plehrat ne durres Archives - Albeu.com

Debati për plehrat e Durrësit, Bylykbashi: Tre opsionet që u refuzuan
Këtë mbrëmje në “Log.” me Endri Xhafon u diskutua çështja e mbetjeve që shqetëson prej ditësh qytetin e Durrësit. Në një kohë kur ka nisur sezoni turistik, qyteti bregdetar prej ditësh u “pushtua” nga mbeturinat dhe aroma e pakëndshme që ato lënë pas.

Tashmë ka nisur pastrimi në disa zona të rëndësishme si qendra e qytetit apo zonat bregdetare pasi koncesionari i landfill-it të Sharrës pranoi që t’i marrë mbetjet pa pagesë për dy javë.

Deputeti i zgjedhur i Durrësit nga Partia Demokratike Oerd Bylykabshi u shpreh se kjo nuk është vetëm një krizë menaxhimi, por edhe një krizë për shëndetin publik.

“Kur del nga dera nuk gjen gjë tjetër veç kazanëve plot. Prej ditësh, qelben, gjithë qytetin. Krizë jo vetëm menaxhimi, por edhe për shëndetin publik. Ajo situatë nuk është se nuk ka ndodhur herë të tjerë. Kjo është e konstruktuar për të justifikuar një vendimarrjeje tjetër. Si qytetar më vjen edhe turp. Emirjana Sako nuk është kryetare bashkie, është një drejtoreshë që jep llogari. Kjo është një simptomë e një sistemi të degjeneruar deri në nivelin lokal.”

Ndërsa, gazetari Leonidha Musai duke raportuar nga bashkia e qytetit u shpreh se disa zona kyç janë pastruar, por lagjet periferike mbeten ende në gjendje të rënduar. Sipas tij, do të duhen të paktën 3-4 ditë për ta rikthyer qytetin në normalitet.

Për ekonomistin Panajot Sako pyetja që duhet ngritur është se çfarë ka bërë bashkia me paratë që vijnë nga vjelja e taksave të qytetarëve nëse nuk sigurohet një shërbim i tillë parësor si pastrimi i qytetit.

Megjithatë, për deputetin Oerd Bylykbashi, situata është e qëllimshme. Duke cituar relacionin e Këshillit Bashkiak, ai thotë se tre opsione për landfill-e u refuzuan nga pushteti qendror “pa arsye”.

“Pse të refuzohet një zgjidhje që kushton 5 herë më pak nga kjo që u është ofruar qytetarëve sot? Një nga opsionet ishte 11 milionë euro tjetri 5 milionë euro dhe Sharra 51 milionë euro pa TVSH. Së pari refuzohen të gjitha opsionet, ata të bashkisë se kuptojnë pse, nuk na dhanë as para, as vendime morën. I çojnë nga Tirana, nga ministria…tre opsione, ia mohojnë opsionet e mëparshme. Një opsion ishte 52 milionë euro, një 40 milionë euro dhe një 57 milionë euro. Dhe, Sharra del më i lirë se këto, por ishte sa pesëfishi. Sharra tani duket më i liri.”

Më 10 qershor, këshilli bashkiak në Durrës vendosi që të miratojë, skenari numër dy që konsiston që Bashkia Durrës duhet të paguajë 5.5 milionë euro në vit për katër vite, kurse pjesën tjetër do ta subvencionojë ministria e Financave./abcnews.al

The post Debati për plehrat e Durrësit, Bylykbashi: Tre opsionet që u refuzuan appeared first on Albeu.com.

Kolapsi me plehrat në Durrës, kompania private i vjen në ndihmë Bashkisë për pastrimin e tyre
I ndodhur në presion publik përballë situatës së krijuar në Durrës gjatë ditëve të fundit ku rrugët e qytetit janë pushtuar nga plehrat, kompania koncesionare ka zgjatur afatin e grumbullimit të plehrave pa pagesë, duke i rikujtuar bashkisë kushtet e marrëveshjes.

Kompania ka marrë përsipër pastrimin e qytetit deri më datë 15 korrik ndërkohë që pas kësaj date, Bashkia duhet të marrë masat e nevojshme për zgjidhjen e kësaj problematike pasi depozitimi i plehrave nuk do lejohet më deri në plotësimin e kushteve.

“Në vijim të kërkesave të vazhdueshme nga ana juaj sa i përket depozitimeve të mbetjeve, të cilat gjenerohen nga pastrimi i territorit te Bashkisë Durrësi si dhe referuar situatës kaotike të krijuar në qytetin e Durrësit, pikërisht nga grumbullimi i mbetjeve të gjeneruara dhe në kushtet ku qyteti juaj nuk pastrohet prej ditësh, shoqëruar “Integrated Energy BV SPV” shpk. nuk mund të qëndrojë indiferente përballë kësaj situate kritike. Për më tepër që kjo shoqëri ka si një nga parimet bazë të veprimtarisë së saj, mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik.

Nëpërmjet kësaj shkrese, ju bëjmë me dije se mund të vijoni menjëherë me depozitimet pranë Z.T.M.T për të cilat ju nuk do të paguani tarifën e depozitimit për një periudhë nga data 28.06. 2021 deri në datën 15.07.2021. Pas kësaj date jeni të lutur të ndërmerrni masat e nevojshme për zgjidhjen e problematikës pasi nuk do të lejoheni më për depozitime nëse nuk përmbushni kushtet e komunikuara nga ana e shoqërisë sonë”, thuhet në shkresë./albeu.com

The post Kolapsi me plehrat në Durrës, kompania private i vjen në ndihmë Bashkisë për pastrimin e tyre appeared first on Albeu.com.