popullsisë Archives - Albeu.com

Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë/ BERZH: Emigracioni masiv do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit
Shqipëria dhe Kosova, janë dy vendet që kanë përjetuar emigracionin më të lartë të popullsisë në hapësirën post-komuniste që nga viti 1990, sipas raportit të Tranzicionit 2025–26 të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH): “Një botë e vjetër, por më e guximshme”.

Grafiku i raportit tregon qartë se Shqipëria ka humbur rreth 40 për qind të popullsisë së vitit 1990 për periudhën 1990-2023, vetëm përmes emigracionit neto, niveli më i dytë më i lartë në Europë dhe në të gjithë grupin e ekonomive tëBERZH.

Nga ana tjetër, shtesa natyrore ka qenë pozitive për pjesën më të madhe të periudhës dhe ka kompensuar rreth 27 për qind të popullsisë së vitit 1990, ç`ka e zbut pjesërisht goditjen, por jo aq sa të neutralizojë flukset e largimit.

Edhe Kosova ka humbur 50% të popullsisë së vitit 1990 për të njëjtën periudhë, niveli më i lartë në Europë, ndonëse ka pasur një shtesë më të kartë natyrore se Shqipëria me gati 40%.

Raporti thotë se ky boshllëk i madh demografik, po përkthehet në një frenim të ndjeshëm ekonomik për Shqipërinë.

Në grafikun e dytë të raportit, BERZH mat për herë të parë ndikimin vjetor të demografisë në rritjen e PBB-së për frymë.

Për Shqipërinë, kontributi i popullsisë ka qenë negativ gjatë viteve 2000–2023, me rreth –0.2 pikë përqindje rritje të humbur çdo vit.

Për periudhën 2024–2050, ndikimi pritet të thellohet në –0.3 deri –0.4 pikë përqindje në vit, duke e bërë Shqipërinë një nga ekonomitë më të ekspozuara në gjithë rajonin e BERZH.

Edhe në horizontin 2050–2100, sinjali mbetet negativ, ç`ka tregon se plakja e popullsisë dhe pakësimi i forcës së punës do të vijojnë të shoqërojnë ekonominë edhe në dekadat e ardhshme.

Mungesa e fuqisë punëtore, rritja e numrit të të moshuarve dhe dobësimi i bazës së kontribuesve në skemat sociale po e vendosin ekonominë nën presion të vazhdueshëm.

BERZH paralajmëron se pa rritje të produktivitetit, investime teknologjike dhe politika që frenojnë humbjen e kapitalit njerëzor, vendet që përjetojnë emigrim masiv, ku Shqipëria dhe Kosova renditen të parat, do të shohin një rënie në potencialin e tyre afatgjatë të rritjes.

Raporti shton se ky model tashmë ka pasoja të dukshme edhe në tregun e punës, investimet, produktivitetin dhe stabilitetin fiskal.

Sipas BERZH, Shqipëria dhe Kosova janë ndër ekonomitë më të ekspozuara në të gjithë rajonin. Edhe nëse rritja ekonomike mbetet pozitive, ritmi i saj potencial do të jetë dukshëm më i ulët sesa në vendet me popullsi në rritje, si Turqia, Egjipti apo vendet e Azisë Qendrore.

Raporti sugjeron se në mungesë të rritjes së produktivitetit, investimeve teknologjike, rritjes së kapitalit njerëzor dhe përmirësimit të klimës së biznesit, emigracioni masiv do të vazhdojë të frenojë rritjen ekonomike për të paktën edhe tre dekada./ Monitor

The post Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë/ BERZH: Emigracioni masiv do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit appeared first on Albeu.com.

Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune, shqetësime për tregun e punës dhe perspektivën ekonomike të vendit
Të dhënat mbi popullsinë në moshë pune (15–64-vjeç) në Shqipëri gjatë viteve 2010–2025, tregojnë një prirje të fortë rënëse, veçanërisht në vitet e fundit, duke i bërë më të forta shqetësimet për tregun e punës dhe perspektivën ekonomike të vendit.

Nga viti 2010 deri në vitin 2019, popullsia në moshë pune ka qenë relativisht e qëndrueshme, duke u luhatur midis 1.94 dhe 1.98 milionë banorë.

