policia e lezhes Archives - Albeu.com

Sezoni turistik, Policia e Lezhës kontrolle për zhurmat në Shëngjin
Në kuadër të masave për garantimin e një sezoni turistik veror të sigurt dhe të qetë, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka intensifikuar kontrollet në terren për parandalimin dhe ndëshkimin e ndotjes akustike.

Operacioni, i fokusuar kryesisht në zonën turistike të Shëngjinit, por i shtrirë në të gjithë vijën bregdetare dhe zonat e frekuentuara, synon të sigurojë një mjedis paqësor për pushuesit vendas e të huaj dhe për vetë banorët.

Në një njoftim për shtyp, Policia e Shtetit bën të ditur se, strukturat e sigurisë publike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë kryer verifikime dhe matje të nivelit të zhurmave në një sërë subjektesh private, si bare, restorante dhe klube nate.

Për të garantuar saktësinë dhe zbatimin rigoroz të ligjit, ekipet e policisë kanë përdorur pajisje të certifikuara për matjen e zhurmës, duke ndjekur procedura të standardizuara.

Këto veprime bazohen në kuadrin të Ligjit “Për administrimin e zhurmës në mjedis” dhe në udhëzimin e përbashkët të Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Turizmit, të datës 15 nëntor 2023.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, nga verifikimet e kryera deri më tani, të gjitha subjektet e kontrolluara kanë rezultuar në përputhje me normat e lejuara të zhurmës. Gjithashtu, është konstatuar respektimi i fashës orare të lejuar për transmetimin e muzikës në ambiente të jashtme, e cila është e përcaktuar nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

Policia e Lezhës bën me dije se këto kontrolle nuk do të jenë sporadike, por do të vijojnë me intensitet të lartë gjatë gjithë sezonit turistik në të gjithë territorin e qarkut.

Policia fton qytetarët dhe pushuesit të bëhen partnerë në këtë përpjekje, duke denoncuar çdo rast të shkeljes së ligjit apo ndotjes akustike, me garancinë për një reagim të menjëhershëm, profesional dhe të vendosur nga strukturat policore.

The post Sezoni turistik, Policia e Lezhës kontrolle për zhurmat në Shëngjin appeared first on Albeu.com.

Ishin kthyer në makth për banorët e Lezhës dhe Laçit, arrestohen tre hajdutët
Policia e Lezhës ka vënë në pranga tre hajdutë, të cilët vidhnin vazhdimisht banesa dhe ambiente të ndryshme. Nga hetimet, rezulton se 3 të ndaluarit janë shtetas me precedentë të mëparshëm kriminal, po për vjedhje. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rasteve të tjera të vjedhjeve që janë kryer nga këta shtetas.

Njoftimi i policisë:

Lezhë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Serial”, për goditjen dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Vodhën në banesa dhe në ambiente të ndryshme, në Lezhë dhe në Laç, lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim.

Zbardhen një sërë vjedhjesh të kryera gjatë këtij viti, nga 3 të arrestuarit me precedentë të mëparshëm kriminal, po për vjedhje.

Shërbimet e komisariateve të Policisë Lezhë dhe Kurbin, në vijim të punës për goditjen e rasteve të vjedhjes, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe për nxjerrjen përpara drejtësisë, të autorëve të tyre, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Serial”.

Si rezultat i këtij operacioni, janë ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim:

– Gj. C., 47 vjeç, banues në Lezhë, pasi më datë 21.11.2022,  ka vjedhur në banesën e një shtetasi;

– Gj. Ll., 51 vjeç, banues në Kurbin, pasi më datë 08.11.2022,  ka vjedhur në Kurbin, disa krerë bagëti të imta, në pronësi të një shtetasi;

– A. D., 47 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin, pasi nga veprimet hetimore, rezulton autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

Me datë 20.11.2022, ka vjedhur materiale, në banesën e një shtetasi;

Me datë 09.11.2022, ka vjedhur në Lezhë, celularin e një shtetasi;

Me datë 22.06.2022, ka vjedhur në Laç, vegla pune, në magazinën e një shtetasi.

