plani Archives - Albeu.com

Ukraina pranon planin e paqes të ndërmjetësuar nga Trump
Ukraina ka rënë dakord për propozimin e paqes të ndërmjetësuar nga administrata Trump, me disa detaje të vogla që ende duhen përpunuar, sipas raporteve të mediave amerikane, duke cituar një zyrtar amerikan.

Uashingtoni i dërgoi Kievit planin e tij fillestar të paqes me 28 pika javën e kaluar, përpara se zyrtarët nga të dy vendet të hartonin një kundërpropozim në bisedimet e krizës në Gjenevë në fundjavë.

Aleatët evropianë, të cilët paraqitën kundërpropozimin e tyre ndaj planit me 28 pika, kanë organizuar me nxitim një numër takimesh ditët e fundit në një përpjekje për të mbajtur ritmin me negociatat.

Kjo vjen pas raportimeve se zyrtarët amerikanë dhe rusë, përfshirë sekretarin e ushtrisë amerikane Dan Driscoll, po takoheshin për bisedime në Abu Dhabi sot.

Në anën tjetër aleatët perëndimorë, kryesisht nga Evropa kanë bërë thirrje se qfarëdo plani i paraqitur duhet të merr dritën e gjelbër nga Kievi.

The post Ukraina pranon planin e paqes të ndërmjetësuar nga Trump appeared first on Albeu.com.

Belinda Balluku nga Bukureshti zbulon planin për boshtin e ri energjetik Shqipëri–Rumani–Itali
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në takimin e përvitshëm të Nivelit të Lartë të Ministrave të Energjisë së Europës Qendrore dhe Juglindore, që u zhvillua në Bukuresht, nën drejtimin e Komisionerit Europian për Energjinë, Dan Jorgensen.

Në këtë forum, ministrat e vendeve pjesëmarrëse raportuan mbi situatën energjetike në rajonet e tyre, përgatitjet për dimrin 2025–2026 dhe sfidat që lidhen me sigurinë energjetike në kushtet e kërcënimeve që vijnë nga përdorimi i gazit rus.

Gjithashtu, në fjalën e saj, Balluku theksoi një arritje të rëndësishme për Shqipërinë gjatë këtij viti.

“Bazuar në strategjinë kombëtare për diversifikimin, për herë të parë raporti 8-mujor për 2025 tregon se kemi arritur të krijojmë 10% të kapaciteteve gjeneruese nga burimet diellore, duke e çuar raportin total të prodhimit të brendshëm në 90% hidro dhe 10% energji diellore”, u shpreh Balluku.

The post Belinda Balluku nga Bukureshti zbulon planin për boshtin e ri energjetik Shqipëri–Rumani–Itali appeared first on Albeu.com.

Bisedat në “SKY”/ Plani për të vrarë Eljo Bitrin, ta lemë të vrasë Kapllanin e Çollakun, pastaj i fusim…
Eljo Bitri, i arrestuari në Holandë dhe më pas ekstraduar në Belgjikë, si person i dyshuar se ka marrë pjesë në vrasjen e Arjan Spahiut (Arjani i Vogël), rezulton të ketë qenë në planet e Mikael Kamamit dhe Arzen Mama për t’u ekzekutuar.

Në dosjet penale të regjistruara në SPAK, Eljo Bitri, shfaqet me pseudonimin “Delja” dhe ka shërbyer për dy kampet kundërshtare si vrasës me pagesë.

Por sipas bisedave të muajit Gusht 2020, të zhvilluara në aplikacionin “Sky” mes Mikael Kamamit dhe Arzen Mama, Bitri nuk shfaqte siguri dhe besnikëri për anëtarët e grupit. Ndaj qëllimi i tyre ishte ta përdornin për disa vrasje dhe më pas t`i fusnin plumbin dhe atij.

Kamami, Arzen Mama dhe Talo Çela, kishin afruar në grupin e tyre Eljo Bitrin, që nga ngjarja e masakrës së Bradasheshit, ku mbetën të vrarë tre persona.