Ndonëse kishte lëvizje demografike dhe emigracion, ndikimi mbi numrin e përgjithshëm të popullsisë në moshë pune nuk ishte kaq dramatik.

Midis viteve 2023 dhe 2024, popullsia në moshë pune 1,864,062 persona ra në 1,542,389, një reduktim prej më shumë se 320 mijë personash brenda një viti, ose rreth 17%, si rezultat i Censit dhe përmirësimeve në regjistrat civilë.

Në vitin 2025, popullsia në moshë pune ra në 1,504,570 persona që përfaqëson një tkurrje totale prej 38 mijë personash në një vit dhe mbi 444 mijë në krahasim me vitin 2012, më i miri me numrin më të lartë të regjistruar 1,979,908 persona.

Të dhënat zyrtare për periudhën 2015–2025, tregojnë tkurrje të ndjeshme të popullsisë në të gjitha grupmoshat aktive, me rënie veçanërisht të theksuar te të rinjtë që sapo hyjnë në tregun e punës.

Grupmosha me tkurrjen më të fortë është ajo 20-24-vjeç me rreth 48% ndërmjet 2015-2025. Ata 15–29 vjeç janë më të prekurit nga emigracioni dhe rënia e lindshmërisë.

Rënia në këtë grup, është shumë alarmante dhe tregon për një mungesë të afërt të fuqisë së re punëtore në vend.

Edhe në mesin e grupmoshave 45–54-vjeç vihet re një rënie e dukshme, duke sinjalizuar mungesë të qëndrueshmërisë afatmesme të forcës së punës.

Ndërsa edhe grupmosha 55–59-vjeç pëson rënie, ajo 60–64-vjeç, ka rritje dhe kjo për shkak të një strukture më të plakur të popullsisë./ Monitor

The post Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune, shqetësime për tregun e punës dhe perspektivën ekonomike të vendit appeared first on Albeu.com.

Plakja e popullsisë në Shqipëri/ Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill
Sipas të dhënave të Raportit të Monitorimit të Treguesve Financiarë për vitin 2025, nga fondi prej 2,25 miliardë lekësh i vënë në dispozicion për bonusin e bebes, janë realizuar vetëm 8,8% e pagesave, duke mbuluar 6,940 lindje për periudhën janar-prill.

Pra, sipas të dhënave të Raportit të Monitorimit të Treguesve Financiarë, ulet numri i bebeve që përfituan bonusin për periudhën janar -prill 2025, duke ndjekur tendencën rënëse të numrit të përfituesve nga viti në vit.

Ndërsa për vitin 2024, me një fond të ngjashëm prej 2,2 miliardë lekësh u realizuan 27% e pagesave për 8,672 lindje, ku 6,985 përfitues të bonusit ishin për lindjet brenda vendit dhe 1,687 bebe përfituese, apo 20% e tyre ishin jashtë vendit.

Rënia e numrit të bebeve të lindura brenda vendit përfituese të bonusit për janar-prill 2025 është rreth 1 % më pak se janar-prill 2024.

Të dhënat tregojnë një trend në rënie të bebeve përfituese që kanë lindur brenda vendit. Për janar-prill 2023, fondi i bonusit të bebes mbuloi pagesat për 11,707 lindje brenda vendit dhe 5,107 prej tyre ishin për lindjet jashtë vendit.

Në total, numri i përfituesve ra me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022. Megjithatë, rreth 43% e përfituesve në 2023 rezultuan të kishin lindur jashtë Shqipërisë.

Sipas të dhënave të INSTAT, për 3-mujorin e parë të vit në rang vendi numri i lindjeve ishte 4,662.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024, numri i lindjeve ra rreth 23%.

Ndërsa përfitimi nga totali i fondit të bonusit në masën 20, 30 deri 50% për bebet që lindnin jashtë, ishte një fenomen i qëndrueshëm prej nisjes së programit në vitin 2019.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në katër vite 2019–2022 u shpërndanë 11,5 miliardë lekë për 161,943 bebe përfituese, nga të cilët rreth 33% kanë lindur jashtë Shqipërisë.

