Play Off Archives - Albeu.com
Egnatia për historinë në Norvegji, titullarët bëjnë thirrje për mbështetje maksimale
<html><head></head><body>
Egnatia zbret sonte në fushë për ndeshjen e dytë të “play off”-it të Europa League, ku do të përballet me Lillestrom. Takimi do të zhvillohet në “Arasen Stadion” dhe do të nisë në orën 19:00.
Pak përpara kësaj sfide të rëndësishme, e cila lidhet me synimin e madh të rrogozhinasve për të siguruar një vend në grupet e turneut evropian, tre titullarë të ekipit u janë drejtuar tifozëve me mesazhe të veçanta. Kapiteni Albano Aleksi, Eljon Sota dhe Eneo Bitri kanë kërkuar mbështetje të fortë për Egnatian në këtë mbrëmje historike.
Albano Aleksi: “Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për ekipin dhe për futbollin shqiptar. Ne nuk luajmë vetëm për veten, por për gjithë Shqipërinë, ndaj shpresojmë që tifozët tanë dhe mbështetësit e skuadrave të tjera të jenë sa më të shumtë në numër. Pas kaq shumë vitesh, synojmë të japim maksimumin dhe të arrijmë në grupet e Europa League.”
Eljon Sota: “I ftojmë të gjithë tifozët shqiptarë të na mbështesin, pasi kjo është një natë e madhe për ne dhe për futbollin shqiptar. Së bashku besojmë se mund të marrim një rezultat pozitiv.”
Eneo Bitri: “Ju presim në stadium për një mbështetje sa më të zjarrtë. Na jepni forcë që t’ia dalim. Forca Egnatia!”
</body></html>
The post Egnatia për historinë në Norvegji, titullarët bëjnë thirrje për mbështetje maksimale appeared first on Albeu.com.
Bruno Dita para sfidës me Pafos: Të qenit këtu është arritje, por synojmë kualifikimin
<html><head></head><body>
Dinamo do të përballet nesër me Pafos në orën 19:00, në ndeshjen e kthimit të play-off-it të Conference League. Takimi i parë mes skuadrave, i zhvilluar në “Elbasan Arena”, përfundoi në barazim 1-1. Para sfidës vendimtare, kapiteni Bruno Dita foli për mediat.
“Fakti që ndodhemi sot këtu dhe luajmë në play-off-in e Conference League për të dytin sezon radhazi përbën një arritje të madhe për ne. Që në nisje të rrugëtimit europian kishim vendosur si objektiv të mbërrinim deri në këtë pikë, për të synuar më pas fazën e grupeve.
Skuadra po kalon një moment shumë të mirë. Jemi të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit, megjithatë kemi besim të madh se nesër do të sigurojmë rezultatin që na nevojitet dhe do ta përmbushim synimin tonë”, deklaroi Bruno Dita.
</body></html>
The post Bruno Dita para sfidës me Pafos: Të qenit këtu është arritje, por synojmë kualifikimin appeared first on Albeu.com.
Dinamo synon historinë ndaj Pafos, Ilir Daja optimist: E njohim sfidën që na pret dhe jemi përgatitur mirë
<html><head></head><body>
Dinamo do të përballet nesër me Pafos në ndeshjen e kthimit të fazës play-off të Conference League. Takimi, i cili nis në orën 19:00, vjen pas barazimit 1-1 të regjistruar në “Elbasan Arena”. Përpara kësaj sfide, trajneri Ilir Daja foli për mediat.
Daja e cilësoi të ekuilibruar përballjen e parë, duke theksuar se edhe rezultati e dëshmoi këtë. Sipas tij, Dinamo nuk shfaqi nivelin e saj më të mirë gjatë pjesës së parë, por arriti të krijonte mundësi në minutat e fundit të këtij fraksioni dhe në fillim të pjesës së dytë.
Tekniku nënvizoi se kundër një ekipi të fortë si Pafos kërkohet saktësi përpara portës. Ai deklaroi se Dinamo është e vetëdijshme për llojin e lojës që e pret nesër, ndërsa e konsideroi Pafosin edhe më të fuqishëm kur luan në fushën e vet.
