porti i Durresit Archives - Albeu.com

Sekuestrohen lëndë narkotike, armë, bizhuteri dhe 29 mijë euro në Portin e Durrësit, policia arreston 42-vjeçarin
Këtë të mërkurë, policia ka vënë në pranga një 42-vjeçar në Portin e Durrësit, pasi në autobusin që ai drejtonte u gjetën armë zjarri, euro dhe drogë.

Burime zyrtare bënë me dije se, pas hekurave ra shtetasi me inicialet D.F.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Full scan”. Sekuestrohen drogë, armë zjarri, bizhuteri dhe vlera monetare. Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për futje të lëndëve narkotike, armëve të zjarrit dhe vlerave monetare, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Full scan”.

Në kuadër të operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Stacionit të Policisë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, ushtruan kontroll të imtësishëm në hyrje, në vijën e dytë, në Portin e Durrësit, në autobusin që drejtohej nga shtetasi D. F.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit D. F., në çantën marsup u konstatua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, me peshë 92 gramë, dhe disa bizhuteri të dyshuara flori. Gjatë kontrollit në brendësi të autobusit, brenda një çante shpine u gjetën një sasi vlere monetare, në total 29 000 euro, një armë zjarri, tip pistoletë, me pesë krehra, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. F., 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Trafikim i armëve dhe i municionit”, “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabandë me mallra të licencuara”, “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës.

The post Sekuestrohen lëndë narkotike, armë, bizhuteri dhe 29 mijë euro në Portin e Durrësit, policia arreston 42-vjeçarin appeared first on Albeu.com.

“Jemi nga Guardia di Finanza”, ndalohet një makinë me pajisje përgjimi në Portin e Durrësit
Policia Kufitare e Durrësit, mbrëmjen e sotme ka ndaluar një automjet që transportonte disa pajisje të dyshuara për përgjim.

U mësua se automjeti vinte nga Ancona drejt Durrësit, kishte tre persona që prezantuan veten si punonjës të Guardia di Finanza.

Bëhet me dije se tre personat janë kthyer mbrapsht, ndërsa pajisjet janë sekuestruar.

Ende mbetet e paqartë arsyeja pse tre të dyshuarit nuk janë ndaluar nga autoritetet shqiptare.

The post “Jemi nga Guardia di Finanza”, ndalohet një makinë me pajisje përgjimi në Portin e Durrësit appeared first on Albeu.com.

Partia Demokratike kërkon komision hetimor për Portin e Durrësit: Po investohen para të pista, PS refuzon
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, është diskutuar kërkesa e 35 deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për projektin e Portit turistik të Durrësit dhe atij në Porto Romano.

Kërkesa e demokratëve erdhi pas publikimit të disa artikujve të mediave gjermane, të cilat hedhin dyshime për afera korrupstive si për projektin e ri që pritet të ndërtohet, ashtu edhe për largimin e një kompanie gjermane.

Opozita dyshon se procesi i tenderimit për portin e ri, i pashpallur ende zyrtarisht, është i manipuluar dhe i paracaktuar për aktorë të caktuar.

Demokratët kërkojnë transparencë mbi këto dy projekte, mbrojtjen e pronës publike dhe ruajtjen e buxhetit të shtetit në të gjitha kontratat publike që angazhohet qeveria shqiptare.

Në fjalën e mbajtur në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi u shpreh se kemi të bëjmë me një aferë korruptive miliona euro.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, në portin e ri mund të investohen para të pista dhe Kuvendi ka të drejtën të hetojë.

“Kërkesa për komision hetimor është çështje konkrete. Një aferë korruptive qindra miliona euro. Faljen e tokës publike bashke me portin tek një firme private dhe ndërtimi i një porti te ri. Objekti i hetimit është konkret dhe puna e Kuvendit është pikërisht kjo. Është çështje e interesit publik dhe ne e kemi detyre të bëjmë transparencë. Aty mund të jenë para të pista që po investohen dhe Kuvendi ka të drejtë të hetojë, siç ka të drejtë të kontrollojë prishjen e të gjitha marrëdhënieve kontraktuale të mëparshme. Kuvendi ka të drejtë të hetojë edhe se ça po ndodh me portin e ri.