Bitri është përdoruar nga grupi në vrasjen e Ervis Kapllanit në Kavajë, Endrit Alibej, si dhe sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Arjan Spahiut, Rigers Spahiut dhe Ardjan Çollakut.

Por në fakt, siç del dhe në dosje, qëllimi përfundimtar i tyre për Eljo Bitrin ka qenë vrasja e tij, dhe një gjë e tillë do realizohej pasi Bitri të shfrytëzohej nga anëtarët e grupit për realizimin e dy vrasjeve, atë të Klevis Kapllanit dhe Ardjan Çollakut.

Një fakt i tillë del në bisedën e 27 Gushtit 2020, kur Arzen Mama bisedon me Mikael Kamamin, duke i thënë se personi “Sinaballa” duke nënkuptuar Klevis Kapllanin, ka vetëm 3 ose 4 hyrje në fshat. Ndërsa vila që i është treguar, nuk është shumë larg nga rruga.

Mikael Kamami, i shkruan Arzen Mamës, se po presin “Delen” Ejo Bitrin të mbarojë këtë Klevis Kapllanin dhe Ardjan Çollakun, ti heqin nga qarkullimi, ti pastrojnë dhe më pas do vrasin dhe personin që i referohet me pseudonimin “Delja” që është Eljo Bitri.

Por Arzen Mama ia kthen Eljo Bitrit duke i thënë:  “…mos bëj plane e lale prit një herë, të mbaroj një herë këto ky…”.

Eljo Bitri pasi ka kryer vrasjen e Klevis Kapllanit, dyshohet se ka shërbyer dhe si vrojtues për të vrarë Ardjan Çollakun në Elbasan.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Tetorin e vitit 2021, ku në këtë muaj në familjen Bitri ka ndodhur një tragjedi. Pasi gjuajtësit e kontraktuar nga Kamami dhe që informoheshin në kohë reale mbi lëvizjet e Ardian Çollakut nga Eljo Bitri, kanë vrarë jo vetëm Ardjan Çollakun por edhe vëllain e Eljo Bitrit, Lulzim Bitri, të cilët sapo kishin dalë nga ambientet e një lokali, fare pranë një karburanti.

Siç del në dy dosjet e SPAK, Bitri qëndronte dhe kishte miqësi me anëtarë të klanit “Çopja”, duke punuar për Mikael Kamamin dhe Arzen Mamën, si vrasës me pagesë.

Por njëherësh Bitri, ka shërbyer si gjuajtës me pagesë dhe mbante kontakte shoqërore dhe me brigadierin e vrasjeve Nuredin Dumani, që vepronte nën urdhrat e Erjon Alibejt dhe Arjan Spahiut.

Me urdhëresat e lëshuara dhe financimin nga dyshja Alibej-Spahiu, Nuredin Dumani, ka deleguar urdhëresën tek Eljo Bitri, i cili së bashku me Henrik Hoxhën, kanë vrarë në Durrës Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë.

Njëherësh, Eljo Bitri së bashku me Henrik Hoxhën dhe Skerdi Tasin, vendosën tritolin në shtëpinë e Talo Çelës në Bradashesh, duke shkatërruar pjesërisht objektin.

Por tashmë Eljo Bitri, është kthyer në bashkëpunëtor i prokurorisë së Belgjikës, pasi prokurorët e këtij shteti e akuzojnë atë së bashku me Franc Çopjan dhe Mikael Kamamin, kanë organizuar dhe vrarë Arjan Spahiun në vitin 2020 në Molenbek të Belgjikës.

Sipas dosjes hetimore në datën 14 shtator 2020, në orën 18:30, Eljo Bitri bisedon me Mikael Kamamin të cilit i shkruan se:

“…Vëlla u kryyy, vëlla u kryyy…”, pra e njofton se e ka kryer vrasjen e Klevis Kapllani, i cili është gjetur mëngjesit e ditës pasardhëse.

