popullsia Archives - Albeu.com

Popullsia mbi 65-vjeç/ Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025
Shqipëria po kthehet në një azil të madh, pasi grup-mosha mbi 65-vjeç në raport me popullsinë në moshe pune (15-64 vjeç) po rritet me ritme shumë shpejta të pa-përjetuara në këtë mënyrë nga asnjë vend tjetër europian.

Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi ecurinë demografike në kontinentin europian në 10 vitet e fundit 2015-2025, e pozicionojnë vendin tonë në krye të listës për rritjen e peshës kanë të moshuarit në raport me krahun e punës.

Në vitin 2015, popullsia mbi 65-vjeç në Shqipëri përbënte rreth 18.2% të totalit të forcës së punës (15-64 vjeç), një rezultat që e kategorizonte vendin tonë relativisht të ri në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian apo vendeve si Italia e Gjermania.

Në vitin 2025 grup-mosha mbi 65-vjeç ishte sa 33.3% e forcës së punës.

Ndërmjet 2015 dhe 2025, Shqipëria mban vendin e parë në Europë për rritjen më të lartë të përqindjes së popullsisë mbi moshën 65-vjeç në raportin me popullsinë në moshë pune.

Brenda vetëm një dekade, pesha e të moshuarve ndaj popullsisë në moshë pune ka pësuar rritje drastike prej 15.1 pikë përqindjeje, duke kapërcyer çdo vend tjetër të monitoruar në këtë listë (shiko grafikun e mëposhtëm).

Ndërkohë që vende si Moldavia apo Maqedonia e Veriut gjithashtu, po përjetojnë rritje të ndjeshme të kësaj grup moshe, ato mbeten pas Shqipërisë me një rritje prej përkatësisht 14.1 dhe 10.7 pikë përqindjeje.

Për shkak të krizës demografike Shqipëria, ka pësuar rritje të fortë të moshës mediane të popullsisë. Në 2015-n, mosha mediane (që ndan popullsinë përgjysmë) ishte 34.7 vjeç.

Kjo do të thotë që në 2025-n, gjysma e popullsisë ishte nën 44.3 vjeç, ndërsa 10 vite më parë Shqipëria ishte shumë më e re, me gjysmën e popullsisë që ishte më e re se 34.7-vjeç.

Teksa Europës iu deshën disa dekada të kalojë në një etapë plakjeje të popullsisë, Shqipëria e ka pësuar këtë transformim brenda vetëm një dekade, pasi nga viti 2015 në 2025 mosha mediane në vendin tonë u rrit me 9.6 vite, ritmi më i lartë në kontinent, teksa mesatarja europiane këtë periudhe ishte 2.1 vite.

Ky fenomen i plakjes së përshpejtuar në vendin tonë i atribuohet një kombinimi faktorësh, si emigrimi masiv i moshave të reja dhe rënies së vazhdueshme të shkallës së lindshmërisë.

Ndryshe nga vendet e zhvilluara si Suedia apo Luksemburgu, ku rritja e moshës mesatare është shumë më e ngadaltë dhe e kontrolluar, Shqipëria po vjetrohet me hapa galopantë pa pasur forcën ekonomike për të mbështetur këtë ndryshim.

Të dhënat e tabelës tregojnë qartë se Shqipëria nuk po përballet thjesht me një proces natyror plakjeje, por me një krizë demografike që kërkon ndërhyrje urgjente.

Nëse në vitin 2015 ne ishim ndër vendet më të reja, në vitin 2025 vendi ynë renditet në të njëjtin pozicion nivel me fuqitë e vjetra europiane, por me shumë më pak burime për t’i bërë ballë këtij realiteti të ri./ Monitor

The post Popullsia mbi 65-vjeç/ Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025 appeared first on Albeu.com.

Raporti i INSTAT për popullsinë/ Më shumë vdekje se lindje, ja qarqet me bilanc negativ
Në raport me popullsinë, Shqipëria qëndron midis shpresës së lindjeve dhe realitetit të hidhur të rënies demografike. Tremujori i tretë i vitit 2025, nëpërmjet të dhënave të INSTAT paraqet një tablo të përzier.

