plani europian Archives - Albeu.com

Analiza e REL: Pse ka rëndësi nënshkrimi i zbatimit të propozimit evropian?
Nëse Kosova dhe Serbia nuk e nënshkruajnë aneksin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve, ato nuk do të mund të bëjnë asnjë hap përpara në këtë drejtim, thonë njohësit e proceseve politike, Agon Maliqi dhe Aleksandar Popov.

Sipas tyre, nëse nuk ka nënshkrim, nuk ka as zbatim.

Por, pavarësisht kësaj, ata nuk presin që një dokument i tillë të nënshkruhet më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Në tryezë të diskutimeve do të jetë zbatimi i propozimit të BE-së, për përmbajtjen e të cilit palët janë dakorduar në parim, gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt.

Ky propozim nuk parasheh njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, por pranim të dokumenteve dhe simboleve shtetërore të njëra-tjetrës.

Propozimi, po ashtu, i obligon palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Kurti ka thënë se është optimist për takimin në Ohër, por se nuk varet gjithçka prej tij.

Vuçiq ka thënë se nuk planifikon të nënshkruajë asgjë në Ohër.

Zyrtarët amerikanë, të cilët e kanë mbështetur propozimin, kanë bërë përpjekje t’i bindin palët se ai sjell përfitime politike dhe ekonomike.

Megjithatë, edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se nuk pret që të ketë ndonjë nënshkrim më 18 mars.

Palët nën presion të opinionit

Njohësi i proceseve politike në Kosovë, Agon Maliqi, thotë se qëndrimi i Escobarit shkon më shumë në drejtim të amortizimit të zhgënjimit eventual në opinion.

“Më shumë e shoh si përpjekje që t’i shmanget çfarëdolloj situate që takimin e së shtunës do ta paraqiste si dështim. Kjo është më shumë për t’i dhënë hapësirë çfarëdolloj shqetësimi… dhe këtu duket se hezitimi më i madh është te Serbia”, thotë Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

Aleksandar Popov, drejtues i Qendrës për Rajonalizëm në Novi Sad, thotë se nuk është reale të pritet që Kosova dhe Serbia ta nënshkruajnë planin e zbatimit të propozimit të BE-së në takimin e Ohrit.

Sipas tij, të dyja palët gjenden nën presionin e opinionit të tyre lidhur me përmbajtjen e propozimit. Për më tepër, thotë ai, Vuçiç po përballet edhe me protestat e partive dhe grupimeve të djathta, të cilat kërkojnë nga ai që të mos e pranojë propozimin e BE-së.

“Ai [Vuçiç] do të gjendej në telashe të mëdha në qoftë se të shtunën do të nënshkruante çfarëdo qoftë, sepse është e dukshme që ky plan, në qoftë se lexohet mirë – dhe atë po e lexojnë të dyja palët – në njëfarë mënyre çon në pranimin implicit të Kosovës si entitet i pavarur. Mendoj se edhe amerikanët, por edhe evropianët e kanë kuptuar se, në qoftë se do të ushtronin presion të ashpër që të ketë nënshkrim të shtunën, atëherë, në një kohë të afërt, do të mbeteshin pa bashkëbisedues apo pa partner në Beograd”, thotë Popov për Radion Evropa e Lirë.

“Pasoja për palët që nuk janë konstruktive”

Megjithatë, analistët vlerësojnë se nënshkrimi i marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia do të jetë i pashmangshëm, sepse, në të kundërtën, palët jokonstruktive do të gjendeshin jo vetëm para presionit të partnerëve perëndimorë, por edhe masave të caktuara ndëshkuese, në formën e humbjes së mbështetjes.

Sipas Maliqit, pranimi i planit evropian nga Kosova dhe Serbia vetëm në formë deklarative, pa nënshkrim, nuk nënkupton edhe zbatim të tij.

Kjo, thotë Maliqi, është edhe arsyeja përse partnerët perëndimorë po u japin edhe pak kohë palëve për ta nënshkruar aneksin e zbatimit.

“Unë mendoj se nëse Serbia nuk e nënshkruan deri në një afat, të cilin Perëndimi e ka caktuar, qoftë së brendshmi, qoftë që ua ka komunikuar palëve, atëherë është e qartë se do të mbështetet pala që tregohet më konstruktive… Mendoj që ndërmjetësuesit e kanë një lloj skeme të shpërblimeve dhe ndëshkimeve për palët që ata i gjykojnë si konstruktive ose jo në këtë proces”, vlerëson Maliqi.