Trajneri shtoi se skuadra ka punuar mirë gjatë ditëve që ka pasur në dispozicion, pavarësisht se në fundjavë nisi edhe kampionati. Vëmendja kryesore në seancat stërvitore, sipas Dajës, i është kushtuar finalizimit, pasi në nivele të tilla krijohen pak raste dhe mundësitë që paraqiten duhet të shndërrohen në gol.
</body></html>
The post Dinamo synon historinë ndaj Pafos, Ilir Daja optimist: E njohim sfidën që na pret dhe jemi përgatitur mirë appeared first on Albeu.com.
Nevil Dede para duelit me Lillestrom: Mbështetja e tifozëve është vendimtare, Egnatia synon vetëm fitoren në Europa League
<html><head></head><body>
Egnatia do të luajë nesër në transfertë ndaj Lillestromit, në takimin e dytë të play-off-it të Europa League. Pas barazimit 0-0 në Rrogozhinë, sfida në Norvegji do të nisë në orën 19:00.
Trajneri i kampionëve të Shqipërisë, Nevil Dede, foli në prag të kësaj përballjeje dhe u shfaq optimist për mundësinë e fitores. Ai vlerësoi veçanërisht rolin që do të ketë mbështetja e tifozëve në përpjekjen për të arritur objektivin.
Si e vlerësoni ndeshjen e parë?
Ishte një përballje e fortë. Lillestromi pati një nisje të mirë deri nga mesi i pjesës së parë, por më pas ne arritëm ta barazonim lojën. Duke parë mënyrën se si u zhvillua ndeshja dhe rastet që krijuam, duhet të kishim dalë fitues.
Çfarë prisni nga ndeshja e nesërme?
Do të kemi mbështetjen e tifozëve, e cila do të na ndihmojë të paraqitemi mirë dhe të realizojmë objektivin tonë. Besoj se Lillestromi do ta nisë me intensitet, duke u mbështetur te avantazhi i faktorit fushë. Mendoj se pas minutës së 30-të loja do të ekuilibrohet. Të dyja skuadrat do të jenë në kushte të barabarta dhe ne do të luajmë vetëm për fitoren. Ne besojmë se mund të fitojmë.
Si ju duket gjendja e fushës?
Ne vijmë nga një vend mesdhetar, ku ka shumë diell, dhe klima nuk e favorizon krijimin e një bari kaq të mirë sa ky këtu. Nuk pretendoj të krahasohemi me stadiumet dhe fushat e Norvegjisë, por edhe fusha jonë në Rrogozhinë është shumë e mirë.
Cili është faktori kryesor që mund t’ju ndihmojë të fitoni?
Entuziazmi dhe energjia që do të marrim nga tifozët.
<cpa_done></cpa_done></body></html>
The post Nevil Dede para duelit me Lillestrom: Mbështetja e tifozëve është vendimtare, Egnatia synon vetëm fitoren në Europa League appeared first on Albeu.com.
UEFA cakton arbitrat sllovenë për “finalen” e Dinamos ndaj Pafos në Qipro (EMRAT)
<html><head></head><body>
Dinamo do të luajë këtë të enjte ndeshjen e kthimit të play-off-it të Conference League kundër Pafos, pas barazimit 1-1 të regjistruar në “Elbasan Arena”. Takimi do të nisë në orën 19:00.
Për këtë përballje, UEFA ka përcaktuar një skuadër arbitrimi tërësisht nga Sllovenia.
Martin Matosa do të jetë gjyqtari kryesor i sfidës. Ai do të ndihmohet nga Aleksandar Kasapovic dhe Matic Meznar, ndërsa Mateo Tozan është caktuar si arbitri i katërt.
Detyrën në dhomat e VAR-it do ta kryejnë Asmir Sagrkovic dhe asistenti i tij, Mihael Antic.
</body></html>
The post UEFA cakton arbitrat sllovenë për “finalen” e Dinamos ndaj Pafos në Qipro (EMRAT) appeared first on Albeu.com.
Shpërblimi i UEFA-s i jep motiv shtesë Dinamos së Ilir Dajës për sfidën vendimtare me Pafos
<html><head></head><body>
Një kalim i mundshëm i Dinamos në raundin tjetër të Conference League do t’i sillte klubit 1.72 milionë euro shtesë, duke e çuar shumën totale të përfituar nga 1.45 milionë euro në 3.17 milionë euro.