Na u tha që do jetë me faturë zero nga buxheti i shtetit sot na thuhet do kushtojë 1 miliardë. Nuk ka asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese, ku thuhet se në qofte se çështja është në Strasburg nuk mund të ketë hetim parlamentar. E kundërta është thënë. Gjithashtu i dashur koleg ti lexon gjëra që si kupton se kështu ti kanë dhënë. Nuk ka asnjë opinion të Venecias për këtë çështje siç ti pretendon. Në çdo vendim thuhet se Kuvendi ka rol kontrollues dhe duhet të bëjë kujdes që të mos ketë mbivendosje kompetencash”, – tha Bardhi.

Por, socialistët e refuzuan kërkesnën e PD-së. Nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi, tha se opozita e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe duhet pritur kjo e fundit që të shprehet.

“Ne kurrë s’kemi thënë që jemi kundër komisioneve hetimore. Kur ju i bëni komisionet hetimore me objektin e duhur janë miratuar. Pak a shumë ishin shteruese argumentet e grupit tonë parlamentar. Por dua të shtoj se sa herë që lexoj kërkesën ëe duket edhe e vonuar, edhe e shpejtuar, sepse jemi në limitet e punës së këtij Parlamenti. Në pjesën e fushatës, Parlamenti nuk mund të funksionojë. Më duket e vonuar se mund ta kishit bërë më përpara këtë komision nëse do ta donit”, tha deputeti socialist.

Sipas Çuçit, kjo çështje po shqyrtohet në Kushtetuese dhe nuk mund të merret një veprim tjetër pa pritur atë vendim.

“Më duket e shpejtuar se jemi përpara vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Të presim njëherë Gjykatën Kushtetuese se çdo të thotë për këtë çështje. Ju keni kërkuar shfuqizim e të gjithë korpusit ligjor për çështjen e Portit te Durrësit në Gjykatën Kushtetuese. Të paktën sot ne nuk mund të marrim një vendim për ngritjen e një komisioni të tillë hetimor, pa folur gjykata”, deklaroi Çuçi.

Por, Ina Zhupa, së bashku me Gazment Bardhin, kundërshtuan argumentet e mazhorancës, ku deputetja demokrate u shpreh se Kushtetuta përcakton ngritjen e Komisioneve.

“Po harxhoni një kohë që nuk është produktive, ju s’keni asnjë të drejtë të rrëzoni një komision hetimor, sepse keni detyrimin që i jep Kushtetuta, Neni 77 e thotë qartë. Argumenti i Z. Balla, i cili në fakt është në konflikt interesi sepse përfaqëson qeverinë në konferencën e kryetareve dhe duhet fliste në fund, se ky është objekt hetimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk qëndron”, – tha Zhupa.

Më tej, ajo shpjegoi edhe vendimin e Kushtetueses për kërkesat që depozitohen për komisione hetimore.

“Gjykata Kushtetuese është shprehur në vitin 2014 që ekzistenca e një procesi hetimor/gjyqësor për të njëjtën çështje, nuk përbën pengesë, sepse Komisionet Hetimore ndjekin qëllime të ndryshme. Siç kemi hetuar edhe çështje që gjykon SPAK dhe gjykata e posaçme, që prapë janë pushtet gjyqësor”.

Zhupa u tha kolegëve socialistë se në këtë pikë, mund të diskutohej vetëm për afatin dhe jo nëse ngrihet apo jo komisioni.

“E vetmja gjë që mund të diskutojmë është nëse keni sugjerime për afatin, 6 a 5 muaj dhe hajde të punojmë. Sepse interesi publik duhet të jetë i pari për punën e Kuvendit dhe jo interesi klientelist”.

Ndërsa Gazment Bardhi u shpreh: “Në populizëm dhe në vjedhje të grupit të strukturuar kriminal nuk ju konkurrojmë. Kjo është fusha juaj. Ne kujdesimi për qytetaret dhe jemi krah shqetësimit dhe interesit të tyre”.

Ndërkohë, edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, ka mbajtur qëndrimin e tij, ku deklaroi se ngritja e komisionit hetimor në këtë rast, shkel hapësirën kontrolluese të Gjykatës Kushtetuese dhe tejkalon kompetencat e Kuvendit.

