politikanet e korruptuar Archives - Albeu.com

Pse BE-ja nuk i sanksionon politikanët e korruptuar?
Komisioni Evropian (KE) kishte propozuar para rreth një viti se Bashkimi Evropian (BE) duhet të vendosë sanksione ndaj njerëzve dhe entiteteve të shpallur fajtorë për korrupsion të rëndë. Por, shumë pak është bërë në këtë drejtim.

Kur u bë i ditur ky propozim në maj 2023, shpresat ishin të mëdha se BE-ja do të kishte diçka të ngjashme si të ashtuquajturat “sanksionet Magnitsky”, të cilat zbatohen tashmë në Kanada, në Britani të Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara.

Masa të tilla ua mundësojnë vendeve t’i vënë në shënjestër biznesmenët e korruptuar dhe zyrtarët e kompromentuar.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila e kishte dalë me këtë ide gjatë një fjalimi në vjeshtën e vitit 2022, nuk ka folur shumë për këtë çështje në muajt e fundit.

Megjithatë, arsyeja kryesore pse ka ngecur ky propozim – siç ndodh zakonisht shumë shpesh kur bëhet fjalë për sanksionet e bllokut – është për fajin e vet shteteve anëtare dhe për shkak të nevojës për të gjetur konsensus.

Kur BE-ja e miratoi regjimin e ri të sanksioneve më 2020 kundër abuzimit me të drejtat e njeriut në gjithë botën, korrupsioni ishte hequr si shkelje e sanksionueshme.

Hungaria kishte thënë se nuk do ta mbështeste propozimin, nëse në të përfshiheshin referencat për korrupsionin, ndërsa vendet e tjera anëtare, posaçërisht Luksemburgu dhe ato të Evropës jugore, shprehën ngurrimin e tyre gjithashtu.

Kjo çështje është zvarritur nëpër grupe të ndryshme punuese të nivele më të ulëta diplomatike prej se Komisioni Evropian – grupi ekzekutiv i BE-së – e paraqiti projektligjin gati një vjet më parë në Këshillin e Bashkimit Evropian, i cili i përcakton prioritetet dhe drejtimet politike të bllokut.

Suedia, e cila kryesoi Këshillin kur Komisioni Evropian njoftoi për propozimin e tij, kishte vetëm disa javë të mbetura në kryesimin e saj dhe vendosi të mos merrej fare me këtë çështje. Spanja, e cila nuk ishte shumë e kënaqur me propozimin, gjithashtu vendosi të mos e fuste fare në agjendë gjatë kryesimit të saj në pjesën e dytë të vitit.

Belgjika, e cila po e kryeson tani presidencën e Këshillit, mbase do të veprojë njëjtë. Zyrtarët belgë kanë lënë të kuptohet se nuk ka mundësi që kjo çështje të çohet përpara kur nuk ka konsensus në mesin e vendeve anëtare.

Duke qenë se BE-ja po përgatitet për zgjedhjet në Parlamentin Evropian, ky propozim do të harrohet edhe më shumë.

Ka shumë shqetësime legjitime për bërjen e korrupsionit shkelje të sanksionueshme. Disa politikanë evropianë janë të shqetësuar se do të përdoreshin masa të brendshme kufizuese për t’i ndëshkuar kundërshtarët politikë.

Pastaj ka shqetësime se sa larg do të mundë të shkonte Brukseli kur bëhet fjalë për ndërhyrjen në çështjet që shihen kryesisht si të brendshme në vendet e treta.

Disa diplomatë të cilët kanë folur për Radion Evropa e Lirë theksojnë se sanksionet të cilat i vendos BE-ja nuk kanë të bëjnë me ato që mund të përshkruhet si “krime ekonomike”, por më shumë me shkeljen “klasike” të detyrës.

Për shembull, mbështetja e vazhdueshme e minimit të integritetit territorial të një vendi ka bërë që të ketë ngrirje të aseteve dhe regjim vizash, kryesisht kundër shtetasve rusë në vitet e fundit, pas pushtimit të Ukrainës nga Moska më 2022. Rastet e tjera përfshijnë vrasjet, torturën dhe keqtrajtimin, të cilat janë të përfshira në regjimin e sanksioneve të BE-së për shkeljen e të drejtave të njeriut në gjithë botën.

Ka edhe një pengesë tjetër: nevoja për ta gjetur dëshmi të mjaftueshme dhe besueshme për të vendosur sanksione. Brukseli mund t’i vërë në shënjestër njerëzit dhe kompanitë vetëm përmes informatave publikisht të qasshme, dhe, natyrisht, korrupsioni është punë tejet e errët.