Pak para se të vritej Klevis Kapllani, ka qenë duke biseduar në “Sky” me Nuredin Dumanin, i cili e ka orientuar për të mbajtur një makinë që do përdorej më pas në një vrasje të Bujar Çelës. Vrasësi i shokut të ngushtë të Nuredit Dumanit ishte Eljo Bitri shoku i ngushtë i Nuredinit.

Eljo Bitri, i dërgon mesazh Mikael Kamamit, një foto attachment të shkrepur nga brenda një makine me drita të ndezura në rrugë, e cila duket në ecje. Duhet të jetë momenti i largimit nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të komunikimeve ndërmjet tyre Eljo Bitri i shpjegon Mikael Kamamit, dinamikën e zhvillimit të ngjarjes dhe veprimeve të kryera para dhe pas ngjarjes.

Eljo Bitri shpjegoni se, personi që i referohet me pseudonimin “Miku”, ka lyer motorrin, ndërsa armët ka fshehur në një ferrë. Kanë pikasur Klevis Kapllanin (objektiv i atentatiti), i cili ka dalë te kafja. Më pas Eljo Bitri së bashku me “Qerosin” kanë ikur dhe kanë marrë armët, ndërsa “Mikut” ia ka kërkuar motorin për ti dala para te rrugica.

Më pas, sapo është afruar Klevis Kapllani, Eljo Bitri e ka qëlluar, ku i shkruan: “…ai vjen edhe e musha plot për pak me iku vlla u pengova dhe më ka humb pistoleta…”.

Nga biseda kuptohet dinamika e ngjarjes ku ekzekutor është vetë Eljo Bitri, ndërsa ndihmës ka pasur “Qerosin”, i cili i ka pritur me makinë dhe një person tjetër që i referohet si “Miku”. Për vrasjen ka përdorur një armë “Tomson” me të cilën e ka qëlluar viktimën 5 herë në gjoks, ndërsa një armë tjetër tip “pistoletë” që ka pasur me vete i ka rënë në vendngjarje pasi është penguar dhe i ka rënë.

Bëhet fjalë për një pistoletë tip “Glock” që është gjetur në vendin e ngjarjes nga policia e Kavajës, por aty nuk janë gjetur gjurmë gishti pasi Eljo Bitri e kishte pastruar.

Eljo Bitri i shkruan Kamamit, se i kishte zënë rrugën viktimës me disa ferra para, të cilat ia kishte vënë si pengesë.

Pas vrasjes armën e ka hedhur në një kanal rrugës teksa janë larguar nga vendi i ngjarjes, ku kanë kaluar edhe një vend ku sipas tij kishte ndodhur një aksident me makina.

Ndërsa motorin e ka hedhur “…ke Sakati…”, afër “…Sakatit…”.

Nga konteksti i kësaj bisede motorin mund ta ketë hedhur afër zonës ku banon shtetasi Aldo Baho, me qëllim krijimin e dyshimeve se vrasja është bërë nga grupi i “Sakatit”.

Më tej në datën 14 shtator 2020 rreth orës 19:00 Mikael Kamami i shkruan Arzen Mama, një mesazh me këtë përmbajtje duke i thënë:

“…mbaroj laleeee, iku në p***dh të robve, ai që gjujti tek “Ili””.

Gjithashtu Mikael Kamami, bisedon me Leon Ramanin në datën 17 shtator ku i dërgon një foto të Klevis Kapllanit dhe më pas o dërgon disa mesazhe.

Kamami: Ky e vrau dajën lali

Ramani: Po e kuptova, për shpirt të dajës

Kamami: Edhe ja marova Lali, ja musha trupin komplet

Ramani: Po të gënjejta Lali K.

Kamami: Ky gjujti 5, po i futa 15, tani e kanë rradhën të tjerët.

The post Bisedat në “SKY”/ Plani për të vrarë Eljo Bitrin, ta lemë të vrasë Kapllanin e Çollakun, pastaj i fusim… appeared first on Albeu.com.

Zbulimi i planit për të vrarë Zelenskyn/ Ukraina shkarkon kreun e Gardës Shtetërore
Ditën e djeshme, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, shkarkoi kreun e gardës shtetërore, dy ditë pasi dy anëtarë të saj u akuzuan për komplot për ta vrarë presidentin.