Pas barazimit 1-1 në “Elbasan Arena”, ekipi i Ilir Dajës do të luajë ndeshjen e kthimit të play-off-it kundër Pafos të enjten, në orën 19:00. Kjo përballje në Qipro ka rëndësi të madhe edhe për arkën e “Nëndetëses”, e cila deri tani ka grumbulluar 1.45 milionë euro.
</body></html>
The post Shpërblimi i UEFA-s i jep motiv shtesë Dinamos së Ilir Dajës për sfidën vendimtare me Pafos appeared first on Albeu.com.
Dede pas barazimit me Lillestrom: Egnatia duhet të sillet si një ekip i arenës së të mëdhenjve
<html><head></head><body>
Egnatia e mbylli në barazim pa gola, 0-0, ndeshjen e parë të “play-off”-it të Europa League kundër Lillestromit. Përballja u zhvillua në stadiumin e Rrogozhinës, ndërsa pas sfidës trajneri i skuadrës shqiptare, Nevil Dede, analizoi paraqitjen e ekipit.
Dede pranoi se skuadra e tij tregoi naivitet në disa momente, veçanërisht në fazën sulmuese, ku mungoi interpretimi i duhur i situatave. Sipas tij, lojtarët menduan se mund ta kalonin kundërshtarin përmes pasimeve në vijën e parë, por nuk ia dolën ta realizonin këtë. Ai vlerësoi gjithashtu nervozizmin e ekipit dhe përmendi përpjekjet e Dajsinanit për të gjetur zgjidhje, duke theksuar se futbollistët meritojnë komplimente dhe se e kanë bërë krenar.
“Mendoj që u treguam naivë. Në sulm na mungoi një sy i mprehtë për të dalluar gabimet dhe për t’i korrigjuar. Për mua ishte diçka bazike, një çështje interpretimi ose keqkuptimi nga djemtë. Ata besonin se mund ta kalonin kundërshtarin me pasim në vijën e parë, por nuk ia dolëm. Vuajtëm edhe sepse ishim nervozë. Shihja Dajsinanin që përpiqej të gjente zgjidhje. Megjithatë, këta djem meritojnë komplimente, sepse na kanë bërë krenarë”, u shpreh trajneri.
Duke folur për mungesën e dendësisë në momentin e përfundimit të aksioneve, ai tha se Egnatia e orientoi lojën kryesisht nga krahu i majtë, ndërsa Albanese mbeti shpesh i lirë në krahun tjetër pa u shërbyer siç duhej. Dede shtoi se shpejtësia e Grudës mund të kishte sjellë një zgjidhje, ndërsa alternativa tjetër ishte përdorimi i fundores.
“Mendoj se e shtymë shumë lojën nga e majta, edhe pse kishim një mundësi tjetër. Albanese ishte vazhdimisht bosh, por në pjesën e parë nuk e gjetëm asnjëherë. Shpejtësia e Grudës mund të na ndihmonte, ndërsa zgjedhja e dytë ishte të shfrytëzonim fundoren. Djemtë u përpoqën shumë dhe mendoj se ndeshja meriton komplimente. Natyrisht, ne trajnerët gjejmë gjithmonë gjëra që nuk shkojnë”, deklaroi Dede.
Trajneri i Egnatias theksoi se skuadra kishte punuar për rreth 5 ditë për këtë përballje dhe se rezultati e la të hapur kualifikimin. Ai shprehu keqardhje që lojtarët nuk u shpërblyen me gol, por nënvizoi se ekipi mbetet në garë për gjithçka.
“Kemi gati 5 ditë që punojmë për këtë kundërshtar. Nuk i njoh të gjitha cilësitë e lojtarëve të Lillestromit, por flas bazuar në informacionin që kam marrë. Më vjen keq që djemtë nuk u shpërblyen sot me një gol, por mendoj se gjithçka është ende e hapur. Ne jemi në lojë për gjithçka. Duhet të kuptonim mënyrën se si preson kundërshtari dhe faktin që ai mbulonte Albanesen. Në fund, më e rëndësishmja është që djemtë të kuptojnë se jemi në arenën e të mëdhenjve dhe duhet të sillemi si të tillë”, tha ai.