Ndërsa në rang vendi raportohen 1 mijë e 347 lindje më shumë se vdekje, pesë qarqe vijojnë të përballen me një bilanc të zymtë, ku funeralet tejkalojnë numrin e të porsalindurve.

Nga Vlora e Berati vijuar më tej me Shkodrën, Gjirokastrën e Korçën shtesa natyrore e popullsisë negative shënojnë një alarm të qartë demografik.

Korça mban vendin e parë për bilanc negativ, me dyfish jetë të humbura më shumë sesa të sapoardhura konkretisht 487 vdekje dhe 271 lindje.

Pas Korçës, Gjirokastra vijon të humbasë banorë. Vetëm 81 lindje kundrejt 166 vdekjeve, duke e bërë qarkun me fertilitetin më të ulët në vend.

Në Dibër situata mbetet e rënduar: 247 lindje, por 203 vdekje, duke ruajtur trendin shumëvjeçar të largimit të të rinjve dhe plakjes së popullsisë.

Shkodra dhe Lezha mbyllin listën e pesë qarqeve me shtesë negative, ku vdekjet tejkalojnë lindjet, duke e zbehur edhe më tej hartën demografike të veriut.

Në kontrast, 7 qarqe të tjera arrijnë ende të mbajnë ekuilibrin pozitiv por me ritme të ulëta, shpesh të pamjaftueshme për të mbuluar humbjet e zonave të tjera.

Kryeqyteti mbetet i vetmi motor demografik i vendit, me 2.509 lindje dhe 1.271 vdekje një shtesë natyrore prej 1.238 vetash, më e larta në të gjithë territorin. Tirana rritet, gjallërohet, zgjerohet; ndërsa periferia e saj administrative ndjek një ritëm tjetër, shumë më të ngadaltë.

Berati shënon rritjen më të madhe të lindjeve në përqindje, ndërsa Kukësi regjistron numrin më të ulët të vdekjeve në rang vendi. Të dy tregues që sinjalizojnë një stabilitet të brishtë, por të rëndësishëm.

Ndërsa numrat flasin qartë, Shqipëria përballet me një sfidë të heshtur, po plaket më shpejt se po rritet./TCH

The post Raporti i INSTAT për popullsinë/ Më shumë vdekje se lindje, ja qarqet me bilanc negativ appeared first on Albeu.com.

Shqipëria me popullsinë më të nën-ushqyer në Europë
Programi i Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, FAO, në hartën globale mbi prevalencën e nën-ushqyerjes për periudhën 2022–2024, tregon se Shqipëria ka nivelin më të lartë të nën-ushqyerjes në Europë, duke u klasifikuar vetëm me Ukrainën një vend tashmë prej vitesh në luftë.

Sipas të dhënave më të fundit të FAO-s për periudhën 2022–2024, Shqipëria shfaqet si i vetmi vend në Europë ku nën-ushqyerja është ende problem.

Teksa pjesa dërrmuese e vendeve europiane, kanë prevalencë pothuajse zero të popullsisë që nuk arrin të sigurojë ushqim të mjaftueshëm, Shqipëria paraqitet me një ngjyrë më të errët, ndryshe nga fqinjët dhe nga standardi i europian.

Sipas vlerësimeve të FAO-s, prevalenca e nën-ushqyerjes në Shqipëri llogaritet rreth 5.4% e popullsisë, ndërsa në vendet e Bashkimit Europian ky tregues është nën 2%, shpesh edhe i papërfillshëm.

Për krahasim, në vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Greqia, fenomeni është i padukshëm në statistikat e FAO-s, duke treguar se aksesi në ushqim është më i qëndrueshëm.

Të dhënat e FAO, tregojnë se nën-ushqyerja në Shqipëri erdhi në rritje. Në fillim të periudhës (2014–2016), prevalenca e nën-ushqyerjes ka qenë 4.5%, duke mbetur relativisht e qëndrueshme për disa vite radhazi, me luhatje të vogla në intervalin 4.3–4.5%.

Kjo tregon se për një periudhë të gjatë, situata ka qenë pothuajse njësoj, pa rritje apo ulje të dukshme.

Megjithatë, pas vitit 2019–2020 vihet re një tendencë rritëse. Nga niveli 4.3%, prevalenca e nën-ushqyerjes arrin në 5.4% për vitet 2020–2021, duke u rritur më tej në 5.8% në 2021–2022 dhe duke shënuar një kulm të ri në 6.2% në periudhën 2021–2023.

