që përfshin shumë eksporte që nuk janë vërejtur më parë dhe që ndoshta e kanë burimin diku në Evropë, apo edhe në vende të tjera. Unë nuk besoj që kjo histori ka marrë fund”

Odiseja e këtyre mbetjeve është vetëm në hapat e parë, ndërsa pritet përfundimi i analizave laboratorike se çfarë përmban në të vërtetë malli në kontenierët që po udhëtojnë për t’u rikthyer në Shqipëri./VOA

The post Skandali me mbetjet toksike, organizata amerikane BAN: Transporti i ‘hirit helmues’ nga Durrësi, maja e një skandali më të madh! Dërgesa të kësaj natyre bëhen rregullisht appeared first on Albeu.com.

Udhëtarët nga Porti i Durrësit, 80 mijë persona vetëm në 15 ditët e para të gushtit
Mbi 120 mijë udhëtarë kanë udhëtuar nëpërmjet portit të Durrësit gjatë gjysmës së parë të muajit gusht, rreth 80 mijë prej të cilëve  kanë hyrë në vendin tonë. Kjo pritet të jetë piku i fluksit për shkak se numri i atyre që hyjnë është pothuajse i njëjtë me ata në dalje.

Një ditë më parë mbërritën në port 2 500 udhëtarë dhe u larguan pas pushimeve në Shqipëri 5800 të tjerë. Vetëm me 3 tragete sot mbërritën 1 840 persona dhe 575 automjete, ndërsa priten edhe dy tragete të tjera këtë të shtunë.

Të dhënat portuale tregojnë se hyrje-daljet e udhëtarëve këtë muaj kanë shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Pavarësisht çmimeve të kripura që ofron udhëtimi me traget, pasagjerët “tradicionalë” vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik kësaj forme transporti.

The post Udhëtarët nga Porti i Durrësit, 80 mijë persona vetëm në 15 ditët e para të gushtit appeared first on Albeu.com.

Fluks pasagjerësh në portet e Durrësit dhe të Vlorës! Për 10 ditë u regjistruan mbi 100 mijë pasagjerë
Mbi 100 mijë pasagjerë kanë udhëtuar nëpërmjet Portit të Durrësit përgjatë periudhës 1- 10 gusht 2024. Të dhënat tregojnë se hyrjet dhe daljet e udhëtarëve përgjatë 10 ditëve të para të muajit gusht kanë pësuar rritje në masën 9% krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Referuar të dhënave analitike të Autoritetit Portual të Durrësit 54,219  pasagjerë janë regjistruar në hyrje dhe 31,849 në dalje, duke shënuar kështu një diferencë prej 7,335 pasagjerësh më shumë, krahasuar me 2023-shin.

Ky trend rritës paraqitet dhe në Portin e Vlorës. Vetem kete te merkure kane mberritur 1142 pasagjere me dy tragete te lindjes Brindisi – Vlore.

Ndërsa në dy javet e para te muajit gusht kanë udhëtuar 28 124 pasagjerë ose 400 me shume se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

The post Fluks pasagjerësh në portet e Durrësit dhe të Vlorës! Për 10 ditë u regjistruan mbi 100 mijë pasagjerë appeared first on Albeu.com.

Gara për Portin në Porto Romano/ Rama: E larguam nga qyteti, ishte plagë mjedisore dhe zonë e errët e veprimtarive kriminale
Hapet gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, që siç tha Rama është një nga projektet më të rëndësishme strategjike për Shqipërinë dhe rajonin.

Në fjalën e tij, Rama dhe se ky projekt ka një garanci shumë të madhe dhe porti është një kapitull i ri për Shqipërinë.

Ndër të tjera, kryeministri deklaroi se e larguan nga qyteti i Durrësit, pasi ishte një plagë e rëndë mjedisore dhe zonë e errët e veprimtarive kriminale.

Kryeministri u shpreh se “në bashkërendim me NATO jemi duke punuar për financimin e zonës ushtarake pranë këtij porti, duke i shtuar kështu projektit edhe rëndësinë që lidhet me sigurinë, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe më gjerë”.

“Është një histori më e gjatë sesa dëshira dhe limitet e durimit pasi qytetarët dëgjojnë dhe presin. Durimi e para nuk është ndër virtytet e shqiptarëve dhe e dyta, në kohet tona është një nga mallrat më të rrallë

Shqiptarët kanë zgjedhur që ky vend të bëhet më në fund pjesë e familjes së bashkuar të vendeve të lira dhe demokratike.

