popullsia e shqiperise Archives - Albeu.com

Eurostat: Për çdo 1000 banorë popullsia e Shqipërisë u reduktua me 12 veta në vitin 2024, ritmet më të larta në Europë
Reduktimi i popullsisë së Shqipërisë, ishte jo i zakontë për një vend që nuk është në luftë. Të dhënat e fundit të Eurostat, tregojnë se për çdo 1000 banorë popullsia e Shqipërisë u reduktua me 12 veta në vitin 2024 që përfaqëson shkallën bruto të migrimit neto, duke dëshmuar që vendi po kalon një tkurrje të pashembullt në kohë paqeje.

Kjo shifër do të thotë se vetëm brenda vitit 2024, Shqipëria ka humbur rreth 29,000 banorë si pasojë e emigrimit.

Krahasimi me Bashkimin Europian është tronditës.

Mesatarja e BE-së për këtë tregues lëviz në shifra pozitive, rreth +5.2 për 1,000 banorë, çka do të thotë se në të njëjtin vit në BE janë shtuar më shumë se 5 veta për 1000 persona.

Ndërsa Europa po rritet dhe po pasurohet me kapital njerëzor, Shqipëria po shërben ende se eksportues neto që po humbet krahun e punës.

Edhe brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria mbetet në zonën më të nxehtë të krizës. Ndërkohë që vende si Serbia shfaqin një qëndrueshmëri më të lartë në raport me migrimin neto, Shqipëria po pëson goditjen më të forta.

Ky fenomen po e shtyn vendin drejt një udhëkryqi të rrezikshëm demografik. Ndryshe nga dekadat e kaluara, kur rritja natyrore, lindjet e balanconin disi emigrimin, sot Shqipëria po goditet nga dy anët, lindshmëria ka rënë në nivele historike, ndërsa ikja e të rinjve vazhdon me ritme të larta.

Në Europë, migrimi neto pozitiv po ndihmon shtetet të përballojnë plakjen, por në Shqipëri, shifra negative po përshpejton tkurrjen dhe plakjen e vendit. Në ketë mënyre Shqipëria po humbet çdo vit popullsinë e një qyteti mesatar si Lezha apo Kavaja.

Vendi ynë po përjeton atë që vendet e Europës Qendrore dhe Lindore arritën ta ndalnin vite më parë. Nëse shohim tabelën vendet si Polonia, Hungaria, Sllovenia dhe shtetet Balltike (Estonia, Lituania) po tregojnë një trend krejtësisht të kundërt.

Për shembull, Estonia dhe Lituania, të cilat dikur kishin norma emigrimi të ngjashme me Shqipërinë, sot shënojnë migrim neto pozitiv.

Estonia ka arritur të thithë jo vetëm profesionistë të huaj përmes digjitalizimit, por edhe të rikthejë qytetarët e saj, duke e kthyer shifrën nga negative në një rritje prej +2 deri në +4 për 1,000 banorë.

Ndryshimi është mbresëlënës edhe në Poloni dhe Hungari. Këto vende përdorën një strategji të dyfishtë që Shqipëria ende nuk po e aplikon me efikasitet, rritjen agresive të pagave për të frenuar largimin dhe politika të forta mbështetëse për familjet e reja për të përmirësuar ndryshimin natyror.

Polonia, nga një vend që furnizonte Europën Perëndimore me krah pune, sot është kthyer në një magnet rajonal.

Ndërsa ne humbasim 1.2% të popullsisë çdo vit vetëm nga ky tregues, këto vende po e rrisin popullsinë e tyre rezidente, duke krijuar një ekonomi më të qëndrueshme dhe një treg pune më të sigurt.

Edhe brenda rajonit tonë, modeli i Kroacisë është domethënës. Pas anëtarësimit në BE, Kroacia pësoi një goditje të fortë emigrimi, por vitet e fundit po sheh një trend stabilizimi dhe kthimi të fuqisë punëtore, falë integrimit të plotë dhe investimeve në infrastrukturë e teknologji.

Shqipëria, ndërkohë, mbetet peng i emigrimit që nuk po ndalet, ndërsa vendet e ish-Lindjes e përdorën emigrimin si një fazë kalimtare drejt zhvillimit, te ne ky fenomen po kthehet në një gjendje kronike.

Shifra -12.1 është prova që, ndryshe nga fqinjët tanë në lindje, ne ende nuk kemi krijuar arsyet për t’u kthyer.