“Së pari, kërkesa e depozituar nga deputetët e opozitës është formuluar dhe interpretuar ndryshe nga Z. Bardhi. Në thelb, kërkesa është për kontrollin e ligjshmërisë së procedurave, ndërsa Z. Bardhi e interpretoi atë si të lidhur me efektet e zbatimit të kontratës, duke e trajtuar kërkesën si të gabuar në mënyrë të tërthortë. Parlamenti nuk mund të ngrejë një komision hetimor për të kontrolluar vetveten, pasi këtë kompetencë, sipas Kushtetutës, e ka Gjykata Kushtetuese. Është e njohur që Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë ligjshmërinë e këtyre procedurave në janar.

Ky duket si një veprim politik në prag të zgjedhjeve, për të krijuar një situatë të pavërtetë dhe të paqëndrueshme. Gjithashtu, është fakt që procedurat e këtij projekti kanë kaluar të gjitha hapat e kontrollit parlamentar gjatë miratimit në Kuvend. Së fundmi, periudha zgjedhore kufizon funksionimin e komisioneve hetimore, pasi Parlamenti “ngrin” gjatë kësaj kohe, duke e bërë të pamundur ngritjen dhe funksionimin e komisionit në kushtet e propozuara”, tha Peleshi.

Në fund, Konferenca e Kryetareve nuk arriti dakordësi dhe çështja do t’i kalojë seancës së parë plenare, pas çeljes së sesionit të ri.

The post Partia Demokratike kërkon komision hetimor për Portin e Durrësit: Po investohen para të pista, PS refuzon appeared first on Albeu.com.

Porti i Durrësit përfshihet nga reshjet e dendura të shiut, pezullohet lundrimi për mjetet e tonazhit të rëndë
Këtë të shtunë, moti keq me reshje të dendura të shiut, ka përfshirë edhe qytetin bregdetar të Durrësit.

Në kushte të tilla atmosferike, është pezulluar lundimi për mjetet e tonazhit të vogël, duke përfshirë edhe peshkarexhat.

Ndërsa linjat e trageteve me Italinë kanë vijuar pa probleme. Tragetet Bari-Durrës, kanë lundruar normalisht.

Ndërkohë, veprimtaria e flotës së peshkimit pritet t’i kthehet normalitetit në fillim të javës së ardhme, pasi moti parashikohet të përmisohet të dielën.

Kapiteneria e portit të Durrësit bën me dije se forca e detit është 5-6 ballë, ndërsa era fryn nga juglindja.

Pasdite era parashikohet të ndryshojë drejtim e të fryjë nga veriu, duke sjellë dhe rënie të temperaturave.

The post Porti i Durrësit përfshihet nga reshjet e dendura të shiut, pezullohet lundrimi për mjetet e tonazhit të rëndë appeared first on Albeu.com.

Mbetjet e rrezikshme, Bylykbashi: Porti i Durrësit, skenë krimi. Të hetojë SPAK
Paraditen e sotme, nënkryetari i PD, Oert Bylykbashi, ishte një nga pjesëmarrësit në protestën e zhvilluar në hyrje të Portit të Durrësit, kundër mbetjeve toksike që pritet të mbërrijnë mëngjesin e së hënës në këtë port.

Deputeti Bylykbashi, një prej ligjvënësve të opozitës që në zgjedhjet e fundit mori mandatin pikërisht nga qarku Durrës, tha se ky port është skenë krimi dhe është prova se si janë grabitur shqiptarët në një nga pasuritë më të mëdha dhe strategjik të vendit.

Bylykbashi i ka bërë thirrje SPAK, që të nisë hetimet lidhur me këtë skandal. Ai tha se nuk mjafton vetëm transparenca, por duhen hetime që të zbardhin atë që ka ndodhur.

“Unë jam një qytetar si të gjithë ju, një durrsak, ku po rrezikohemi me mbetjet toksike që do të helmojnë jetën e qytetarëve.

Jemi mësuar të dëgjojmë skandale njëra pas tjetrës por ky është një nga ato që shqetëson çdo prind për shëndetin e fëmijëve për tani dhe për të ardhmen.

Qyteti i Durrësit mban vendin e parë për sëmundjet që vijnë nga ndotja e ambientit. Çfarë do të indohet nëse Rrjeti i Bazelit nuk do të denonconte këtë skandal dhe vepër penale.

Nëse nuk do të kishin reaguar organet e shteteve tjera nuk do të merrnin vesh asgjë, ata do të vinin dhe të groposeshin pa asnjë dijeni për qytetarët.

