politika shqiptare Archives - Albeu.com

Pandeli Majko: Politika shqiptare më keq se në 1990, sot ka më shumë se një opozitë
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka folur për projektrezolutën e depozituar nga mazhoranca, gjatë seancës së Kuvendit.

Në fjalën e tij, Majko u shpreh se rezoluta do ta çojë më tej perspektivën europiane të vendit.

Ai iu përgjigj akuzave të opozitës për SPAK, duke theksuar se Prokuroria e Posaçme, është suksesi më i rëndësishëm i Reformës në Drejtësi.

Majko shtoi se veprimet e SPAK kanë prodhuar politikë sepse janë marrë me politikën, ndërsa shtoi se sot vendi ka më shumë se një opozitë.

Sipas tij, politika shqiptare sot është më keq se në vitin 1990, kur vendi ndodhej para ndryshimeve historike.

“Sot statusi i Shqipërisë është në ditën më të mirë në procesin e integrimit europian. Por statusi i politikës shqiptare përballë publikut është në ditën më të keqe që prej dhjetorit 1990. Sot ka më shumë se një opozitë. Vlerësoj se veprimi i drejtësisë mbi politikën ka krijuar edhe një opozitë tjetër. Ajo lidhet me SPAK i cili duke u marrë me politikën ka prodhuar politikë.

SPAK nuk është organizatë kriminale, por suksesi më i rëndësishëm i reformës në drejtësi duke e kthyer atë në strukturën shtetërore më popullore në publikun shqiptar. Rezoluta që po diskutojmë nuk është revolucioni i munguar në radhët tona. Ju mund të keni dyshimet tuaja për t’i parë paragrafët e rezolutës si kurthe të cilat mazhoranca po ia ofron për të dalë si djem të mirë në marrëdhënie me Brukselin dhe Uashingtonin. Qeverisja është e mazhorancës, jo shteti. Shteti po hyn në një fazë të re të integrimit në BE.

Ne do ta ndjekim këtë proces ose si protagonistë të reformës ose me statusin e kandidatit për në burg. Të shihet ose si kapitull i parë i një libri i ri ose një pamundësi e jona për t’u bërë atë që duam. Rezoluta flet për Shqipërinë e 2030, flet për një Shqipëri që ka zgjedhje dhe votues për të na vlerësuar deri atëherë. Ne socialistët jemi në mandatin e tretë qeverisës, duhet të ishim të lodhur dhe opozitës duhet t’i shkëlqente qëllimi i të ardhmes. Ju duhet të ishit protagonistët e kësaj rezolute”, -tha Majko.

The post Pandeli Majko: Politika shqiptare më keq se në 1990, sot ka më shumë se një opozitë appeared first on Albeu.com.

Politika shqiptare uron Kosovën për Pavarësinë! Rama: Gëzuar! Begaj e Nikolla: Jemi krah jush! Basha: Keni sfida, por do ia dilni
Krerët e shtetit dhe përfaqësuesit e politikës shqiptare kanë uruar Kosovën në këtë ditë të veçantë, teksa feston 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla e ministri i Jashtëm, Igli Hasani sigurojnë Kosovën se Shqipëria do të jetë gjithmonë krah saj.

“Dëshiroj t’ju siguroj se Shqipëria do të vijojë e vendosur angazhimin për të mbështetur Kosovën”, shkruan Begaj.

Edhe Kryeministri Edi Rama ka uruar Kosovën për 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Ndersa, deputeti demokrat, Gazment Bardhi në një postim në Facebook, shkruan se sfidat e Kosovës do zgjidhen me mbështetjen e partnerëve strategjikë.

“16 vjet shtet. Një rrugëtim i ngritur mbi sakrifica. Kosova është krenari e çdo shqiptari dhe burim shprese për triumfin e të drejtës mbi të keqen. Krenar për çdo arritje dhe inkurajues për sfidat që e presin, për të cilat kam bindjen se do të realizohen falë mbështetjes së partnerëve strategjik. Gëzuar për çdo shqiptar”, shkruan Bardhi.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Kosovën për 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se Kosova ka ende sfida përpara, por me mbështetjen e partnerëve do ia dalë me sukses.

“Gëzuar Pavarësinë Kosovë! 17 shkurti i vitit 2008 është padyshim një nga ngjarjet më të rëndësishme për shqiptarët që kurorëzon sakrificën shekullore të gjysmës së kombit për liri dhe pavarësi”- shkruan Basha.