Bonusi i bebes, që ofron çekun me vlerë deri në 120,000 lekë për lindjen e fëmijës, deri në fund të vitit 2023 është përfituar edhe nga familjet shqiptare që jetonin jashtë, për sa kohë që fëmija regjistrohet në Shqipëri.

Për shkak të përqindjes së lartë të përfituesve jashtë vendit dhe kufizimeve buxhetore, në maj të vitit 2023 Ministria e Shëndetësisë propozoi ndryshime ligjor, për të përjashtuar nga përfitimi personat që nuk janë rezidentë në Shqipëri.

Ndryshimet në ligjin nr. 57/2019, “për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë” hynë në fuqi në nëntor 2023.

Ndërsa në muajin dhjetor 2023, me ndryshimet e miratuara në VKM “Për përcaktimin e masës dhe të procedurës së dhënies së ndihmës së menjëhershme financiare për foshnjat e porsalindura dhe mënyrën e bashkëpunimit, ndërmjet institucioneve të shërbimit spitalor dhe atyre të gjendjes civile” qeveria vendosi edhe një kusht të ri, ku njëri prej prindërve apo të dy prindërit duhet të kenë jetuar të paktën 180 ditë (gati 6 muaj) brenda Shqipërisë gjatë vitit para se të lindë fëmija me qëllim përfitimin e bonusit.

Të dhënat do të verifikoheshin nëpërmjet sistemit TIMS, që regjistron kur hyn dhe del nga Shqipëria nëpërmjet kufirit. Prinderit duhet të plotësojë një formular vetëdeklarim, ku shkruan që jetojne në Shqipëri.

Po ashtu, kryeministri Edi Rama, gjatë fushatës elektorale të muajit maj, tha se bonusi i bebes do të zëvendësohet me një skemë të re pagesave të menjëhershme sipas numrit të fëmijëve për periudha 2, 3 apo 5 vjeçare./ Monitor

The post Plakja e popullsisë në Shqipëri/ Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill appeared first on Albeu.com.

7 qarqe me rënie natyrore të popullsisë më 2024, kryeson Korça
Shtesa natyrore e vendit (lindjet minus vdekjet), ishte pozitive vitin e kaluar për shkak se rënia e vdekjeve ishte më fortë se rënia e lindjeve.

Në të gjithë vendin kishte 1178 lindje më shumë se vdekje, por në 7 qarqe të vendit shtesa natyrore ka qenë negative, sipas të dhënave demografike për vitin 2024 nga INSTAT.

Nga 12 qarqet e vendit, Korça kishte rënien më të madhe të shtesës natyrore, ku vdekjet ishin shumë më të larta se lindjet.

Në qytetin juglindor, vitin e kaluar lindën 1155 foshnja, teksa humbën jetën 1929 persona, ose 774 më shumë se lindjet.

Fieri ishte qyteti i dytë më rënien më të madhe natyrore të popullsisë. Më 2024 në këtë qytet linden 1897 bebe, teksa humbën jetën 2481 veta duke bërë që shtesa natyrore të ishte negative me 584 persona.

Në Vlorë numri i vdekjeve vitin e kaluar ishte 554 persona më i lartë se i lindjeve, në Berat kishte 368 vdekje më shumë se lindje, në Gjirokastër kishte 354 vdekje me shumë se lindje, në Shkodër 176 dhe në Elbasan 142.

Vetëm qarqet e Lezhës, Durrësit, Dibrës, Kukësit dhe Tiranë kishin shtesë natyrore negative. Tirana për shkak se ka popullsi më të re në moshë se qarqet e tjera kishte 3047 lindje më shumë se vdekje duke kontribuar në mbajtjen e shtesës natyrore në nivel pozitiv në rang kombëtar.

Në Durrës gjithashtu kishte 571 lindje më shumë se vdekjet, në Dibër 243, në Kukës 192 dhe në Lezhë kishte vetëm 22 lindje më shumë se vdekjet.

Shtesa natyrore e popullsisë në Shqipëri, e cila përfaqëson diferencën midis lindjeve dhe vdekjeve, ka pësuar një rënie të ndjeshme nga viti 1990 deri në vitin 2023.