Presidenti Zelensky, nxori një dekret për shkarkimin e zotit Serhiy Rud. Nuk ka njoftime se kush do ta zëvendësojë atë.

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU), tha këtë javë se kishte ndaluar dy kolonelë të shërbimit të rojës shtetërore, nën akuzat për komplot për të vrarë zotin Zelenskiy dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

SBU-ja tha se atentatet do të kishin qenë një “dhuratë” për Presidentin Vladimir Putin, ndërsa ai u betua të martën për një mandat të ri.

Agjencia ukrainase e sigurisë, tha se dy të ndaluarit ishin rekrutuar nga Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) dhe i kishin dhënë Moskës të dhëna sekrete.

Dy të arrestuarit, tha SBU-ja, ishin ngarkuar me detyrën për gjetur dikë në rojën presidenciale, i cili do ta merrte peng zotin Zelenskiy dhe më pas do ta vriste.

Nuk ka të dhëna se në cilën fazë ishte zbuluar komploti. Moska nuk ka komentuar lidhur me deklaratat e SBU-së.

Presidenti Zelensky, tha vitin e kaluar se shërbimet ukrainase të sigurisë kishin zbuluar dhe asgjësuar të paktën pesë komplote ruse për ta vrarë atë.

SBU-ja tha se grupi spiun planifikoi gjithashtu të vriste kreun e kësaj agjencie, Vasyl Maliuk dhe kreun e agjencisë së zbulimit ushtarak, Kyrylo Budanov./VOA

The post Zbulimi i planit për të vrarë Zelenskyn/ Ukraina shkarkon kreun e Gardës Shtetërore appeared first on Albeu.com.

Euro 2024/ Shqipëri-Çeki, policia njofton planin e masave: Rrugët që do të bllokohen të enjten
Policia e Shtetit, plan masash për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Çeki.

Plani i masave parashikon detyrat që do të kryejnë të gjitha strukturat, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Çekisë, që do të zhvillohet më datë 12 tetor 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Duke u mbështetur në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit, masat e marra nga Policia e Shtetit janë si më poshtë:

-Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të futbollit të Çekisë, nga aeroporti i Rinasit në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;

-Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të futbollit të Shqipërisë, në stadium;

-Kryerja e kontrollit të hollësishëm në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për persona të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët;

-Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;

-Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;

-Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, ndër të cilët përmendim:

Federatën Shqiptare të Futbollit;

Policinë Bashkiake;

Shërbimin Zjarrfikës;

Shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë);

Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

-Gjithashtu, janë vendosur kontaktet dhe po bashkëpunohet edhe me personelin e shërbimit të

sigurisë të ekipit të futbollit të Çekisë, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para,

gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e

Tiranës, gjatë datës 12 tetor 2023, nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e

Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të

mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Rrugët që do të jenë të bllokuara:

-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;

-rruga “Papa Gjon Pali II”;

-rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

-rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;

-rruga “Themistokli Gërmenji”;

-rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;

-rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

-rruga “Jul Variboba”, pranë postës;

-rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

-rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Policia informon qytetarët se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 Lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale goditjen apo çdo vepër tjetër dhune ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportive, për shkak të veprimtarisë sportive, nga persona jashtë kësaj veprimtarie, vepër penale që dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Portat e hyrjes në stadium, ditën e ndeshjes, do të hapen në orën 17:00.

The post Euro 2024/ Shqipëri-Çeki, policia njofton planin e masave: Rrugët që do të bllokohen të enjten appeared first on Albeu.com.

Cili është plani i Erdogan për Qipron Veriore?
Nga Ahmet Yılmaz “Turkish Minute”

“Hap pas hapi. Edhe kjo do të ndodhë …”- deklaroi Ministri i Jashtëm i Tuqisë Mevlüt Çavuşoğlu në një postim në Twitter më 11 nëntor, duke shpallur statusin e vëzhguesit të Republikës Turke të Qipros Veriore (KKTC) në Organizatën e Shteteve Turke. Por çfarë do të ndodhë më tej? Çfarë po planifikon qeveria e presidentit Recep Tayyip Erdoğan për KKTC?

