Popullsi Archives - Albeu.com

Tkurrja e popullsisë së vendit është përshpejtuar gjatë tri viteve të fundit! “Kampion” mban Shkodra, përjashtohet vetëm Tirana
Tkurrja e popullsisë së vendit është përshpejtuar gjatë tri viteve të fundit. Me përjashtim të Tiranës, e cila vijon të jetë qendra e gravitetit të emigrimit të brendshëm, në të gjitha qarqet e tjera popullsia ka rënë.

Censi i vitit 2023 regjistroi 2,4 milionë banorë. Një vit më pas më 2024 popullsia ra në 2,39 milionë persona, ndërsa parashikimi për 2025-n zbret në 2,36 milionë persona.

Humbja kumulative nga Censi 2023 në 2025 është rreth 38,800 banorë. Rënia nuk duket drastike në shifra absolute, por ritmi i tkurrjes është përshpejtuar me 1.2% më 2025, gati tre herë më shumë sesa në 2024 me -0.5%.

Nga 12 qarqet e vendit, Tirana është i vetmi qark me rritje të lehtë. Popullsia e saj nga 758 513 banorë në Cens 2023 arriti në 759,981 në 2025, një shtesë modeste prej rreth 1500 personash.

Kjo rritje simbolike mjafton për të konsoliduar kryeqytetin si strehë demografike, pasi e gjithë pjesa tjetër e vendit është në rënie.

Popullsia e Tiranës po rritet nga braktisja e zonave rurale dhe migrimi i brendshëm drejt Tiranës, që balancon edhe humbjen që vetë kryeqyteti ka nga emigracioni ndërkombëtar.

Në Veri, Shkodra u tkurr me gati 5000 banorë në dy vite, duke pësuar rënien relative më të madhe me mbi 3%.

Një panoramë e ngjashme shfaqet në Kukës, Dibër dhe Lezhë, ku reduktimi i popullsisë varion nga 2,4% në 3%.

Veriu i vendit po përjeton një cikël më të vonë emigracioni si rrjedhojë edhe e zhvillimit të pabarabartë rajonal.

Gjirokastra, Korça dhe Fieri pësuan rënie krahasueshme me 2,5-3%, të ndikuara nga emigracioni tradicional dhe plakja e popullsisë vendase.

Në qarqet si Elbasani dhe Vlora, ritmi i tkurrjes është disi më i butë, por sërish i pandalshëm.

Të dhënat tregojnë se në Tiranë rriten më tej presionet për shërbime publike dhe infrastrukturë, ndërsa qarqet po përballen me mbyllje shkollash dhe rritje të pabarazive.

Nëse nuk ndërmerren masa për të shpërndarë investimet jashtë kryeqytetit do të thellohet më tej hendeku social dhe ekonomik, duke bërë që shifrat e sotme të duken vetëm si faqja e parë e një cikli të zgjatur plakjeje dhe emigracioni./ Monitor

The post Tkurrja e popullsisë së vendit është përshpejtuar gjatë tri viteve të fundit! “Kampion” mban Shkodra, përjashtohet vetëm Tirana appeared first on Albeu.com.

Nuk është asnjë nga ato që mendoni, ky është qyteti më i populluar në botë
Ka më shumë se 32 milionë banorë të përhershëm dhe është një nga vendet më misterioze në botë. Bëhet fjalë për qytetin Chongqing, i cili ndodhet në jugperëndim të Kinës dhe është qyteti më i madh dhe më i populluar në botë.

Emri i tij mund të mos na duket i njohur, pasi deri më sot shumica prej nesh mendonin se titullin e qytetit më të madh në planet do ta mbante Tokio, Pekini apo edhe Nju Jorku. E megjithatë, ky qytet i panjohur i Kinës i “rrëzon” të gjithë.

Bëhet fjalë për një qytet, që nuk është as kryeqytet, në të cilin jeton dhjetëfish sa (dhe më tepër) popullsia e Shqipërisë. Si ka mundësi që as nuk kemi dëgjuar për të? Arsyeja është se në Kinë nuk është qyteti më i rëndësishëm, dhe kështu lajmet nga vendi më i populluar në botë vijnë kryesisht nga Pekini dhe Shangai.

Chongqing është plot me rrokaqiejt, ura futuriste dhe një metro që në disa pjesë kalon nëpër ndërtesa! Të vizitosh këtë qytet kinez është jo vetëm interesante, por edhe shumë e lirë. Kostoja e jetesës është e ulët. Kjo është arsyeja pse të qenit turist në Chongqing ju lejon të vizitoni të gjithë qytetin të qetë dhe pa shpenzuar shumë.

