policet e rrembyer Archives - Albeu.com

Osmani pret në takim tre policët që u rrëmbyen dhe u mbajtën në burg nga Serbia: Njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takimin tre policët që muajin e kaluar u rrëmbyen nga forcat serbe dhe u mbajtën në burg në Serbi, për t’u liruar disa ditë më pas.

Ajo ka falenderuar gjithë Policinë për Kosovën për të hyrë në një mjedis të sigurt dhe të qetë.

Gjithashtu, tre policët e kanë falenderuar Osmanin për pritjen dhe kanë shprehur përkushtimin e tyre për t’u angazhuar për sigurinë territoriale të Kosovës.

“Policia e Kosovës është kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Institucionet dhe Kosova e njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj, por edhe të gjitha grave dhe burrave në uniformë policore, të cilët mbrojnë Republikën në çdo cep”, ka thënë Osmani.

The post Osmani pret në takim tre policët që u rrëmbyen dhe u mbajtën në burg nga Serbia: Njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj appeared first on Albeu.com.

Kurti takon tre policët që u rrëmbyen në veri
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me Rifat Zekën, Beqir Sefin dhe Mustafë Shemin, tre policët që u rrëmbyen në veri të vendit.

Te tre policët u rrëmbyen ditën e 14 qershorit, teksa u liruan dy ditë më parë.

Në momentin e lirimit të tyre, kryeminstri ishte në Londër, teksa ka përshëndetur lirimin e tyre.

“Gjatë qëndrimit tim në Londër, morëm lajmin e gëzueshëm për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat speciale ushtarake e policore të Serbisë me 14 qershor. 13 ditë pas ata janë në Kosovë e me familjet e tyre. Do t’i takoj për t’i falënderuar për qëndresën dhe për t’u uruar mirëseardhje” tha Kurti në njoftimin e tij.

Dje Kurti ka ka përfunduar vizitën e tij të tretë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. Duke I bërë një rezyme takimeve të tij në Londër, ai tha se u mirëprit ngrohtësisht nga aleatë e partnerë të Kosovës si në ekzekutivin Britanik ashtu edhe në Parlament.

Duke e nisur me Sekretarin e Punëve të Jashtme, James Cleverly,  me të cilin tha se është në kontakt e komunikim të rregullt, sqaroi se ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, për zhvillimet në Kosovë dhe për rëndësinë e shtensionimit të plotë të situatës në katër komunat në veri të vendit.

“Republika e Kosovës është përherë mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur e të pandërprerë të Mbretërisë së Bashkuar”, deklaroi Kurti.

Ai shpjegoi se kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Alicia Kearns ka qenë një zë i fuqishëm mbështetës i Republikës së Kosovës në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

“Me të diskutuam për veprimet agresive dhe sulmet e sponsorizuara nga Serbia mbi KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe gazetarët në veri të vendit dhe qëndrimin tonë parimor e demokratik për depërshkalëzim që në qendër ka sundimin e ligjit”.

Teksa shpjegoi se Kosova është me fat që në Pallatin e Westminster ka shumë miq, tha se atje u takua  deputetë të Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, APPG (All Party Parliamentary Group), konservatorë, liberal-demokratë e laburistë.

“Nga Partia Laburiste, një takim të ndarë zhvillova edhe me Sekretarin në hije të Punëve të Jashtme, David Lammy dhe Ministrin në hije për Evropë, Stephen Doughty”.

E sipas tij, miq laburistë, Kosova ka edhe jashtë institucioneve, por që ishin kyç aq sa i drejtonin ato.

“Republika e Kosova dhe populli i saj i janë përherë mirënjohës ish-kryeministrit britanik Tony Blair për rolin dhe vendosshmërinë e tij për ndërhyrjen humanitare në Kosovë e cila ndali përfundimisht gjenocidin e shtetit serb mbi shqiptarët vendas”, dekalroi Kurti një një postim në llogarinë e tij në Facebook.

“Në takimin miqësor që patëm e njoftova për arritjet e Kosovës në rrafshin ekonomik, social, të të drejtave të njeriut, dhe institucional, duke ndarë me të bindjen që Kosova është histori e etabluar e suksesit të dyfishtë: intervenimit të NATO-s dhe i bashkëdyzimit të progresit ekonomik dhe atij demokratik”./express.