Ky është model kriminal qeverisëse, është detyra jonë qytetare të reagojmë fort për të gjithë ata që kanë lidhje me këtë skandal.

Ky port është kthyer nën qeverisjen e Ramës në një vatër të krimit të organizuar, këtu kalojnë kotinier me drogë dhe nuk kap njeri.

Ky port është skenë krimi dhe është prova se si janë grabitur shqiptarët në një nga pasuritë më të mëdha dhe strategjik të vendit. Pyetja është ky ndodhet prokuroria, është skenë krimi dhe prova edhe organi hetues duhet të jetë këtu për të hetuar dhe nxjerrë përgjegjësit”, u shpreh ai.

The post Mbetjet e rrezikshme, Bylykbashi: Porti i Durrësit, skenë krimi. Të hetojë SPAK appeared first on Albeu.com.

Anija e ngarkuar ‘me eksplozivë për Izraelin’ ankorohet në fshehtësi në Porto Romano
Një anije me ngarkesë të dyshuar ekspozivësh ushtarakë, e destinuar për në Izrael, u fotografua nga BIRN në Durrës pasi ishte refuzuar më parë në Nambia dhe Maltë, duke ngritur shqetësime për shkelje të konventave ndërkombëtare nga qeveria shqiptare.

Me radarët e fikur prej 26 orësh në detin Jon, anija e konteinerëve “Kathrin” u ankorua në fshehtësi në portin e karburanteve, “Multi Buoy Mooring” në Porto Romano të Durrësit mëngjesin e së enjtes, pasi ishte refuzuar më parë të hynte në ujërat territorialë të Nambias në Afrikë dhe Maltës në skajin jugor të Europës.

Anija prej 130 metrash e gjatë mbart dhjetë konteinerë në bordin e saj dhe u vëzhgua nga këta reporterë teksa qëndronte e ankoruar në kalatë pranë një vinçi jeshil të stërmadh dhe një anijeje të dytë përkrah saj.

Sipas alarmit të ngritur nga organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Amnesty International, anija “Kathrin” dyshohet se mbart në bord një ngarkesë vdekjeprurëse eksplozivësh e destinuar për Izraelin dhe kjo lëndë luftarake besohet se mund të kontribuojë në kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve palestinezë.

Amnesty International i tha BIRN përmes një zëdhënësi se Shqipëria rrezikon të shkelë konventat ndërkombëtare, nëse e kishte lejuar anijen në territorin e saj.

“Ligji humanitar ndërkombëtar i ndalon të gjitha shtetet që t’i transferojnë armë një pale të përfshirë në konflikt të armatosur…” tha Patrick Wicken, kërkues i Amnesty International për çështjet ushtarake, të sigurisë dhe policisë.

“Nëse kjo anije është ankoruar në një port shqiptar, Shqipëria rrezikon të shkelë detyrimet e saj për të mos inkurajuar, ndihmuar apo asistuar në shkeljen e konventës së Gjenevës,” shtoi Wicken.

Konflikti i fundit në Gaza konsiderohet si konflikti më vdekjeprurës në historinë e gjatë të përplasjeve izraelito-palestineze. Ky konflikt nisi me sulmin e papritur të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael, duke përfshirë sulme nga toka, ajri dhe deti. Ky sulm çoi në vrasjen e afro 1,200 izraelitëve, ndërsa Hamasi mori gjithashtu qindra pengje.

Izraeli u përgjigj me një ofensivë të madhe ushtarake, duke shkaktuar luftime të ashpra mes të dy palëve, të cilat kanë shtuar vuajtjet e civilëve palestinezë. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ky konflikt ka shkaktuar viktima të mëdha, ku 43,000 palestinezë janë vrarë vetëm në Gaza.

Udhëtimi i anijes “Kathrin” është shoqëruar me polemika që nga nisja e saj nga porti Hai Phong i Vietnamit korrikun e shkuar dhe udhëtimit përreth Afrikës dhe detit Mesdhe, përpara se të ankorohej në portin privat të karburanteve në Durrës këtë të enjte.

Më 24 gusht, autoritetet e Namibias revokuan një leje të dhënë më parë për ankorimin e anijes në portin kryesor të vendit mbi dyshimet se kjo ngarkesë do të kontribuonte për krimet e luftës në Gaza.

