policia kavaje Archives - Albeu.com

Kërcënuan administratorin e lokalit dhe terrorizuan klientët, arrestohen dy hajdutët serialë në Kavajë (VIDEO)
Policia ka vënë në pranga dy shtetas pasi kanë kërcënuar me armë administratorin e lokalit për  të mos kallëzuar krimin dhe vodhën nën kërcënimin e armës celularët e katër klientëve në lokal.

Gjithashtu janë zbardhur edhe disa vjedhje të tjera të ndodhura më parë nga këta shtetas.

Njoftimi i policisë:

Kavajë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shtegtarët”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, vjedhjes me dhunë e armë.

Kërcënuan me armë administratorin e lokalit për  të mos kallëzuar krimin dhe vodhën nën kërcënimin e armës celularët e katër klientëve në lokal, kapen e vihen në pranga dy autorët e dyshuar.

Njëri prej tyre me precedent të theksuar kriminal, në fushën e armëmbajtjes pa leje, të vjedhjes, mashtrimit dhe kanosjes.

Zbardhen edhe disa vjedhje të tjera të ndodhura më parë nga këta shtetas.

Të dy shtetasit e arrestuar, të dyshuar për një sërë vjedhjesh të ndodhura në Kavajë, Tiranë, Krujë, Kukës e Pukë.

Sekusestrohen një armë zjarri kallashnikov, sasi municioni luftarak dhe një shumë e konsiderueshme parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve me armë e dhunë, dhe vjedhjeve të thjeshta të ndodhura më parë, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shtegtarët”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

– B. D,  33 vjeç, banues në Thumanë Krujë dhe S. V.,  28 vjec,  banues në Tiranë.

Këta shtetas, në një lokal në Golem, kanë vjedhur televizorë e sende të tjera, dhe pas disa ditësh, kanë shkuar përsëri në lokal dhe kanë kanosur me armë zjarri administratorin e lokalit, për të mos kallëzuar. Gjithashtu nën kërcënimin e armës, me qëllim që klientët të mos tregonin e të mos njoftonin Policinë, u kanë marrë 4 klientëve, aparatet celulare dhe janë larguar.

Po këta shtetas kanë vjedhur në një banesë në Kavajë, si dhe kanë tjetërsuar duke i çuar për pjesë këmbimi në Kukës, disa automjete të marra me qera.

Njëkohësisht, dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh në disa qytete të vendit, ku vijon puna hetimore nga strukturat e Policisë në disa qytete të vendit, për dokumentimin e tyre.

Gjatë operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, gjetën të fshehur në Thumanë  të Krujës, armën e zjarrit kallshikov, një sasi municioni luftarak si dhe një shumë parash 700.000 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga shitja e sendeve të vjedhura dhe makinave të marra me qira, duke i tjetërsuar në pjesë këmbimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës  së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale  “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”, kryer në bashkëpunim, për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Kërcënuan administratorin e lokalit dhe terrorizuan klientët, arrestohen dy hajdutët serialë në Kavajë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

E korruptoi Shefin e Antikrimit me 6 mijë euro, si u lirua falë policisë trafikanti i drogës
Fiqiret Seferi, një ndër personat e arrestuar si rezultat i megaoperacionit të dy ditëve më parë, ka deklaruar se si e ndihmoi policia që të lirohej, menjëherë pas arrestimit.

Në dosje, Seferi ka zbuluar se ka trafikuar drogën në Itali dhe kur është kthyer është arrestuar në Portin e Durrësit, por me ndërhyrjen e djalit, i cili i ka dhënë 6 mijë euro shefit të antikrimit të Kavajës është liruar.

“Nga deklarimet e Fiqiret Seferi dhe Fërhat Ajdini, kanë rezultuar të dhëna se gjatë ushtrimit të këtij aktiviteti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike ato mbështeteshin edhe nga punonjës të policisë Durrës.

Në veçanti, Seferi ka deklaruar se pas trafikimit të sasisë së lëndës narkotike të ngarkesës së parë, ai më pas ishte kthyer në Shqipëri, duke u nisur me traget nga Bari. Pasi kishte arritur në Portin e Durrësit, ishte shoqëruar nga policia shqiptare për faktin se rezultonte s kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në Itali.

Pasi e kishte marrë në pyetje për këtë fakt, në darkë e kishte lënë të lirë, duke i thënë që të paraqitej të nesërmen në Komisariatin e Policisë Kavajë. Ai është marrë në pyetje nga oficeri i policisë Artur Krasniqi, i cili kishte dijeni për aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve të shtetasit Fiqiret Seferi, por e ka lënë të lirë.

Në dekrimin e tij Fiqiret Seferi ka përshkruar:

“Pasi arrita në Shqipëri më ndaloi Policia sepse kisha detyrimin e  firmës e nuk mund të dilja nga shteti pa leje. ndejta gjithë ditën në zonën e Portit të Durrësit, në zonën e Policisë, e në pasdite më lanë të lirë me detyrimin që të nesërmen të paraqitesha  në kuesturën e Kavajës. Shkova mëngjesin e ditës pas në kuesturë, ku më informuan se nga porti i Durrësit më kishte nxjerrë Sajmir Kurti, ma tha kreu i Antikrimit të Luzit të Vogël, lagjia në të cilën unë banoj, që quhet Artur Krasniqi. Më pyeti pse kisha dalë nga Shqipëria pa leje. Policia e Kavajës ishte në dijeni për udhëtimin me drogë të bërë nga unë në Itali, bashkë me Ajdini.

Më lanë të lirë sepse djali im Hamid pagoi 6 mijë euro para në dorë dhe ia dorëzoi personalisht shefit të antikrimit të Kavajës, që nëse nuk gaboj quhet Mandi, për të më lëshuar nga Kuestura e Kavajës, sepse unë duhet të isha arrestuar për atë që kisha bërë. Unë nuk  e kam njohur Mandin asnjëherë, djali im e ka njohur dhe më ka referuar gjithçka që ka ndodhur.

Kreu i Policisë ishte nën këmbët e Sajmir Kurtit, Artur Krasniqit, ishte nën këmbët e Mandit, e polici që më ka marrë në pyetje ishte shefi i antikrimit i Luzit të Vogël, ai nuk ka marrë lekë nga mua, jemi bërë shokë e më pas më ka kërkuar të kultivonim ‘bar’ bashkë, që nuk e kemi bërë. Kur më mori në pyetje ishte i veshur civil“, thuhet nw dosjen  e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha. /tch

The post E korruptoi Shefin e Antikrimit me 6 mijë euro, si u lirua falë policisë trafikanti i drogës appeared first on Albeu.com.