Në periudhën më të fundit, 2022–2024, niveli i nën-ushqyerjes ra në 5.4%, duke shënuar një përmirësim të lehtë, por mbetet dukshëm më i lartë sesa mesatarja e viteve të mëparshme.

FAO raporton se Shqipëria, jo vetëm që nuk ka barë progres po rrezikon të thellojë kontrastin me fqinjët në treguesin e nën-ushqyerjes.

Teksa vendet e tjera europiane e kanë çuar fenomenin e nën-ushqyerjes drejt zhdukjes, Shqipëria ka mbetur një “pikë e errët” në një kontinent që konsiderohet shembull i sigurisë ushqimore./ Monitor

The post Shqipëria me popullsinë më të nën-ushqyer në Europë appeared first on Albeu.com.

Popullsia e botës arrin në mbi 8 miliardë banorë, u rrit me 75 milionë në 2023
Popullsia e botës u rrit me 75 milionë banorë gjatë vitit 2023 dhe në ditën e parë të vitit 2024 bota do të ketë mbi 8 miliardë banorë, sipas shifrave të publikuara nga agjencia amerikane e statistikave të enjten.

Ritmi i rritjes së popullsisë së botës në vitin 2023 ishte pak më pak se 1 për qind. Në fillim të vitit 2024, në botë do të ketë 4.3 lindje dhe 2 vdekje në sekondë, thotë byroja amerikane e popullsisë.

Ritmi i rritjes së popullsisë në Shtetet e Bashkuar në vitin 2023 ishte në nivelin 0.53 për qind, pothuajse gjysma e atij botëror. Popullsia e Shteteve të Bashkuara u rrit me 1.7 milionë njerëz në vitin 2023, duke arritur në 335.8 milionë banorë.

Nëse ritmi aktual vazhdon deri në fund të dekadës, kjo do të jetë dekada me rritjen më të ngadaltë të popullsisë në histori për Shtetet e Bashkuara, duke sjellë një rritje prej më pak se 4 për qind të popullsisë së vendit nga viti 2020 deri në vitin 2030, thotë William Frey, ekspert i demografisë në Institutin Brookings.

Dekada me nivelin më të ulët të rritjes së popullsisë në Shtetet e Bashkuara ishte gjatë viteve 1930, kur vendi po përballej me rënien e madhe ekonomike dhe në atë dekadë popullsia u rrit me 7.3 për qind.

“Natyrisht rritja mund të intensifikohet në vitet pas pandemisë. Por, do të jetë shumë e vështirë që popullsia e vendit të rritet me nivelin 7.3 për qind”, thotë zoti Frey.

Në fillim të vitit 2024, Shtetet e Bashkuara pritet të kenë një lindje në 9 sekonda dhe një vdekje në 9.5 sekonda. Megjithatë, imigracioni do të frenojë rënien e popullsisë së vendit. Imigracioni pritet të shtojë popullsinë e Shteteve të Bashkuara me një person në 28.3 sekonda. Ky kombinim i lindjeve, vdekjeve të imigracionit do të rrisë popullsinë e Shteteve të Bashkuara me një banor në 24.2 sekonda./VOA

The post Popullsia e botës arrin në mbi 8 miliardë banorë, u rrit me 75 milionë në 2023 appeared first on Albeu.com.

Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se është caktuar data e Konferencës për shpalljen e rezultateve të para përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024).

Sipas ASK-së, shpallja e rezultateve të para përfundimtare do të bëhet me organizmin e një konference që planifikohet të mbahet më 19 dhjetor 2024.

“Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) gjatë kësaj periudhe njëmujore do të angazhohet maksimalisht në përgatitjen e të dhënave të para përfundimtare dhe publikimin e tyre në një periudhë rekorde brenda 7 muajshe që nga përfundimi i Regjistrimit të Popullsisë në terren. Ndërkohë që, raportet tematike do të vazhdojnë të publikohen edhe gjatë vitit 2025”, thuhet në njoftim.

Sipas statistikave preliminare të publikuara katër muaj më parë, Kosova ka 1, 586,659 banorë.

