plotësimi Archives - Albeu.com

Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, ja thirrja nga ministrja e Arsimit
Këtë të hënë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, u është drejtuar maturantëve me një mesazh informues dhe motivues, duke bërë me dije se nga sot ka nisur procesi i plotësimit të formularit A1, përmes të cilit nxënësit përcaktojnë lëndët me zgjedhje për provimet e Maturës Shtetërore 2026.

Në fjalën e saj, ministrja theksoi rëndësinë e këtij vendimi, duke nënvizuar se zgjedhja e lëndëve ndikon drejtpërdrejt në orientimin akademik dhe studimet e mëtejshme.

Ajo u bëri thirrje maturantëve të mos e marrin këtë vendim në mënyrë të nxituar:

“Mendojeni mirë këtë vendim të rëndësishëm, këshillohuni me mësuesit tuaj dhe me prindërit, sepse zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve tuaja”, u shpreh ministrja.

Ministrja informoi gjithashtu se për maturantët e viteve të mëparshme, aplikimi me formularin A1Z do të zhvillohet në datat 10–11 shkurt, ndërsa Drejtoritë Rajonale Arsimore, zyrat arsimore dhe shkollat janë në dispozicion për të ofruar asistencë gjatë gjithë procesit të aplikimit.

“Për ata që nuk janë maturantë të këtij viti, por të viteve të mëparshme, është formulari A1Z, i njohur edhe ky për të gjithë ata që ndjekin procesin. Por mirë është ta kujtojmë që për këtë të dytin, ka vetëm dy data në dispozicion. Kemi postuar dhe kemi bërë të njohur për të gjithë aplikuesit sipas drejtorive rajonale arsimore: Në datën 2,3 dhe 4 në Tiranë, Durrës dhe Fier. Në datën 5,6 dhe 9 në Korçë dhe në Lezhë do të jenë të gjithë në dispozicion për t’ju asistuar, për t’ju ndihmuar, që nga mësuesit, drejtuesit e shkollave, drejtuesit e zyrave arsimore dhe të drejtorive rajonale”, tha Kumbaro.

The post Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, ja thirrja nga ministrja e Arsimit appeared first on Albeu.com.

Nis plotësimi i formularit A1 për maturantët, kur është afati i fundit
Ditën e sotme, ka nisur plotësimi online i formularit A1, pranë portalit qeveritar e-Albania. Veç hedhjes së të dhënave personale, maturantët zgjedhin lëndën që do kenë si provim me zgjedhje në maturë.

Të parët që plotësojnë formularin, janë maturantët e gjimnazeve që janë pjesë e Drejtorisë Rajonale Arsimore Durrës, ku përfshihet dhe Tirana.

“Për Tiranën është nga data 22 deri në datë 24 Janar funksionimi i sistemit edhe zgjedhja e tyre ka qenë proces pa problematika”.

Sipas drejtueses së gjimnazit “Sami Frashëri”, nxënësit suportohen dhe nga mësuesit për plotësimin e formularin si dhe këshillohen për lëndët që do përzgjedhin.

“Shkolla përveç informimit dhe trajnimit ka ofruar hapësirat për të bërë aplikim nëse ata dëshirojnë ta bëjnë aplikimin në shkollë. Sepse është e thjeshtë për të aplikuar, mund të bëhet dhe nga telefoni, por ata që zgjedhin të aplikojnë në shkollë e bëjnë për çështje sigurie. Për plotësimin e formularit ku lënda duhet të jetë e përcaktuar, ata kanë nevojë për një lloj suporti”.

Një pjesë e maturantëve të “Sami Frashërit” që e plotësuan formularin, thonë se nuk hasën probleme.

Mes lëndëve me zgjedhje mbizotërojnë Ekonomia dhe Kimia, në varësi se ku duan të studiojnë.

“Aplikimi shumë i thjeshtë, sistemi i lehtë. Dega e Fizikës është një fushë shumë e gjerë që duhet të zgjidhet sa më shumë nga ne”.

“Te lënda me zgjedhje Kimia, më përshtatet sepse dua të punoj me laboratoret ose pedagoge në një të ardhme”.

“Nuk kemi pasur problematika. Meqënëse synoj të rri brenda vendit kam zgjedhur Ekonominë”.

Për maturantët e drejtorive të tjera arsimore, Fier, Korçë dhe Lezhë, afatet e aplikimit janë nga data 26 Janari deri më 7 Shkurt.

The post Nis plotësimi i formularit A1 për maturantët, kur është afati i fundit appeared first on Albeu.com.