The post Politika shqiptare uron Kosovën për Pavarësinë! Rama: Gëzuar! Begaj e Nikolla: Jemi krah jush! Basha: Keni sfida, por do ia dilni appeared first on Albeu.com.

8 Dhjetori, politika shqiptare uron “Ditën e Rinisë”
Sot më 8 Dhjetor, festohet Dita e Rinisë, pasi 32 vjet më parë, studentët protestuan kundër regjimit komunist. Kjo datë, përkujtohet dhe festohet si festë kombëtare, në nder të gjithë studenteve të Dhjetorit më 1990, të cilët së bashku me pedagogët e Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë të kthesës së madhe historike, që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Politika shqiptare ka kujtuar këtë ditë, përmes postimeve në rrjete sociale.

Presidenti Bajram Begaj shkruan se, 32 vite më parë 8 dhjetori ndau përfundimisht historinë e shtetit shqiptar dy epoka. Sipas presidentit, idealet e studentëve të dhjetorit 1990 duhet të na frymëzojnë gjithnjë për të punuar me përgjegjësi.

“8 dhjetori i 32 viteve më parë i studentëve të Tiranës, do të ndante përfundimisht në historinë e shtetit shqiptar dy epoka.

Ai dhjetor, do të ishte i fundmi dhjetor i pushtetit komunist, për të mbetur në histori edhe dhjetori i parë i lirisë në pluralizëm politik, për të mbetur përjetësisht edhe dhjetori që ndezi shpresën për demokracisë.

Ndaj, një popull që kishte përballuar aq e aq shumë sakrifica dhe pamundësi, mbushi sheshet e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, përmes thirrjes studentore: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”

Largpamësia dhe mençuria vizionare e studentëve shqiptarë të atij brezi, bëri bashkë menjëherë punëtorët dhe intelektualët, pedagogët dhe shkencëtarët, bëri me vete gjithë popullin shqiptar, i cili pa asnjë mëdyshje, por me bindje dhe vullnet patriotik përcaktoi edhe rrugën e të ardhmes së tij.

Është pikërisht kjo arsyeja se pse 8 dhjetorin e nderojmë dhe e festojmë si Ditën Kombëtare të Rinisë, duke shprehur në këtë mënyrë sa mirënjohjen ndaj studentëve dhe të rinjve të asaj kohe, edhe përgjegjësinë dhe detyrimin ndaj rinisë shqiptare në çdo kohë.

Mesazhi i kësaj dite është amanet, është mision, është detyrim dhe përgjegjësi.

Idealet e studentëve të dhjetorit 1990 duhet të na frymëzojnë gjithnjë për të punuar me përgjegjësi, me seriozitet dhe përkushtim, në mënyrë që të vazhdojmë pa ndalur rrugën tonë të integrimit euroatlantik.

8 dhjetori është ëndrra e një brezi shprehur në thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, por mbetet edhe aspirata e një kombi për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa”, shkruan Begaj.

Më herët dhe kryeministri Edi Rama uroi  Ditën e Rinisë me vargjet e poetit të madh Migjeni për të përkujtuar 8 dhjetorin.

“Mirëmëngjes, dhe me vargjet e një kolosi të madh të letrave shqipe, në këtë të Ditë të Rinisë, ju uroj të gjithëve t’ia kaloni sa më mirë, ndërsa ti, “Rini, thueja kangës ma të bukur që di!

Thueja kangës sate që të vlon në gji.

Nxirre gëzimin tand’ të shpërthejë me vrull…

Mos e freno kangën! Le të marri udhë.

Thueja kangës, rini, pash syt e tu…

Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu

me zjarrm tand, rini… Dhe të na mbysi dallga prej ndjenjash të shkumbzueme q’i turbullon kanga.

Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi

Kumbi i zanit të përplaset për qiellë

dhe të kthejë prap te na – se hyjt ta kanë zili

e na të duem fort si të duem një diell.

Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!

Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote”, shkruan Rama.

Edhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi.

“Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë!

32 vite më parë Lëvizja Studentore me në krye Azem Hajdarin vrau frikën dhe përmbysi mitin e diktaturës më brutale në kontinent.