The post Kurti takon tre policët që u rrëmbyen në veri appeared first on Albeu.com.

Lirimi i tre policëve nga Kosova, reagon Edi Rama: Lajm i vonuar
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas lajmit për lirimin e policëve në Kosovë.

Përmes një reagimi në Tëitter, Rama thotë se kthimi i policëve është një lajm i vonuar, megjithatë shumë i mirë sepse i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim dhe i hap rrugë de-eskalimit të dialogut.

Edi Rama: Kthimi i policëve të Kosovës në shtëpi është një lajm i vonuar, po gjithësesi shumë i mirë, sepse e para, i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim dhe e dyta, rihap rrugën e de-eskalimit e të dialogut. Më vjen mirë që forca e arsyes fitoi mbi arsyen e forcës. Uroj që me forcën e arsyes të nisë menjëherë de-eskalimi i shumëpritur nga të gjithë dhe të zgjidhim më tej edhe nyjet e procesit të normalizimit përfundimtar mes Kosovës e Serbisë.

Rama ditën e sotme ndodhet në Bruksel ku do të takohet me Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel. Kreu i qeverisë theksoi se një tema kryesore që do t’i parashtrojë është sitata kritike në rajon.

Edi Rama: Sapo kemi mbërritur në Bruksel, ku pas pak do të takohem me Presidentin e Këshillit Europian, mikun e çmuar të Shqipërisë dhe rajonit tonë, Charles Michel. Do t’i përcjell mikut tonë shqetësimet e mëdha për situatën kritike në rajon dhe bindjen time mbi domosdoshmërinë e një konference pa afat kohor, ku të mbyllur brenda mureve të një strukture mikpritëse nën kujdesin e bashkësisë euro-atlantike, liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllin krejt pikat e marrëveshjes së normalizimit.

Rama shkruan se dialogu për të ardhmen e rajonit është jetik sepse situata në Veri po degradon dhe rrezikon një “Donbas” Ballkanik në zemër të Evropës.

Edi Rama: Fatkeqësisht, së fundmi të dyja palët i kanë sytë tek fronti i politikës së brendshme dhe tek sondazhet e përflakura nga retorika nacionaliste. Ndërsa dialogut jetik për të ardhmen e krejt rajonit dhe marrëdhënieve me botën demokratike u kanë kthyer kurrizin. Ndërkohë situata në Veri degradon me orë e me minuta, duke rritur edhe mundësinë e largqoftë një “Donbasi” ballkanik mu në zemër të Europës. Kjo mundësi edhe vetëm ta mendosh është katastrofike, prandaj duhet eliminuar me çdo kusht.

Rama tha se zvarritja e planit franko-gjerman do të sjellë degradimin e situatës në Veri dhe Shqipëria nuk do të lejojë që kjo të ndodhë.

Edi Rama: Miopia strategjike në qasjen ndaj dialogut, zvarritja e planit të shkëlqyer franko-gjerman, devijimi i fokusit tek demonstrimet e forcës dhe si rrjedhojë, degradimi i situatës në Veri, mund t’i kushtojnë gjithë këtij rajoni, Serbisë padiskutim, po sidomos Kosovës më shumë se çdokujt tjetër, një kthim i mosozotshëm mbrapa, me pasoja shumëvjeçare. Shqipëria do të bëjë çmos që kjo të mos ndodhë, sepse do të ishte një çmenduri që paqja e brishtë që kemi ndërtuar përgjatë këtyre viteve, në kuadrin e Procesit të Berlinit dhe përmes nismash të ndryshme, të rrënohet si kështjellë rëre nga rikthimi i dallgës së marrëzisë ballkanike, duke na rihedhur të gjithëve jashtë rrugës së integrimit europian, në fuçinë e vjetër të barutit në mes të Europës.

Kthimi i policëve të Kosovës në shtëpi është një lajm i vonuar, po gjithësesi shumë i mirë, sepse e para, i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim dhe e dyta, rihap rrugën e de-eskalimit e të dialogut. Më vjen mirë që forca e arsyes fitoi…

— Edi Rama (@ediramaal) June 26, 2023

The post Lirimi i tre policëve nga Kosova, reagon Edi Rama: Lajm i vonuar appeared first on Albeu.com.