Të 3 të ndaluarit janë shtetas me precedentë të mëparshëm kriminal, po për vjedhje. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rasteve të tjera të vjedhjeve që janë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme./albeu.com

The post Ishin kthyer në makth për banorët e Lezhës dhe Laçit, arrestohen tre hajdutët appeared first on Albeu.com.

Tjetërsimi i pronave te “Rana e Hedhun”, policia e Lezhës dështon në prangosjen e personave të dënuar
Pas dënimit nga Gjykata e Apelit në Shkodër për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, policia e Lezhës është vënë në lëvizje për prangosjen e personave të dënuar, mes të cilëve dhe ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj.

Urdhri i ekzekutimit të vendimeve mbërriti në policinë e Lezhës mesditën e të premtes dhe mënjehërë policia është vënë në lëvizje për ekzekutimin e vendimeve.

I vetmi përsona që ndodhet tashmë në qeli është vetëm ish-kryabshkiaku i Lezhës Fran Frrokaj i cili u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së premtes, ndërsa për personat ende nuk ka asnjë gjurmë.

Prej dy ditësh policia vijon kontrollet për prangosjen e tyre por pa ja arritur qëllimit.

Në këto kushte ata pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk përjashtohet mundësia që të jenë larguar jashtë territorit shqiptar./albeu.com

The post Tjetërsimi i pronave te “Rana e Hedhun”, policia e Lezhës dështon në prangosjen e personave të dënuar appeared first on Albeu.com.

Sherr në Lezhë, lëndohen dy persona, policia i arreston (EMRAT)
Foto ilustruese

Dy persona janë përfshirë ditën e sotme në një konflikt duke përdorur mjete të forta.

Policia bën të ditur se në konflikt janë përfshirë Alban Bibaj dhe Aleksandër Lulaj.

Këta persona kanë qëlluar njëri-tjetrin duke shkaktuar plagë të shumta. Nuk dihet ende arsyeja se përse Bibaj e Lulaj plagosën njëri tjetrin.

Njoftimi i policisë:

A.B., 41 vjeç dhe A. L., 45 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi këta shtetas, për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me mjete të forta dhe prerëse (shkop druri dhe thikë). Si pasojë dëmtimeve të marra, të dy shtetasit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

vijon…/albeu.com

The post Sherr në Lezhë, lëndohen dy persona, policia i arreston (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Parandalohet vrasja për pazare droge në Tiranë, disa të arrestuar
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Lezhës ka zhvilluar dy operacione dhe ka arrestuar 4 persona dhe shpallur në kërkim dy të tjerë.

Drejtori i policisë së Lezhës Oltion Bistri, në një komunikim për mediat, tha se është shkatërruar një grup që kishte planifikuar të kryente një vrasje në Tiranë, ndërkohë që është sekuestruar lëndës shpërthyese e llojit C4, si dhe armë.

Sipas tij, personat e arrestuar planifikonin që të vrisnin një person të Tiranë për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Të arrestuar e operacionit Mataro janë: Mark Lamkja , Nikoll Marku dhe Marie Marku, ndërsa në kërkim shtetasit Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka. I arrestuar në kuadër të operacionit Rrethi shtetasi Vlash Shahini.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohen brenda 24 orëve, dy operacione policore, për parandalimin e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen mina me telekomandë, arsenal armësh e municionesh, drogë dhe një shumë e konsiderueshme eurosh e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë me precedentë të theksuar kriminal.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale në fushën e krimeve kundër personit e pronës, mbajtjen dhe trafikimin e armëve të zjarrit apo lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas po organizonin të kryenin një vrasje, duke përdorur mina me telekomandë dhe armë zjarri, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Mataro”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

M. L., 27 vjeç, banues në fshatin Tale, Lezhë, i dënuar më parë në Itali, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

N. M., 62 vjeç dhe M. M., 60 vjeçe, të dy banues në lagjen “Varosh”, Lezhë.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasve E.V., 31 vjeç dhe H.N., 31 vjeç, persona me precedentë të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri ta lartë shoqërore, të dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës.

