policia e kosoves Archives - Albeu.com

Policia e Kosovës nis hetim ndaj zyrtarit të vet, por e mohon se u ushtrua dhunë ndaj maturantit serb
Policia e Kosovës e ka mohuar përsëri se ka pasur dhunë në ndërhyjnë e saj ndaj një incidenti verbal që përfshiu maturantë serbë në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe të premten, por tha se ka nisur një hetim kundër një zyrtari të vet të përfshirë në incident.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha në një konferencë për media të dielën se zyrtari policor do të hetohet nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe se ai është transferuar në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut nga Mitrovica e Veriut pas incidentit.

“Kemi iniciuar një procedurë për hetim në Inspektoratin Policor të Kosovës, i cili është agjencion i veçantë… ne do të punojmë që të mos kemi lëshime dhe gabime që i japin dikujt argument ta konsiderojnë Policinë e Kosovës si forcë që nuk e respekton ligjin dhe i tejkalon kompetencat”, tha Hoxha.

Incidenti në Mitrovicën e Veriut të premten shkaktoi reagime të shumta, kryesisht për shkak të mënyrës se si i ishte përgjigjur atij pjesëtari i Policisë së Kosovës, ndërsa Serbia lëshoi fletarrestim për të.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, oficeri shihet duke vrapuar drejt një parade të maturantëve serbë dhe duke e kapur në qafë njërin prej tyre.

Hoxha tha se Policia e Kosovës ndodhej atje për ta mbështetur parakalimin e paralajmëruar të maturantëve, duke shtuar se “disa pjesëmarrës filluan t’i provokojnë qytetarët që kanë qenë ulur në kateteri me thirrjet ‘Kosova është zemra e Serbisë’ dhe duke bërë simbolin me tre gishtërinj”.

Ai tha se reagimi erdhi për këtë, me “qëllimin e vetëm që situata të mos përshkallëzohej në mes të nxënësve dhe qytetarëve që kanë qenë në kateteri”.

Hoxha i hodhi poshtë pretendimet se ishte ushtruar dhunë ndaj maturantit dhe i quajti “propagandë” raportimet se ai ishte gjakosur nga zyrtari policor gjatë incidentit.

“Në media është shfaqur një person që pretendohet se është përdorur dhunë e tepruar nga zyrtari policor. Edhe vetë maturanti [serb] në prezencë e prindit të tij ka thënë se kanë qenë vizatime me marker dhe ka thënë që është traditë e maturantëve të ngjyrosen ashtu. Maturanti nuk ka shenja dhune në qafë”, ka thënë ai.

Hoxha tha se lëshimi i fletarrestimit nga Serbia për zyrtarin policor është në “vazhdën e përndjekjeve të policëve të Kosovës”. Ai tregoi se zyrtari policor në fjalë ka marrë kërcënime me jetë në rrjete sociale pas incidentit.

Të premten, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, theksoi se polici kishte vepruar në mënyrë “profesionale” dhe se ndërhyrja kishte për qëllim të ndalte përshkallëzimin pas provokimeve nga disa maturantë, të cilët, sipas tij, përdorën simbole nacionaliste dhe brohoritje shoviniste si “Kosova është zemra e Serbisë”.

Ky incident solli shumë reagime, me shefin e misionit të BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, që tha se ndihej “thellësisht i tronditur” dhe e dënoi “përdorimin e tepruar të forcës nga polici i Kosovës ndaj të riut në Mitrovicën e Veriut”.

Ministria e Drejtësisë e Serbisë ka kërkuar hetim ndërkombëtar për incidentin e 23 majit në Mitrovicën e Veriut.

“Përfshirje e drejtpërdrejtë e përfaqësuesve ndërkombëtarë në mbrojtjen e të drejtave të popullit serb, pezullim i mbështetjes politike dhe logjistike për Policinë e Kosovës derisa të vendoset llogaridhënia dhe respekti për të drejtat themelore të serbëve”, tha Ministria serbe të shtunën.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila e gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – e quajti incidentin “plotësisht të papranueshëm” dhe se pretendoi se institucionet që duhet të sigurojnë paqe “po përdoren për të përhapur frikë dhe presion me motiv etnik”.

“Ne kërkojmë hetim të menjëhershëm të këtij rasti, përcaktimin e përgjegjësisë dhe ndëshkimin e policëve që kanë keqpërdorur kompetencat e tyre”, thuhet në deklaratë./REL

The post Policia e Kosovës nis hetim ndaj zyrtarit të vet, por e mohon se u ushtrua dhunë ndaj maturantit serb appeared first on Albeu.com.

