Plazhet shqiptare Archives - Albeu.com

Revista italiane: Gjithnjë e më shumë italianë zgjedhin Shqipërinë, njihuni me plazhet më të bukura
Gjithnjë e më shumë turistë italianë kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet në Shqipëri – një vend i jashtëzakonshëm me plot surpriza, shkruan Alessandro Fabiani në një artikull të botuar në revistën italiane newsicily.it .

Plazhet më të bukura në Shqipëri

Plazhi i Ksamilit

Ksamili, i njohur si një nga perlat e Shqipërisë, ofron plazhe ëndrrash me rërë të imët. I vendosur pranë Parkut Kombëtar të Butrintit, ky destinacion tërheq turistët falë ujërave të tij të kristalta dhe mundësisë për të eksploruar ishujt e vegjël aty pranë. Me çmime të përballueshme, Ksamili është një parajsë edhe për pushime familjare.

Plazhi “Uji i Ftohtë”, Vlorë

Uji i Ftohtë shquhet për rrymat e freskëta dhe peizazhin unik me zhavorr dhe guralecë të bardhë. I arritshëm lehtësisht nga Vlora, ky plazh ofron shërbime me çmime të ulëta duke e bërë atë vendpushimin ideal për ata që kërkojnë relaksin.

Plazhi i Pasqyrave, Sarandë

I fshehur mes shkëmbinjve të thepisur të Sarandës ndodhet Plazhi i Pasqyrave – një cep qiellor i njohur për zhavorrin e bardhë dhe ujin transparent. Edhe pse aksesi është sfidues, panorama që hapet para syve të vizitorëve ‘ia kthen mundin’.

Plazhi i Gjipesë

Plazhi i Gjipesë është një oaz i vërtetë natyror i vendosur midis kanioneve dhe shkëmbinjve që të çojnë në një plazh mahnitës me rërë. Ky destinacion mbetet relativisht i qetë edhe në pikun e sezonit – falë aksesit të tij kompleks, duke ofruar një vendstrehim perfekt për adhuruesit e natyrës.

Plazhi i Lukovës

Plazhi i Lukovës i mahnit vizitorët e tij me kontrastin mes gjelbërimit të maleve përreth dhe kaltërsisë së detit. Duke ofruar zona të lira dhe të pajisura, ky destinacion është i përsosur si për ata që kërkojnë qetësi ashtu edhe për të rinjtë që arratisen nga jeta e natës në qytet.

Plazhi i Dhërmiut

Dhërmiu ndërthur kaltërsinë e detit me gjallërinë e jetës së natës lokale. Plazhi i tij i gjatë prej zhavorri është i pajisur me të gjitha komoditetet e nevojshme për të kaluar ditë të paharrueshme të rrethuar nga dielli, muzika dhe argëtimi.

Gjiri i Gramës

Për adhuruesit e eksplorimit dhe natyrës së egër ekziston Gjiri i Gramës – i arritshëm kryesisht nga deti. Ky vend magjepsës premton peizazhe mahnitëse larg turmave turistike.

Plazhi i Himarës

Në zemër të kalasë së Himarës ka plazhe të aksesueshme të karakterizuara nga guralecë të vegjël dhe ujëra të pastër kristal. Këto janë plazhe ideale për familjet dhe fëmijët.

Plazhi i Porto Palermos

Së fundi, Porto Palermo ju fton të zbuloni Kalanë e tij historike të zhytur në natyrën e pacënuar. Një vend ku historia dhe bukuria natyrore bashkëjetojnë, duke krijuar një skenar pothuajse përrallor të përshtatshëm për adhuruesit e traditave kulturore shqiptare.

The post Revista italiane: Gjithnjë e më shumë italianë zgjedhin Shqipërinë, njihuni me plazhet më të bukura appeared first on Albeu.com.

Përmirësohet cilësia e ujit në plazhet shqiptare, çfarë thotë agjencia Europiane e Mjedisit
Cilësia e ujit në bregdetin shqiptar është përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit. Kjo sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit e cila në raportin e fundit vlerëson se 68.1% e ujrave të plazheve ku do të lahen pushuesit këtë sezon veror janë me cilësi të shkëlqyer.

Pas analizave të kryera për llojet e baktereve që tregojnë ndotje nga ujërat e zeza autoritetet dolën në përfundimin se vetëm 6.7% e pikave të monitoruara rezultuan me cilësi të dobët ndryshe nga viti 2015 ku ishin 39.1% e tyre. Përmirësimin Agjencia Europiane e Mjedisit e lidh me ndërtimin e pesë impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura.

Zonat që nuk këshillohet të lahesh sipas raportit ndodhen pranë portit të Durrësit , Vlorës dhe në liqenin e Ohërit në qytetin e Pogradecit. Cilësia e ujit në plazhet e Golemit dhe Sarandës është përmirësuar ndërsa jugu i vendit dhe Velipoja kanë marrë vlerësimin maksimal.

Agjencia Europiane e Mjedisit ngel në klasë vetëm 1.5 % të zonave në Bashkimin Europian dhe rendit në krye të listës me 97.7% të ujërave të deklaruara si ‘të shkëlqyera’ vendin pa dalje në det, por me liqene të shumta, Austrinë.

Pas saj në krye të tabelës vjen Malta, Greqia, Kroacia, Qipro, Italia dhe Spanja ndërsa Franca zbret më poshtë në renditje me 75.7% të plazheve me ujë me cilësi të shkëlqyer.

The post Përmirësohet cilësia e ujit në plazhet shqiptare, çfarë thotë agjencia Europiane e Mjedisit appeared first on Albeu.com.