plectrum Archives - Albeu.com

“Projektuar për të qenë më i shpejti”, njihuni me super jahtin që do të “fluturojë” mbi sipërfaqen e detit
Një sërë konceptesh të superjahteve elektrike dhe inovative janë shfaqur muajt e fundit. Propozimi i fundit i Lazzarini Design Studio nuk bën përjashtim. Anija me emrin Plectrum është 74 metra e gjatë dhe lëviz falë një sistemi hidrofoil. Mund të ngrihet mbi sipërfaqen e ujit dhe duket se “fluturon” me shpejtësi të madhe.

Sipas ekipit të studios italiane, dizajni është frymëzuar kryesisht nga trupat e anijeve të përdorura në Kupën e Amerikës, një nga garat më të vjetra ndërkombëtare të lundrimit. Por në vend që të fuqizohet nga era si një varkë me vela, ky superjaht i madh portokalli do të ketë tre motorë hidrogjeni të aftë për deri në 5000 kuaj fuqi secili.

Ndërsa kjo teknologji e projektimit ka ekzistuar për shumë vite, popullariteti i saj është rritur së fundmi pikërisht falë Kupës së Amerikës.

Megjithatë, ndërtimi i një hidrofoil të kësaj madhësie do të jetë padyshim një arritje e madhe. Për momentin, koncepti është në një fazë të hershme, por projektuesit pohojnë se anija, që kushton rreth 80 milionë euro, mund të ndërtohet në dy vjet nëse gjendet një blerës.

“Ne duam t’ju kujtojmë se në vitin 1964 industria e ndërtimit të anijeve ishte tashmë mjaft e aftë për të ndërtuar një anije të ngjashme,” thanë projektuesit në një deklaratë.

Sipas asaj që thonë ata, sistemi i krahëve do të mund të përshtatet sipas “nevojave të lundrimit”.

Ato do të hapen dhe mbyllen në varësi të kushteve të detit.

Sistemi i mundëson kapitenit të varkës ta rregullojë atë sipas nevojave të tij. Kështu, kur lundroni me shpejtësi maksimale, hapja e pendëve në ujë mund të arrijë deri në 20 metra, duke siguruar stabilitetin e dëshiruar gjatë lundrimit.

“Kjo mënyrë e ndryshme e trajtimit të superjahteve do të lejojë shpejtësi shumë më të larta se varkat konvencionale të përmasave të ngjashme,” shton ekipi i Lazzarini.

Superjahti do të ndërtohet nga një përzierje e fibrave të karbonit dhe është “projektuar për të qenë më i shpejti i llojit të tij”.

Përveç kësaj, ai do të ketë 6 kabina, suitën e pronarit, një platformë helikopterike si dhe një pishinë në çati.

Plectrum është i fundit në një seri modelesh inovative të superjahteve nga Lazzarini./Albeu.com/

The post “Projektuar për të qenë më i shpejti”, njihuni me super jahtin që do të “fluturojë” mbi sipërfaqen e detit appeared first on Albeu.com.