“Perëndimi nuk lejon t’i shkelet kredibiliteti”

Popov thotë se Perëndimit i ngutet që palët në dialog të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt, marrë parasysh zhvillimet në kontekstin gjeopolitik, përkatësisht pushtimin rus të Ukrainës.

Por, sipas tij, BE-ja dhe SHBA-ja e kanë kuptuar se për një gjë të tillë do të duhen disa hapa në javët dhe muajt në vijim.

Pas takimit në Ohër, thotë Popov, BE-ja dhe SHBA-ja do të fokusohen në vërejtjet eventuale të palëve lidhur me aneksin e zbatimit të propozimit.

Ai pret që nënshkrimi i planit të zbatimit të propozimit të BE-së nga Kosova dhe Serbia, të ndodhë deri kah mesi i këtij viti.

Pas kësaj, thotë Popov, palët nuk do të mund t’i shmangin obligimet që dalin nga marrëveshja.

“As BE-ja dhe as SHBA-ja nuk guxojnë të lejojnë që pas kaq përpjekjeve të investuara, të shkelet kredibiliteti i tyre moral dhe politik, që i gjithë ky rrëfim të përfundojë pa një rezultat konkret. Ata i kanë levat për t’i detyruar të dyja palët dhe ato do t’i përdorin me kohë, në qoftë se do të ketë rezistencë nga palët”, thotë Popov.

Nikoqir i takimit në Ohër do të jetë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Në një blog autorial, të publikuar më 16 mars, Borrell ka thënë se është koha për Kosovën dhe Serbinë që të marrin përgjegjësi dhe të lëvizin drejt BE-së.

BE-ja është “shtëpia e fundit” për dy vendet, ka thënë ai.

Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011. Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica nuk janë zbatuar, edhe pse janë nënshkruar./REL

The post Analiza e REL: Pse ka rëndësi nënshkrimi i zbatimit të propozimit evropian? appeared first on Albeu.com.

Bisedimet për planin europian, analiza e DW: Vuçiç është “tradhtar”, Vuçiç “nuk është tradhtar”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është vendosur në shënjestër të kritikave të mëdha të opozitës dhe disa mediave në Beograd. Ndërsa ai pohon se së shpejgi do të përgjigjet. Në profilin e tij në Instagram ai ka postuar një mesazh pas kthimit nga Brukseli dhe ka paralajmëruar një fjalim tjetër “të rëndësishëm” për sonte, ku do të shpjegojë se “çfarë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Bruksel”.

Mesazhi i Vuçiqit – opozita dhe mediat po përhapin rrena

Në mesazh ai falënderon qytetarët e Serbisë “për kujdesin dhe mbështetjen tuaj gjatë një dite të vështirë të djeshme”. “Arritëm në Beograd në orët e hershme të mëngjesit dhe tani po analizoj se çfarë ka ndodhur. Ne luftuam sa më shumë që ishte e mundur në kushte të vështira, luftuam për të ardhmen e Serbisë në paqe, për vazhdimin e investimeve në vendin tonë, për të mbajtur betimin tim dhe Kushtetutën e Serbisë si dhe Kosovën e Metohinë si pjesë të Serbisë”, deklaroi Vuçiq.

Presidenti i Serbisë sulmoi “mediat manjate” (siç i quan ai mediat opozitare në Serbi), por për herë të parë ai sulmoi edhe Radio Televizionin e Serbisë dhe agjencinë e lajmeve Tanjug, se “po përhapin gënjeshtra për të”. Ndaj ka vendosur që sonte në orën 21:00 t’u drejtohet qytetarëve të Serbisë “për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur në Bruksel”.

“Sonte po i përgjigjem të gjithë manipuluesve politikë dhe mediatikë që do të shkelnin vendin e tyre për një thërrime pushteti. Serbia nuk ka çmim. Ne do t’i mundim ata. Serbia do të fitojë”, ka paralajmëruar Vuçiq.