Prej 14 qershorit në paraburgim në Serbi, publikohet fotoja e parë e tre policëve të liruar
Sekretari në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka publikuar fotografi me tre policët që u mbajtën në paraburgim në Serbi që nga data 14 qershor.

Tre policët që u rrëmbyen në veri janë liruar sot.

Avokati nga Beogradi, Gradimir Nalliq, i cili i përfaqësoi ata, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se policëve u është hequr paraburgimi dhe se “ata po lirohen”.

Nalliq tha se aktakuza kundër tyre është konfirmuar, por se ata do të mbrohen në liri.

Ai tha se policët do të kthehen në Kosovë dhe shtoi se është në “interes të klientëve” që të mos japë më shumë informacione.

Gjykata e Lartë në Kralevë, qytet në pjesën qendrore të Serbisë, ku po mbaheshin tre policët, konfirmoi po ashtu ndërprerjen e masës së paraburgimit kundër tyre.

Drejtësia në Serbi i ngarkoi tre policët me veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënim me burg deri në 12 vjet.

Atyre iu shqiptua masa e paraburgimit më 16 qershor, por nuk ishte e qartë kohëzgjatja e saj.

Arrestimi i tyre nxiti reagime të shumta si në Kosovë, ashtu edhe te bashkësia ndërkombëtare, e cila kërkoi vazhdimisht lirimin e tyre.

Qeveria e Kosovës pretendoi se ata janë arrestuar në territorin e saj, por në Serbi e mohuan këtë.

The post Prej 14 qershorit në paraburgim në Serbi, publikohet fotoja e parë e tre policëve të liruar appeared first on Albeu.com.

Rama bën sërish thirrje për lirimin e 3 policëve të Kosovës: Franca dhe Gjermania të veprojnë për të ndaluar spiralen absurde
Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për lirimin e policëve të Kosovës, të rrëmbyer nga forcat serbe.

Në një postim në Twitter, ai ka ndarë deklaratën e përfaqësuesit të BE, Josep Borrell, teksa thekson se sapo policët të kthehën, nevojitet veprim nga Franca dhe Gjermania për të ndalur këtë situatë.

Reagimi i plotë:

Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti!

Por së pari gjërat e para:

LIRONI 3 POLICËT!

The post Rama bën sërish thirrje për lirimin e 3 policëve të Kosovës: Franca dhe Gjermania të veprojnë për të ndaluar spiralen absurde appeared first on Albeu.com.

“Janë sulmuar dukë ngrënë drekë”, Kurti për 3 policët e rrëmbyer: 15 persona i rrethuan
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë në një konferencë për mediat se tre policët e rrëmbyer janë vizituar nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Jetish Jashari.

Policët i kanë rrëfyer Jetishit momentin e rrëmbimit nga njësitë serbe, i cili ka qenë i njëjti edhe kur janë pyetur ndaras.

Kurti tha e në momentin që janë rrëmbyer, policët kanë qenë duke ngrënë drekë.

“Të tre kanë qenë bashkë. Të tre e kanë rrëfimin e njëjtë kur pyetën ndaras nga njëri-tjetri nga ambasadori ynë. Përshkrimi i policëve është i njëjtë. Janë tri rrëfime të ndara identike, të cilët thonë se në momentin e rrëmbimit më 14 qershor kanë qenë tek tryeza e improvizuar për ngrënie. Pra kanë qenë duke ngrënë drekë kur 15 persona i kanë rrethuar, sulmuar dhe rrëmbyer”, tha ai.

Sipas Kurtit, kjo heq çfarëdo dileme edhe për ata që “dëshirojnë të jenë skeptikë”.

“Dëshmitë që posedojnë institucionet tona dhe dëshmia e tre policëve dëshmojnë qartë që ishin brenda territorit”.

Kurti tha se u ushtrua agresion nga Serbia “sepse po luftohet krimi i organizuar. “

Për këtë hakmarrje çnjerëzore kemi kërkuar denoncim të hapur nga të gjithë partnerët tonë”, tha Kurti.

The post “Janë sulmuar dukë ngrënë drekë”, Kurti për 3 policët e rrëmbyer: 15 persona i rrethuan appeared first on Albeu.com.

Të heshtur e në pritje të informacioneve, familjarët e 3 policëve të rrëmbyer nga forcat serbe në Kosovë nuk dinë asgjë për të afërmit e tyre
Të heshtur, e në pritje të informacioneve. Familjarët e zyrtarëve policorë, të cilët Kosova pohon se u rrëmbyen nga Serbia më 14 qershor, në një zonë kufitare mes dy vendeve, deklaruan se dinë pak apo aspak për të afërmit e tyre.

