plani i rritjes Archives - Albeu.com

Afati i fundit është 15 Korriku, Kosova rrezikon të humbë edhe mbi 250 milionë euro nga Plani i Rritjes
Komisioni Evropian ka konfirmuar se ende nuk ka pranuar nga Kosova kërkesën për pagesën e radhës nga fondet e Planit të Rritjes. Afati për dorëzimin e kërkesës është 15 korriku, ndërsa dita e fundit e qershorit paraqet afatin përfundimtar për zbatimin e reformave të parapara për këtë periudhë.

Derisa vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë marrë pagesat nga kësti i tretë me radhë nga Plani i Rritjes, Kosova rrezikon të humbë pjesë të mëdha të mjeteve të dedikuara për të nga kjo paketë, si pasojë e mos përmbushjes së hapave të përcaktuar në afatet e caktuara kohore.

Komisioni Evropian konfirmoi gjatë ditës së djeshme se ka miratuar pagesat për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi në shumë të përbashkët prej afër 160 milionë euro. Ndërkohë që kërkesa e Serbisë për pagesën e radhës është duke u shqyrtuar, Kosova nuk ka dorëzuar akoma kërkesën për pagesa nga kjo paketë.

Mjetet që tashmë i janë paguar Kosovës janë nga parafinancimi dhe për to ka mjaftuar ratifikimi i marrëveshjes për kredi dhe mjete mes BE-së dhe Kosovës. Bosnja e Hercegovina mbetet i vetmi vend i cili akoma nga Plani i Rritjes nuk ka marrë asnjë cent, sepse nuk i ka përmbushur kushtet. Shqipëria tashmë i ka marrë mbi 200 milionë euro pagesa nga ky plan.

Sipas raportimeve BE-së, Kosova rrezikon të humbë mbi 90 milionë euro nëse deri në fund të qershorit nuk raporton se i ka përmbushur hapat e caktuar.

Fjala është për kushtet që Kosova është dashur t’i ketë përmbushur në vitin e kaluar, por afati shtesë (grace period) skadon në fund të qershorit të këtij viti. Vetëm gjashtë muaj më vonë Kosovës do t’i skadojë një afat tjetër dhe mundësitë që Kosova të humbë pastaj edhe mbi 160 milionë euro janë të mëdha.

Kosova, nëse nuk do të përshpejtojë përmbushjen e kushteve, deri në fund të këtij viti do të humbë mbi 250 milionë euro nga Plani i Rritjes.

Po t’i përmbushë kushtet deri në fund të qershorit, që duket shumë e vështirë, nëse jo e pamundur në rrethanat politike në Kosovë dhe procesin zgjedhor, atëherë afati për dorëzimin e kërkesës për pagesë është 15 korriku, raporton Monitor.al.

“Afati i ardhshëm i raportimit për Kosovën do të jetë më 30 qershori. Shpërndarja e fondeve nga BE-ja i nënshtrohet vlerësimit të përmbushjes së hapave të Agjendës së Reformave, si dhe përmbushjes së kushteve specifike dhe parakushteve të përgjithshme. Pas skadimit të afateve për 13 hapat në reforma më 30 qershor të këtij viti, Kosova rrezikon të humbë mjete nëse nuk bën progres në zbatimin e Agjendës së Reformave”, ka thënë një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Vlera e mjeteve për të cilat Kosova kushtet do të duhet t’i zbatojë deri më 30 qershor arrin mbi 90,8 milionë euro. Sipas burimeve nga Komisioni Evropian, fundi i këtij viti është afati për 27 hapa të tjerë reformash për pagesat në vlerë prej afro 165,9 milionë eurosh. Pra, nëse nuk i përmbush kushtet e kërkuara deri në fund të vitit nga Plani i Rritjes, Kosova mund të humbë 256,7 milionë euro.