Nga hetimet paraprake dhe informacionet e grumbulluara rezulton se shtetasit H.,N. dhe E. V., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një vrasje në qytetin e Tiranës, për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit.

Këta shtetas, si bazë për fshehjen e armatimit që do të përdornin për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal, kishin shfrytëzuar ambientet e banesës dhe të restorantit të shtetasit N. M.

Ndërsa shtetasi M. L., dhëndri i shtetasit N. M., është kapur me armë zjarri pistoletë, gjatë operacionit, në përpjekje për të fshehur provat që u gjetën gjatë kontrollit të Policisë.

Në kuadër të operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe ato operacionale të DVP Lezhë, ushtruan kontrolle të menjëhershme në ambiente, mjete dhe banesa te dyshuara. Si rezultat i kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C-4, të përgatitura gati për shpërthim, të cilat sipas të dhënave rezulton se janë prodhuar në një vend fqinj me Shqipërinë;

88.900 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal në fushën e lëndëva narkotike dhe krimeve ndaj personit;

2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions”, me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock”, me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcejllës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet.

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme, pasi nga informacionet e grumbulluara dyshohet se këto armë janë përdorur edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijon intensivisht puna hetimore për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, kapjen e personave të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Gjithashtu, nga strukturat hetimore të DVP Lezhë, mbrëmjen e djeshme, është finalizuar një tjetër operacion policor, i koduar “Rrethi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. Sh., 24 vjeç, banues në fshatin Merqi, Lezhë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë gjatë operacionit, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, pasi me automjetin e tij tip “Audi”, po transportonte në drejtim të Tiranës, 20 kilogramë e 600 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen e saj.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është duke zhvilluar kontrolle intensive në terren dhe duke zhvilluar operacione për kapjen e personave që tentojnë të kryejnë krime kundër personit e pronës, që mbajnë armë zjarri apo qarkullojnë me to dhe të atyre që tentojnë të kultivojnë apo të trafikojnë lëndë narkotike. Si rezultat i kontrolleve, gjatë dy javëve të fundit janë sekuestruar arsenal armësh e municonesh luftarake dhe lëndë shpërthyese. Gjithashtu është parandaluar një ngjarje e rëndë kriminale në familje, si dhe janë zhvilluar dy operacione për kapjen e personave që kryejnë vjedhje të pronës së qytetarëve.

Siguroj qytetarët e qarkut Lezhë, se strukturat policore të DVP Lezhë janë tërësisht të angazhuara dhe të fokusuara në luftën kundër krimit e paligjshmërisë, me qëlllim rritjen e parametrave të rendit e sigurisë dhe në këtë kuadër i ftoj sërish qytetarët e qarkut Lezhë, që të bashkëpunojnë më shumë me Policinë, të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të mënjëhershëm e profesional nga ana e Policisë.

The post EMRAT/ Parandalohet vrasja për pazare droge në Tiranë, disa të arrestuar appeared first on Albeu.com.

Policia “blindon” hyrjen e Lezhës, “bie në rrjetë” një person
Disa persona kanë rënë në prangat e Policisë së Lezhës.

Sipas informacioneve, e gjitha kjo ka ndodhur pas një informacioni se një makinë e dyshimtë posedonte lëndë narkotike.

Me të marrë këtë informacion, blutë e Lezhës kanë ngritur një postbllok në dalje të qytetit në drejtim të Laçit.

Pasi janë ndaluar nga policia, njëri prej tyre ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga efektivet te cilët qëlluan me arme ne ajër gjate operacionit.

Ata janë ndaluar dhe po merren ne pyetje ne lidhje me ngjarjen, ndersa lenda e dyshuar kanabis do te analizohet dhe identifikohet nga marrja ne pyetje e personave qe ndodheshin ne makine se kujt i përkiste./albeu.com/

The post Policia “blindon” hyrjen e Lezhës, “bie në rrjetë” një person appeared first on Albeu.com.