BE-ja nuk ka pasur mjaftueshëm fat me mbase regjimin e sanksioneve më të mëdha në lidhje me korrupsionin deri tani: vendimi i vitit 2014 për të vendosur masa ndëshkuese kundër ish-presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych, dhe kundër 17 bashkëpunëtorët të tij më të afërt, për “përvetësimin e fondeve shtetërore të Ukrainës”.

Dhjetë vjet më vonë, vetëm tre njerëz kanë mbetur në listën e zezë, pasi të tjerët ia dolën të hiqen nga lista përmes Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GjED). Zyrtarët e Brukselin e kanë pranuar tashmë – njëlloj sikurse gjykatësit e GjED – se shumica e provave që i kishin në atë kohë nuk ishin bindëse dhe se sanksionet ndaj tyre ishin vendosur me ngutësi.

Telashet e BE-së me GjED-në u vunë në pah edhe më shumë së fundmi, kur disa qytetarë rusë, të cilët ishin sanksionuar për shkak të luftës në Ukrainë, ia dolën të fitojnë ndaj saj në gjykatën me bazë në Luksemburg.

Pikërisht këtu diplomatët që janë për sanksione kundër korrupsionit e kanë njërin prej argumenteve të tyre më të fuqishme. Siç kanë dëshmuar vendimet ligjore, nganjëherë është e vështirë t’i dëshmosh lidhjet me luftën ruse. Nëse korrupsioni do të ishte shkelje e sanksionueshme së bashku me shkeljet e tjera, më gjasë do të kishte pasur më shumë prova dhe mundësi më të madhe për t’i mbajtur individët në listën e të sanksionuarve.

Ata që janë për sanksione kundër korrupsion thonë se do të ndihmonte krijimi i një grupi punuese për këtë çështje brenda Këshillit të Bashkimit Evropian, ku ministrat nga vendet anëtare takohen për të diskutuar, ndryshuar dhe miratuar ligjet.

Propozimi i tanishëm i Komisionit Evropian, i parë nga Radio Evropa e Lirë, është goxha i kufizuar në fushëveprim, gjë që në fakt mund t’i ndihmojë.

Sipas propozimit, në shënjestër do të jenë tri kategori: ryshfeti aktiv, që nënkupton “premtimi, ofrimi apo dhënia e një mundësi të paligjshme një zyrtari publik, direkt apo indirekt, për vetë zyrtarin apo zyrtaren, apo për një person apo entitet tjetër”; ryshfeti pasiv, që nënkupton pranimi nga një zyrtar publik i një oferte të tillë; dhe përvetësimi dhe shpërdorimi i pronës nga një zyrtar./rel

The post Pse BE-ja nuk i sanksionon politikanët e korruptuar? appeared first on Albeu.com.

Shpallën “non grata” Berishën, zyrtari i SHBA ka dy fjalë edhe për kompanitë që mbështesin të korruptuarit
I dërguari special i Presidentit të SHBA, Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur lidhur me sanksionet kundër politikanëve të korruptuar në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Eskobar me “non grata” dhe sankione ekonomike do të ndëshkohen jo vetëm liderët e korruptuar, por edhe biznesmenët që i mbështesin.

Thirrja e tij vjen pak kohë pas shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.

“Sanksionet zbatohen për individë dhe politikanë që duhet të jenë personalisht të përgjegjshëm. Ne i kemi këto akte të gatshme në tavolinë të shoqëruara me mjete, sanksione ekonomike që mund të vendosen kundër liderëve, por edhe ndaj atyre kompanive që i mbështesin ata”, ka thënë ai.

Në vendin tonë deri më sot janë shpalur 3 politikanë, Sali Berisha, Tom Doshi, Vangjush Dako, po ashtu edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

BALLKANI I HAPUR

Gjatë vizitës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Gabriel Escobar, theksoi se edhe shtetet e tjera te rajonit duhet t’i bashkëngjiten iniciativës së Ballkanit të Hapur.

“Unë e kuptoj hezitimin për Ballkanin e Hapur. Shtetet e Bashkuara mbështesin të gjitha nismat që integrojnë ekonomikisht rajonin, përfshirë Ballkanin e Hapur, iniciative qe aktualisht përfshin Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Shqipërinë. Njerëzit e biznesit, të rinjtë, ekonomitë po zhvillohen dhe autoritetet boshnjake duhet të kuptojnë se ky është një shans dhe ata duhet të shkojnë në atë drejtim.

Ne e shohim Ballkanin e Hapur si një shans dhe do të sigurojmë që kjo iniciative të jetë efektive jo për përfitime politike, por për të ngritur rajonin në nivelin e standardeve evropiane”, shtoi Eskobar./albeu.com/

The post Shpallën “non grata” Berishën, zyrtari i SHBA ka dy fjalë edhe për kompanitë që mbështesin të korruptuarit appeared first on Albeu.com.