Përpara se të përpiqeni t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve, mund të jetë i dobishëm një historik i shkurtër. Veriu i ishullit (që përbën 1/3 e territorit të Republikës së Qipros) u pushtua nga forcat turke në verën e vitit 1974, pasi puçistët grekë donin aneksimin e Qipros nga Greqia.

Në veriun e pushtuar nga turqit, KKTC – që njihet vetëm nga Turqia – u shpall në nëntorin e vitit 1983 dhe sot përbën një regjim të stabilizuar. Greqia e ndan statusin e shtetit garantues me Turqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar edhe pse anon me pjesën jugore greke qipriote të ishullit – Republikën e Qipros (ose Qipro) – e cila njihet zyrtarisht nga komuniteti ndërkombëtar si përfaqësuesi i vetëm i të gjithë ishullit.

Statusi i garantit ishte diçka nga e cila veriu nuk donte të hiqte dorë për shkak të frikës ndaj asaj ndodhi 50 vjet më parë. Ndërkohë ka pasur edhe mosmarrëveshje të tjera që e kanë penguar ribashkimin e dy pjesëve të ishullit. Britania e Madhe ka 2 baza ushtarake në pjesën jugore të ishullit, strategjikisht shumë të rëndësishme për Londrën për shkak të afërsisë së ishullit me Lindjen e Mesme.

Qiproja u bë anëtare e BE-së në vitin 2004, por Britania e Madhe u largua nga unioni në vitin 2020. Që nga ajo kohë, Franca është bërë më e interesuar për problemet që përfshijnë Qipron. Gjithsesi Britania e Madhe nënshkroi kohët e fundit një memorandum mirëkuptimi me Qipron në lidhje me krijimin e një partneriteti strategjik.

Qiproja ka pasur marrëdhënie relativisht të mira me Rusinë deri në vitin 2004. Shtetet e Bashkuara vendosën një embargo armësh në vitin 1987, me shpresën se kjo do të inkurajonte ribashkimin e ishullit. Por embargoja ishte kundër-produktive, pasi e shtyu qeverinë qipriote të krijonte aleanca me vendet e tjera, pa bërë asnjë përparim drejt ribashkimit.

Qipro iu drejtua Rusisë për të blerë armë. Por pas anëtarësimit në BE, marrëdhëniet me Rusinë nisën të përkeqësohen. Lëvizjet agresive të Rusisë në rajonin post-sovjetik tensionuan jo vetëm marrëdhëniet e saj me BE-në, por edhe marrëdhëniet dypalëshe me Qipron, anëtare e re e BE-së.

Boshllëku i partneritetit strategjik u mbush nga SHBA-ja. Në vitin 2019, SHBA nënshkruan një marrëveshje me Qipron për të hequr disa kufizime tregtare, me kushtin e kryerjes së reformave në rregulloret kundër pastrimit të parave dhe mbikëqyrjen rregullatore financiare, si dhe mohimin e qasjes në portet e saj të anijeve ushtarake ruse për furnizim dhe mirëmbajtje.

Ndërkaq më 16 shtator të këtij viti, SHBA-ja njoftoi se duke filluar nga viti 2023, do të hiqte embargon e armëve të vitit 1987. Por Uashingtoni e ndërmori këtë veprim kundër KKTC-së dhe Turqisë, duke nxitur reagimin e ashpër të Ministrisë së Jashtme.

Nga ana tjetër, që nga shpallja e pavarësisë së saj në 983 KKTC njihet vetëm nga Turqia. Edhe pse Pakistani dhe Bangladeshi e njohën për pak kohë, por më pas u tërhoqën si rezultat i presionit ndërkombëtar. Po çfarë po planifikon Erdogan për KKTC? Në postimin 11 nëntorit në Twitter, Çavuşoglu me siguri po nënkuptonte njohjen e pjesës veriore të ishullit si një shtet sovran nga vende të tjera përveç Turqisë.