Në fund të shtatorit, edhe Malta refuzoi që ta pranonte anijen në ujërat e veta territoriale pas kërkesave të marra nga bordi i saj për ndërrimin e ekuipazhit si dhe furnizimin me ushqim.

Raporterja Speciale e Kombeve të Bashkuara për Palestinën, Francesca Albanese i bëri thirrje më parë qeverisë malteze që të ndalonte avancimin e anijes, me shqetësimin se ngarkesa e lëndëve eksplozive dyshohej se mund të përdorej në operacione ushtarake izraelite.

Por këtë mëngjes me diell në portin “Multi Buoy Mooring” në Porto Romano, shqetësimi i vetëm duket se ishte prania e gazetarëve të BIRN.

Porti “Multi Buoy Mooring” zotërohet përmes një kontrate koncesionare me qeverinë shqiptare nga kompanitë e hidrokarbureve “Kastrati” dhe “Europetrol Group”.

Në kodrën që ngrihet disa metra mbi port, dy djem të rinj me rroba të errëta civile u prezantuan si punonjës të Policisë së Shtetit dhe u kërkuan këtyre reporterëve që të mos e fotografonin anijen me pretendimin se “nuk lejohet”. Persona të tjerë që u prezantuan si “shefa” u përpoqën gjithashtu që të ndalonin fotografimin e anijes.

Qeveria shqiptare nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN për lejimin e anijes dhe akuzat për shkeljen e konventave ndërkombëtare deri në publikimin e këtij shkrimi. /BIRN/

The post Anija e ngarkuar ‘me eksplozivë për Izraelin’ ankorohet në fshehtësi në Porto Romano appeared first on Albeu.com.

Mbetjet toksike/ Bardhi i përgjigjet Ballukut: Porti i Durrësit sipas “tortës Belinda”, është shndërruar në një “han pa porta”
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi teksa i është përgjigjur ministres Belinda Balluku për transportin e mbetjeve toksike, thotë se asnjë aferë nuk mund të bëhet pa mbështetjen e autoriteteve shtetërore.

Sipas Gazment Bardhit, edhe përgjegjësia, mosveprimi apo shkelja e ligjit nga entet private nënkupton mosveprim dhe mungesë mbikëqyrje nga autoritetet shtetërore.

Bardhi paralajmeron se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të përdor të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështje.

Kreu i Grupit te PD, thote se siguron qytetarët shqiptarë se “nuk do të lejojë në asnjë rast, që për shkak të një qeverisje kriminale dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës, Shqipëria të jetë në një rrezik permanent për shkak të sasive të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme brenda territorit shqiptar”.

Reagimi i Bardhit:

“Porti i Durrësit sipas “tortës Belinda” nuk ka asnjë përgjegjësi se çfarë hyn dhe çfarë del prej tij. Sipas Qeverisë kushdo me një vetëdeklarim, fut dhe nxjerr nga Porti i Durrësit çfarë të dëshirojë. Me pak fjalë, me vetëdeklarim kokaina mund të shënohet si miell; helmi mund të shënohet si bimë kurative; makina mund të shënohet si biçikletë; paratë e pista mund të shënohen si letra higjenike.

Në fakt prej kohës Porti i Durrësit është shëndërruar në një han pa porta, që nuk kontrollohet nga autoritetet shtetërore por nga krimi i organizuar. “Torta Belinda” e di më mirë se kushdo tjetër këtë, prandaj dhe nervozizmi, sulmi ndaj medias e opozitës dhe “faji i mbetur jetim” është e vetmja rrugë që i ka mbetur.

Afera e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme toksike nuk mund të realizohet kurrë pa mbështetjen, mosveprimin apo symbylljen e autoriteteve shtetërore. Edhe përgjegjësia, mosveprimi apo shkelja e ligjit nga entet private nënkupton mosveprim dhe mungesë mbikëqyrje nga autoritetet shtetërore që kanë lejuar abuzimin e privatit.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të përdor të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështje, duke siguruar qytetarët shqiptarë se nuk do të lejojë në asnjë rast, që për shkak të një qeverisje kriminale dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës, Shqipëria të jetë në një rrezik permanent për shkak të sasive të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme brenda territorit shqiptar”, thuhet ne reagimin e Gazment Bardhit.

The post Mbetjet toksike/ Bardhi i përgjigjet Ballukut: Porti i Durrësit sipas “tortës Belinda”, është shndërruar në një “han pa porta” appeared first on Albeu.com.