8 Dhjetori e futi Shqipërinë në rrugën e Lirisë dhe të Demokracisë! Sot kur pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm kleptokratik është koha për një angazhim historik të të rinjve dhe të rejave në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë. Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve. Gëzuar 8 Dhjetorin!.”/albeu.com

The post 8 Dhjetori, politika shqiptare uron “Ditën e Rinisë” appeared first on Albeu.com.

“Termet” në politikën shqipare, gazetari: Dy ministra dhe një kryebashkiak përgjohen nga shërbimet e huaja
Dy ministra të rëndësishëm të qeverisë shqiptare dhe një kryebashkiak kanë rënë në kurthin e shërbimeve partnere.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Denis Dyrnjaja, i cili me anë të një postimi në Facebook thekson se dy ministra të qeverisë aktuale, një ish-ministër i rëndësishëm dhe një kryebashkiak janë përgjuar nga shërbimet partnere dukë bërë biseda komprometuese.

Sipas gazetarit dosja me përgjime mund të publikohet në muajin dhjetor.

Ai shkruan gjithashtu se kjo dosje do të shkaktojë tërmet në politikën shqiptare,. Por do t’i bëjë dhe një dëm shumë të madh politik mazhorancës në pushtet para zgjedhjeve lokale.

Postimi i gazetarit Dyrnjaja:

2 ministra, një kryebashkiak i rëndësishëm dhe një ish ministër socialist në “kurthin” e shërbimeve partnere

Një skandal i madh dhe i paparashikuar mund të krijojë një tronditje të fortë në politikën shqiptare. Shërbimet sekrete të të paktën dy vendeve mike kanë interceptuar biseda ku implikohen direkt me zë dhe madje me emra konkretë 2 ministra të mazhorancës, një kryebashkiak i rëndësishëm dhe një tjetër ish ministër i mazhorancës ky i fundit me pozita shumë të rënduara nga ekspozimi në përgjime. Në biseda që rezultojnë me orë të gjata përgjimi, zyrtarët qeveritarë janë angazhuar në veprimtari kompromentuese dhe nxjerrin zbuluar angazhimin direkt të tyre në afera të dyshimta për veprime selektive me qëllim favorizimi të subjekteve apo individëve në çështje të ndryshme. Shërbimet kanë rënë në gjurmë nga persona të interesuar direkt për favorizime të cilët kanë përmendur persona kontakti që kanë shtyrë agjentët të nisin “ndjekjen e heshtur” duke zbuluar thesarë të vërtetë që implikojnë zyrtarët e lartë në rrethana kompromentuese që përbëjnë shkelje të rënda ligjore me pasoja edhe penale. Sipas informacioneve konfidenciale, dosjet me përgjime do të krijojnë pasoja të rënda edhe në aspektin politik pasi do të trondisnin rëndë pozitat politike të mazhorancës dhe mund të krijojnë një situatë të paparashikueshme politike. Dhe për Kryeministrin Rama kjo do të ishte një kosto e panevojshme, e parashikuar dhe e padëshiruar para zgjedhjeve lokale të cilat mund të kthehen në një bumerang duke ditur se plasja e skandaleve mund të shkojë si bonus politik për dyshen Berisha-Meta që presin me padurim çdo gabim apo gafë të mazhorancës për të përfituar poktikisht. Dhjetori mund të jetë një muaj plot surpriza në aspektin politik por edhe penal pasi të dhënat paraprake flasin për implikime shumë të rënda, kompromentuese dhe me pasoja ligjore e kosto politike të zyrtarëve në fjalë.  Në 6 dhjetor nuk do të ketë vetëm një mbledhje të udhëheqësve të BE-së në Tiranë, nuk do të ketë një protestë të opozitës, por me gjasë mund të publikohen në media dosjet bomba të përgjimeve të zyrtarëve që do ta bëjnë shumë të akullt dhjetorin politik.

The post “Termet” në politikën shqipare, gazetari: Dy ministra dhe një kryebashkiak përgjohen nga shërbimet e huaja appeared first on Albeu.com.

A i trembeni hetimeve të SPAK? Përgjigjet Meta: Jam dëborë e bardhë, j’ua kam thënë o superbudallenj
Ilir Meta është shprehur se nuk i trembet hetimeve të SPAK.

Gjatë një dalje për mediat, Meta u shpreh se ai mendohet mirë kur firmos dhe është dëborë e bardhë.