Presidenti Erdogan foli për këtë çështje në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 20 shtator. Pasi kritikoi ashpër Greqinë në pjesën më të madhe të fjalimit të tij, ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të njohë zyrtarisht KKTC-në. Qeveria aktuale e KKTC-së gëzon mbështetje të madhe nga Erdogani, dhe nuk është dakord për ribashkimin e dy komuniteteve, përkundrazi mbështet një “zgjidhje me dy shtete”, diçka që e përkrah edhe Erdoganin.

Erdogan u duk si një udhëheqës pro-perëndimor kur u zgjodh për herë të parë kryeministër në vitin 2002. Por pas 10 vitesh, ai nisi të kthehej gjithnjë e më shumë drejt autoritarizmit.

Në të kaluarën ai ishte në favor të ribashkimit, por tani ai mbështet atë që e promovoi establishmenti ushtarak, dhe që ishte fuqia politike kryesore para ngjitjes së tij në pushtet: “zgjidhjen me dy shtete”, një vizion shumëvjeçare por i pasuksesshëm. Tani qeveria turke po bën përpjekje të mëdha që KKTC të njihet ndërkombëtarisht. Erdogan e nisi procesin duke urdhëruar ndërtimin e një pallati luksoz për presidentin e KKTC-së, ashtu siç bëri për veten e tij në Turqi.

Po ashtu u realizua një serial televiziv për të nxitur ndjenjat nacionaliste kundër grekëve qipriotë. Ai u transmetua në televizionin shtetëror TRT-1. Më 31 tetor Erdogan emëroi Metin Feyzioğlu si ambasador të Turqisë në KKTC në Lefkoşa (Nikozia). Ai nuk është diplomat, por një avokat që ka shërbyer si president i Dhomës së Avokatëve të Turqisë gjatë viteve 2013-2021, raporton abcnews.al.

Në vitin 2020, Dhoma e Avokatëve të Turqisë nën drejtimin e Feyzioğlu organizoi takime në qytetin e rrethuar të Maraşit (Varosha për qipriotët). Maraş, një destinacion i famshëm pushimesh para vitit 1974, është afër qytetit Gazimağusa të KKTC (Famagusta), një territor de jure i Qipros, por aktualisht nën kontrollin e KKTC.

Së bashku me Ersin Tatar, kryeministrin e atëhershëm dhe presidentin aktual të KKTC-së, Feyzioğlu ishte pionier i rihapjes së çështjes së Maraş. Këshilli i Sigurimit i OKB-së i dënoi këto veprime, të cilat janë në kundërshtim me dy rezolutat e tij të 1984 dhe 1992.

Ndërkohë, Erdogan po përpiqet të fitojë mbështetjen e Britanisë së Madhe, anëtare e OKB-së, për njohjen e KKTC-së. Gjatë një bisede telefonike të datës 2 dhjetor me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Erdogan thuhet se vuri në dukje rëndësinë e ndërmarrjes së hapave të rinj konkretë për zgjidhjen e çështjes së Qipros. Por këto lëvizje nuk duket se kanë qenë të suksesshme, ose të paktën tani për tani.

Ndoshta disa vende që kanë marrëdhënie të ngushta me Turqinë, si për shembull, Azerbajxhani apo Libia, mund të jenë kandidatë të mundshëm për njohje, por nuk mendoj se kjo do t’i sillte KKTC-së asgjë më shumë se sa një rëndësi simbolike. Pasi SHBA njoftoi në shtator heqjen e embargos 35-vjeçare të armëve ndaj Qipros, Erdopgan deklaroi në një intervistë për CNN turk se ky akt ishte “i pashpjegueshëm sa i përket përmbajtjes dhe kohës … dhe inkurajon hapat e dyshes Qipros greke dhe Greqisë që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Mesdheun lindor”

Ai premtoi shtimin e pranisë ushtarake turke në pjesën veriore të ishullit. Por cilat mund të jenë pasojat e lëvizjeve të Erdogan? Është e vështirë të thuhet me siguri nëse deklaratat e Erdoganit janë të sinqerta apo thjesht fjalë. Shumë analistë thonë se Erdogan po përpiqet të marrë më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme nëpërmjet një retorike agresive, dhe se për këtë arsye nuk do të bëjë asgjë joracionale.