Rama për Portin e Durrësit: Nuk jam kundër që pasuritë e shqiptarëve, të nxirren në rrugë për 1 euro
Projektin për Portin e Durrësit, kryeministri Edi Rama, e sheh si fitim të ardhurash për shqiptarët në një të ardhme.

Pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit politik të qarqeve, Rama tha se nuk do të falet asnjë tokë që u përket shqiptarëve, edhe pse nuk është kundër që asetet e tyre të dalin në treg për “1 euro”.

Në projektin në fjalë, Rama pretendon se shteti ka përfshirë edhe interesin e shqiptarëve.

Rama: “Sa i përket zhvillimeve të sipërmarrjes bazuar tek investimet e huaja, të gjitha vendet kanë legjislacione favorizuese, sa i përket zhvillimeve në turizëm, është një garë e egër se kush i ka më favorizuese kushtet që të tërheqë investitorë.

Nuk bëhet fjalë për të falur asgjë që i përket shqiptarëve, edhe pse nuk kam qenë kundër “Shqipërisë 1 euro” që nxirrte në rrugë pasuritë e shqiptarëve për një euro.

Por në sot jemi në kushtet kur shqiptarët janë pjesë e investimit të Portin e Durrësit psh. Shteti është aksioner dhe nuk është bërë asnjë falje, porti ka qenë është dhe mbetet i shqiptarëve, por është përfshirë edhe interesi i shqiptarëve.

Porto Romano do jetë aset i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kemi zgjedhur mes alternativës legjitime të vënies së ndërtimit një kompanie të huaj si investitorë dhe hapjes së një tenderi ndërkombëtar. Pasi të ndërtohet shqiptarët do kenë shumë më tepër të ardhura”.

The post Rama për Portin e Durrësit: Nuk jam kundër që pasuritë e shqiptarëve, të nxirren në rrugë për 1 euro appeared first on Albeu.com.

Arbitrazhi rrëzon Shqipërinë, vendos gjykimin në themel për dëmshpërblim 40 mln euro për koncesionin në Portin e Durrësit
Gjykata e Arbitrazhit në Uashington, ka rrëzuar kërkesën e palës shqiptarë për mosshqyrtimin në themel të kontratës koncesionare,  për Terminalin Lindor në Portin e Durrësit.

Çështja në Gjykatën Ndërkombëtare, për kontratën koncesionare për përpunimin e mallrave rifuxho me anije në Durrës, u depozitua në Prill 2023 nga kompania gjermane EMS APO.

Kompania përpunuese e anijeve të mallrave rifuxho në Terminalin Lindor për trajtim të pabarabartë dhe diskriminues të kontratës, ka kërkuar 40 milion euro dëmshpërblim.

Seanca e parë në Uashington u zhvillua më 18 shtator 2023. Më tej, shteti shqiptar apo pala përgjegjëse ka paraqitur më 19 janar 2024, një kërkesë për të adresuar kundërshtimet ndaj juridiksionit, si një pyetje paraprake në përputhje me Nenin 41(2) të Konventës së ICSID dhe Rregullin 44 të Arbitrazhit të ICSID.

Pra nga ana e shtetit shqiptar, është kërkuar mos juridiksioni i çështjes. Nëse kjo kërkesë do të pranohej nga ICSID, çështja do të pushohej.

Por Gjykata nuk pranon kërkesën paraprake të shtetit për mungese juridiksioni dhe vendos gjykimin në themel për kontratën e koncesionit.

“Tribunali nxjerr Urdhrin Procedural Nr. 3 në lidhje me kërkesën e palës përgjegjëse për të adresuar kundërshtimet ndaj juridiksionit si një pyetje paraprake; si rrjedhojë, kundërshtimet ndaj juridiksionit bashkohen me themelin e mosmarrëveshjes”, citohet në vendimin e ICSID më 24 Shkurt 2024.

Kontrata koncensionare mes shtetit shqiptar dhe kompanisë gjermane EMS-Fehn-Group (d.m.th. EMS Shipping & Trading GmbH), u lidh në Maj të vitit 2013.