Shtesa natyrore ishte rreth 64,000 persona, me 82,000 lindje dhe 18,000 vdekje. Para pandemisë në vitin 2019 shtesa natyrore ra në 6,624 persona, me 28,561 lindje dhe mbi 22,000 vdekje.

Në vitin 2021 për herë të parë, shtesa natyrore u bë negative, me 3,296 vdekje më shumë se lindje, kryesisht për shkak të pandemisë COVID-19.

Në vitin 2024 shtesa natyrore e vendit ishte 1178 pasi në të gjithë vendin lindën 22,425 bebe dhe humbën jetën 2147 persona.

Parashikimet demografike tregojnë se popullsia e Shqipërisë, do të vazhdojë të bjerë në dekadat e ardhshme. Raportet ndërkombëtare sugjerojnë se deri në vitin 2050, Shqipëria mund të humbasë 25% të popullsisë së saj.

Rënia vjen prej nivelit të lartë të emigracionit në moshat e reja, duke ndikuar në tkurrjen e popullsisë aktive dhe në shtesën natyrore të vendit.

Prej këtyre zhvillimeve mosha mesatare e popullsisë u rrit me 7,5 vite ndërmjet 2011 dhe 2023 kur u zhvilluar dy censet./Monitor

The post 7 qarqe me rënie natyrore të popullsisë më 2024, kryeson Korça appeared first on Albeu.com.

Të dhënat e INSTAT: 20% e popullsisë mbi 65-vjeç, si po plaket Shqipëria
Përveç pakësimit struktura e popullsisë, është plakur dhe moshat e vjetra dominojnë. Të dhënat e Censit 2023, tregojnë se mosha mesatare e popullsisë arriti 42.5 vite, duke u rritur me 7 vite nga vitit 2011, ku ky tregues ishte 35.5 vjet.

Faktorët ndikues të lindjeve, vdekjeve dhe migracionit ndërkombëtar dhe të brendshëm sollën ndryshimin e strukturës së popullsisë, në Censin e 2023.

Piramida e popullsisë bazuar në Censin e 2023, vjen e ngushtuar shumë poshtë për shkak të rënies së lindjeve dhe po zgjerohet ne mes dhe lart nga rritja e popullsisë në moshë të vjetër.

Të dhënat e Cens 2023, tregojnë se një në pesë individë (19,7%) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3%) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5% në Censin e 2001.

Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0% nga 30,4% vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve pësoi rritje në 30,4% nga 16,7% në 2011.

Analizuar në nivel qarku, Kukësi dhe Gjirokastra mbajnë pozicione të kundërta në termat e raporteve të varësisë: Kukësi ka raportin e varësisë së të rinjve më të lartë (31,8%) dhe raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve (19,9%).

Ndërsa, Gjirokastra ka raportin e varësisë së të rinjve më të ulët (19,0%) dhe raportin më të lartë të të moshuarve (46,1%). Mosha mesatare e popullsisë është 42,5 vite, nga 35,3 vite që ishte në Censin 2011.

Duke analizuar grup-moshën 50-69-vjeç në piramidën e popullsisë, vërehet një zgjerim që përputhet me një periudhë lindjesh midis mesit të viteve 1950-1970.

Shqipëria gjatë kësaj periudhe është karakterizuar nga një rritje e normave të lindshmërisë, njohur si “baby boom”.

Pas viteve ’90, norma të ulëta të lindshmërisë dhe trendi në rënie, kombinuar me emigracionin e popullsisë në moshë riprodhuese solli ngushtimin e bazës së piramidës së popullsisë.

Lindshmëria nën nivelin e zëvendësimit prej vitit 2001, rritja e jetëgjatësisë, si dhe migracioni mbeten faktorët kryesorë të plakjes së popullsisë.

Mungon infrastruktura për të moshuarit

Brezi i sotshëm i pensionisteve jetoi rininë me mungesë kulture dhe njohurish për të siguruar mbrojtje financiare për pleqërinë.

Një shoqëri e bazuar në një traditë të brezave, ku fëmijët kujdesen për prindërit në pleqëri po venitet nga nivelet e larta të emigracionit, që kanë shkëputur lidhjet fizike ndërmjet prindërve dhe fëmijëve.