Mashtroi bujqit me subvencione, Policia e Kosovës arreston Ardiana Begollin (VIDEO)
Prokuroria ka urdhëruar Policinë e Kosovës, që ta arrestojë të dyshuarën për mashtrim me subvencione në Pejë. Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi, ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se Ardiana Begolli është arrestuar.

“Me urdhër të prokurorit, policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarën për veprën penale mashtrimi. Prokurori i shtetit e ka ndaluar për 48 orë”, ka thënë Nikçi për Insajderin.

Si ra Ardiana Begolli në kurth?

Ardiana Begolli, dyshohet se ka arritur të marrë mijëra euro nga fermërët. E fshehur pas petkut të humanitares, Begolli krijoi një skemë mashtrimi duke u premtuar fermërëve traktorë dhe makineri bujqësore, të cilat sipas saj do të vinin falas nga vendi mik Danimarka, ndërsa fermerët do të paguanin, vetëm kostot e transportit.

Një shumë që shkonte në 250 euro për një mjet, ndërsa shtoheshin vazhdimisht nëse fermeri do të kërkonte makineri të tjera bujqësore.

Të gjendur përballë një oferte të “parrezistueshme”, fermerët ranë dakord që të jepnin paratë. Kështu, fermeri i parë që kontaktoi me Ardianën, duhej të krijonte një grup me pesë persona, të cilët duhet të kryenin pagesën.

Pagesa shkonte në xhepin e Ardiana Begollit, e cila ia kishte dalë që të krijonte një profil prej humanitareje duke përdorur një shoqatë në emër të saj, por që ligjerisht nuk njihej nga institucionet e Kosovës.

Pasi mori paratë nga fermerët, ajo nisi ti mbante me shpresa, se makineritë bujqësore do të vinin, ndërsa i shtynte drejt porosive për mjete të tjera bujqësore, për të rritur më shumë fitimet e saj dhe për të “zhytur” edhe më keq fermerët e gjorë, të cilët vonë “nuhatën” se këtu vinte era mashtrim dhe jo një mashtrim dosido, por me një skenar të përgatitur deri në detaje nga Begolli, e cila deri sa u përball me ne mendoi se do ia hidhte paç. Por ndonjëherë… gjërat nuk shkojnë sipas planit.

Kështu pas denoncimeve të ardhura në Redaksinë e “Piranjave”, iu futëm punës, për zbuluar se çfarë fshihet pas kësaj shoqate, gjoja bamirsie, pasi… djalli fshihet në detaje.

Kështu, u futëm në rol. Si një fermer i interesuar për pajisje bujqësore, kontaktuam me Begollin dhe i lamë një takim. Këtu, nga dëshira e madhe për të përfituar sa më tepër para, Ardiana ishte e gatshme të na takonte dhe të bënte pazarin e radhës, i cili në fund nuk doli ai që ajo priste.

Pasi firmosëm për të dhënë paratë në një bllok, pa vulë dhe asnjë detaj formal, tema doli tek paratë, të cilat Ardiana Begolli nuk dëshironte ti merrte në ambient të hapur në lokalin ku ishim ikur për të mbyllur ujdinë. Dhe ne nuk ia prishëm, lekët shkuam t`i merrnim tek makina, ku në fakt isha dhe surpriza e rezervuar për te. Në vend të parave, nisi përballja me të vërtetën.

E zënë ngusht përballë fakteve, Begolli vijonte të këmbëngulte se nuk është një mashtruese dhe se fermerët do t`i merrnit mjetet bujqësore, por kur i kërkuam një dokument të vetëm që vërtetonte bashkëpunimin e saj me fondacionin në Damimarkë, që sipas saj, do të sillte traktorët dhe makineritë bujqësore, ajo nuk kishte asgjë për të thënë dhe nxitoi të shkonte në makinë.

Por të largohesh nuk do të thotë se shpëton nga përballja me të vërtetën dhe me drejtësinë. Prandaj, tashmë çështja është në dorën e drejtësisë së Kosovës, e cila ka nisur hetimet.

The post Mashtroi bujqit me subvencione, Policia e Kosovës arreston Ardiana Begollin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë, Policia e Kosovës arreston shtetasin serb në Bërnjakë
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb në Bërnjak, pikë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Prokurorisë Speciale, dyshohet se serbi me iniciale J.S. ka kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998 – 1999, në komunën e Gjakovës.

NJOFTIMI:

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile.”