“Krejt ajo që ne dimë për familjarin tonë, është ajo që kemi dëgjuar në mediat e Kosovës”, u shpreh një anëtar i familjes së policit Beqir Sefa.

I afërmi, i cili foli për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, tha se lajmin familjarëve ua kumtuan disa kolegë të Sefës dhe disa komandantë të Policisë së Kosovës.

I mërzitur, ai tregoi se marrja e lajmit ishte moment i vështirë për familjen.

“Dikush është dashur të jetë atje. I ka rënë shorti familjarit tonë, atij tjetrit e atij tjetrit. Po të mos kishin qenë këta, do të kishin qenë disa të tjerë”, tha ai.

Radio Evropa e Lirë qëndroi në fshatrat Peran dhe Letancë të komunës së Podujevës, në verilindje të Kosovës, për të takuar familjarët e dy prej tre policëve, që Serbia pohon se u arrestuan “thellë” brenda territorit të saj.

Në Letancë, familjarët e policit Rifat Zeka nuk deshën të flasin për rastin, duke thënë se kanë pak informacione.

“Jemi në kontakt me zyrtarë të institucioneve, por nuk ka asgjë të re nga ajo që dihet deri tash”, deklaruan ata.

Ndërkaq, kontakti me familjen e policit Shemë Mustafa, nga Mitrovica e Jugut, ka qenë i pamundur.

Radio Evropa e Lirë ka mësuar jozyrtarisht se avokatë në Serbi, të angazhuar për mbrojtjen e policëve të Kosovës, kanë kërkuar dokumente e informacione për tre zyrtarët, rreth kohës dhe angazhimit të tyre në Policinë e Kosovës, e të tjera.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 19 qershor se do të vendosë nëse do të marrë pjesë në një takim krize të thirrur nga Bashkimi Evropian, pasi të kuptojë për gjendjen e tre policëve të Kosovës, që po mbahen në burg në Serbi.

“Unë dua fillimisht të pres vizitën e [shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd] ambasadorit Jetish Jashari, në Kralevë, dhe vetëm më pas, kur t’i kem të dhënat nga kjo vizitë e tre policëve tanë, që po mbahen peng, rob, në Serbi, si hakmarrje për luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit në Kosovë, do ta marr vendimin dhe do ta jap njoftimin [për pjesëmarrjen në takimin e Brukselit]”, ka deklaruar Kurti para gazetarëve.

Kurti tha se vizita e Jasharit është menduar për ditën e nesërme (20 qershor).

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, gjatë javës së kaluar i tha Radios Evropa e Lirë se tre policët “po mbahen në kushte çnjerëzore, pa ushqim dhe pa trajtim adekuat mjekësor”.

Një gjë të tillë e kanë demantuar autoritetet në Serbi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policorë të Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë janë arrestuar në Tresave/Bare, që gjendet në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës.

Policët e Kosovës janë nën masën e paraburgimit prej 30 ditësh në jugun e Serbisë. Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë ka urdhëruar kryerjen e hetimeve ndaj tyre.

Sipas autoriteteve serbe, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënimin deri në 12 vjet burg.

Rasti me tre zyrtarët policorë ka përkeqësuar situatën në veriun e Kosovës, ku ka pasur rritje tensionesh që prej fundit të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, me asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve nga serbët lokalë. /REL

The post Të heshtur e në pritje të informacioneve, familjarët e 3 policëve të rrëmbyer nga forcat serbe në Kosovë nuk dinë asgjë për të afërmit e tyre appeared first on Albeu.com.

KFOR i paqartë për vendin ku u rrëmbyen policët e Kosovës, reagon me ironi këshilltari i Kurtit: Nuk dihet ku e kanë komandantin
Qeveria e Kosovës ka reaguar pas një deklarate të KFOR, që tha se nuk ishte e qartë në lidhje me vendin ku tre policët e Kosovës ishin, kur u rrëmbyen nga forcat serbe.

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, i është përgjigjur reagimit të KFOR-it me ironi.

Drejtuar komandantit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuçia, Zulfaj thotë se tashmë është e paqartë ku ndodhet ky i fundit.