The post Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh me popullsinë në Shqipëri? OKB: Ka rënien më të madhe të lindshmërisë në rang global deri më 2054
Emigracioni i lartë dhe plakja e popullsisë, do të çojnë popullsinë e Shqipërisë në rënie pa kthim në të gjithë skenarët.

Kombet e Bashkuara në projeksionet e reja “Rishikimi i Perspektivës së Popullsisë Botërore 2024”, e renditën Shqipërinë si vendin me rënien më të fortë të normave të lindshmërisë (fertilitetit) për grua me rreth 15% deri në vitin 2054 në rang global.

Pas Shqipërisë, vendet që do të kenë rënie të lartë të lindshmërisë do të jenë Armenia, Moldavia, Mali i Zi etj.

OKB vëren se niveli i fertilitetit, ose numri mesatar i lindjeve të gjalla për grua gjatë gjithë jetës, ka rënë ndjeshëm gjatë dekadave të fundit në shumë vende.

Aktualisht, shkalla globale e lindshmërisë është 2.25 lindje të gjalla për grua, një fëmijë më pak se një brez më parë.

Në Shqipëri aktualisht, niveli i lindshmërinë për grua është më pak se 1.2 fëmijë, shumë poshtë shkallës së zëvendësimit.

Në shumicën e shoqërive, fëmijët dhe të moshuarit konsumojnë mesatarisht më shumë sesa prodhojnë.

OKB këshillon se pothuajse në të gjitha vendet dhe zonat me popullsi që tashmë kanë arritur kulmin në madhësi të popullsisë, dritarja e mundësive për rritjen e përshpejtuar ekonomike të lidhur me një popullsi rinore është mbyllur.

Megjithatë, edhe në vendet ku pjesa e popullsisë në moshë pune (midis 20 dhe 64-vjeç) po zvogëlohet, ka mënyra për të nxitur rritjen ekonomike.

Një nga strategjitë që rekomandon OKB, është që vendet me rënie të popullsisë duhet të bëhen gjithëpërfshirës, duke futur në tregun formal të punës grupe që tradicionalisht janë përjashtuar, si gratë, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

Një qasje tjetër që rekomandohet është rritja e produktivitetit të punonjësve, duke investuar në formimin e kapitalit njerëzor dhe trajnimin e vazhdueshëm, duke përdorur teknologjisë, duke përfshirë robotikën, automatizimin dhe inteligjencën artificiale (AI).

Imigrimi (prurjet e emigrantëve) mund të ndihmojë gjithashtu, në zbutjen e mungesës së fuqisë punëtore të lidhur me plakjen e popullsisë, të paktën në afat të shkurtër.

Migrimi ndërkombëtar nuk mund të kompensojë rënien e popullsisë ose plakjen e popullsisë në terma afatgjatë, por nuk duhet parë si një “zgjidhje” për atë që në fund të fundit është një proces universal dhe i pakthyeshëm: tranzicioni demografik.

Në vendet ku nivelet e lindshmërisë janë tashmë nën zëvendësimin, emigrimi i njerëzve në moshën riprodhuese mund të kontribuojë në rënien e mëtejshme të popullsisë.

Në 62 për qind të vendeve dhe zonave të grupit që tashmë përjetojnë nivele të ulëta të lindshmërisë, emigracioni ka të ngjarë të kontribuojë në zvogëlimin e mëtejshëm të numrit të popullsisë nga tani deri në vitin 2054. Në këtë grup vendesh bën pjesë edhe Shqipëria.

Më herët, OKB, në projeksionet e reja për ecurinë e popullsisë së botës deri më 2054, referon se Shqipëria renditet në mesin e vendeve me rënien më të madhe të popullsisë ndërmjet 2024-2054 në rang global.

Raporti referon se grupi i vendeve ku përfshihet Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Lituania, Porto Riko dhe Moldavia do të përballet me një rënie të popullsisë në nivelet 14% në 30 vitet e ardhshme. Këto vende do të kenë normat më të larta globale të rënies së popullsisë./Monitor

The post Çfarë po ndodh me popullsinë në Shqipëri? OKB: Ka rënien më të madhe të lindshmërisë në rang global deri më 2054 appeared first on Albeu.com.