Humbja e një pjese të madhe të parave, nëse jo të gjitha, duket e pashmangshme, pasi për disa nga kushtet që kërkohen duhet përfshirje edhe e Parlamentit të Kosovës në vendimmarrje. Vështirë se Kosova mund ta konstituojë Kuvendin para fundit të qershorit për t’i përmbushur kushtet e kërkuara, kështu që ato mjete mund të konsiderohen që tash të humbura. Komisioni Evropian disa herë që nga fundi i vitit 2024 ka tërhequr vërejtjen se problemet e brendshme politike në vendet e rajonit mund të kenë pasoja edhe në përdorimin e mjeteve nga Plani i Rritjes.

Nga Komisioni Evropian është porositur se Kosova duhet të përshpejtojë zbatimin e Agjendës së Reformave për të shmangur humbjen e këtyre fondeve. Fondet nga Plani i Rritjes, në rast se humben, janë të pakthyeshme dhe kjo vlen për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor.

The post Afati i fundit është 15 Korriku, Kosova rrezikon të humbë edhe mbi 250 milionë euro nga Plani i Rritjes appeared first on Albeu.com.

Plani i Rritjes/ Komisioni Europian i jep 49 milionë euro Shqipërisë, ja sa përfitojnë Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi
Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9 milionë euro nga ndihma financiare e Planit të Rritjes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi të mërkurën, teksa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, ngelin mbrapa.

Nga ky këst – i treti për këto vende – Shqipërisë i janë ndarë 49 milionë euro, Malit të Zi 44.2 milionë euro, ndërsa Maqedonisë së Veriut 65.7 milionë euro.

Kjo pagesë lidhet me periudhën e tretë gjashtëmujore të raportimit, e cila përfshin reformat e zbatuara deri në fund të dhjetorit 2025.

Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, pagesa vjen pas kërkesës për ndarjen dhe vlerësimin pozitiv të komisionit për hapat reformues të ndërmarrë në fushën e konkurrueshmërisë së biznesit dhe inovacionit në Shqipëri dhe Mal të Zi, si dhe në fushën e arsimit dhe digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut.

“Me lirimin e sotëm të fondeve, shuma totale e miratuar në kuadër të Instrumentit, brenda paketave përkatëse financiare, arrin në 212.8 milionë euro për Shqipërinë, 89.3 milionë euro për Malin e Zi dhe 142.1 milionë euro për Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.

Në Komisionin Evropian shpjeguan se një pjesë e këtyre mjeteve financiare të disbursuara për të tri vendet do të transferohet në buxhetet shtetërore, ndërsa pjesa tjetër i kushtohet projekteve investime përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, në përputhje me procedurat në fuqi të miratimit.

Fondet e destinuara për Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor, pasi të miratohen nga bordi drejtues, do të mbështesin projekte infrastrukturore në fushat e transportit të qëndrueshëm, energjisë së pastër, zhvillimit digjital dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor.

Plani i Rritjes përfaqëson paketën më ambicioze financiare të Bashkimi Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pakoja – për periudhën 2024-2027 – është në vlerë të 6 miliardë eurove.Fondet u ndahen vendeve të rajonit pjesërisht në formë grantesh dhe pjesërisht përmes kredive të favorshme.

Qëllimi i planit është integrimi i partnerëve në tregun unik të BE-së, përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal, thellimi i reformave të lidhura me BE-në dhe rritja e financimit të para-anëtarësimit. Kjo, nga ana tjetër, pritet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të nxisë rritjen ekonomike të partnerëve.

Kosova, Bosnja e Serbia

Bosnja e Hercegovina është vendi i vetëm që nuk ka marrë asnjë pagesë nga Plani i Rritjes deri më tani, sepse ende nuk e ka miratuar agjendën e reformës.

Kosova, në anën tjetër, e pranoi pagesën e parë muajin e kaluar. Pra, ajo mori 61.8 milionë euro parafinancim, pasi vendi dorëzoi dokumentet e nevojshme në KE dhe ratifikoi marrëveshjet e lidhura me këtë plan.

Megjithatë, Kosova ka ngelur mbrapa në bërjen e reformave të nevojshme dhe tani ka shumë punë për ta zënë hapin, në mënyrë që t’i plotësojë kushtet për pagesat e radhës.

Shuma prej 61.8 milionë eurosh e parafinancimit, sipas BE-së është 7 për qind e totalit prej 882.6 milionë eurosh grante dhe kredi me kushte të favorshme për Kosovën në kuadër të Planit për Rritje Ekonomike.