Në kontratë përcaktohet se afati i zbatimit shtrihet për periudhë 35-vjeçare nga viti 2013 deri në vitin 2048. EMS-Fehn-Group themeloi Operatorin Portual Shqiptar EMS Shpk. (EMS APO) si njësi operacionale në Durrës. Kontrata i jep EMS-Fehn-Group/EMS, APO të drejtën për të përpunuar ngarkesat rifuxho, ngarkesat e përgjithshme dhe ngarkesat projektesh në Terminalin Lindor.

Konflikti mesa palëve nisi, siç kanë pohuar më herët edhe drejtuesit e kompanisë për Monitor më 2020, kur institucionet shqiptare penguan qëllimisht aktivitetin e tyre pas dhënies së trajtimit preferencial për operatorin privat në Porto Romano, për të vijuar më pas zënien e hapësirës së portit të Durrësit për zhvillimin e projektit të “Durrës Yahts Marina”.

Ndërsa projekti i Durrës Yacht & Marina që përkon me zhvillimin e një porti jahtesh, ngritjen e 13 mijë apartamenteve dhe hoteleve do të zhvillohet në truallin e portit aktual të Durrësit, përfshirë zënien e 90% të truallit mbi të cilin operon kompania koncesionare.

Për drejtuesit e kompanisë marrëveshja për “Durrës Yachts Marina”, bie në kundërshtim pasi ka mbivendosje me kontratën koncesionare të EMS-Fehn-Group.

Korrikun e vitit të kaluar Autoriteti Portual Durrës, nisi ndërhyrjet për largimin e kompanisë gjermane në kundërshtim me kontratën koncesionare sipas drejtuesve të saj.

Shkak i ndërhyrjes ishte për t’i hapur rrugë zhvillimit të projektit të Durrës Yahts Marina, për fazën e parë të ndërtimit të godinave me apartamente.

Në atë kohë drejtues të kompanisë koncesionare EMS APO përveçse ngritën shqetësimin për shkelje të ligjit, pohuan se po dëmtohen edhe nga rënia e lartë e fluksit të anijeve për përpunim, nga pasiguritë në lidhje me të ardhmen e EMS APO, për shkak të shndërrimit të portit të Durrësit në një port argëtimi.

The post Arbitrazhi rrëzon Shqipërinë, vendos gjykimin në themel për dëmshpërblim 40 mln euro për koncesionin në Portin e Durrësit appeared first on Albeu.com.

Rithemelimi do të padisë në Kushtetuese “Portin e Durrësit” dhe do të kallëzojë në SPAK Ramën
Partia Demokratike do të depozitojë një padi të dytë në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e Portit të Durrësit kundër kësaj marrëveshje, të cilën e quajti korruptive dhe grabitqare.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se do të depozitojë në SPAK një tjetër kallëzim penal për shkelësit dhe përgjegjësit, duke filluar nga kryeministri Rama.

Reagimi:

Sot jemi para jush për të prezantuar jo vetëm qëndrimin e PD, pro veprimin e PD në lidhje me aferën më të madhe jo vetëm korruptive, por grabitqare në historinë e Shqipërisë: grabitjen e Portit të Durrësit.

Porti i Durrësit është historikisht aseti më i madh strategjik që ky vend ka pasur.

Është një aset strategjik në të gjitha aspektet e tij, jo vetëm për sa i përket vlerës monetare, por edhe të gjitha aspekteve të tjera, që në shekuj kanë qenë pikë referimi për këto troje si një pikë zhvillimi, si një pikë reference kulture, por mbi të gjitha edhe zhvillimi ekonomik dhe modern të vendit.

Porti i Durrësit është simbol i zhvillimit urban, qytetar dhe historik.

Është pika kryesore e komunikimit detar në histori, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkanin Perëndimor, si një pikë tranziti mes Perëndimit dhe Lindjes.

Si port detar, ai ka lidhur vendin në historinë e tij me të gjitha kulturat dhe aktualisht sot është 90 përqind e transportit detar kalon nga Porti i Durrësit dhe 54 prqind e tregtisë ndërkombëtare që bën Shqipëria, kalon nga ky port.

Këto të dhëna vijnë nga institucione të certifikuara evropiane, të cilat investuan deri vonë për të modernizuar këtë port, duke dhënë edhe kredi, sepse shikonin rëndësinë strategjike dhe përcaktonin këtë port si një nyjë strategjike për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Është një nyje e transportit detare, rrugor dhe hekurudhor. Është një kompleks i jashtëzakonshëm logjistik që përpunon mallra dhe pasagjerë dhe synimi ka qenë që përmes modernizimit të tij, nëse do realizohej projekti me investime evropiane, do shkonte deri në 1.3 milionë pasagjerë në vit që qarkullonin nga ky port dhe 1.3 milionë ton mallra që do kalonin në këtë port.