Meta shtoi gjithashtu se qeveria e Edi Ramës i ka ditët e numëruara dhe shtatori do të jetë një muaj i vrullshëm për opozitën në vend.

“Ilir Meta kur firmos mendohet shumë dhe është dëborë e bardhë. Ua kam lënë të gjitha, mjerimi i tyre është i tmerrshme mali i fakteve në shtator e kalon tavanin e SPAK. Le të merren me bedelat. E bëri bedel një ish-ministër të brendshëm, por shkoi në nivele të larta. Tani shihni çfarë probleme i kemi krijuar Europës me këtë qeveri. Edhe për aferën e inceneratorëve është ai që ka urdhëruar Agaçin. Janë kryer me vendime të paligjshme . Ai paguan edhe sot për ata që janë në Vienë.

Rama edhe kur të takon diçka me ligj, nuk ka jep pa të marrë diçka dhe pa të mbajtur peng. Jo vetëm afera e inceneratorëve do të vijojë, por i gjithë revolucioni antikorrupsion. Edhe afera e Portit të Durrësit do marrë vëmendje. Do të ketë hetime për mos-hetimet e kryera. Afera të reja priten në shtator të dalin në sipërfaqe. Nuk kemi pritur thjesht shtatorin. në 26 prill në mëngjes ish-zëdhënësi im ka bërë një mesazh që mbaron mandati dhe kthehem në politikë. Ju keni raportuar edhe shkarkime. Unë kam thënë o superbudallenj unë jam Ilir Meta”, është shprehur ish-presidenti./albeu.com/

The post A i trembeni hetimeve të SPAK? Përgjigjet Meta: Jam dëborë e bardhë, j’ua kam thënë o superbudallenj appeared first on Albeu.com.

Çudit deputetja shqiptare: Unë nuk di të bëj politikë, mos u habisni por jam e re në këtë rreth
Aktorja dhe deputetja shqiptare në Kuvendin e Kosovës, Adriana Matoshi, është shprehur se nuk është e aftë të bëjë politikë të mirëfilltë.

Teksa ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës “Class”, ajo ka dhënë edhe një intervistë, ku ka folur për jetën, karrierën dhe politikën.

E pyetur se për cilën arsye do ta linte pas karrierën dhe politikën, ajo tha: “për një shtëpi në mal, për natyrën apo për qetësi”.

Më pas, ajo është pyetur nëse ka menduar ta lë politikën ndonjë ditë.

“Unë nuk di të bëj politikë. Unë di të ndihmoj njerëz, të dëgjoj ankesat dhe kërkesat e tyre. Pastaj, insistoj për ato gjëra, por nuk është që nuk kam bërë asgjë. Jam shumë e fokusuar tek dhuna në familje, tek fëmijët e sëmurë, tek komuniteti artistik, por mos u habitni që jam e re në këtë rreth”, ka thënë Matoshi.

Kojtojmë se Matoshi, disa kohë më parë arriti të fitonte betejën me një sëmundje të rëndë që e kishte prekur në tru./albeu.com/

The post Çudit deputetja shqiptare: Unë nuk di të bëj politikë, mos u habisni por jam e re në këtë rreth appeared first on Albeu.com.

“Blejnë toka në periferi dhe ndërtojne lagje në Tiranë”, kë po paralajmëron Lorenc Vangjeli?
Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një paralajmërim për zhvillimet në politikën shqiptare pas përfundimit të verës. Vangjeli thotë se ‘moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë duke nisur nga muaji shtator dhe se personazhe të njohur, në të majtë dhe të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë. Dhe po kështu, edhe lëvizje të mundshme në kabinetin qeveritar dhe hierarkinë e vetë maxhorancës.

Në një analizë të publikuar në Javanews.al, duke analizuar situatën aktuale politike dhe veçanërisht kryeministrin Rama në raport me opozitën, por edhe me njerëzit e tij, Vangjeli thekson se një pjesë e këtyre të fundit ndjejnë pasiguri për atë që do të sjellë vjeshta.

Disa politikanë të maxhorancës, siç thekson ai, “kanë raporte frike me SPAK-un dhe ndjehen viktima të frazës së Ramës: “Përgjegjësia është individuale!”.