Edhe pse në tranzicion solidariteti mes brezave ende funksionon në aspektin financiar, pasi emigrantët shqiptare vazhdojnë të çojnë të ardhura pranë familjeve të tyre.

Në vitin 2023 këto prurje ishin më shumë se 930 milionë euro, më shumë se gjyma e faturës së përgjithshme për pagesën e pensioneve nga qeveria shqiptare,

Për shumë të moshuar jeta do të lehtësohej po të funksiononin azilet, të cilat sot mungojnë në raport me nevojat që ka vendi për këto shërbime.

Njësia e Kombeve të Bashkuara, për çështjet e punësimit (ILO) evidentoi pak vite më parë se popullsia e Shqipërisë po plaket me shpejtësi dhe 91 mijë persona mbi 65-vjeç, kanë nevojë për përkujdesje sociale afatgjatë, ndërkohë që vetëm 1.6% e tyre përfitojnë mbrojtje.

Azilet publike mungojnë, ndërsa iniciativat për hapjen e shtëpive të kujdesit për të moshuarit gjithashtu mungojnë.

Mirela një grua shqiptare që shërben në një shtëpi të moshuarish në Milano, prej 20 vitesh ka dëshirë të sjellë këtë përvojë në Shqipëri, por tha se e ka vështirë për të gjetur staf që të ketë aftësitë për t’u kujdesuar për të moshuarit.

Disa biznese nisen të investonin në qendra të posaçme për të moshuarit, por kërkesa e shpejtë për shtëpi i zhvendosi projektet e tyre.

Numri i pensionistëve do të rritet me shpejtësi në vitet në vijim për shkak të bumit të lindjeve në vitet 1950-1960. Në vitin 2021, një në 7 persona ishte mbi 65-vjeç.

Vlerësohet se një në 3.8 persona do të jetë 65 vjeç e lart deri në vitin 2050. Të dhënat demografike tregojnë se, popullsia shqiptare po plaket me shpejtësi.

Ndërmjet viteve 1990 dhe 2022 dukë zënë rreth 16% të totalit të popullsisë më 2021 nga 5.5% më 1990.

Në të ardhmen, popullsia mbi moshën 65-vjeç e lart, do të rritet në 623 mijë persona dhe pjesa e saj në totalin e popullsisë do të rritet në 26.4% deri në vitin 2050.

Sipas Ministrisë së Shëndetësie në shkallë vendi, funksionojnë rreth 39 qendra për të moshuar nga 259 qendra shërbimesh që janë në Shqipëri. 14 qendra, ose 36% e tyre ofrojnë shërbime për të moshuar në qarkun e Tiranës, ndërsa 25 të tjerat ofrojnë shërbime përkatësisht në Korçë (6 qendra), Shkodër (5 qendra), Berat (3 qendra), Durrës, Vlorë dhe Elbasan (nga 2 qendra) dhe Lezhë, Dibër, Gjirokastër, Fier e Kukës (nga 1 qendër).

Këto qendra nuk janë të mjaftueshme as 2% te të moshuarve në nevojë.

Mungon furnitura dhe logjistika për të moshuarit

Duke qenë se të moshuarit një grup i popullsisë që konsumon pak dhe nuk ka fuqi blerëse në treg, ka shumë mungesa në produktet të dedikuara për këtë moshë, duke nisur që nga veshjet, furnitura e përshtatshme që i ndihmon ato në lëvizje etj.

Mirëpo në njësitë e shitjes me pakicë në vend, shpesh mundësitë e zgjedhjeve për mosha të vjetra janë të kufizuara për faktin se bizneset e veshjeve, si çdo biznes tjetër ofrojnë produkt nisur nga aftësia blerëse, pohojnë tregtarët e pakicës.

Në vendin tonë aftësia blerëse është e përqendruar në grup-moshën 20-45-vjeç, pasi kjo ka të ardhurat më të larta dhe për rrjedhojë dhe shpenzimi është më i lartë.

Sakaq, tregu shqiptar i veshjeve nuk ofron shumë mundësi dhe cilësi për moshat mbi 80-vjeç, siç mund të gjenden në tregun europian.