Vlen të përmendet se Chongqing është aq i madh sa mund të duhen dy ditë për ta kaluar atë nga një vend në tjetrin.

The post Nuk është asnjë nga ato që mendoni, ky është qyteti më i populluar në botë appeared first on Albeu.com.

Pandemia në Shqipëri tkurr popullsinë gjatë 2021: Qarqet më të goditura
Të dhënat statistikore tregojnë se pandemia goditi rëndë Shqipërinë duke bërë që popullsia të tkurret me ritme edhe më të larta gjatë tremujorit të fundit të vitit të shkuar. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë periudhës tetor-dhjetor 2021 lindën 6.939 fëmijë dhe vdiqën 7.837 persona duke shënuar kështu një tkurrje të popullsisë me rreth 900 persona vetëm në tre muaj.

Në vitin 2021 u shënuan gjithsej 3 296 vdekje më shumë se sa lindje.

Vetë INSTAT pranon se shtesa natyrore negative për vitin 2021 është ndikuar edhe nga situata e pandemisë Covid-19.

Qarqet më të goditura duke pësuar tkurrje të popullsisë gjatë tremujorit të fundit 2021 janë Korça, Fieri, Elbasani dhe Gjirokastra, ndërsa qarqet me rritje të numrit të popullsisë janë Tirana, Durrësi, Kukësi dhe Dibra.

Lindjet

Në tremujorin e katërt 2021, katër qarqe të vendit shënojnë rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e katërt 2020, ndërsa tetë qarqet e tjera shënojnë ulje në krahasim me të njëjtën periudhë.

Në tremujorin e katërt 2021, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.514 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 113 lindje.

Rritjen më të lartë në përqindje të lindjeve gjatë tremujorit të katërt 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 e zë qarku i Beratit me 13,7 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Dibrës me 15,7 %.

Gjatë vitit 2021, pesë qarqe të vendit shënuan rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me vitin 2020, ndërsa shtatë qarqet e tjera pësuan rënie. Gjatë vitit 2021, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 9.473 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 451 lindje.

Rritjen më të lartë në përqindje të lindjeve gjatë vitit 2021, krahasuar me vitin 2020 e zë qarku i Kukësit me 3,9 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Elbasanit me 11,3 %.

Vdekjet

Në tremujorin e katërt 2021, njëmbëdhjetë qarqe të vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me tremujorin e katërt 2020, ndërsa vetëm një qark shënon rritje në krahasim me të njëjtën periudhë. Në tremujorin e katërt 2021, qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 166 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 2.054 vdekje.

Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të katërt 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 e zë qarku i Lezhës me rënie prej 24,6 %, ndërsa rritjen më të madhe e ka qarku i Vlorës me 3,0 %.

Gjatë vitit 2021, vetëm një qark i vendit shënoi ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me vitin 2020, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjerë shënuan rritje në krahasim me të njëjtën periudhë. Gjatë vitit 2021, qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 612 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 7.831 vdekje.

Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë vitit 2021, krahasuar me vitin 2020 e zë qarku i Kukësit me rënie prej 2,4 %, ndërsa rritjen më të madhe e ka qarku i Vlorës me 33,2 %. /abcnews.al

The post Pandemia në Shqipëri tkurr popullsinë gjatë 2021: Qarqet më të goditura appeared first on Albeu.com.

Numri i nxënësve bie “pikiatë” brenda vitit, tkurrje 2% në shkollat 9-vjeçare
Popullsia në moshë shkollore po tkurret me shpejtësi viti pas viti, ku përveç sinjaleve për plakjen e popullsisë së vendit, rënia e numrit të nxënësve kërkon ridimensionim të sektorit të arsimit.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në vitin 2021 popullsia në grup-moshën e arsimit 9-vjeçar (5-14 vjeç) ka pësuar rënie me mbi 2,1 për qind në krahasim me vitin 2020. INSTAT raportoi se gjatë në janar 2021 ishin 323,820 fëmijë të moshës 5-14 vjeç, 7,123 më pak se në vitin 2020.

Në 20 vitet e fundit nga viti 2000-2021 popullata e fëmijëve që i përket ciklit 9-vjecar ka pësuar rënie me 48 për qind.

Rënia e popullatës së re ne moshë lajmëron një sërë sfidash për zhvillimin e qëndrueshëm në të ardhmen. Por në afat të shkurtër sektori i arsimit lirohet nga ngarkesa me nxënës dhe për rrjedhojë ky proces duhet të rrisë cilësinë e mësimdhënies.

