Po shuhen zjarret me lepata Archives - Albeu.com

“Po shuhen zjarret me dy lopata”, Peleshi-opozitës: Nuk blejmë 15 milionë euro avion për t’i fikur
Me rritjen e temperaturave, sipërfaqe të konsiderueshme janë djegur dhe ka munguar ndërhyrja nga ajri në të shumtën e rasteve.

Sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare ka pasur debate, duke qenë se deputeti i PD-së Flamur Noka akuzoi qeverinë se po shuajnë zjarret me dy lopata dhe se emergjencat civile nuk përfshihen në asnjë ligj.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u përgjigj duke thënë se duhet hequr mentaliteti që zjarri shuhet vetëm nga forca e armatosur me helikopter. Peleshi shtoi se ashtu si të gjitha vendet e tjera edhe Shqipëria po përballet me emergjenca dhe se nuk ia vlen të investohen 15 milionë euro për një avion që shuan zjarret për një muaj.

Pjesë nga seanca dëgjimore te “Siguria”:

Noka: Shteti pretendon të shuajë zjarret me lopatë. Emergjencat civile nuk përfshihen në asnjë ligj. Cfarë sekreti ka kur zjarret fiken me dy lopata.

Peleshi: Mbrojtje me ruajtje ndryshon si fjalë, kur flasim për mbrojtjen e pronës në ligj thuhet se në detyrate policisë së shtetit, mbron jetën shëndetin pronën publike dhe private, dhe policia ushtarake atë ushtarake, se ruan me pushkë por e ruan nga vepra penale. Kur cenohet prona, njohtohet policia ushtarake dhe shkon bën procedurën, s’ka të drejtë të bëjë veprime shtrënguese ndaj qytetarëve.

Nuk do vëmë polic para çdo prone private, për situatën e FA-së jemi në kushtet e informacioneve sekrete. Ruajtjen nuk e bën dot policia ushtarake, ne kemi rreth 1500 prona, policia ka 500 efektivë, është e pamundur dhe praktikisht, nuk bën sens. Pronën e ruan reparti përkatës, me turne apo me kamera. Mos deformoni kuptimin e fjalëve, ti japim Çezarit atë që i takon Çezarit, s’ka konspiracion.

Kam pasur nderin të shërbej në institucione që lidhen me emergjencën civile, nuk zgjidhet situata vetëm me kapacitete ajrore. Është dhe si apel, duhet luftuar mentaliteti që zjarrin e shuar forca e armatosur me helikopter, nuk duhet thjeshtuar kështu problemi.

Në Sazan ka ndërhyrë anija direkt dhe 280 trupa janë aktivizuar. Nuk kemi avion për fikjen e zjarrit, një vendi të vogël si i joni nuk ia vlen të investojmë për ta patur, sepse 15 milionë euro për ta mbajtur një muaj shtuar dhe koston e mirëmbajtjes, lërë që nuk ka kompani të tillë.

The post “Po shuhen zjarret me dy lopata”, Peleshi-opozitës: Nuk blejmë 15 milionë euro avion për t’i fikur appeared first on Albeu.com.