po humbet Archives - Albeu.com

Shqipëria po humbet konkurrueshmërinë në rajon/ Jorida Tabaku: Prodhimi industrial është ulur! Na duhet një ekonomi që prodhon dhe eksporton, meritokraci dhe mbështetje reale për sipërmarrjen
Në një analizë të publikuar në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për krizën që po përjetojnë industria dhe manifaktura shqiptare, duke paralajmëruar se vendi po humbet konkurrueshmërinë përballë ekonomive të rajonit.

Tabaku thekson se integrimi europian nuk duhet parë thjesht si një proces formal anëtarësimi, por si një garë e përditshme për investime të huaja, teknologji, eksporte, vende pune cilësore dhe rritjen e të ardhurave të familjeve shqiptare.

“Shqipëria po humbet konkurrueshmërinë ndaj vendeve të rajonit — dhe, bashkë me të, garën për këtë shekull”, shprehet deputetja demokrate.

Duke iu referuar të dhënave të Eurostat, Tabaku evidenton se prodhimi industrial i Shqipërisë gjatë vitit 2025 ishte 15,3% më i ulët krahasuar me vitin 2021.

Sipas saj, nga 35 ekonomi europiane, vetëm Ukraina, një vend që ndodhet në luftë, regjistronte një rezultat më të dobët.

Tabaku sjell si shembull Serbinë, e cila gjatë së njëjtës periudhë e ka rritur prodhimin industrial me 8,8%, duke tërhequr fabrika dhe investime në industrinë automotive, pajisjet elektrike dhe prodhimin e pjesëve të këmbimit për tregun europian.

Një nga goditjet kryesore për prodhuesit shqiptarë, sipas saj, ka ardhur nga zhvlerësimi i euros. Eksportuesit i sigurojnë të ardhurat në euro, ndërkohë që pagat, energjinë dhe kostot e tjera i paguajnë në lekë.

Kjo situatë ka prekur veçanërisht sektorin fason, nga i cili varen drejtpërdrejt mbi 130 mijë familje, por pasojat janë shtrirë në të gjithë industrinë përpunuese dhe manifakturën shqiptare.

Deputetja e PD-së argumenton se turizmi dhe ndërtimi mund të kontribuojnë në rritjen ekonomike, por nuk mund të mbeten motorët e vetëm të zhvillimit.

Sipas saj, një ekonomi moderne duhet të prodhojë, të përpunojë, të eksportojë dhe të investojë në teknologji.

Tabaku kritikon gjithashtu mungesën e një strategjie serioze për industrinë automotive, duke kujtuar se propozimeve të saj për zhvillimin e këtij sektori qeveria iu përgjigj me projektin e një piste të Formula 1 në Elbasan.

“Pista nuk zëvendëson industrinë. Serbia ndërtoi fabrika dhe zinxhirë furnizimi; Shqipëria prodhoi prezantime dhe propagandë”, deklaron ajo.

Edhe në sektorin e teknologjisë, sipas Tabakut, përjashtimet tatimore nuk janë të mjaftueshme. Zhvillimi kërkon arsim cilësor, sundim të ligjit, financim, kërkim shkencor dhe një mjedis të ndershëm konkurrues, në mënyrë që të krijohen biznese të qëndrueshme dhe të tërhiqen investitorë seriozë.

Analiza e Tabakut vjen një ditë pasi ajo trajtoi rënien e eksporteve dhe pasojat e modelit aktual ekonomik mbi të ardhurat dhe xhepat e qytetarëve.

Sipas saj, mirëqenia materiale e familjeve shqiptare mbetet ndër më të ulëtat në rajon, ndërsa rreth 40% e buxhetit familjar shpenzohet vetëm për ushqime dhe pije joalkoolike.

Për deputeten demokrate, Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të modelit ekonomik: një ekonomi që prodhon dhe eksporton, me taksa më të ulëta e të parashikueshme, konkurrencë të lirë, meritokraci dhe mbështetje reale për sipërmarrjen.

“Integrimi europian nuk na e dhuron konkurrueshmërinë. Ajo fitohet çdo ditë. Dhe sot, fatkeqësisht, Shqipëria po e humbet këtë garë”, përfundon Tabaku.

REAGIMI:

Shqipëria po humbet konkurrueshmërinë ndaj vendeve të rajonit — dhe, bashkë me të, garën për këtë shekull.