E shkuara është një barrë shumë e madhe, e shkuara jonë është njësoj si porti i Durrësit në qendër të qytetit. Një port që është një plagë, plagë mjedisore, një plagë fizike që ka bërë në vazhdimësi dëm të madh për perspektivën dhe imazhin, por edhe një plagë në aspektin socio-ekonomik sepse e dimë shumë mirë se gjithë ai kaos për shumë vite ka qenë një zonë e errët e veprimtarive të paligjshme dhe kriminale.

Largimi i Portit të Durrësit nga qyteti dhe vendosja e tij këtu, tërësisht me karakteristika dhe përmasa të reja është hapja e një kapitulli të ri në historinë e qytetit, por edhe në historinë e ekonomisë tonë dhe sigurisë tonë. Ky projekt ka një garanci shumë të madhe. Ka garancinë e një prej kompanive më të shkëlqyera që ka bota, kompania Royal Haskoning”, tha Rama ndër të tjera duke theksuar se ky port i jep Shqipërisë një fuqi të re dhe e bën pikë kyçe strategjike për tregtinë dhe sigurinë e rajonit.

Rama u shpreh se porti do të lidhë tregtinë me pjesën tjetër të rajonit dhe më gjerë përmes hekurudhave dhe përmes dy porteve të thata në Strugë dhe Prishtinë, duke orientuar shumë flukse tregtare.

The post Gara për Portin në Porto Romano/ Rama: E larguam nga qyteti, ishte plagë mjedisore dhe zonë e errët e veprimtarive kriminale appeared first on Albeu.com.

Kokaina në portin e Durrësit, shikoni ku ishin fshehur 7 pakot! I paketuan në qese vakumi për të mos u nuhatur nga qentë antidrogë
Policia e Durrësit përcjell informacionin lidhur me arrestimin e 7 kg kokainë dhe pamjet e operacionit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pakot”, i zhvilluar nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me DVP Durrës, Departamentin e Policisë Kriminale dhe autoritetet doganore të portit.

Falë kontrolleve të shtuara të Policisë Kufitare dhe me mbështetjen e inteligjencës informative të strukturave hetimore të Policisë së Shtetit, parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të drogave të forta.

Gjenden të fshehura në një furgon dhe sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 7 pako me lëndë narkotike kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë.

Vihen në pranga pronari i furgonit dhe drejtuesi i fugonit  ku u gjet lënda narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike, si rezultat i intensifikimit të kontrollit, bazuar dhe në analizën e riskut dhe në inteligjencën informative të siguruar nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, në dalje, automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi A. D.

Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në pjesën e poshtme të sediljes, në një vend të fshehtë të krijuar për këtë qëllim, 7 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë.

Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-A. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, shoferi i furgonit;

-M. Ç., 28 vjeç, banues në Tiranë, pronari i furgonit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kokainë, 4 celularë, fugoni, 3950 euro, 21 700 lekë, 150 korona suedeze dhe 60 franga.

Ndërkohë, strukturat hetimore të DVP Durrës, në drejtimin Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

The post Kokaina në portin e Durrësit, shikoni ku ishin fshehur 7 pakot! I paketuan në qese vakumi për të mos u nuhatur nga qentë antidrogë appeared first on Albeu.com.

Gjenden 7 pako me kokainë të fshehura në një furgon në Portin e Durrësit, 2 të arrestuar
Shtatë pako me kokainë janë gjetur të fshehura në një furgon mallrash gjatë kontrollit në portin e Durrësit. Furgoni ipërket kompanisë ‘Bledi Travel” e cila merret me transportimin e pakove për emigrantët në itinerarin Shqipëri – Itali – Angli.

Kokaina ishte paketuar në qese vakumi për të mos u nuhatur nga qentë anti-drogë.

Report Tv mëson se në prangat e policisë deri më tani kanë rënë dy persona Arjan Doçi, 38 vjeç dhe Mentor Çuni 39 vjeç, shoferi i furgonit dhe një person tjetër. ndërkohë që po vjojnë hetimet për të zbuluar të implikuarit e tjerë të këtij rrjeti të trafikut.

Kompania në fjalë rezulton e regjistruar në Angli dhe për këtë është kërkuar bashkëpunimi me homologët atje.

Ku u gjet kokaina

Furgon me targa Angleze i është nënshtruar kontrollit pasi kishte sinjalizime se brenda tij kishte sende të paligjshme. Skaneri ka zbuluar 7 pakot me kokainë poshtë sediljes së shoferit, një fund i dyfishtë në formë xhepi fundor që të ishte e vështirë të identifikohej nga policia.

The post Gjenden 7 pako me kokainë të fshehura në një furgon në Portin e Durrësit, 2 të arrestuar appeared first on Albeu.com.