Kosova është zotuar se do të zbatojë 111 hapa reformash, që përfshijnë fusha sikurse sundimi i ligjit, qeverisja, zhvillimi ekonomik, tranzicioni i gjelbër dhe ai digjital, si dhe kapitali njerëzor.

Sipas BE-së, afati i parë për 13 hapa të reformave – që kapin vlerën e 90.8 milionë eurove – është deri më 30 qershor të këtij viti. Ndërsa, në fund të këtij viti do të jetë afati i fundit për 27 hapa të tjera që kapin vlerën e 165.9 milionë eurosh.

Ndërkohë, Serbia, përveç të ashtuquajturit parafinancim që arrin në shtatë për qind të totalit të fondeve të ndara, deri më tani ka marrë një pagesë – gjysmën e shumës së planifikuar, pasi nuk i ka përmbushur të gjitha reformat e parashikuara deri në afatin e caktuar.

Komisioni Evropian po vlerëson nëse Serbia i plotëson kriteret për pagesa të mëtejshme, pasi ajo miratoi ligje në janar që, sipas zyrtarëve të Brukselit, e “kufizojnë pavarësinë e gjyqësorit”./REL

The post Plani i Rritjes/ Komisioni Europian i jep 49 milionë euro Shqipërisë, ja sa përfitojnë Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi appeared first on Albeu.com.

“Anëtarësimi evropian kalon përmes integrimit rajonal”, Rama: BE po bën një hap para për tu afruar me ne
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me komisionerin Oliver Varhley ka shprehur mirënjohje për BE, për gjithë punën që po bën për tu afruar me Ballkanin dhe për ta ndihmuar nga ana ekonomike.

“Jemi me Varhleyn i cili na ka shoqëruara gjatë gjithë rrugëtimit dhe ka qenë në këtë ndryshim të rëndësishëm të paradigmës për herë të parë. BE nuk po bën vetëm punën e zakonshme, por po shkon një hap më tej për tu afruar me ne, për të na mbështetut në rritjen tonë ekonomike dhe integrimin tonë në një plan të ri të rritjes, që është një nismë e konceptuar jashtë kornizave. Ky është rezultat i dialogut dhe i nxitjes tonë”, tha Rama.

Kryeministri tha se gjatë këtyre 10 viteve, është bërë një punë e madhe për tu afruar sa më shumë me vendet e BE, teksa shtoi se integrimi europian shkon përmes integrimit rajonal.

“Plani i ri i Rritjes, është një platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen në BE dhe është një instrument që do bëjë procesin të prekshëm për njerëzit. Solla shembullin e kostos së transaksioneve financiare. Ne në Shqipëri dhe rajon kemi shumë qytetarë që jetojnë jashtë duke punuar atje ndihmojnë familjen. Për çdo para që dërgojnë kostoja e transaksionit është 6 herë më e lartë se ajo mes shteteve anëtare të BE. Plani i ri i Rritjes do na ndihmojë ta çojmë koston në nivel me atë të vendeve anëtare, pra do kursejmë gjysmë mld euro nga xhepat e qytetarëve.

Plani ri i Rritjes sjell më shumë fonde për projektet dhe buxhetet tona, i kënaqur që arritëm në këtë pikë, nuk ka qenë e lehtë por është shpërblyese.

Përpjekjet që kemi bërë në 10 vite për të ecur drejt integrimit, përmes planit të ri të Rritjes, tanimë duhet të ndodhin pa “por” apo arsye politike për të mos bërë marrëveshje. Dua të përfitoj tu them se kur flisnim sa e rëndësishme ishte të ecej shpejt përmes rrugëtimit rajonal dhe për të qenë më pranë me marrëveshje ndërkufitare, është e qartë që po të kishim bërë më shumë më parë do ishim më afër. Integrimi europian shkon përmes integrimit rajonal”, tha Rama./

The post “Anëtarësimi evropian kalon përmes integrimit rajonal”, Rama: BE po bën një hap para për tu afruar me ne appeared first on Albeu.com.