Integrimi europian nuk është thjesht një anëtarësim që do të na zgjidhë automatikisht problemet. Ai është një garë e përditshme për investime të huaja, teknologji, eksporte, vende pune cilësore dhe rritje të qëndrueshme të të ardhurave të familjeve shqiptare.

Dhe kjo garë do të bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Sot, mirëqenia materiale e familjeve shqiptare mbetet ndër më të ulëtat në rajon. Rreth 40% e buxhetit familjar shkon vetëm për ushqime dhe pije joalkoolike, ndërsa qiraja, energjia dhe kostot e banesës e rëndojnë edhe më tej jetesën.

Por problemi nuk është vetëm sa pak konsumojnë familjet. Problemi është struktura e ekonomisë që duhet t’i prodhojë këto të ardhura.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se në vitin 2025 prodhimi industrial i Shqipërisë ishte 15,3% më i ulët se në vitin 2021. Nga 35 ekonomi europiane, vetëm Ukraina, një vend në luftë, kishte rezultat më të dobët.

Në të njëjtën periudhë, Serbia e rriti prodhimin industrial me 8,8%. Ajo ka tërhequr fabrika, ka zhvilluar industrinë automotive dhe prodhon automjete, pajisje elektrike dhe pjesë këmbimi për tregun europian.

Ne kemi zgjedhur një rrugë tjetër.

Zvhlerësimi euros ka goditur eksportuesit shqiptarë: të ardhurat e tyre janë në euro, ndërsa pagat, energjia dhe kostot e tjera paguhen në lekë. Fasoneria e ndien më fort këtë goditje, sepse aty preken drejtpërdrejt mbi 130 mijë familje. Por problemi nuk ndalet te fasoneria. Ai prek të gjithë manifakturën dhe industrinë shqiptare.

Turizmi dhe ndërtimi mund të kontribuojnë në ekonomi, por nuk mund të jenë të vetmit motorë të një vendi që kërkon të zhvillohet dhe të konkurrojë në Europë. Shihni Greqinë, fjala vjen, që sot e ka të lartë peshën e turizmit por diversifikon edhe në fushën e industrisë. Një ekonomi moderne duhet të prodhojë, të përpunojë, të eksportojë dhe të investojë në teknologji.

Dy vjet më parë, kur kërkoja një politikë serioze për industrinë automotive, përgjigjja e qeverisë ishte projekti i një piste të Formula 1 në Elbasan. Por pista nuk zëvendëson industrinë. Serbia ndërtoi fabrika dhe zinxhirë furnizimi; Shqipëria prodhoi prezantime dhe propagandë.

E njëjta gjë ka ndodhur në teknologji. Përjashtimet tatimore nuk përbëjnë strategji. Pa arsim cilësor, sundim të ligjit, financim, kërkim shkencor dhe një mjedis të ndershëm konkurrues, nuk krijohet një ekosistem teknologjik dhe nuk tërhiqen investitorë seriozë.

Modeli ekonomik i ndërtuar gjatë këtyre viteve ka favorizuar përqendrimin e tregjeve, monopolet dhe përdorimin e pasurive kombëtare në shërbim të një pakice. Ai nuk ka ndërtuar një ekonomi që u shërben shumicës dhe u jep të rinjve arsye për të qëndruar në Shqipëri.

Kjo është arsyeja pse duhet të ndryshojmë.

Shqipërisë i duhet një ekonomi që prodhon dhe eksporton; taksa më të ulëta dhe të parashikueshme; konkurrencë që ul çmimet; treg i lirë, meritokraci dhe mbështetje reale për sipërmarrjen.

Integrimi europian nuk na e dhuron konkurrueshmërinë. Ajo fitohet çdo ditë.

Dhe sot, fatkeqësisht, Shqipëria po e humbet këtë garë.

The post Shqipëria po humbet konkurrueshmërinë në rajon/ Jorida Tabaku: Prodhimi industrial është ulur! Na duhet një ekonomi që prodhon dhe eksporton, meritokraci dhe mbështetje reale për sipërmarrjen appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimeve/ Shqipëria po humbet avantazhin e “destinacionit të lirë”
Për shumë vite, Shqipëria u promovua si alternativa ekonomike e Mesdheut, një destinacion ku mund të shijohej deti me kosto dukshëm më të ulëta se në Greqi, Kroaci apo Itali.

Por vera e vitit 2026 po tregon se ky avantazh po zbehet gradualisht. Sidomos në jug të vendit, çmimet e akomodimit, shërbimeve dhe të argëtimit janë rritur në nivele që po i detyrojnë pushuesit shqiptarë të bëjnë më shumë krahasime para se të rezervojnë pushimet.