The post Dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë, Policia e Kosovës arreston shtetasin serb në Bërnjakë appeared first on Albeu.com.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një gruaje: Nëse e shikoni na njoftoni menjëherë
Policia e Kosovës ka publikuar foton e një gruaje, dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur ndalimin e saj.

Në njoftimin e lëshuar nga policia thuhet se e dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast, “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, që është raportuar në polici në dhjetor të vitit 2023.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit  që shihet në fotografi. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.

The post Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një gruaje: Nëse e shikoni na njoftoni menjëherë appeared first on Albeu.com.

Policia nis hetimet mbi shpërndarjen e fletushkave në veri të Kosovës që bëjnë thirrje për rezistencë dhe nxitin dhunë kundër policëve
Policia e Kosovës tha se po heton shpërndarjen e disa fletushkave në veri të Kosovës që bëjnë thirrje për rezistencë, një ditë pas protestës së organizuar nga grupe serbësh kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb për pagesa në të gatshme.

Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani i tha Zërit të Amerikës se pas këshillimit me Prokurorinë Themelore dhe atë të Posaçme janë hapur hetimet për veprën “thirrje për rezistencë dhe nxitje e urrejtjes”. Ai tha se fletushkat janë shpërndarë gjatë protestës së një dite më parë dhe deri tani nuk ka ndonjë të dyshuar apo të arrestuar.

Në fletushkat e nënshkruara nga “Mbrojtja Popullore” udhëzohen qytetarët serbë se si të veprojnë kur hasin në njësitë policore. Aty kërkohet që pjesëtarët e policisë së Kosovës të qëllohen me mjete të ndryshme, të ofendohen ndërsa jepen edhe udhëzime për përgatitjen e shisheve me benzinë të njohura si koktej molotov.

Lista Serbe, subjekti kryesor i serbëve të Kosovës u bëri thirrje qytetarëve serbë që të mos bien pre e provokimeve të tilla. Ky subjekt tha se fletushkat që bëjnë thirrje për “rezistencë ndaj policisë së Albin Kurtit”, janë kundër paqes dhe duken me qëllim të keq për destabilizimin e mëtejshëm, në mënyrë që serbët të fajësohen për incidente të reja të mundshme.

Lista Serbe tha se populli serb në Kosovë do të vazhdojë të luftojë për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre në këtë rajon me metoda paqësore.

Grupe qytetarësh serbë protestuan të hënën në Mitrovicën e Veriut kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb ndërsa i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë trysni mbi autoritetet në Prishtinë për anulimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi me një shkurt, sipas të cilit euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë.

Banka Qendrore e Kosovës tha se do të lehtësojë qasjen në institucionet financiare për serbët e Kosovës dhe synon këtë ta bëj në periudhë jo më shumë se tre muaj.

Vendimi i Bankës Qendrore ka nxitur reagimin e zemëruar të udhëheqësve të Serbisë të cilët thonë se qëllimi i tij është “përndjekja e serbëve të Kosovës” të cilët marrin pagat dhe pensionet nga Serbia në dinarë.

Diplomatët perëndimorë i kanë bërë qeverisë së Kosovës të pezullojë zbatimin e vendimit të Bankës Qendrore dhe çështja të diskutohet në procesin e bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian.

The post Policia nis hetimet mbi shpërndarjen e fletushkave në veri të Kosovës që bëjnë thirrje për rezistencë dhe nxitin dhunë kundër policëve appeared first on Albeu.com.

Policia e Kosovës nis bastisje në Bërnjak, prezent edhe ministri i Brendshëm, Sveçla
Policia e Kosovës ka nisur një bastisje në objektin e fabrikës së vidave në Bërnjak.

Patrullat e Policisë së Kosovës janë vendosur para urës, pranë fabrikës.

Gjithashtu, është bërë e ditur se bastisja po monitorohet me dronë.

Ndërkohë, në bastisje i pranishëm është edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani

“Sot ministri i punëve të brendshme e ka vizitu ish fabrikën e gozhdave në Bërnjak e cila është pronë e AKP-s.”, tha Elshani.

The post Policia e Kosovës nis bastisje në Bërnjak, prezent edhe ministri i Brendshëm, Sveçla appeared first on Albeu.com.

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë!
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi të dyshuar për mashtrim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim të identifikimit dhe të lokalizimit të tij lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i panjohur NN.

Personi kërkohet për veprën penale “Mashtrim” e cila ka ndodhur më 11.01.2024 në rrugën “Mursel Osmanaj” në Prizren.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren

E-mail adresa: info@kosovopolice.com

The post Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë! appeared first on Albeu.com.

