pluralizmi Archives - Albeu.com

Artan Fuga: Hipokrizi e madhe të flasim për pluralizëm në Kuvend
Në një intervistë për MCN, akademiku Artan Fuga, tha se me numrat që ka PS-ja të dala nga zgjedhjet e 11 majit, do të ishte hipokrizi të flitej për pluralizëm në Kuvend.

Sipas tij, fjala e opozitës do të mbetet vetëm fjalë dhe jo “fjalë-veprim”.

“Pluralizmi brenda Kuvendit të Shqipërisë në këto kushte është i mbaruar. Nuk them se është etapë e mbaruar sikur vdes një njeri por në këtë situatë është hipokrizi e madhe të flisnin për pluralizëm sepse numri i madh i deputetëve të PS-së, që mund të shkojë 80-83 ndoshta dhe më shumë e bën që fjala e opozitës të jetë vetëm fjalë, kurse fjala në Kuvendin e Shqipërisë ne në komunikim e quajmë fjalëveprim”.

Më tej, Fuga tha se korrupsioni në shoqërinë shqiptare është kapilar dhe se nëse do të bëhet një analizë për nivelet e saj situata do të paraqitet shumë e frikshme.

“Nëse do të bëhej një analizë sesa është korrupsioni në shoqërinë shqiptare në të gjitha format e veta, situata është e frikshme dhe në këtë situatë të frikshme, vetëm me ndëshkime nga prokuroritë apo SPAK nuk i dilet dot kurrë sepse mund të duheshin, stadiumet të bëheshin burgje.

Aq kapilar është aq i tmerrshëm është, aq e ka molepsur dhe squllur si metastazë shoqërinë shqiptare dhe e ka molepsur në kokë saqë njerëzit e pranojnë si një fakt fatal si vdekja apo e konsiderojnë dhe si sukses të X apo Y dhe për t’u pastruar nga kjo nëse fillon tani, nga fundi i shekullit mund të arrihet që shoqëria shqiptare të vetëpastrohet. Aq rëndë e ka infektuar në të gjitha format dhe nivelet. Dhe është një nga frenat më të fortë që na pengon për të shkuar drejt progresit”.

Në lidhje me procesin e integrimit, akademiku u shpreh se mënyra sesi flitet tani nuk jep asnjë garanci që ne jemi në rrugën e pranimit në BE.

Sipas Fugës, një konjukturë gjeopolitike të favorshme apo brenda dinamikave të BE sot që të bëjë të mundur integrimin e Shqipërisë, e aq më pak të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Patjetër në kritere dhe në kritere të matura mirë dhe që janë të vështira për t’u realizuar. Në konceptin tim, nuk e shtroj çështjen kështu, që, ne do pranohemi për këtë arsye apo për këtë tjetrën. Unë nuk shoh akoma horizontin se ne do pranohemi. Unë mendoj se mënyra sesi flitet tani nuk më jep asnjë garanci që ne jemi në rrugën e pranimit. Pastaj do thoja që u pranuam për këtë apo për atë. Nuk shoh një konjukturë gjeopolitike të favorshme apo brenda dinamikave të BE sot që të bëjë të mundur integrimin e Shqipërisë e aq më pak të gjithë Ballkanin Perëndimor. Unë do ta uroja rritjen e influencës evropiane në Shqipëri, rrugën drejt integrimit, por shoh se vështirësitë janë akoma dhe deklarimi se në 2027 apo 2030 do jemi pjesë e BE, nuk them se nuk mund të ndodhë, por e shoh të vështirë dhe nuk shoh argumentet mbi të cilat bazohet ky kalkulim”.

The post Artan Fuga: Hipokrizi e madhe të flasim për pluralizëm në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Berisha: Në 14 maj t’i rikthejmë Shqipërisë pluralizmin
Ish-kryeministri Sali Berisha ndërsa ka prezantuar kandidatin për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, ju ka bërë sërish thirrje qytetarëve që në 14 maj të ndëshkojë me votë regjimin.

Berisha theksoi se ndryshimi dhe e ardhmja janë në dorë të qytetarëve shqiptarë të cilët më 14 maj do t’i tregojnë vendin regjimit.

“Ne me 14 maj, votojmë qeveritarët vendorë, por e vërteta është se në 14 maj ne kemi në dorë njërin nga vendimet politike më të rëndësishme të jetës tonë. Ne kemi në dorë që në 14 maj të votojmë së pari për të rivendosur pluralizmin politik në Shqipëri.

Nëse ne analizojmë qetësisht se si ka mundësi që në 8 vite ne rrokullisemi në këtë mënyrë, si ka mundësi që braktisim këtë tokë sikur të ishte e mallkuar dhe jo vend i bekuar. Si ka mundësi që ne në vend që të përmirësohemi çdo vit, në tërësi shkojmë duke u varfëruar.