Rënia e popullsisë, sirenë alarmi për shuarjen e Shqipërisë
Rënia e popullsisë me rreth 420 mijë persona në dekadën e fundit, duke zbritur në 2.4 milionë banorë, sipas rezultateve të Censit 2023, u duk sikur nuk kapi askënd në befasi, ndoshta edhe sepse shifrën e prisnin edhe më të ulët.

Dhe ka jo pak zëra që shprehen skeptikë edhe për këtë shifër.

Por edhe e dhëna zyrtare, që i afrohet rënies prej gati 20% kundrejt popullsisë së mbetur vetëm në një 10-vjeçar, është mjaft dramatike dhe një sinjal i fortë alarmi për ritmin e shuarjes së vendit.

Në fakt, një rënie e tillë kishte kohë që po paralajmërohej.

Të gjitha të dhënat e viteve të fundit tregonin që popullsia po tkurrej me shpejtësi, e ndikuar kryesisht nga ringjallja e valës së emigracionit, krahas ndryshimit normal të stilit të jetesës dhe plakjes graduale të popullsisë, që e çoi shtesën natyrore në vend afër zeros.

Që nga viti 2015, kërkesat për azil filluan të rriteshin sërish. Pasi kulmuan në rreth 62 mijë në 2016, për të zbritur në vijim (po jo më pak se 20 mijë në vit, përveç pandemisë), kulmuan sërish në 2022, me më shumë se 30 mijë aplikime, teksa Mbretëria e Bashkuar u bë një destinacion i shpeshtë veçanërisht i emigracionit ilegal, duke alarmuar dhe qeverinë britanike.

Të dhënat e tjera nga Eurostat për lejet e qëndrimit për shtetasit shqiptarë tregojnë se numri i tyre arriti në 73 mijë në viti 2023, niveli më i lartë që nga 2010-a, i cili reflektonte ndikimin e valës së dytë të emigracionit të fund viteve ‘90.

Në tregun e brendshëm, sinjali u dha që para pandemisë. Për herë të parë, shqetësimi kryesor i bizneseve u bë mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Vala e tretë e emigracionit tashmë po përfshinte të arsimuar, familje me të ardhura të larta, që nuk largoheshin vetëm për arsye ekonomike, por për mungesë perspektive.

Më e ndjeshme ishte ikja e të rinjve. Mbi 70% e kërkesave nga azilkërkuesit kryesoheshin nga persona nën 29 vjeç, apo dhe të mitur.

Pas pandemisë, ritmet e ikjes u përshpejtuan ndjeshëm, duke kulmuar në 2022 dhe 2023.

Efekti nga emigrimi ishte aq i dukshëm, sa bizneset raportuan tkurrje të ndjeshme të konsumit të mallrave bazë, që nga buka, sheqeri, produktet e përpunuara të mishit, që ishin kryesisht baza e ushqimeve të të rinjve.

Ikja e tyre krijoi ngërç të vërtetë në tregun e punës, duke detyruar bizneset, sidomos ato të turizmit, të rrisnin disa paga, si për punonjës të shërbimit sanitar, deri në një mijë euro në muaj.

Të gjitha këto sinjale nuk ishin të mjaftueshme që qeveria ta merrte seriozisht emigracionin dhe të merrte masa për të krijuar një ambient më të qëndrueshëm dhe tërheqës në vend, për ta frenuar atë.

Kryeministri do të deklaronte se ikja është normale dhe ndodh në çdo vend të botës, pavarësisht se Shqipëria ishte e dyta në botë për kërkesat për azil në raport me popullsinë, duke u krahasuar me popullsinë e vendeve në luftë.

Edhe sot, kur rënia u vërtetua zyrtarisht, çuditërisht nuk kemi asnjë reagim të qeverisë.

Ndoshta për momentin mund të jetë dhe e kënaqur, sepse disa tregues si të ardhurat për frymë, apo papunësia do të rregullohen me një të rënë të lapsit, për shkak se zvogëlohet emëruesi.

Për pasojat, që po ndihen përditë me dëme afatmesme, nuk duket se po e vret mendjen njeri.

Të dhënat janë realisht alarmante, për një vend që po kalon një moment të mirë ekonomik, të nxitur nga bumi turistik dhe gjallërimi i konsumit nga turistët e huaj.