Pas pajisjes me armë të gjata, kërkohet edhe trajnimi i Njësive Policore të Kosovës
Të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata, njoftuar gjatë të premtes Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Kjo është vlerësuar si një hap efektiv në shtimin e sigurisë nga njohës të kësaj fushe, derisa të nevojshëm e konsiderojnë edhe mbajtjen e trajnimeve specifike.

Rrezikun nuk e kanë të vogël e shpeshherë, në këtë ka ndikuar edhe mungesa e pajisjeve.

Por tanimë, uniformës blu do t’i shtohet edhe një armë e gjatë. Gjatë së premtes arriti ngarkesa me armë të tilla, me të cilat do të pajiset secila njësi e Policisë.E, sipas njohësve të sigurisë, në rast të posedimit të kësaj pajisjeve, raste si ato të kaluarat do mund të shmangeshin.

“Pajisja me armë të tilla ka qenë e nevojshme dhe e domosdoshme. Po të kishte Policia e Kosovës armë të tilla për të gjitha patrullat po besoj e do menaxhoheshin më mirë situata e grabitjeve dhe ato të ngjashme që kanë ndodhur në të kaluarën e afërt”, ka deklaruar njohësi i sigurisë Valdet Hoxha.

Megjithatë, të nevojshme Hoxha i sheh edhe trajnimet për përdorimin e tyre.

“Krahas pajisjes me këto armë, duhet që MPB dhe Policia e Kosovës të pasojë me një modul intensiv trajnimesh për përdorimin e këtyre armëve sepse siç e kemi pa janë armë të reja. Ka specifika të veçanta për përdorimin e tyre”, vijoi ai.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili njoftoi për sigurimin e armëve, nuk e tregoi sasinë e tyre. Informacione të tilla nuk ka dhënë.

Gjatë reagimit në disa raste të plaçkitjeve së fundmi, sikur ai i grabitjes në argjendarisë në Suharekë dhe bankomatëve në Ferizaj, patrullat policore janë sulmuar me armë zjarri.

The post Pas pajisjes me armë të gjata, kërkohet edhe trajnimi i Njësive Policore të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Policia e Kosovës gjen armatime pranë një flamuri serb në Banjskë
Ditën e djeshme, policia e Kosovës tha se ka sekuestruar armatim, të gjetur pranë një flamuri të Serbisë, gjatë një patrullimi në fshatin Banjskë të Zveçanit, në pjesën veriore të vendit.

Në raportin e fundit 24-orësh, Policia tha se, gjatë patrullimit të datës 4 janar, ka gjetur “ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm”.

Policia e ka cilësuar rastin “armëmbajtje pa leje”.

Sipas Policisë, deri tani nuk ka persona të arrestuar lidhur me këtë rast, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, në Veri të Kosovës, dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku.

Më pas, në shkëmbimin e zjarrit mbetën të vrarë tre sulmues serbë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Serbisë, duke pohuar se ai

“personalisht” e ka organizuar sulmin dhe të gjitha përgatitjet logjistike, dhe se nuk ka informuar askënd për ato plane.

Kosova akuzoi Serbinë se qëndron pas sulmit, gjë që Beogradi zyrtar e mohon.

The post Policia e Kosovës gjen armatime pranë një flamuri serb në Banjskë appeared first on Albeu.com.

VIDEO / Publikohen pamjet e reja të përleshjes së mërgimtarëve me Policinë e Kosovës në Merdar
Janë publikuar pamje të reja nga përleshja mes mërgimtarëve dhe pjesëtarëve të policisë në pikën kufitare në Merdare, ku mbeten të lënduar dy zyrtarë policorë dhe u arrestuan tre persona.

Ndërsa, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti i ka thënë Gazetës Express se lidhur me rastin janë shoqëruar për në stacion tre të dyshuar, si dhe se kanë nisur hetime për veprën  “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“Sot rreth orës 10:00, në Merdarë ka ndodhë një incident, ku patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar. Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policor. Pas vënies nën kontrollë të situatës dhe shoqërimit në stacion të tre  personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për veprën Sulm ndaj personit zyrtar”, ka thënë Ahmeti.

Më poshtë mund të shihni videon e re të publikuar nga televizioni Dukagjini:

The post VIDEO / Publikohen pamjet e reja të përleshjes së mërgimtarëve me Policinë e Kosovës në Merdar appeared first on Albeu.com.