plani frnko gjerman Archives - Albeu.com

Borrell: Prishtina dhe Beogradi kanë marrë tekstin e përditësuar të planit franko-gjerman
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, konfirmoi se Prishtina dhe Beogradi kanë marrë tekstin e përditësuar të të ashtuquajturit plan franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve.

“Versioni i fundit i tekstit është dërguar dje në Beograd dhe sot në Kosovë. Ato [Kosova dhe Serbia] duhet të angazhohen tani në një diskutim serioz, sepse ky është një moment, ku ka një mundësi të madhe”, tha Borrell në Tiranë, ku po merr pjesë në një samit midis BE-së dhe përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Plani i BE-së, i cili mbështetet nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara, është pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse ka kohë që përflitet, për përmbajtjen e tij nuk ka informacione zyrtare.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha të martën se përmbajtja e planit nuk mund të bëhet publike, në mënyrë që diskutimi për të “të jetë sa më konstruktiv”.

Ai i bëri komentet në një takim të Komisionit për punë të jashtme dhe diasporë të Kuvendit të Kosovës.

Më herët, zyrtarë në Kosovë e kanë cilësuar planin e ashtuquajtur franko-gjerman si “bazë të mirë” për diskutime të mëtejme me Serbinë, ndërsa në Serbi kanë thënë se plani nuk është në favor të saj.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se plani parasheh që Serbia të mos e pengojë Kosovën nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të përshpejtimit të anëtarësimit të saj në BE.

Portali informativ, Euractiv, publikoi më 9 nëntor një dokument, për të cilin tha se është draft i propozimit franko-gjerman.

Dokumenti i publikuar përmban 9 nene. Fillon me pajtim për marrëdhënie normale mes Kosovës dhe Serbisë, angazhimin për integrim në BE, zgjidhjen e mospajtimeve dhe respektimin e integritetit territorial, respektimin e subjektivitetit të njëra-tjetrës, respektimin e ndërsjellë të juridiksionit, zotimin për rritje të bashkëpunimit në fusha të ndryshme – përfshirë ekonominë, shkencën, gjyqësorin, fushën e mbrojtjes etj. Plani, siç thuhet, parasheh edhe shkëmbimin e misioneve të përhershme, si dhe pajtimin e palëve që kjo marrëveshje nuk ndikon në marrëveshjet e arritura më parë.

Autenticiteti i këtij dokumenti nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur nga Radio Evropa e Lirë.

Kosova dhe Serbia kanë nisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje për këtë qëllim, por zbatimi i shumicës së tyre ka ngecur.

Përfaqësuesi i BE-së në këtë dialog, Mirosllav Lajçak, tha të martën në Prishtinë se zyrtarët në Bruksel janë duke punuar që një takim i ri mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mbahet brenda javësh./REL/

The post Borrell: Prishtina dhe Beogradi kanë marrë tekstin e përditësuar të planit franko-gjerman appeared first on Albeu.com.