Po ashtu ndër të tjera Vangjeli thekson se “rrethi mbyllet vetëm kur produktet e veprës kriminale, edhe kur duket se janë larë e tharrë ligjërisht, të sekuestrohen e t’i kthehen publikut në formën e pasurisë publike. Mund të ndodhë që dikush të jetë shpallur apo edhe të shpallet fajtor me dosje gjyqësore që nuk bindin askënd, por nuk mbaron këtu.

Ka personazhe të cilëve shumëkush i numëron hektarët që blejnë me emra të afërmish në periferi të Tiranës, që planifikojnë ndërtime luksi në qendër të saj apo edhe inagurojnë komplekse hoteliere në jug të vendit duke rrezikuar të marë në qafë, dhe seriozisht kësaj here, jo vetëm veten, por edhe lavatricet e tyre të hekurta.”

Kjo frazë duket se drejtohet drejt personazheve konkretë në të majtë të politikës. Dhe në të njëjtën kohë, një krahasim me David Koperfildin, e con në të djathtë adresës e frikës. Sipas Vangjelit, “Ka personazhe të tjerë që si iluzionisti i famshëm, e shndërrojnë një copë tokë sa një shami hundësh në një lagje të tërë banimi dhe në të njëjtën kohë, besojnë se e shndërrojnë edhe veten në ëngjëll hakmarrës në emër të së drejtës”, thotë ai.

“Të tjerë, shumë të tjerë nga ata që e dinë edhe më mirë se vetë prokurorët se cfarë kanë bërë, janë në rradhë për të kaluar rradhën e llogarive të hapura”, shkruan Vangjeli, duke ju referuar kështu dikujt, që shpejt mund të jetë në telashe serioze me drejtësinë.

Po kështu, sipas tij, vjeshta do të prezantojë hapa të tjerë nga kryeministri Rama, si një parapergjigje për mënyrën sesi Rama do t’i përgjigjet rrjedhës së ngjarjeve dhe si do t’u paraprijë atyre.

“Me gjasë, në vjeshtë Rama do të dëgjohet më shpesh të thotë: “Përgjegjësia është individuale!”. Dhe kjo është shtysa që do t’ia cojë duart tek veshi i atyre që do të përcillen në SPAK kapur për veshi. Ka të drejtë edhe sepse edhe merita për triumfin e katërt të socialistëve në zgjedhje, kështu siç po rrjedhin ujërat nën urat e Lanës, do të jetë gjithmonë e më individuale.”,thekson ai duke konsideruar se një nga këto hapa do të jetë edhe rikonfigurimi i mundshëm i kabinetit qeveritar dhe raportet e reja të hierarkisë në maxhorancë.

The post “Blejnë toka në periferi dhe ndërtojne lagje në Tiranë”, kë po paralajmëron Lorenc Vangjeli? appeared first on Albeu.com.

“Çfarë i bie që të bëheni më pas Presidencës?” Përgjigjet Meta
Presidenti Ilir Meta u shpreh me nota ironie se do të dëshironte që pas përfundimit të mandatit të Presidentit ta mbyllte karrierën e tij politike.

Komentet ai i bëri teksa ishte i ftuar në “Open” në News24,

Sipas Metës, planet e tij ndryshuan pas 25 prillit.

Arion Sulo: Mbyllja e mandatit të Presidentit, për çdo politikan është si një fund karriere, pas President, çfarë i bie që të bëheni më?

Ilir Meta: Ashtu e kisha dhe unë dëshirën po ca të bëj që 25 prilli përmbysi planet e mia, kështu që të largohesh këtë moment nga jeta publike për një politikan si unë që ndjej detyrime ndaj popullit, sigurisht që një largim do të na vinte në siklete të mëdha se do dëgjonim lavdërime të padëgjuara nga mazhoranca në radhë të parë, (qesh), padyshim që do konsiderohej si braktisje.

Nuk është se kërkoj të bëhem diçka, sepse në çdo kohë që kam dashur jam bërë diçka, problem është se duhet të rivendosim gjithçka në themele të shëndetshme për gjeneratat që do të vijnë dhe për këtë duhet të bëjmë çdo lloj sakrifice se e kemi detyrim.

The post “Çfarë i bie që të bëheni më pas Presidencës?” Përgjigjet Meta appeared first on Albeu.com.

“Janë bërë mbretër”, Ylli Manjani bën deklaratën e fortë: Po ju rrëfej çfarë i mungon vendit
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me zhvillimet e fundit politike që po ndodhin në vendin tonë.