Të gjitha këto kanë një emërues të përbashkët; regjimi arriti të humbasë çdo lidhje me qytetarët, të vendosë të gjitha pushtetet në duart e tij, të vendosë monizmin. Monizmat janë fatkeqësitë më të mëdha të kombeve, qoftë ata ideologjike, siç e kemi përjetuar ne atë marksist-lelinist, qoftë ato fetare teokratike, qofshin këto të cilat quhen në doktrinë mobokraci, apo pushtete të bandave dhe krimit.

Edi Rama sot kontrollon 10% më shumë pushtet se sa diktatori i fundit komunist në vitin 1990. Edi Rama sot kontrollon çdo pushtet, çka do të thotë për ju si qytetarë, liritë dhe të drejtat që ua jep kushtetuta, që janë edhe hyjnore i keni fiktive, nuk keni asnjë garanci sepse ato janë në duar të një regjimi që nuk ka ligj, kushtetutë, që bashkëpunon ditë e natë me krimin, që bazohet në drogën dhe vjedhjen tuaj.

Atëherë çfarë do të bëjmë ne më 14 maj. Do ti japin ne përgjigjen e merituar këtij regjimi, do të vendosim ne me votën tonë rikthimin e pluralizmit në Shqipëri. E kemi edhe ne një përgjegjësi, e kemi. E ndihmuam Edi Ramën ne, e ndihmuam shumë kur dorëzuam afrofe të gjitha bashkitë dhe komunat atij. I dorëzuam plotësisht dhe ishte një gabim i pafalshëm dhe PD nuk e përsërit kurrë atë.

Ne jemi një forcë politike e cila mbetet e pamposhtur për dy arsye.

E para; idealet dhe kauza jonë është e drejtë, e ndershme, fisnike, është kauza e lirisë.

E dyta ne gabojmë, por njohim dhe korrigjojmë gabimet tona. Ne nuk besojmë kurrë në të pagabueshmit, përkundrazi, analizojmë, shqyrtojmë, korrigjojmë. Ndaj dhe ne në statutin tonë shkruajtë; PD nuk bojkoton kurrë zgjedhjet dhe kurrë nuk do ti bojkotojmë më.

Kështu që në 14 maj, demokrate e demokratë, qytetarë të të gjitha forcave politike që e doni këtë vend dhe pluralizmin, duhet të ngrihemi në lartësinë e përgjegjësive tona. Ti rikthejmë vendit pluralizmin, të largojmë monizmin me votën tonë. Monizmi është fatkeqësi e madhe kombëtare.

Monizmi është mungesë lirie, liria është oksigjeni i shoqërisë, është oksigjeni i mjedisit të njeriut. Pa liri nuk ka jetë. Pa liri ka vetëm rrënim, ndaj dhe ne po largohemi dhe po largohemi nga Shqipëria”, u shpreh Berisha.

/AlbEu.com/

The post Berisha: Në 14 maj t’i rikthejmë Shqipërisë pluralizmin appeared first on Albeu.com.

Skandali “McGonigal”, Berisha: Rama tentoi të shuajë pluralizmin, krim i përmasave makabre
Ditën e sotme është mbledhur Kryesia e Partisë Demokratike dhe në qendër të diskutimeve ka qenë çështja më e nxehtë e ditëve të fundit, ajo e arrestimit të ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

Në fjalën e tij kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur në lidhje me skandalin “McGonigal” dhe përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në një ngjarje të tillë.

Berisha tha se kryeministri Rama tentoi të shuajë pluralizmin në vend.

Berisha: Mblidhemi sot në një moment të pashembullt, të jashtëzakonshëm, në një kohë kur për shkak të akteve mirëfilltas anti-shqiptare, anti-demokratike e anti-kombëtare të Edi Ramës, Shqipëria ndodhet në qendër të një cikloni të fuqishëm mediatik botëror.

Vizitat private në Shqipëri, takimet e fshehta të McGonigal me Edi Ramën, angazhimi i tij me pagesë për të sharruar shtyllën kryesore të rendit demokratik, pluralizmi , për hir të pushtetit të Edi Ramës, është një krim i përmasave makabre. Veprim i barabartë me një grusht shteti kur puçistët vendosin të shuajnë pluralizmin.

Mcgonigal është në një hetim të gjithanshëm në SHBA, u përket autoriteteve amerikane të qartësojnë lidhjet e tij me rusët. Lidhjet e tij janë më të turpshmet në historinë e këtij vendi./Albeu.com/

The post Skandali “McGonigal”, Berisha: Rama tentoi të shuajë pluralizmin, krim i përmasave makabre appeared first on Albeu.com.