Polonia dhe Rumania arritën ta kthenin trendin duke u bërë qendra industriale dhe teknologjike, por Shqipëria e orientuar tek turizmi nuk mund ta mbajë popullsinë në vend. Ekspertët pohojnë se Shqipëria duhet të mësojë nga shkolla e Lindjes, pasi emigrimi mund të mposhtet, por vetëm duke e bërë vendin të jetueshëm për ata që ikin./Monitor

The post Eurostat: Për çdo 1000 banorë popullsia e Shqipërisë u reduktua me 12 veta në vitin 2024, ritmet më të larta në Europë appeared first on Albeu.com.

Publikohen shifrat/ Popullsia e Shqipërisë në rënie, tkurrja më e lartë në rajon për shkak të emigracionit dhe lindjeve të ulëta
Popullsia e Shqipërisë, po tkurret me ritme shumë më të larta gati dy deri tre herë më shumë se në vendet e tjera të Rajonit, sipas të dhënave të azhurnuara nga Eurostat për popullsinë e vendeve kandidate.

Në vitin 2025, popullsia zyrtare Shqipërisë ishte 2,363,314 banorë me një tkurrje prej rreth 27,628 personash brenda një viti, ndërsa në terma relativë rënia ishte –1.2%, norma më e lartë në rajon.

Sipas të dhënave të Eurostat, në tabelën e mëposhtme rënia e popullsisë së Bosnjë-Hercegovinës është –0.3%, ajo e Maqedonisë së Veriut –0.2%, e Serbisë -0.6% dhe Mali i Zi me -0.1%.

Në 4 vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor popullsia ra mesatarisht me 0.3 %, ndërsa në Shqipëri gati 4 herë më shumë, me 1.1%.

Diferenca tregon se fenomenet demografike, veçanërisht emigracioni i vazhdueshëm dhe ulja e lindshmërisë, po ndikojnë vendin tonë më shumë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor me statusin kandidat për tu anëtarësuar në BE.

Në vitet e fundit rënia e popullsisë, është përshpejtuar për shkak të tkurrjes së të rinjve që po ulin me shpejtësi lindjet nga viti në vit.

Tkurrja e fortë në grup-moshën deri 30-vjeç, po vjen kryesisht si pasojë e emigracionit të lartë që vazhdon të jetë ndër më të lartët në Europë.

Shqiptarët, veçanërisht të rinjtë dhe profesionistët, largohen për paga më të larta, kushte më të mira pune dhe mundësi më të qëndrueshme karriere në vendet e BE-së.

Kjo tendencë është rritur pas liberalizimit të tregut europian të punës dhe skemave të rekrutimit të vendeve si Gjermania, që kanë kërkesa të mëdha për fuqi punëtore.

Të dhënat e brendshme tregojnë se popullsia nga 15-29 vjeç që përfaqëson grupin e të rinj aktiv në emigrim, u tkurr me 45 për qind ndërmjet 2011 dhe 2025.

Gjithashtu, Shqipëria ka nivelin më të ulët të lindjeve në historinë e saj të tranzicionit me një normë fertiliteti rreth 1.2 fëmijë për grua në moshë lindje, shumë poshtë nivelit e zëvendësimit dhe nga më të ulëtat në Europë.

Shumë çifte të reja shtyjnë krijimin e familjes për shkak të pasigurisë ekonomike, kostove të larta të rritjes së fëmijëve dhe emigrimit të partnerëve.

Në dekadën në vijim numri i vdekjeve, pritet të jetë më i lartë se ai i lindjeve dhe do krijojë deficit natyror që vetëm do të thellohet nëse nuk merren masa frenuese./MONITOR

The post Publikohen shifrat/ Popullsia e Shqipërisë në rënie, tkurrja më e lartë në rajon për shkak të emigracionit dhe lindjeve të ulëta appeared first on Albeu.com.

Popullsia e Shqipërisë është plakur me ritme më të larta në Europë, sa shkoi mosha mediane në 11 vite
Të dhënat zyrtare referojnë se Shqipëria ende është një nga vendet me popullsinë më të re në Europë, por gjatë 20 viteve të fundit ritmet e plakjes ishin më të lartat në Europë.

Në vitin 2023, mosha mediane e Shqiptarëve ishte 38.8 vjeç (nënkupton që 50% e popullsisë janë nën këtë moshë dhe 50% mbi këtë moshë).

Të dhënat e krahasueshme nga Eurostat referojnë se mosha mediane e shqiptarëve u rrit me gati 11 vite ndërmjet 2003-2023, niveli më i lartë në Europë dhe me një diferencë shumë të lartë me plakjen e popullatave të tjera të Europës. (shiko grafikun bashkëngjitur)

Pas Shqipërisë, ritmet më të larta të plakjes ndërmjet 2003-2023 i ka Portugalia me 8.5 vite, Rumania me 8.5 vite dhe Maqedonia e Veriut, me 8 vite.