Dhërmiu, Jala, Himara, Ksamili dhe Saranda mbeten ndër destinacionet më të kërkuara, por njëkohësisht edhe më të shtrenjtat. Sipas tarifave të publikuara nga strukturat akomoduese për sezonin veror 2026, një dhomë dyshe në një hotel me 3 ose 4 yje në Himarë dhe Sarandë kushton zakonisht nga 80 deri në 150 euro për natë gjatë korrikut dhe gushtit.

Në Dhërmi dhe Jal, ku oferta është më e kufizuar dhe kërkesa më e lartë, çmimet luhaten zakonisht nga 120 deri në 250 euro për natë, ndërsa resortet dhe vilat premium arrijnë shpesh në 300-400 euro për natë dhe në raste të veçanta edhe më shumë. Çmimet dyfishohen për dhoma me kapacitete më të mëdha në rastet e familjeve me dy ose më shumë fëmijë.

Edhe tregu i apartamenteve turistike nuk konsiderohet më ekonomik si dikur. Në Ksamil, një apartament për katër persona kushton zakonisht nga 100 deri në 180 euro për natë gjatë sezonit të pikut, ndërsa pronat me pamje nga deti apo pranë plazheve kryesore arrijnë lehtësisht mbi 200 euro për natë.

Kjo do të thotë se vetëm akomodimi për një familje mund të kushtojë nga 700 deri në mbi 1,500 euro për një javë pushime.

Ndërkohë, Shqipëria vazhdon të ketë një ofertë relativisht të kufizuar të hoteleve “all inclusive” krahasuar me Turqinë apo Egjiptin. Shumica e strukturave të këtij lloji ndodhen në zonën e Durrësit, Golemit, Shëngjinit dhe Velipojës. Paketat “all inclusive” për një familje me dy të rritur dhe dy fëmijë zakonisht kushtojnë nga 1,000 deri në 2,000 euro për një javë, në varësi të hotelit, periudhës së rezervimit dhe nivelit të shërbimit.

Megjithatë, edhe në këto raste, shumë operatorë turistikë vërejnë se diferenca me paketat e ngjashme në Antalia apo në resortet egjiptiane është bërë shumë më e vogël se në të kaluarën, ndërsa oferta e aktiviteteve, sipërfaqja e resorteve dhe numri i shërbimeve të përfshira shpesh mbeten më të kufizuara.

Kostot nuk mbarojnë me akomodimin. Në shumë plazhe private, një set me dy shezlongë dhe çadër kushton nga 15 deri në 30 euro në ditë, ndërsa në zonat më ekskluzive të Jalës dhe Dhërmiut çmimet arrijnë shpesh 40 deri në 50 euro. Për një familje që kalon shtatë ditë pushime, vetëm shezlongët mund të shtojnë 150-300 euro në faturën totale.

Edhe ushqimi po zë një peshë gjithnjë e më të madhe në buxhetin e pushimeve. Një drekë ose darkë për një familje me katër persona në zonat turistike kushton zakonisht nga 40 deri në 80 euro, ndërsa në restorantet më të frekuentuara pranë vijës bregdetare, fatura mund të kalojë lehtësisht 100 euro.

Nëse shtohen mëngjeset, pijet, akulloret, aktivitetet argëtuese dhe transporti lokal, shpenzimet ditore mund të arrijnë 70-150 euro edhe pa përfshirë hotelin.

Agjencitë turistike të kontaktuara thonë se janë këto kosto që e bëjnë pushuesin shqiptar më krahasues se kurrë më parë. Sipas tyre, në vend që të zgjedhë automatikisht bregdetin vendas, ai po krahason çmimet me Korfuzin, Halkidikin, Pargën apo paketat “all inclusive” në Turqi. Për një familje me katër anëtarë, diferenca mes një jave pushime në Jug të Shqipërisë dhe një pakete të organizuar jashtë vendit është ngushtuar ndjeshëm.

Në disa raste, sidomos kur rezervimi bëhet disa muaj përpara, një paketë në Turqi me fluturim, transfertë, ushqim dhe pije të përfshira mund të rezultojë me kosto të ngjashme ose edhe më të ulët se një pushim i organizuar individualisht në bregdetin shqiptar./ Monitor

The post Rritja e çmimeve/ Shqipëria po humbet avantazhin e “destinacionit të lirë” appeared first on Albeu.com.