Porti Ankonës Archives - Albeu.com

Në Portin e Ankonës u kapën 56 ton mbetje/ Muçollari: Lëndët toksike vijojnë të trafikohen nga Shqipëria
Partia Demokratike, akuzon se sërish nga Shqipëria përmes Portit të Durrësit, janë trafikuar mbetje toksike. Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari, u shpreh përmes një deklarate se mediat italiane raportuan një ditë më parë kapjen në Portin e Ankonës të 56 ton mbetjeve toksike, që si vend origjine kanë patur Shqipërinë.

“Bëhet fjalë për mbetje zinku dhe të tjera metale që janë toksike dhe të dëmshme për mjedisin. Ndërsa autoritetet tona, heshtin”, tha ai.

Muçollari tha se përgjegjësit e vërtetë janë zyrtarët e lartë të qeverisë, ndërsa i bëri thirrje Prokurorisë së Durrësit të nisë hetimet.

Deklarata:

Media te rëndësishme italiane, përfshirë dhe agjencinë e lajmeve Ansa, kanë raportuar dje masivisht për kapjen në portin e Ankonës të 56 tonë mbetjeve toksike, që ishin nisur nga Shqipëria.

Autoritetet atje janë të shqetësuara dhe kanë marrë masat. Bëhet fjalë për mbetje zinku dhe të tjera metale që janë toksike dhe të dëmshme për mjedisin.

Ndërsa autoritetet tona, heshtin.

Përsëri, konfirmohet se nga Shqipëria, nga porti i Durrësit bëhet trafik ilegal ndërkombëtar i mbetjeve toksike.

Mbetjet ishin fshehur pas etiketimeve false.

Burimi sërish vendi ynë.

Fqinjët tanë, e kanë ndalur këtë trafik dhe kanë arrestuar të përfshirët.

Ndërsa këtu tek ne, qeveria, Kryeministri, Ministrja e Mjedisit, janë të zënë me mbrojtjen e korrupsionit të Erion Veliajt, e me luftën e brendshme klanore të rilindjes.

Askush nuk flet se si ka mundësi që vetëm pak muaj pasi Shqipëria u kap në trafik ilegal ndërkombëtar të mbetjeve toksike, sërish 56 tonë lëndë e rrezikshme u gjenerua, ose u mblodh, e u trafikua në territorin tonë.

Pse hesht Ministrja e Mjedisit, e cila bën kaq shumë zhurmë me bujtinat që njerëzit i kanë ndërtuar vetë, apo me byrekun që gatuajnë amvisat në Gjirokastër.

Ajo është drejtpërdrejt përgjegjëse për këtë krim.

I bëjmë thirrje prokurorisë së Durrësit që prej 5 muajsh ka 102 kontejnerët e trafikut të mbetjeve toksike, të shkojë me hetime tek përgjegjësit e vërtetë të këtij krimi të rëndë që po përsëritet, që janë zyrtarët e lartë të qeverisë, të policisë e të Portit të Durrësit.

The post Në Portin e Ankonës u kapën 56 ton mbetje/ Muçollari: Lëndët toksike vijojnë të trafikohen nga Shqipëria appeared first on Albeu.com.