Nevojat për kujdes intensiv për të moshuarit po rriten në Shqipëri, por nga ana tjetër, logjistika që mbështet me furnizime këtë kategori konsumatorësh pothuajse mungon. Në cens 2023, INSTAT numëroi se në Shqipëri jetojnë mbi 87,000 persona mbi 80-vjeç.

Një familje që trajton me shërbim në shtëpi një person në këtë moshë, e ka shumë të vështirë të sigurojë pajisje që lehtësojnë rutinën e tij.

Në Shqipëri mungojnë njësitë e shitjes me pakicë për të moshuarit, të cilat në vendet e Europës Perëndimore janë mjaft të përhapura.

Farmacitë kanë nisur të fusin furnizime të posaçme, por tregu ofron shumë pak në raport me nevojat që paraqiten.

Kompanitë që ofrojnë pajisje për shtëpi nuk kanë thuajse asnjë produkt të përshtatshëm për moshat e thyera, si krevate të lëvizshme dhe pajisje të tjera që lehtësojnë përditshmërinë e të moshuarve.

Pajisje që mund të manovrohen lehtë me prekjen e një butoni, si hapja e dyerve, dritareve apo krevate dhe dollapë, të nevojshme për moshat e vjetra.

Pajisje mjekësore si karriget me rrota, sistemet e shpërndarjes së oksigjenit, pajisjet ndihmëse të lëvizjes etj.

Tualete të përshtatur për të moshuarit, mobilie si ashensor, banjot në këmbë do të kenë shumë shpejt një kërkesë në rritje edhe në vendin tonë.

64 miië te moshuar jetojnë vetëm,

Të dhënat e censit 2023 referuan se në të gjithë vendin, rreth 64 mijë persona mbi 60 vjeç jetonin vetëm. Nga 103 mijë persona të cilët jetonin vetëm, 62,5% e tyre ishin 60-vjeç e lart (64,375 persona).

Nga 103 mijë persona të cilët jetonin vetëm, 62,5% e tyre ishin 60-vjeç e lart (64,375 persona). Gati gjysma e familjeve në vend kanë 2 ose më pak persona.

Kjo tregon një zhvendosje të madhe nga struktura tradicionale e familjeve shqiptare me shumë anëtarë ku dominojnë moshat e reja.

Madhësia mesatare e njësive familjare është 3,2 anëtarë në Cens 2023, krahasuar me 3,9 anëtarë për Censin e 2011.

Të dhënat e cens treguan se nga 755,950 njësi familjarë që u numëruan nga cens 49% e tyre janë mbi 60 vjeç./MONITOR

The post Të dhënat e INSTAT: 20% e popullsisë mbi 65-vjeç, si po plaket Shqipëria appeared first on Albeu.com.

Censi tregon tkurrjen e popullsisë/ Grupmosha 15-19-vjeçare u përgjysmua në një dekadë, shtohen 90-vjeçarët
Numri i të rinjve në vend po ulet me shpejtësi. Kur u zhvillua censi 2011, në të gjithë vendin u numëruan 268,756 të rinj të grupmoshës 15-19-vjeç, por në censin 2023, numri i tyre u përgjysmua me vetëm 142,943 persona, me rënie 47%.

Kjo grupmoshë, kishte rënien më të madhe në periudhën ndërmjet censeve si në numër dhe në përqindje. Popullsia e përgjithshme pësoi rënie me 14.8%, ndërsa në grupet e reja moshore, ky raport ishte më shumë se dy herë më i lartë.

Ekspertët e statistikave e shpjegojnë këtë rënie me emigracionin e lartë të të rinjve dhe familjeve me fëmijë pas vitit 2016, nëpërmjet formës së re të emigracionit, azilit ekonomik.

Rënie mbi 40% pësuan edhe grupmoshat 10-14-vjeç (41%) dhe 20-24-vjeç (41%). Në krahun tjetër, rritjen më të fortë në popullsinë e përgjithshme e kishin 90-vjeçarët. Grupi i popullsisë 85-89-vjeç arriti në 26,443 persona në censin 2023, nga 14,738 të tillë me 2011, me rritje 79%. Struktura e popullsisë tregon rënie dyshifrore në moshat 0 deri në 54 vjeç.