Por senatori amerikan Bob Menendez, kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, i merr seriozisht fjalët e presidentit turk. Ai mendon se duhet të ndalet “vullneti i vazhdueshëm i Erdoganit për të treguar muskujt e tij autoritarë në Qipro dhe në mbarë botën”. Po ashtu, ai mendon se Turqia dëshiron të aneksojë KKTC.

Menendez nuk po thotë asgjë të re, duke pasur parasysh faktin se që kur Erdogan nisi të konsolidojë pushtetin e tij, Turqia e ka braktisur parimin e saj të politikës së jashtme pothuajse shekullore “paqe në shtëpi, paqe në botë. Ajo ka bashkëpunuar me organizatat terroriste, duke i përdorur ato në konflikte të ndryshme; filloi të ndërhynte në punët e brendshme të vendeve të tjera; i përmirësoi marrëdhëniet e saj me armiqtë tradicionalë Iranin, Kinën dhe Rusinë; dhe u largua nga vendet perëndimore dhe vlerat e tyre universale.

Përpjekjet e fundit të Turqisë për të përmirësuar marrëdhëniet e saj të dobëta me Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraelin dhe Arabinë Saudite janë parë si të lidhura me problemet ekonomike të Turqisë. Por takimi i fundit i Erdogan me homologun egjiptian Abdel Fattah el-Sisi në Katar gjatë ceremonisë së fillimit të Kupës së Botës, ishin lëvizje strategjike për ta izoluar sa më shumë Greqinë e jo thjesht ekonomikisht, pasi nuk ka kuptim që Turqia të përmirësojë lidhjet me Egjiptin, vend që ndodhet vetë në krizë ekonomike, raporton abcnews.al.

Rrjedhimisht, nëse të gjitha këto hapa do të ishin pjesë e një plani të qeverisë turke, dhe nëse lëvizja e radhës do të ishte ndërhyrja radikale në status quo-në e Qipros, kjo mund të çonte në një konfrontim të ri midis Greqisë dhe Turqisë si shtete garantuese. Dhe ky zhvillim do të rrezikonte jo vetëm sigurinë në Mesdhe dhe Egje, por mosmarrëveshja midis dy vendeve të NATO-s do të dëmtonte gjithashtu fokusin e Perëndimit në luftën Ukrainë-Rusi.

Shënim: Ahmet Yılmaz, ka një diplomë master në strategjitë ndërkombëtare të sigurisë. Për arsye sigurie, ai përdor pseudonim.

/albeu.com

The post Cili është plani i Erdogan për Qipron Veriore? appeared first on Albeu.com.

Barça aktivizon “levën e katërt”, gati shitja e një tjetër pjese të aksioneve
La Liga kishte refuzuar regjistrimet e blerjeve të reja të Barcelonës dhe klubi katalanas, për t’i vënë ato në dispozicion të Xavi për ndeshjen e së shtunës me Rayo Vallecano, është gati të përdorë një tjetër levë financiare. Ata do të shesin një tjetër përqindje të “Barça Studios”.

Sipas “Radio Barcelona”, bëhet e ditur se gjithçka do të ndodhë sot dhe se për këtë arsye shitja është e afërt. Katalanasit do t’i japin grupit GDA Luma 25% të tjera nga “Barça Studios” për rreth 100 milionë euro.

Mund të mos mjaftojë edhe kjo, që aktivizimi i levës së katërt të kombinohet edhe me një ulje tjetërpagash për 30-40 milionë euro. Në atë momen nga La Liga do të mbërrijë drita jeshile për transferimet e reja./ h.ll/albeu.com

The post Barça aktivizon “levën e katërt”, gati shitja e një tjetër pjese të aksioneve appeared first on Albeu.com.