Dede beson se Egnatia e ka kapacitetin për të përballuar sfida të tilla, edhe pse shpërdoroi disa mundësi të thjeshta. Ai shtoi se në fund të ndeshjes skuadra duhej të ishte më e saktë dhe të krijonte situata dy kundër një në krah.
“E kemi kapacitetin për këtë. Kemi humbur disa raste të thjeshta dhe kundërshtari u përpoq ta menaxhonte ndeshjen. Në fund duhet të bënim më mirë dhe të krijonim situata dy kundër një në krah. Lillestromi ishte 90 minuta lart fizikisht, pasi ndodhet në javën e 25-të të kampionatit. Ne luajmë me Tiranën të dielën, ndërsa ata e kanë shtyrë ndeshjen. Kjo tregon se sa shumë e kanë vlerësuar këtë përballje. Tani do të mendojmë për Tiranën dhe më pas do të rikthehemi te ata. Kjo është pozitive dhe merita u shkon djemve dhe stafit”, theksoi trajneri.
I pyetur për humbjet e shumta të topit dhe tranzicionet me pasime shkarkuese, Dede ia atribuoi një pjesë të këtij problemi konsumit fizik. Ai tha se Egnatia e kishte ndeshjen nën kontroll dhe se në një interval prej 5 ose 6 minutash në pjesën e parë krijoi raste, ndërsa i dha meritë edhe kundërshtarit.
“Mendoj se kjo ndodhi për shkak të konsumit të madh. Ndeshjen e kishim në kontroll. Në 5 ose 6 minuta të pjesës së parë krijuam raste. Duhet t’i japim meritë edhe kundërshtarit, pasi nuk mund të themi se kemi gabuar vetëm sepse nuk arritëm ta mundnim”, u shpreh Dede.
Për presionin që mund të sjellë pjesëmarrja në Europa League, trajneri tha se vështirësia e kundërshtarit ndikon në këtë aspekt, por lojtarët janë të përgatitur psikologjikisht. Ai sqaroi edhe zgjedhjet në formacion, duke bërë të ditur se Yago u aktivizua në të majtë, ndërsa Smajli luajti në vend të Jaime.
“Vështirësia e kundërshtarit e sjell edhe këtë presion. Nga ana psikologjike, këta lojtarë janë gati, por duhet të kuptojmë se duhet të jemi në arenën e të mëdhenjve. Jaime ka 3 javë pushim, sepse duhet t’i nënshtrohet një trajtimi në gju. Ai ka shkuar në Spanjë dhe nuk mund ta konsumonim më shumë”, shpjegoi ai.
Sa i përket kampionatit dhe ndeshjes së së dielës me Tiranën, Dede tha se do ta ndjekë për të parë kundërshtarët dhe për kënaqësi. Ai parashikoi një sezon të bukur, por më dinamik se ai i kaluar, ndërsa nënvizoi se Egnatia do t’i qëndrojë profilit të klubit.
“Do ta ndjek nesër për kënaqësi dhe për të parë kundërshtarët. Do të jetë një kampionat i bukur, por më dinamik se sezonin e shkuar. Ne jemi një klub që, siç e kuptoni të gjithë, e ka profilin e ulët. Unë do t’i përshtatem logjikës së klubit”, përfundoi Dede.
</body></html>
The post Dede pas barazimit me Lillestrom: Egnatia duhet të sillet si një ekip i arenës së të mëdhenjve appeared first on Albeu.com.
Dinamo nis aventurën historike në Conference League, përballja e parë me Pafos zhvillohet në Elbasan
Dinamo 0 – 0 Pafos
Conference League: Play-Off
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Lawrence Visser (belg)
Formacionet zyrtare:
Dinamo: Teqja, Përndreca, Aliji, Dita, Ismaili, Qefalija, Malomo, Qardaku, Vila, Berisha, Silva-Richards. Trajner: Ilir Daja.