Në krahun tjetër, Suedia ka ruajtur qëndrueshmëri të moshës së popullsisë së saj, pasi gjatë dy dekadave të shkuara popullata e këtij vendi është plakur vetëm me 1 vit, e ndjekur nga Moldavia, Luksemburgu, dhe Belgjika ku mosha mesatare e popullsisë së tyre është rritur më pak se dy vite nga 2003-2023.

Në vitin 2023 vendet me popullsinë më të plakur në Europë ishte Italia, ku mosha mediane e popullsisë ishte 48.4-vjeç nga 41 vjeç që ishte në vitin 2003, e ndjekur nga Portugalia ku mosha mediane ishte 47 vjeç, Bullgaria 46.8-vjeç dhe Greqia me 46.5-vjeç.

Që nga rënia e komunizmit Shqipëria është përballur me një trazicion të fortë demografik që vijon ende me ritme të larta ne dekadën e katërt të rendit demokratik.

Cikli rritës i emigracionit së bashku me rënien e normave të fertilietit e kanë plakur Shqipërinë më shpejt se edhe vendet me kushte të ngjashme politikë dhe ekonomike.

Plakja e popullsisë së vendit nuk po shoqërohet me masa për të zbutur pasojat e fenomenit. Mungesat në fuqinë punëtore tashmë janë bërë aq të forta sa edhe sektori publik po vuan për punonjës, në një kohë që mungesa e të rinjve rrezikon të përkeqësojë cilësinë e jetës në vend.

Ndër të tjera, Shqipëria ka ndër normat më të larta të emigrimit të të arsimuarve në vend. Pakësimi i numrit të studentëve në shumë degë po lë vendin pa ekspertë në shumë fusha, që nga sektorët publik të arsimit dhe shëndetësie deri tek punonjësit e krahut pa njohuri dhe aftësi.

Në terma më afatgjatë, rritja e numrit të moshuarve do të rëndojë mbi shpenzimet publike, do të frenojë rritjen ekonomike dhe do të ushtrojë presion mbi sistemet shëndetësore dhe ato të sigurimeve./Monitor

The post Popullsia e Shqipërisë është plakur me ritme më të larta në Europë, sa shkoi mosha mediane në 11 vite appeared first on Albeu.com.

OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan për “bukë”
Programi Botëror i Ushqimit në Kombet e Bashkuara FAO ka përllogaritur se, gjatë periudhës 2019-2021 rreth 900 mijë njerëz ose rreth 32% e popullatës së Shqipërisë vuajnë nga pasiguria ushqimore.

Pavarësisht se treguesi ka shënuar ulje te lehtë nga rishikimi i vitit 2020, Shqipëria ka rreth 1 të tretën e popullsisë saj me mungesa të sigurisë ushqimore.

FAO vlerësoi se, ne përgjithësi bota nuk ka përparuar as drejt sigurimit të aksesit në ushqim të sigurt, të ushqyeshëm dhe të mjaftueshëm për të gjithë njerëzit ose drejt çrrënjosjes së të gjitha formave të kequshqyerjes.

Konflikti, ndryshueshmëria dhe ekstremet klimatike, krizat ekonomike dhe së fundmi lufta në Ukrainë janë nxitësit kryesorë që ngadalësojnë progresin ndaj sigurimit ushqimor, veçanërisht aty ku pabarazia është e lartë. Pandemia e COVID-19 dhe lufta në Ukrainë e bëri rrugën drejt objektivave edhe më të pjerrët.

Numri i njerëzve të prekur nga uria në rag global arriti në 828 milionë në vitin 2021, me një rritje prej rreth 46 milionë që nga viti 2020 dhe 150 milionë që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19 sipas Kombeve të Bashkuara.

Përqindja e njerëzve të prekur nga uria u rrit në vitin 2020 dhe vazhdoi të rritet në vitin 2021, në 9.8 për qind të popullsisë botërore. Rreth 2.3 miliardë njerëz në botë (29.3 për qind) kishin pamjaftueshmëri ushqimore, 900 mijë prej tyre përllogariten në Shqipëri.

Në vitin 2021 në të gjithë botën 350 milionë njerëz më shumë në të gjithë botën kishin pasiguri ushqimore në krahasim me periudhën para pandemike.

Parashikimet tregojnë se, gati 670 milionë njerëz (8 për qind e popullsisë së botës) do të përballen e urinë në vitin 2030. Ky është një numër i ngjashëm me vitin 2015, kur synimi për t’i dhënë fund urisë, pasigurisë ushqimore dhe kequshqyerjes deri në fund të kësaj dekade u lançua nën Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.