Grupmosha 15-29-vjeçare është përgjysmuar në dekadën e fundit, duke paralajmëruar se kriza e fuqisë punëtore do të thellohet më tej.

Bizneset po detyrohen të rrisin pagat, pa shtuar produktivitetin, duke ndikuar negativisht jo vetëm në planet e tyre afatgjata për investime, por edhe perspektivën ekonomike.

Marrja e punonjësve të huaj, që ka qenë një zgjidhje për vendet e zhvilluara të Europës, nuk duket se po funksionon për Shqipërinë.

Shtimi i peshës së të moshuarve mund ta gjejë vendin të papërgatitur, jo vetëm për të përballuar skemën e pensioneve, por edhe për t’i shërbyer një brezi që po dominon (Popullsia në moshë pensioni 65+ arriti në 473 mijë persona sipas Censit 2023 me rritje 49% nga Censi 2011).

Përmbysja e piramidës së popullsisë që shfaq Censi 2023 është sfida më e madhe për vendin, për të cilën duhet të jemi të përgatitur dhe të marrim masa sa më shpejt.

Ndalimi i ikjes së shqiptarëve dhe politikat për rikthimin e të ikurve janë çështjet më emergjente.

Situata i ngjan një organizmi human, që nuk i shteret hemorragjia dhe për të shpëtuar jetën kërkohen ndërhyrje të shpejta dhe efektive nga politikëbërësit.

Mbi të gjitha kërkohet rikthimi i shpresës së shqiptarëve, por kjo me sa duket kërkon angazhim shumë më të lartë se thjesht termi Rilindje i fasadës qeverisëse, që siç duket nuk rezultoi i mjaftueshëm.

The post Rënia e popullsisë, sirenë alarmi për shuarjen e Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Kush do të punojë? Popullsia në moshë pune është reduktuar, si do të ndikojë tek bizneset dhe ekonomia shqiptare
Popullsia në moshë pune 15-64-vjeç, është reduktuar në mënyrë të ndjeshme në periudhën ndërmjet dy censeve 2011-2023, sipas të dhënave të INSTAT.

Të dhënat paraprake nga rezultatet e cens 2023, tregojnë se popullsia në moshë pune ishte 1,555,080 persona, nga 1,903,987 me rënie 18.3% në krahasim me të dhënat e cens 2011.

Rënien më të madhe të popullsisë në moshë pune, e kishin grupmoshat 15 deri në 19-vjeç, të cilat pësuan tkurrje me 46.8% dhe grupmosha 20-24-vjeç që u reduktuan me 41%.

Grupmoshat me rënie të fortë në popullsinë në moshë pune ishin 25-29-vjeç me rreth 25%, 40-44-vjeç me 25.6% dhe 45-49-vjeç me 25.4%.

Në të kundërt, popullsia në moshë pune në prag pensioni 60-64-vjeç ka shënuar rritje me 48.8% dhe grupmosha 45-59-vjeç, rritje me 9.6%

Siç shihet, popullsia në moshë punë në vendin tonë jo vetëm që është reduktuar në mënyrë të ndjeshme gjatë një dekade, por është përkeqësuar në strukturë, pasi ka një rritje të personave në prag pensioni dhe ulje të ndjeshme në grupet e reja të moshave.

Bizneset në të gjithë sektorët vitet e fundit e kanë konsideruar mungesën e punonjësve problem serioz, për zgjidhjen e të cilit nuk kanë përvojë dhe as mjete.

Ekonomia shqiptare, kurrë më parë, nuk është përballur me këtë fenomen. Kjo është dekada e parë që ekonomia dhe bizneset duhet të operojnë me të panjohurën më të madhe, mungesën e punonjësve.

Në vitin 2011, popullsia në moshë pune (15-64-vjeç), përbënte 68% të popullsisë totale dhe në vitin 2023 përbënte 64% të saj.

Reduktimi i popullsisë në moshë pune, do të ulë treguesit e shkallës së dembelizmit në Shqipëri dhe do të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme treguesit e punësimit.

Në fund të vitit 2023, ishin të punësuar zyrtarisht 1,243,085 persona në moshën 15-64-vjeç, të cilët përbëjnë 80% të popullsisë në moshë pune.

Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër, vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0% nga 30,4% vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve pësoi rritje në 30,4% nga 16,7% në 2011.

Analizuar në nivel qarku, Kukësi dhe Gjirokastra, mbajnë pozicione të kundërta në termat e raporteve të varësisë. Kukësi ka raportin e varësisë së të rinjve më të lartë (31,8%) dhe raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve (19,9%).

Ndërsa, Gjirokastra ka raportin e varësisë së të rinjve më të ulët (19,0%) dhe raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve (46,1%).

Mosha mesatare e popullsisë është 42,5 vite, nga 35,3 vite që ishte në Censin 2011./Monitor

The post Kush do të punojë? Popullsia në moshë pune është reduktuar, si do të ndikojë tek bizneset dhe ekonomia shqiptare appeared first on Albeu.com.

Censi 2023/ Tkurret popullsia e Shqipërisë, 429 mijë banorë më pak
Në Shqipëri, popullsia e vendit në vitin 2023 rezulton të jetë tkurrur me 15 përqind, krahasuar me 12 vjet më parë. Të dhënat e censit të popullsisë, të bëra publike sot nga Institut i Statistikave, deshmojnë se numri i banorëve në vend ka rënë me 429 mijë banorë me pak. Profesori i njohur I demografisë Arjan Gjonçaj, shpjegon se fenomeni i emigracionit shihet si faktori kryesor, së bashku më rënien e shtesës natyrore të popullsisë, si pasojë e uljes së lindjeve. Afro 600 mijë shqiptarë rezultojnë të jenë larguar që nga viti 2011.

Të dhënat e sotme të censit të popullsisë tregojnë se vendi gjendet përballë rënies më të fortë të banorëve. Nga pak më shumë se 2.8 milionë në vitin 2011, vitin e kaluar popullsia banuese ra në 2.4 milionë, gati 15 përqind më pak, ndërkohë që krahasuar me vitin 1989, Shqipëria ka humbur 1 të katërtën e banorëve të saj.

Arjan Gjonçaj, profesor i demografisë në “London School of Economics”, shpjegon për Zërin e Amerikës, arsyet e këtyre shifrave. “Mesazhi kryesor është që popullsia e Shqipërisë vazhdonë të bjerë, dhe me një ritëm më të lartë se më parë, për shkak të emigracionit dhe lindshmërisë së ulët. Emigracioni mbetet dhe plaga më e madhe”, thotë ai.

Sipas Institutit të Statistikave, emigracioni ka ruajtur thuajse të njejtën tendencë si dhe në periudhën 2001-2011, me një mesatare prej 50 mijë personash në vit të larguar, ose 600 mijë shqiptarë që kanë lënë vendin në 12 vitet e fundit. Por, po sipas censit, deri në 2023 afro 108 mijë të tjerë janë rikthyer, ku thuajse 26 mijë, vetëm vitin e kaluar, Sipas Profesor Gjonçajt “me rritjen e mirë të ekonomisë shqiptare, mund të kemi dhe një kthim të trendit pozitiv, madje disa nga ne mendojnë se mund të ndodhë brenda 5 viteve të ardhshme”

Problematike shfaqet shtesa natyrore e popullsisë, me një rënie progresive të lindjeve. Të dhënat paraprakee për vitin 2023 flasin për 24 mijë lindje dhe 22 mijë vdekje. Krahasuar me vitin 2011 lindjet janë tkurrur me gati 30 përqind, dhe mbi 50 përqind krahasuar me vitin 2001.

Ky fenomen, së bashku me emigracionin dhe rritjen e jetëgjatësisë, po çon në plakjen e popullsisë. Mosha mesatare vitin e kaluar shkoi në 42 vjet e gjysëm, sipas censit, duke u rritur me 7 vite krahasuar me 2011. Të dhënat e Censit tregojnë se një në 5 banorë, është mbi 65 vjeç, ndërkohë që ky raport ishte 1 me 9 në censin e vitit 2011. “Plakja e popullsisë nuk është fenomen i ri. Ne këtë e dimë. Shqipëria ka shpejtësinë e plaksjes më të madhe në Europë. Dhe plakja vjen si rezultat i emigracionit dhe i rënies së fuqisë punëtore”, vë në dukje profesor Gjonçaj.