“Pas të gjitha dëshmive që i ofruam ne, duket se është e paqartë se ku ndodhet Komandanti Ristuçia, jo se ku ishin policët e Kosovës”, ka shkruar Zulfaj.

After all the evidence we provided it seems that it is unclear where Commander Ristuccia is, not where Kosova Policemen were. https://t.co/xkxcmtAXEI

— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) June 16, 2023

The post KFOR i paqartë për vendin ku u rrëmbyen policët e Kosovës, reagon me ironi këshilltari i Kurtit: Nuk dihet ku e kanë komandantin appeared first on Albeu.com.

Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës nga serbët, KFOR: Nuk e kemi të qartë ku ishin
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, nuk e ka të qartë vendin ku tre policët e Kosovës kanë qenë në momentin e rrëmbimit nga forcat serbe.

“Pas arrestimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës, më 14 qershor, misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, ka rishikuar vendndodhjen e ngjarjes dhe ka folur me përfaqësues të institucioneve në Kosovë dhe me autoritetet serbe. Bazuar në të dhënat e disponueshme, mbetet e paqartë se ku kanë qenë zyrtarët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit”, thuhet në komunikatën e KFOR-it, dërguar mediave.

Institucionet e Kosovës kanë deklaruar se policët janë rëmbyer në territorin e Kosovës, ndërkohë që pala serbe thotë që ata kanë qenë në territorin e tyre, ku edhe janë arrestuar.

KFOR-i u bëri thirrje të dyja palëve që t’i respektojnë marrëveshjet dhe procedurat e bashkëpunimit me këtë mision, si dhe të përmbahen nga “retorika provokuese”.

“Ua rikujtojmë të dyja palëve përgjegjësitë sipas Marrëveshjes Ushtarako-Teknike ndërmjet Serbisë dhe KFOR-it, si dhe procedurat për koordinim ndërmjet Policisë së Kosovës – përfshirë policinë kufitare – dhe KFOR-it”, thuhet po ashtu në komunikatën e misionit paqeruajtës.

Ndër të tjera KFOR-i kërkoi nga Kosova dhe Serbia që “të shmangin çdo veprim të njëanshëm, që mund t’i përshkallëzojë tensionet në zonë”.

“KFOR-i i mirëpret të gjitha përpjekjet e komunitetit diplomatik për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thekson misioni i NATO-s.

Ndrkohë, autoritetet e Kosovës kanë shprehur shqetësimin për kushtet çnjerëzore në të cilat po mbahen policët, teksa gjykata i la në paraburgim.

Kryeministri Albin Kurti dhe një sërë aktorësh ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për lirimin e tyre.

The post Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës nga serbët, KFOR: Nuk e kemi të qartë ku ishin appeared first on Albeu.com.

Peleshi në Ministeralin e NATO-s në Bruksel: Të lirohen tre policët e rrëmbyer nga forcat serbe në Kosovë
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka kërkuar lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe në Veri të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij në Ministerialin e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s që po mbahet në Bruksel, Peleshi tha se forcat ushtarake apo policore të Serbisë nuk kanë të drejtë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Ai nënvizoi se në këtë moment duhet të shikohet me prioritet dhe urgjencë kthimi në shtëpitë e tyre të tre policëve kosovarë të rrëmbyer.

“NATO duhet të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e FSK-së si një institucion themelues që do të garantonte siguri për të gjithë qytetarët. Njohja e Kosovës dhe integrimi i saj euroatlantik janë hapa të rëndësishëm drejt garantimit të stabilitetit të qëndrueshëm në rajonin tonë”, tha Peleshi.

Peleshi theksoi gjatë fjalës së tij edhe rëndësinë që Aleanca duhet t’i japë rajonit të Ballkanit. Ai dënoi sulmet e fundit të dhunshme kundër trupave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës.

“Ne mbështesim plotësisht mandatin e KFOR-it dhe punojmë intensivisht me aleatët për të parandaluar një përshkallëzim të situatës, duke kontribuar në të njëjtën kohë për lehtësimin e dialogut Prishtinë-Beograd”, shtoi më tej Peleshi.

The post Peleshi në Ministeralin e NATO-s në Bruksel: Të lirohen tre policët e rrëmbyer nga forcat serbe në Kosovë appeared first on Albeu.com.