Pafos: Majecki, Ioannou, David Luiz, Goldar, Bruno, Pepe, Sunjic, Quina, Biel, Lele, Moumi Ngamaleu. Trajner: Ricardo Sa Pinto.
1’ Në “Elbasan Arena” nis takimi historik i Dinamos kundër skuadrës qipriote të Pafos, me topin që shkelmohet për herë të parë.
</body></html>
The post Dinamo nis aventurën historike në Conference League, përballja e parë me Pafos zhvillohet në Elbasan appeared first on Albeu.com.
Nevil Dede: Egnatia nuk shkon për shëtitje në “play-off” të Europa League, e dimë forcën tonë
<html><head></head><body>
Egnatia do të përballet këtë të enjte me Lillestromin në ndeshjen e parë të fazës “play-off” të Europa League. Takimi do të zhvillohet në stadiumin e Rrogozhinës dhe do të nisë në orën 19:00. Në prag të përballjes, trajneri Nevil Dede ka folur për objektivat e skuadrës dhe për sfidën që e pret.
“Çdo njeri ka objektivat e tij. Ne, klubi, presidenti, unë dhe lojtarët, kishim vendosur që të arrinim patjetër në grupet e Conference League, sepse djemtë e meritonin. Tashmë përpara nesh është shfaqur një synim edhe më i madh, Europa League.
Ky është një eveniment i rëndësishëm për të gjithë futbollin shqiptar, jo vetëm për lojtarët tanë, por për të gjithë komunitetin e futbollit. E njohim potencialin tonë dhe lojtarët që kemi në dispozicion, ndaj Europa League mbetet një objektiv real. Besojmë se mund të bëjmë edhe më mirë. Djemtë kanë cilësi dhe po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për forcën e tyre. Këto janë armët tona kryesore, ndërsa kapiteni sjell eksperiencën dhe qetësinë e nevojshme në grup.
Sa i përket Lillestromit, kemi mbërritur deri këtu me meritë dhe ndoshta meritonim edhe më shumë. Nuk jemi në Champions sepse u eliminuam me penallti. Nuk kemi humbur asnjë ndeshje, por jemi eliminuar pa pësuar humbje. Nuk jemi këtu si spektatorë dhe nuk kemi ardhur në “play-off” të Europa League për të bërë shëtitje. Mendoj se e meritojmë këtë”, deklaroi Dede.
</body></html>
The post Nevil Dede: Egnatia nuk shkon për shëtitje në “play-off” të Europa League, e dimë forcën tonë appeared first on Albeu.com.
Egnatia dhe Dinamo nisin si pritëse sfidat evropiane, pse rezultati i parë vendos fatin e grupeve
<html><head></head><body>
Sfidat e para evropiane për Egnatian dhe Dinamon do të zhvillohen në stadiumet e tyre. Egnatia zbret e para në fushë kundër Lillestrom në Rrogozhinë, me ndeshjen që starton në orën 19:00, ndërsa tre orë më vonë, Dinamo përballet me Pafos në “Elbasan Arena” duke nisur në orën 21:00.
Këto dy takime mbartin një peshë të madhe për rrugëtimin drejt fazës së grupeve. Përparësia e të luajturit në shtëpi, e kombinuar me mundësinë e mbushjes së stadiumeve nga tifozët, rrit optimizmin si te skuadra e drejtuar nga Nevil Dede, ashtu edhe te ajo e Ilir Dajës.
Megjithëse kundërshtarët nuk lejojnë asnjë nënvlerësim, të dyja ekipet shqiptare duhet patjetër të synojnë një rezultat pozitiv që do t’u japë qetësi për ndeshjet e kthimit. Pikërisht në transferta do të vendoset se cila skuadër do të arrijë të sigurojë pjesëmarrjen në grupet e kompeticioneve europiane.
Fakti që topi do të rrotullohet fillimisht në tokën shqiptare përbën një avantazh të qartë për ekipet tona, prandaj 90 minutat e para do të jenë një betejë e vërtetë në të dyja fushat për të hedhur themelet e një kualifikimi që do të mbetej në histori.
</body></html>
The post Egnatia dhe Dinamo nisin si pritëse sfidat evropiane, pse rezultati i parë vendos fatin e grupeve appeared first on Albeu.com.