Në vitin shkollor 2020-21, numri i mësuesve në arsimin 9 vjeçar është 24.443, ndër të cilët 75,8 % janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 16,6.

Rënia e numrit të nxënësve ka ardhur në proporcion të drejtë me tkurrjen e peshës së grup-moshave të reja. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 1989, popullsia në moshën 0-14 vjeç ishte rreth 1 milion persona, ndërsa në vitin 2021, ka zbritur në vetëm rreth 467,366 mijë persona, pothuajse përgjysmim. Pesha e popullsisë 0-14 vjeç ka zbritur në rreth 16% të totalit, nga 32% që ishte në vitin 1989.

Vendi ka përjetuar pas viteve ’90 rënien e lindshmërisë dhe emigracionin masiv, ku janë larguar kryesisht moshat e reja, është rritur pesha e të moshuarve. Popullsia mbi 65 vjeç zuri këtë vit 15.2% të totalit, nga vetëm 7.4% në vitin 2001, po sipas INSTAT.

Norma e lindshmërisë ka rënë në 1.3 fëmijë për grua në fund të 2020 nga më shumë se 5.6 fëmijë në fillim të viteve 1990. Kjo normë është nga më të ulëtat në Europë dhe do të thotë se nënat nuk zëvendësojnë as vetveten. Ky është një sinjal alarmues për rënie të pashmangshme të popullsisë së Shqipërisë në vitet në vijim.

Ndryshimi i strukturës së popullsisë pritet të ketë efekte të rënda në një të ardhme të shpejtë, si në strukturën e forcës së punës, kërkesë-ofertën për punë (me ndikim në profilet e universiteteve) ashtu dhe në skemën e pensioneve dhe kostos për kujdesin e të moshuarve. Rigjallërimi i ciklit të emigracionit është një tjetër faktor i rëndësishëm. Që nga viti 2013, rreth 360 mijë shqiptare janë dhe kryesisht kanë bërë kërkesë për azil në Bashkimi Europian.

Sektori i arsimit është reduktuar më shumë se 35% që nga viti 1990 si në numrin e nxënësve, mësuesve edhe shkollave. Gjatë periudhës 1991-2018, numri i nxënësve që ndjekin arsimin para universitar u tkurr me 35%, numri i mësuesve ra me 22%, rreth 35% e shkollave u mbyllën, teksa klasat u reduktuan me 70%./Monitor/

The post Numri i nxënësve bie “pikiatë” brenda vitit, tkurrje 2% në shkollat 9-vjeçare appeared first on Albeu.com.

Në këtë qytet 30% e popullsisë ka buzët e fryra me injeksion
Kirurgjia plastike është përhapur shumë kohët e fundit. Shumë vajza, por edhe djemtë nuk mbeten mbrapa, zgjedhin të përmirësojnë pamjen e tyre të jashtme përmes ndërhyrjeve plastike.

Në këtë formë kanë më shumë besim në vetvete që i bëjnë të ndihen më mirë teksa janë të rrethuar nga njerëzit. Një tjetër kategori e operacioneve plastike janë edhe rastet si p.sh: zmadhimi i buzëve, i gjoksit apo i të pasmeve.

Kur përmendim këto të fundit personi i parë që na vjen ndërmend është Kim Kardashian ose edhe motra e saj e vogël Kylie Jenner.

Le t’i harrojmë për një moment ato. E dini cili është vendi ku operacioni plastik, kryesisht fryrja e buzëve është më i kërkuar? Nuk është as LA apo Njy York, por Phoenix, kryeqyteti i Arizonës.

Një rezultat vërtetë befasues dhe studiuesit nuk e kanë zbuluar ende arsye përse njerëzit më qytetin e shkretëtirës shfaqin kaq shumë interes për ndërhyrjet plastike.

Më shumë se 30% e banorëve të Arizonës ishin më të interesuar për injeksionet e buzëve, megjithëse LA dhe San Diego nuk ishin shumë prapa (29.8% dhe 26.3% respektivisht).

“RealSelf” gjithashtu publikoi të dhëna që përfshijnë procedurat e tjera të kirurgjisë plastike ku kanë dalë disa rezultate të habitshme. Banorët e Miçiganit nuk pranonin në asnjë mënyrë operacionet plastike, duke treguar diversitetin që kanë amerikanët në përcaktimin e asaj çka është e bukur.

Sigurisht këto shifra nuk janë një tregues totalisht i saktë, pasi gjithmonë ka përjashtime, por janë një pasqyrim i përgjithshëm i mendësisë së popujve.

The post Në këtë qytet 30% e popullsisë ka buzët e fryra me injeksion appeared first on Albeu.com.