Ndërsa rritja nis për grupmoshat 55 deri në 100-vjeç. Grupmoshat në moshë pensioni, janë rritur me ritme shumë të larta (shiko grafikun e mëposhtëm). Grupmosha 80-84-vjeç, ishte grupmosha e dytë me rritjen më të madhe 75% ndërmjet cens 2011 dhe 2023.

Popullsia në moshë pensioni 65+ arriti në 473 mijë persona sipas cens 2023, me rritje 49% nga censi 2011. Piramida e popullsisë me censin 2023, i ngjan më shumë një peme ku grupmoshat e reja të popullsisë kanë pësuar rënie, duke formuar trungun teksa është rritur ndjeshëm popullsia në moshe pensioni qe formon kurorën e pemës.

Kjo hartë e re demografike, sugjeron se vendi duhet të investojë më shumë në drejtim të një infrastrukture për popullsi më të plakur dhe të përmirësojë në mënyrë radikale sistemin arsimor, që të prodhojë një forcë pune me aftësi të larta për të përballuar nevojat për shërbime të popullsisë me të vjetër.

Tendencat e konsumit lajmërojnë rritje të mallrave dhe shërbimeve për moshat e vjetra, por ndërkohë infrastruktura për këtë qëllim është ende larg nevojave.

Hapësirat për të bërë biznes me një popullsi në plakje janë të larta. Mungojnë azilet, infrastruktura fizike dhe një sistem shëndetësor të specializuar për këto mosha.

Mjekët dhe infermierët geriatër, janë gati një profesion i panjohur në vendin tonë. Nga ana tjetër, mijëra pensionistë jetojnë të vetmuar, pa shërbime dhe të ardhura për të pleqëruar me dinjitet.

Një seri shërbimesh dhe mallrash për moshat e vjetra, aktualisht mungojnë në treg dhe gjithashtu janë një hapësire e pashfrytëzuar për biznes. Plakja e popullsisë ndikon në çdo aspekt të shoqëria dhe veprimtaria ekonomike. Të moshuarit përbëjnë një grup në rritje të konsumatorëve me nevoja specifike dhe blerje të konsiderueshme. Tendencat demografike tregojnë, se kompanitë duhet të nxiten për të sjellë në treg më shumë produkte për të gjitha moshat.

Nevojat dhe preferencat e të moshuarve shpesh nuk lidhen me interesat e biznesit, por në dekadat në vijim shumë kompani duhet të përshtatin planet e tyre për këtë grup të ri konsumatorësh./Monitor

The post Censi tregon tkurrjen e popullsisë/ Grupmosha 15-19-vjeçare u përgjysmua në një dekadë, shtohen 90-vjeçarët appeared first on Albeu.com.

Shqipëria me përqindjen më të lartë të popullsisë në rrezik të varfërisë në Europë
Shqipëria ka gati gjysmën e popullsisë së saj në rrezik të varfërisë, një përqindje shumë më e lartë në krahasim me Rajonin dhe Bashkimin Europian.

Sipas të dhënave të Eurostat dhe matjeve të brendshme nga INSTAT, Shqipëria kishte 41.6% të popullsisë në rrezik të varfërisë, niveli më i lartë në Europë (shiko grafikun e mëposhtëm).

Të dhënat për Shqipërinë i takojnë vitit 2022, ndërsa për Europën vitit 2023.

Sipas përcaktimeve të Eurostat, “rreziku për të qenë i varfër” klasifikon ato persona që janë thellësisht të privuar nga ana materiale dhe sociale, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim.

Pas Shqipërisë, Rumania dhe Bullgaria, janë vendet që kanë ende një përqindje të lartë të popullsisë që jeton në kufijtë e varfërisë me nga 32 dhe 30 %, secila të ndjekura nga Spanja me 26.5% dhe Greqia me 25.6%.

Në krahun tjetër, Kroacia ka nivelin më të ulët të popullsisë që jeton në varfëri në Europë. Në vitin 2023 vetëm 12% e popullsisë kroate ishte në rrezik të varfërisë, e ndjekur nga Sllovenia me 13.7%, Finlanda me 15.8% dhe Polonia me 16.3%.

