Porta e Alpeve Archives - Albeu.com

“Porta e Alpeve”/ BIRN: Qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale
Qeveria shqiptare lançoi një projekt të madh të quajtur “Porta e Alpeve” për investime në infrastrukturë në qarkun e Shkodrës, por ekspertët nuk i shohin këto fonde si të ndara nga beteja elektorale e vitit të ardhshëm.

Me anë të një pakete të re investimesh, kryesisht në infrastrukturën rrugore, qeveria shqiptare po planifikon të shpenzojë 100 milionë euro vetëm për bashkitë e qarkut të Shkodrës në prag të zgjedhjeve lokale, përmes projektit të njohur si “Porta e Alpeve”.

Sipas kryeministrit Edi Rama, projekti “Porta e Alpeve” do të jetë një shtojcë e “Paketës së Maleve” – një nismë kontroverse e shoqëruar me shqetësime mbi të drejtën e pronësisë dhe mënyrën se si do të aplikohet.

“Bëhet fjalë për një investim masiv për zhvillimin e turizmit me fokus atë malor”, tha Rama të dielën gjatë një video të publikuar në rrjetet sociale.

Sipas tij, bëhet fjalë për investime të infrastrukturës rrugore, menaxhim të ujërave të zeza, ndërhyrje në zhvillimin urban dhe në ruajtjen e trashëgimisë historike dhe natyrore, punë të cilat në dukje janë investime që lidhen drejpërdrejt me qeverisjen vendore.

Në zbatim të këtij projekti, qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj për ratifikimin e kontratës financiare me Bankën Evropiane të Investimeve me një vlerë prej 50 milionë eurosh kredi, të cilat do të përdoren për “punimet e infrastrukturës bashkiake për projektin ‘Porta e Alpeve’.

Kësaj kredie do t’i bashkohet dhe një fond 50 milionë euro nga buxheti i shtetit për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Projekti do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

PS e fitoi qytetin e Shkodrës për herë të parë që pas rënies së regjimit komunist në zgjedhjet lokale të vitit 2023 me kryebashkiak Benet Becin, një ish-drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Dy prej bashkive të tjera të qarkut, ajo e Pukës dhe e Fushë-Arrëzit drejtohen nga opozita.

Projekti i ri i ka të lidhur shumicën e komponentëve me qytetin e Shkodrës, të tilla si rehabilitimi i shesheve, bulevardeve, ndërtim parkingjesh si dhe i një korridori rrugor që lidh Alpet me bregdetin Adriatik, nëpërmjet Shkodrës, liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna, Velipojës dhe Shëngjinit.

Përdorimi i investimeve publike si mekanizëm për ndikim elektoral është një fenomen i pandalshëm në Shqipëri, i cili edhe pse nuk cënon formalisht dispozitat e Kodit Zgjedhor, shërben shpeshherë për të mikluar votuesit.

Por ekspertë të shoqërisë civile, edhe projekti i ri i njohur si “Porta e Alpeve” nuk mund të shihet jashtë mekanizmit politik për ndikim elektoral.

“Qeveria duhej të ishte shumë trasparente për të gjitha kostot, rrisqet, përfitimet dhe qasjen strategjike për të ardhmen,” tha Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike. Krasniqi i sheh ‘Paketën e Maleve’ apo ‘Portën e Alpeve’ si nisma që ndërlidhin shumë sektorë, prekin pronën private, prekin raportet e qytetarëve me shtetin, shërbimet e kadastrës, konkurrencën ekonomike, sektorin e turizmit dhe me elementë të sigurisë kombëtare.

“Si të tilla duhet të jenë nisma shumë transparente dhe të qëndrueshme”, theksoi ai.

Në mungesë të këtyre elementeve, sipas Krasniqit, këto janë nisma të mbyllura, jotransparente dhe të nxitura nga interesa të diskutueshme.

Drejtori i Institutit Shqiptar të Bashkive, Agron Haxhimali thotë se kjo paketë investimesh është e nevojshme për zonat malore, por ai e vendos theksin te shpërndarja e drejtë e fondit.

“Të pesë bashkitë e qarkut duhet të jenë përfituese. Secila bashki duhet të jetë pjesë e konsultimit dhe vendimarrjes për projekte strategjike, që të sigurojnë kohezion social, rritje ekonomike dhe ripopullim”, tha ai.

Ndërkohë që ligji e detyron qeverinë që të ketë kufizime investimesh vetëm katër muaj përpara zgjedhjeve, Krasniqi mendon se investimet në vlera të tilla të mëdha nuk shihen jashtë ndikimeve politike elektorale.

“Në mungesë të elementëve që sigurojnë transparencën dhe interesin e një zhvillimi afatgjatë ekonomik, projekti i ri mund të ketë fatin e projekteve të mëparshme që kanë rezultuar më shumë si projekte 2-3 vjeçare politiko-elektorale apo klienteliste sesa projekte për zhvillimin e Shqipërisë”, përfundoi ai./ BIRN

The post “Porta e Alpeve”/ BIRN: Qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale appeared first on Albeu.com.