policia arrest Archives - Albeu.com

25 vjeçari kërcënon policin “sy për sy: Unë kam futur në dhe burra më të mirë se ti!
Policia i ka hequr patentën një 25-vjeçari nga Durrësi pasi është konstatuar i dehur në timon. Fillimisht ai u ndalua për të verifikuar veshjen e xhamave të makinës, por gjatë kesaj procedure është konfliktuar me policët duke i kërcënuar ata me fjalë dhe veprime. N

ga kontrollet e kryera nga shërbimet e Policisë ka rezultuar se shtetasi A. K. drejtonte nën efektin e alkoolit, në masën 0.35 mg/l, mjetin tip “Audi”, me xhama të riveshur. Gjatë kontrollit dhe veprimeve policore, ky shtetas i ka kundërshtuar dhe kërcënuar punonjësit e Policisë.

“Unë burra më të mirë i kam futur në dhe jo më ty. S’më njihke mirë ti mua”.- mësohet se u ka thënë i riu policëve.

Njoftimi i plotë:

Sqarim/Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një drejtues mjeti, i cili ka kundërshtuar dhe kërcënuar punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit që ata i kanë ushtruar për xhamat e riveshur, ju informojmë se:

Nga kontrollet e kryera nga shërbimet e Policisë ka rezultuar se shtetasi A. K. drejtonte nën efektin e alkoolit, në masën 0.35 mg/l, mjetin tip “Audi”, me xhama të riveshur.Gjatë kontrollit dhe veprimeve policore, ky shtetas i ka kundërshtuar dhe kërcënuar punonjësit e Policisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, shtetasi A. K., 25 vjeç, banues në lagjen nr.14, Durrës, është proceduar penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Gjithashtu, këtij shtetasi i është pezulluar përfundimisht leja e drejtimit, pasi e ka në mënyrë të përsëritur këtë shkelje (drejtim mjeti nën efektin e alkoolit).DVP Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

The post 25 vjeçari kërcënon policin “sy për sy: Unë kam futur në dhe burra më të mirë se ti! appeared first on Albeu.com.

Denoncimi: Policia zbuloi parcelën me drogë të kushëririt të Kryetarit të bashkisë, Fran Tuci
Në një deklaratë për mediat PD shprehet se sot ka mbërritur një denoncim mbi ndërhyrjen e forcave RENEA në zonën e Pukës duke theksuar se nga ky operacion është zbuluar një parcel e madhe me kanabis si dhe është ndarluar oficeri i Policisë Gjyqësore Kastriot Bicukaj.

Postimi i partisë demokratike:

Ndarja e politikës nga krimi dhe lufta ndaj trafikut të drogës, që cënon rendin dhe sigurinë, është mision i Partisë Demokratike. Në këtë përballje nuk jemi vetëm, por kemi mbështetjen e qytetarëve dhe policëve të ndershëm, që ndihen të braktisur nga regjimi që bashkëpunon me krimin.

I tillë është denoncimi që na ka ardhur sot mbi ndërhyrjen e forcave RENEA në zonën e Pukës. Operacioni ka zbuluar një parcelë të madhe të mbjellur me kanabis, në kuadër të po këtij operacioni është ndaluar oficeri i policisë gjyqësore Kastriot Bicukaj.

Kjo çështje duhet t’i kalonte menjëherë SPAK, por oficeri është lënë i lirë duke e kaluar çështjen pranë Prokurorisë së Pukës, falë mbrojtjes politike që ai gëzon prej kushëririt të tij Fran Tuci, kryetar i bashkisë së Fushë-Arrëzit. Ky operacion, i cili nuk është bërë ende publik nga Policia e Shtetit, dëshmon edhe njëherë se kanabisi është ende një çështje në duart e atyre që e kthyen Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe se askush nuk ndalohet nëse pas rrënjëve të bimës narkotike shfaqen persona të lidhur me partinë-shtet.

Vendi ynë renditet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si i pari në Europë për prodhimin e kanabisit, pikërisht prej vullnetit politik që e kthen kanabisin në një ndërrmarrje të përbashkët midis krimit dhe partisë në pushtet, ndërsa policinë e shndërron në mbrojtëse të parcelave, apo siç dëshmon hetimi i Antimafies Italiane, duke i përdorur forcat e rendit si punëtorë krahu për ngarkimin e gomoneve me drogë.

Prej vitesh Partia Demokratike ka denoncuar me fakte modelin e bashkëpunimit me krimin të ndërtuar nga Edi Rama. Koha na ka dhënë gjithmonë të drejtë, prandaj nuk duhet pritur që detyrën e institucioneve shqiptare ta kryejnë partnerët ndërkombëtarë, por është detyra e SPAK të marrë në dorë këtë hetim të penguar nga partia në pushtet. Çrrënjosja e krimit dhe korrupsionit kërkon një drejtësi reaguese, të gatshme t’u kthej besimin qytetarëve dhe policëve të ndershëm që pengohen në kryerjen e detyrës së tyre. /albeu.com/

The post Denoncimi: Policia zbuloi parcelën me drogë të kushëririt të Kryetarit të bashkisë, Fran Tuci appeared first on Albeu.com.

