podcast Flasim Archives - Albeu.com

Edi Rama: Së shpejti marrëveshje me rrjetin universitar në Londër! Do të hapim 4 universitete, studimet nisin në 2027-2028
Në podcast-in “Flasim”, kryeministri i vendit Edi Rama, u shpreh se Shqipëria është drejt një marrëveshjeje me një rrjet universitar në Londër.  Gjithashtu, Rama tha se pjesë e marrëveshjes është hapja e një rrjeti universitetesh, konkretisht një Universitet mjekësie në Fier, një të përgjithshëm në Vlorë, një për teknologjinë në Korçë dhe një tjetër, sërish i Përgjithshëm, në Tiranë.

Studimet në dy Universitete, do të hapen gjatë 2027-2028 dhe në dy të tjerët, 2028-2029.

“Me shumë gjasë, së shpejti, ne do të nënshkruajmë një marrëveshje me një nga rrjetet më të mëdha universitare të botës, i bazuar në Londër dhe pjesë e marrëveshjes është edhe plani i përbashkët për të hapur Universitetin e Mjekësisë në Fier. Universiteti mjekësor i Fierit do të jetë ndërkombëtar, me reputacion ndërkombëtar, me studentë shqiptarë dhe nga e gjithë bota. Ne jemi shumë afër, kemi filluar një proces diskutimesh dhe kemi parë një studim, një draft të fisibilitetit, është fantastik, por presim studim përfundimtar nga ana e tyre.

Është investim shumë i madh që do të bëjmë, ne do të vëmë në dispozicion infrastrukturën, ata do të sjellin pedagogë, por komponent i rëndësishëm do të jetë edhe zgjedhja e pedagogëve shqiptarë që ata synojnë t’i zgjedhin jo vetëm këtu, por edhe në diasporë. Është plan goxha ambicioz. Janë 4 universitete, është universiteti i Fierit, universitet ekselence për mjekësinë. Është universiteti i Vlorës, i përgjithshëm, më i madhi ndër të 4, ambicia jonë është ta instalojmë në qendër të Vlorës, te Sheshi i Flamurit, universitet ndërkombëtar që të krijojë dinamikë të re. Një tjetër në Korçë për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale dhe tjetri, i Përgjithshëm në Tiranë. Duam ta konkludojmë të gjithën brenda këtij viti dhe duam që të fillojë mësimi në 2 nga 4 universitetet, në sezonin 2027-2028 dhe 2028-2029, të katërt janë në funksion”, tha Rama.

The post Edi Rama: Së shpejti marrëveshje me rrjetin universitar në Londër! Do të hapim 4 universitete, studimet nisin në 2027-2028 appeared first on Albeu.com.