Kristjan Asllani i ka mahnitur të gjithë, Inzaghi ka gati planin e rëndësishëm për të
Djaloshi i kombëtares shqiptare u transferua tek Interi këtë merkato dhe menjëherë tifozët zikaltër e kanë pritur si një lojtar me eksperiencë të gjatë, të njohur dhe me shumë dashuri.

Në stërvitje dhe në ndeshjet miqësore të luajtura deri më tani, mesfushori shqiptar i ka mahnitur të gjithë, madje dhe mediat italiane shkruajnë pothuajse ëdo ditë për të.

Inzaghi duket se ka një plan për Asllanin që të luajë pothuajse ëdo ndeshje me Interin. Tekniku italian nuk po mendon ta mbajë thjesht si një rezervë të Brozovic, por do të përpiqet ta ambientojë në të gjithë mesfushën qendrore dhe ta bëjë zëvendësuesin e të gjithëve.

Në këtë mënyrë, Asllani do të kishte mundësinë të luante më shumë dhe pothuajse çdo ndeshje. Nëse do të ishte vetëm zëvendësuesi i Brozovic do të ishte e vështirë pasi kroati aktivizohet më shumë nga të gjithë dhe nuk ka të lodhur./ h.ll/albeu.com

The post Kristjan Asllani i ka mahnitur të gjithë, Inzaghi ka gati planin e rëndësishëm për të appeared first on Albeu.com.

Interi ka gati planin, Bremer është objektivi
Edhe pse presidenti Cairo do 40 milionë euro për transferimin e Gleison Bremer, Interi është i vendosur për ta marrë më lirë.

Jo vetëm kaq, por synimi është që ta huazojë me detyrim blerje dhe ta paguajë kështu vitin tjetër Torinon.

Interi është gati të paguajë rreth 30 milionë euro, ndërkohë që ka edhe rivalë për shërbimet e Bremer. /H.ll/albeu.com

The post Interi ka gati planin, Bremer është objektivi appeared first on Albeu.com.

Inter gati të sakrifikojë dy lojtarë për të marrë Dybala
Plani i Interit për të arritur te Paulo Dybala është gati dhe me sa duket, bazohet në dy largime nga skuadra aktuale.

Këtë gjë e tregon sot “La Gazzetta dello Sport” e cila e zbulon me detaje dhe e quan si nëj “super plan” për të arritur te argjentinasi.

Ky është shkrimi i “Gazzetta dello Sport” në lidhje me këtë situatë:

“Zikaltërit nuk mund t’i lejojnë vetes të ulen në tavolinë me një lojtar si Vidal për të zgjatur kontratën. Vetëm ai peshon në bilancin e klubit 9,75 milionë euro në sezon. Nuk do të ulen me të sepse drejtuesit e klubit mendojnë se ai e ka mbyllur ciklin si zikaltër.

Ai këtë sezon është parë me dyshim edhe si një zëvendësues, e jo më si një titullar. Ndërkohë, Flamengo është skuadra që ka kontaktuar direkt lojtarin. Disa ditë më parë ka patur edhe një takim midis agjentit të lojtarit dhe klubit brazilian. Vidal do të ishte i sakrifikuari i parë për ardhjen e Dybalas tek Interi.

Tjetri është Alexis Sanchez, i cili mund të rikthehet në Argjentinë, te River Plate. Rroga e tij prej 10,5 milionë euro në sezon bashkë me taksa, peshon shumë për Interin dhe ai është thjesht një rezervë luksi. Por për fat të mirë, Inter është treguar i zgjuar dhe mund ta ndërpresë kontratën me kilianin 12 muaj para afatit përfundimtar, dhe do të paguante vetëm 4 milionë euro.

Kështu, plani i Interit është që të largojë dy kilianët nga ekipi dhe të lirohej nga pagat e tyre të larta, dhe të provonte që një nga këto paga të futeshin në xhepat e Dybala”, shkruan prestigjiozja italiane./ h.ll/albeu.com

The post Inter gati të sakrifikojë dy lojtarë për të marrë Dybala appeared first on Albeu.com.