Tentuan të trafikonin drogë përmes liqenit, dy vëllezërit e pësojnë keq
Policia e Pogradecit ka arrestuar shtetasin Adrian Papajanis, 35-vjeç, i cili në bashkëpunim me të vëllain, Fatjon Papajanis, dyshohet se trafikonin kanabis drejt Maqedonisë së Veriut me motora uji.

35-vjeçari u arrestua në flagrancë në liqenin e Ohrit, teksa po tentonte të  trafikonte 1 kg kanabis drejt shtetit maqedonas, ndërkohë që vëllai i tij 29-vjeçar u shpall në kërkim.

Policia mundi të sekuestronte në cilësinë e provës materiale së bashku me drogën, një varkë, dy motora uji tip “Yamaha”, dy peshore elektronike, mjete të cilat përdoreshin nga dy vëllezërit në këtë veprimtari të paligjshme.

Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Tentuan të trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit liqenor, vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim vëllai i tij.

Sekuestrohet lëndë narkotike kanabis, mjete dhe pajisje të tjera të cilat shërbenin për këtë aktivitet kriminal.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 35 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllain e tij F. P., 29 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, duke përdorur kufirin liqenor të Ohrit. Falë veprimeve të mirëorganizuara, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit A. P., duke tentuar të trafikonte 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një varkë, dy motora uji tip “Yamaha”, dy peshore elektronike, mjete të cilat përdoreshin nga dy vëllezërit në këtë veprimtari të paligjshme.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

vijon…

The post Tentuan të trafikonin drogë përmes liqenit, dy vëllezërit e pësojnë keq appeared first on Albeu.com.

Policia i jep fund bandës së “barit”, arrestohen katër persona
Policia ka përfunduar operacionin “Finish” dhe ka arrestuar 4 shtetas dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Pas një hetimi dinamik prej një viti, në kuadër të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në fazën e fundit të operacionit, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë bënë ekzekutimin e masave të sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për 12 shtetas.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Plotë

Finalizohet faza e tretë dhe përfundimtare e operacionit policor të koduar “Finish”.

Në kuadër të tri fazave të operacionit është goditur një grup i strukturuar kriminal, i cili ushtronte aktivitetin e paligjshëm të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në qarqet Korçë dhe Fier.

Në të tria fazat e operacionit janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar penalisht 12 shtetas.

Gjatë fazës së tretë dhe përfundimtare të këtij operacioni janë ndaluar 4 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në total 32,5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Elbasan, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Fier dhe Elbasan, u përmbyll faza e tretë dhe përfundimtare e operacionit policor të koduar “Finish”, në kuadër të të cilit është bërë e mundur goditja e një grupi kriminal me aktivitet në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, në qarqet Korçë dhe Fier.

Pas një hetimi dinamik prej një viti, në kuadër të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në fazën e fundit të operacionit, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë bënë ekzekutimin e masave të sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit:

• A. P., 49 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, organizimit të lotarive të palejuara dhe armëmbajtjes pa leje), në rolin e organizatorit të grupit;

• O. P., 31 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq (i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”), në rolin e organizatorit të grupit;

• E. M., 32 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”);

• K. H., 35 vjeç, banues në Ballsh, Mallakastër (i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”):

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit:

• T. B., 47 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje), në rolin e organizatorit të grupit, njëri prej të arrestuarve gjatë operacionit “Domosdova” në Elbasan, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitjeje” të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në “Arrest në burg”;

• Sh. G., 40 vjeç, banues në fshatin Ngjegjan, Roskovec, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Si rezultat i një pune intensive hetimore dhe provave të grumbulluara u bë e mundur që të dokumentohej me prova ligjore, bashkëpunimi i këtyre shtetasve me personat e arrestuar më parë nga Policia, konkretisht më datë 04.06.2020, në Elbasan, me operacionin e koduar “Domosdova”, por edhe hetimeve të mëtejshme të kryera në vijim të tij, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 5 shtetas, midis tyre edhe shtetasi T. B., si dhe u sekuestruan 28.5 kg kanabis.

Gjithashtu edhe lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 19.12.2020, në Korçë, ku në afërsi të Qafë-Plloçës, u kapën 2 shtetas të tjerë, duke transportuar me mjet, 4 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Nga gjithë hetimi i kryer është provuar se shtetasit A. P., O. P., T. B. dhe E. M., në rolin e organizatorëve dhe njëkohësisht pritës të lëndës narkotike, nëpërmjet lidhjeve të tyre shoqërore në qarkun e Fierit, me shtetasit G. G., E. M. dhe R. M., siguronin lëndën narkotike dhe nëpërmjet shtetasve të tjerë bashkëpunëtorë, si Y. S., I. D. dhe P. Sh., në rolin e transportuesve, lëndën narkotike të sekuestruar duhet ta sillnin në rrethin e Korçës për llogari të A. P., O. P., T. B. dhe E. M. Gjithashtu gjatë hetimit është provuar se posedues të lëndës narkotike në qarkun e Fierit kanë qenë shtetasit Sh. G. dhe K. H.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

The post Policia i jep fund bandës së “barit”, arrestohen katër persona appeared first on Albeu.com.