Në vitin 2023, mbi 94 milionë njerëz në BE (21% e popullsisë) ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social, d.m.th. jetonin në familje që përjetonin të paktën një nga tre rreziqet e varfërisë dhe përjashtimit social.

Shifra ka rënë paksa në krahasim me vitin 2022 (95.3 milionë, 22% e popullsisë).

Në Shqipëri, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2022 është vlerësuar me 225.931 lekë, në krahasim me 191.791 Lekë që ishte në vitin 2021, sipas INSTAT.

Në vitin 2022, janë vlerësuar rreth 576.316 individë në vendin tonë jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër.

Duke filluar nga viti 2021, treguesi i privimit material, intensiteti i ulët në punësim dhe rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social (AROPE), është modifikuar nga ana metodologjike duke u bazuar në objektivin e ri të Bashkimit Europian “Europa 2030’’.

Sipas objektivit të vendosur nga Bashkimi Europian për mbrojtjen e të drejtave sociale, popullsia që është në rrezik për të qenë e varfër ose në përjashtim social në Europë, duhet të reduktohet me të paktën 15 milion deri në vitin 2030 dhe prej tyre të paktën 5 milionë duhet të jenë fëmijë./Monitor

The post Shqipëria me përqindjen më të lartë të popullsisë në rrezik të varfërisë në Europë appeared first on Albeu.com.

Sot nis regjistrimi i popullsisë në Kosovë
Ditën e sotme, nis procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë. Procesit do të zgjasë deri më 17 maj.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka bërë të ditur se sot nis procesi i regjistrimit të popullsisë në vend, proces ky që do të zgjasë deri më 17 maj.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se pjesëmarrja në regjistrim kërkohet me ligj, teksa në rast refuzimi mund të penalizohen në shumën nga 30 euro-2000 euro për person.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka bërë të ditur se sot nis procesi i regjistrimit të popullsisë në vend, proces ky që do të zgjasë deri më 17 maj.

Në njoftimin për media, bëhet e ditur se pjesëmarrja në regjistrim kërkohet me ligj, teksa në rast refuzimi mund të penalizohen në shumën nga 30 euro -2.000 euro për person.

Kësaj radhe regjistrimi do t’i nënshtrohet edhe diaspora. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, informacioni i mbledhur gjatë regjistrimit të popullsisë do të shërbejë si bazë për vendimmarrje kritike, që prek çdo aspekt të jetës, nga kujdesi shëndetësor, arsimi, zhvillimi i infrastrukturës e deri te ndarja e burimeve dhe planifikimi i politikave, shkruajnë mediet e Kosovës.

Nga data 5 prill deri më 10 prill 2024, punonjësit (regjistruesit) e regjistrimit do t’i vizitojnë zonat tuaja të banimit dhe banesat/shtëpitë më shumë për t’i shpërndarë materialet si: fletëpalosjen, letrën informuese dhe për t’u njoftuar me Zonën Regjistruese. Gjatë kësaj periudhe mund të zhvillohet ndonjë intervistë me ndonjë ekonomi familjare.

Nga data 10 prill 2024, do të fillojë regjistrimi i përgjithshëm.

Intervista duhet të zhvillohet në objektin e banimit të ose në afërsi të banesës/shtëpisë së respodentit (qytetarit).

Intervista mund të zhvillohet në: banesë/shtëpi, hyrje, korridor, në një lokal afër banesës/shtëpisë, nëse ka një kopsht, terasë, ballkon ose vende të ngjashme.

Varësisht prej numrit të anëtarëve të ekonomisë familjare, moshës dhe gjinisë, pritjet janë që intervista në një ekonomi familjare me 4 anëtarë të zgjasë rreth 30 minuta.

Ndërkaq, të dhënat rekomandohet të merren nga secili anëtarë i moshës madhore (mbi 16 vjet) nëse ata/ato janë të pranishëm gjatë intervistës. Në raste të tjera, një anëtar i ekonomisë familjare mund t’i jep të dhënat.

The post Sot nis regjistrimi i popullsisë në Kosovë appeared first on Albeu.com.