Manjani shprehet se gjithçka ndodh për faktin se në vendin tonë mungon alternativa dhe prandaj politikanët tanë sillen si mbretër.

Postimi i plotë:

Ajo që mungon është ALTERNATIVA!

Padyshim.

Përse sillen si mbretër këta që sundojnë? Përse fitojnë gjithmonë zgjedhjet?

Përse dhunojnë njerëzit pa iu hyrë gjëmb në këmbë?

Përse shesin pasurinë publike sikur ta kenë të veten?

Përse e kërkojnë dhe e marrin nën kontroll me lehtësi çdo institucion?

Përse e përse e përse…????

Sepse përballë tyre nuk ka një alternativë politike.

Alternativat përballë tyre janë po ato që kanë qenë. Asgjë nuk ka ndyshuar. sundimtarët arroganto ua kanë pirë lëngun. I njohin mirë dhe i neutralizojnë sukseshëm.

Alternativën zyrtare e kanë blerë dhe e ruajnë policë për fasadë politike. Alternativat e tjera i përçajnë e i degdisin në asgjë.

Shoqëria nuk prodhon gjë tjetër. Rregullat janë të mbyllura. Partitë të blinduara. Kush guxon të sfidojë rregullat dhe partitë e hanë të gjallë. Tifozët politikë në radhë të parë, por edhe partitë e rregullat e tyre të mbyllura. Policët e shtetit janë përmbarues të partisë që sundon.

Partia në pushtet i ka të gjitha në dorë.

Ndaj këta sundojnë. Iu është mbushur mendja se i kanë koqet prej hekuri. Ndoshta edhe i kanë!? Duhet ti kenë sepse nuk kanë lidhje me njerëzoren…

Ndërsa ne persihatemi në FB duke u marrë me Erionin, Lulin, Ramën, Metën, Berishën, Monikën. Kush ja futi e kush ja qiti kujt!!!

Gjithçka mbrapsht! Shohim nga e shkuara me mendimin fiks “sa mirë ishim kur ishim keq”… Të rinjtë janë më të tmerrshëm në fakt. Super mashtrues. Shihni Erin dhe Lulin e gjeni dallimin..!

Pfffff merremi me këto emra e me të shkuarën ndërkohë që ata kanë një jetë aty ku janë…

Asgjë e re!

Asnjë Alternativë!

Vetëm tifozllëk.

Ata sundojnë, ne kritikojmë koqet e sundimtarëve…

Ndoshta, kalorsve tanë nuk u duhet qarë halli se si e ku iu varen hallatet./albeu.com/

Duhet menduar ALTERNATIVA.

Përndryshe skemi gjë në terezi..!/albeu.com/

The post “Janë bërë mbretër”, Ylli Manjani bën deklaratën e fortë: Po ju rrëfej çfarë i mungon vendit appeared first on Albeu.com.

“Mos u bëj kurban i politikës”, Noizy ka një këshillë vëllazërore për Stresin: Të lë në baltë
Mes 34 personave që u shoqëruan në polici për protestën e 8 janarit në selinë e PD ishte edhe reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Por çfarë mendon kolegu i tij Noizy, në lidhje me përfshirjen e reperit ne politikë?

I ftuar në emisionin “ëhy?Not” në RTV Ora, Noizy thotë se edhe pse Stresi angazhohet shumë në politikë, politika e lë në baltë atë. Për këtë arsye reperi e këshillon të qendrojë larg politikës.

“Stresi merr shumë  pjesë në politikë, ndërkohë që politika e le në baltë, sepse politikanët dinë vetëm të flasin të bëjnë bla-bla-bla. Nuk ka pse bie pre i politikës. Jo vetëm në Shqipëri por edhe në të gjithë botën populli i thjeshtë, e sidomos artistët duhet të jenë pak më të veçuar nga politika.  Nuk ke nevojë të bëhesh  kurban për politikanët  se ja ku përfundon. Do i kisha sugjeruar se si  artist duhet të shijosh atë që të ka dhënë Zoti, merru me gjëra të rëndësishme, sepse me atë njihesh, këtë ja them si vëlla dhe ja them çdo personi”, është shprehur Noizy./albeu.com/

The post “Mos u bëj kurban i politikës”, Noizy ka një këshillë vëllazërore për Stresin: Të lë në baltë appeared first on Albeu.com.