Është një nyjë e komunikimit njerëzor. Tragetet që bëjnë lidhjen e Shqipërisë me Perëndimin, shkëmbejnë vazhdimisht një fluks njerëzor.

Por duhet theksuar se është edhe një aset strategjik ushtarak, më i madhi në Shqipëri. para pak vitesh, stërvitja e madhe e NATO-s, Defender 21, kishte Portin e Durrësit si një nga nyjet kryesore logjistike të një ushtrimi, në përgatitje të asaj që po vinte, agresionit rus në Ukrainë për të parë kapacitetet mbrojtëse të aleancës së NATO-s. Aset më të madh me kapacitet ushtarak ne nuk kemi.

Janë të gjitha këto dhe gjithë ai historik që qëndron pas këtij kombi, që është në 3 mijë vitet e fundit një pikë referimi e Durrësit dhe e Shqipërisë, janë ato që i japin kësaj afere jo vetëm korruptive, por edhe grabitqare, nuk është vetëm një histori korrupsioni, por edhe një histori grabitje e një aseti publik dhe strategjik, ditën për diell me veprime të qarta, të mirëmenduara të qeverisë, në shkelje të marrëveshjeve që ka bërë më herët, siç është MSA apo marrëveshje që i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë dhjetëra milionë euro.

Të gjitha këto provojnë se kjo është një aferë, para së cilës edhe afera korruptive e inceneratorëve zbehet me ndroje.

Ne sot bëjmë me dije se PD ka përgatitur padinë e dytë për në Gjykatën Kushtetuese, me firmat e deputetëve të opozitës, për ta sfiduar sërish këtë çështje për shkeljet e rënda kushtetuese që janë bërë.

Gjithashtu do bëjmë kallëzim penal në SPAK për këtë aferë. Personat përgjegjës duke filluar nga kryeministri Edi Rama, duhet të mbajnë përgjegjësi për një veprim që qartazi, me një sekuencë po aq kriminale aktesh të miratuara nga qeveria, janë bërë aty për të veshur me një veshje juridike një marrëdhënie personale private korruptive mes Edi Ramës dhe një investitor privat arab.

E gjitha kjo për të shndërruar një pronë publike, të patjetërsueshme sipas ligjit, në një pronë private që më pas do shitet.

Ne nuk kemi qëndruar duarkryq. Sigurisht nuk patëm mundësinë gjatë kohës që PD ishte në parlament, të godiste në kohën kur marrëveshja e parë, e cila shtroi shtratin për këto veprime të mëtejshme korruptive, nuk u godit në kohën kur ratifikohej nga parlamenti.

Ne e goditëm në Gjykatë Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese duke vendosur një precedent jo në interesin e shqiptarëve, por në interesin e Edi Ramës, e rrëzoi duke pretenduar se padia ishte bërë jashtë afatit kur duhej paraqitur.

Sipas saj, ajo duhej goditur para ratifikimit, kur doktrina parashikon absolutisht që të goditej edhe pas saj. Qartazi ishte një veprim që synonte të mbante në këmbë këtë marrëveshje të Edi Ramës.

Por kjo padi e dytë që paraqesim në Gjykatë Kushtetuese, shkon më tej dhe më thellë, duke trajtuar ato aspekte të shkeljeve kushtetuese.

Dhe më pas ne gjithashtu ne kemi shkuar edhe më tej duke i shkruar letër Komisioneres për Konkurrueshmërisë në BE, për shkak të shkeljes së Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, e cila është përgjigjur se BE po e ndjek këtë çështje.

Ajo që ne synojmë jo vetëm të shpëtojmë Portin e Durrësit, por t’i vëmë fre të njëjtit mekanizëm grabitqar korruptiv që rrezikon të prekë edhe Vlorën, Ksamilin dhe Sarandën.

Nëse Gjykata Kushtetuese dhe SPAK do bëjnë detyrën, është e mundur që këto asete të mbrohen.

The post Rithemelimi  do të padisë në Kushtetuese “Portin e Durrësit” dhe do të kallëzojë në SPAK Ramën appeared first on Albeu.com.