Lufta në Ukrainë, që përfshin dy nga prodhuesit më të mëdhenj globalë të drithërave, farave vajore dhe plehrave, po prish zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit dhe po rrit çmimet e drithit, plehrave, energjisë. Nga ana tjetër ndryshimet klimatike ekstreme gjithnjë e më të shpeshta, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta rrisin me tej pasiguritë për furnizim me ushqime./Monitor/

The post OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan për “bukë” appeared first on Albeu.com.

Grafiku i OKB-së, popullsia e Shqipërisë do të “katandiset” njësoj si në vitet 1960
Në fillim të viteve 1960, popullsia e Shqipërisë ishte rreth 1.2 milionë banorë.

Në fillim të viteve ’90, numri i banorëve të vendit pothuajse u trefishua, duke arritur në 3.3 milionë banorë.

Pas viteve ’90 zhvillimet e vrullshme që ndodhën në vend sollën dhe ndryshime të mëdha demografike. Popullsia filloi të binte me shpejtësi, e ndikuar fillimisht nga niveli i lartë i emigracionit që kulmoi në dekadën e parë të tranzicionit dhe më pas nga stili i ri i jetesës, me lindshmëri më të ulët e familje më të vogla.

Në fund të vitit 2021, popullsia e Shqipërisë vlerësohet të jetë në 2.8 milionë banorë, megjithëse ky është vetëm një vlerësim, pasi Censi i fundit është kryer në vitin 2010, ndërsa pritet që të zhvillohet i riu këtë vit.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) parashikon që numri i banorëve që jetojnë në Shqipëri do të vijojë të tkurret me ritme të shpejta në vitet në vijim.

Sipas parashikimeve të OKB-së, deri në vitin 2050 popullsia e Shqipërisë pritet të zbresë në 2.5 milionë banorë dhe deri në vitin 2100 do të tkurret në 1.1 milionë banorë, duke arritur në këtë mënyrë në nivelet e viteve 1960 (shiko grafikun).

Të dhënat e tjera të përpunuara nga Visual Capitalist tregojnë se popullsia e Shqipërisë pritet të tkurret me 15.8% deri në vitin 2050, sipas raportit, duke u renditur e dhjeta, pas Bullgarisë, Lituanisë, Letonisë, Ukrainës, Serbisë, Bosnjë Hercegovinës, Kroacisë, Moldavisë dhe Japonisë.

Arsyet

Rënia e normës së lindjeve dhe emigracioni i vazhdueshëm janë dy arsyet që po ndikojnë në reduktimin e popullsisë. Sipas OKB-së, rreth 40% e popullsisë së Shqipërisë jeton tashmë jashtë vendit. Ndërkohë cikli i emigracionit është rigjallëruara vitet e fundit, duke përfshirë familjet, të arsimuarit dhe sidomos të rinjtë. Edhe Covid-19 ka rritur vdekshmërinë në 2020-2021.

Sipas INSTAT, popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 rezulton 2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3 %, krahasuar me 1 janar 2021. Ky është viti i pestë radhazi me tkurrje të numrit të banorëve.

Gjatë vitit 2021 shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) ishte -3.296 banorë, duke shënuar për herë të parë shtesë natyrore negative.

Gjatë vitit 2021 u konstatua dhe një rritje e ndjeshme e emigracionit, ndërsa numri i të kthyerve mbetet i ulët. INSTAT raportoi se numri i imigrantëve në vitin 2021 ishte 9.195 persona dhe numri i emigrantëve ishte 42.048 persona. Numri i të larguarve, sipas grafikëve të INSTAT, ishyte më i larti që nga viti 2019 dhe nga 2014-a.

Edhe normat e lindshmërisë (që shpreh numrin e fëmijëve që mund të bëjë një grua gjatë jetës së saj) po bien me ritme të shpejta vit pas viti, duke sinjalizuar rënie pa kthim të popullsisë. Norma e lindshmëria ka zbritur në rreth 1.3 lindje për një grua (poshtë normës së zëvendësimit), duke rënë ndjeshëm nga 6 në vitet 1960 dhe mbi 2 në fillim të viteve 90, sipas INSTAT.

Rënia e lindshmërisë poshtë normës së zëvendësimit të popullsisë sinjalizon rënien e popullsisë gjatë dekadave dhe plakjen e shpejtë. Kontinenti për ketë arsye po vuan plotësimin e nevojave të tregut të punës. Kërkesa për punë e nxitur nga faktori demografik do të krijojë kushtet për një rrjedhë të sigurt emigracioni edhe nga vendet në zhvillim të tilla si Shqipëria.

E prekur edhe nga normat e larta të emigracionit, popullsia e Shqipërisë ka hyrë në një proces plakje të shpejtë duke u shndërruar në një problem madhor për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

The post Grafiku i OKB-së, popullsia e Shqipërisë do të “katandiset” njësoj si në vitet 1960 appeared first on Albeu.com.