Sipas tij, janë dy probleme që duhet të trajtohen lidhur me moshat e treta: “Problemi i parë është kujdesi social. Ne kemi traditë që kujdesemi për prindërit. Por nga ana demografike, nuk ka më fëmijë, ose janë në emigracion ose ka lindëshmëri të ulët. Pra nuk ka djem e vajza që të kujdesen për prindërit. Ne nuk e kemi traditë kujdesin institucional. E dyta është kujdesi shëndetësor. Me rritjen e përqindjes së popullsisë në moshën e tretë, ne dimë që me plakjen rriten dhe sëmundjet kronike. Dhe kjo kërkon ose politika parandalimit për sëmundjet kronike, ose të përmirësohet shëndeti terciar që të përballojë sfidat që vijnë nga plakja”.

Të dhënat e Censit sollën dhe një panorama të lëvizjeve të brendshme migratore, të cilat kanë çuar që gati një e treta e popullsisë të përqëndrorhet në qarkun e Tiranës me një rritje me 1.2 përqind krahasuar me 12 vjet më parë, ndërsa vetëm Bashkia e kryeytetit numëron afro 600 mijë banorë. Qarku i dytë me përqindjen më të lartë të popullsisë është Fieri me 10 përqind, pasuar nga Elbasani me 9.7 përqind të popullsisë. Ndërsa Kukësi dhe Gjirokastra kanë përqindjen më të ulët, me 2.6 dhe 2.5 përqind.

Në ndryshim nga viti 2011, kemi një përmbysje të raporteve meshkuj/femra. Këto të fundit rezultojnë të jenë 50.4 përqind e popullsisë. Ato janë po ashtu në superioritet të ndjeshëm ndaj meshkujve dhe sa i takon formimit universitar. Më shumë se gjysma e femrave kanë përfunduar studimet e larta, kundrejt vetëm 33 përqind të meshkujve.

Sa i takon besimit fetar, të dhënat e censit nuk kanë ndonjë surprizë. Ata që janë deklaruar se i përkasin besimit musliman janë mbi 1.1 milion, të cilëve u shtohen dhe 116 mijë muslimanë bektashinj. Të krishterët katolikë zënë vendin e dytë me mbi 200 mijë besimtarë, ata ortodoksë pasojnë me 176 mijë, ndërsa 9700 janë deklaruar të krishterë ungjillorë. 10 përqind e popullatës nuk i është përgjigjur pyetjes rreth besimit fetar, e 4 përqind janë deklaruar ateistë./VOA

The post Censi 2023/ Tkurret popullsia e Shqipërisë, 429 mijë banorë më pak appeared first on Albeu.com.

INSTAT publikon të dhënat e Censit: Në Shqipëri janë 2 402 113 banorë, 430 mijë më pak se në 2011
2.402.113 banorë jetojnë në Shqipëri, sipas rezultateve të Censit 2023.

Në krahasim me të dhënat e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2011, ku popullsia ishte 2,831,741 banorë, rezulton se Shqipëria është tkurrur me 429 mijë shqiptarë.

Ndërkohë që numri i popullsisë nga Censi i vitit 2001 ishte 3,069,275.

Sipas drejtoreshës së INSTAT, Elsa Dhuli, censi vlerësoi në territorin shqiptar më datë 18 shtator 2023, 2 402 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 është Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923. Që prej Censit të vitit 1989, metodologjia e tij ka ndjekur gjithnjë e më shumë rekomandimet ndërkombëtare për kryerjen e Censit.

Censi i Popullsisë dhe Banesave ofron të dhëna mbi numrin zyrtar të popullsisë në një vend, në njësinë më të vogël gjeografike, së bashku me informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave demografike, sociale dhe ekonomike të popullsisë.

Në mënyrë të ngjashme, Censi i banesave ofron numërimin zyrtar të të gjitha banesave në vend në njësinë më të vogël gjeografike, së bashku me informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave të banesave.

The post INSTAT publikon të dhënat e Censit: Në Shqipëri janë 2 402 113 banorë, 430 mijë më pak se në 2011 appeared first on Albeu.com.