Vuçiqi “është tradhtar”

Opozitarët në Beograd thonë se Vuçiqi e ka pranuar dje de-facto pavarësinë e Kosovës dhe ka bërë “tradhti”. “Marrëveshja nga Brukseli është kolaps i plotë i politikës së jashtme të Vuçiqit. Me të nuk u arrit asgjë dhe jemi aty ku ishim në fillim kur Vuçiq erdhi në pushtet”, thotë kryetari i lëvizjes SRCE (ZEMRA), Zdravko Ponosh.

Savo Manojloviq, drejtori i fushatës “Kreni-promeni” (Nisu ndrysho), thotë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke pranuar planin franko-gjerman, ka mundësuar që pesë vendet e Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, ta bëjnë këtë tani. Lideri i partisë ultradjathtiste Dveri, Boshko Obradoviq, pohon se në propozimin e dakorduar bëhet fjalë për “përmbysjen e Kushtetutës dhe njohjen e hapur të pavarësisë së Kosovës”.

“Neni 4 paragrafi 2 i marrëveshjes franko-gjermane, të cilën Vuçiq e pranoi mbrëmë në Bruksel dhe BE-ja e shpalli publikisht thotë: ‘Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare’. Kjo është një njohje e hapur e shtetit të rremë të Kosovës. Ky është rrënim i Kushtetutës së Serbisë dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, pohon Obradoviq.

Vuçiqi “nuk është tradhtar”

Ndësa Vuçiqin e mbrojnë bashkëpartiakët e tij. Ish-ministrja e partisë së tij, Zorana Mihajloviq u bëri thirrje të gjithë politikanëve dhe figurave publike që të tregojnë përgjegjësi për propozimin e marrëveshjes evropiane për çështjen e Kosovës dhe të tregojnë mirëkuptim për Partinë Përparimtare Serbe të Vuçiqit, sepse ajo është “e drejtë, e përgjegjshme dhe demokratike”. Duke vënë në dukje se tani është momenti për një vendim për propozimin e Evropës dhe SHBA-së për çështjen e Kosovës, Zorana Mihajloviq tha se “pranimi i tij nuk do të thotë njohje e Kosovës” dhe as “tradhti”, siç kritikojnë disa përfaqësues të opozitës.

“Është një vendim që duhet të sjellë atë që të gjithë kanë mbrojtur prej vitesh – paqe, bashkëjetesë, një jetë më të mirë për serbët dhe shqiptarët”, thotë Mihajloviq. “E kaluara nuk është opsion! Ne duam të jetojmë në paqe, pa kriza dhe situata krize, duam të punojmë, të jetojmë dhe të qeshim e jo të dëgjojmë lajme për fëmijë të lënduar në Kosovë. Ne duam të merremi me teknologjitë e reja dhe tranzicionin e gjelbër, jo me armë, drone vetëvrasëse rozë apo jeshile, pajisje ushtarake dhe aludime për konflikte të vazhdueshme. Edhe serbët edhe shqiptarët duhet të zhvillohen”, konstaton ajo. /DW

The post Bisedimet për planin europian, analiza e DW: Vuçiç është “tradhtar”, Vuçiç “nuk është tradhtar” appeared first on Albeu.com.

Çfarë shkruhet në propozimin evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi, dhe çfarë mungon për nënshkrimin e saj
U deshën gati gjashtë muaj, tetë vizita të diplomatëve evropianë në Beograd dhe dhjetë vizita në Prishtinë që të bihet dakord për njëmbëdhjetë pikat e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat iu zbuluan publikut por që nuk u nënshkruan.

Komisioneri Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas raundit të negociatave të Brukselit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës njoftoi se presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti ranë dakord që diskutimet e mëtejshme për tekstin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës më nuk janë të nevojshme.

Teksti i rënë dakord i marrëveshjes, i cili u negociua në fshehtësi për gati gjysmë viti, u publikua më në fund.

Mirëpo, asaj letre ende i mungon gjëja më e rëndësishme – nënshkrimet e liderëve të Serbisë dhe Kosovës.

Ajo që mungon është ajo që duhet t’i japë jetë marrëveshjes – një plan për ta zbatuar atë që shkruhet në të.

Të dy palët mbetën në të njëjtat pozicione si para takimit, i cili u ngjan shumë takimeve të mëparshme: entuziazmi i madh që mund të arrihej ndonjë rezultat konkret kur të dy palët të takoheshin, u zhduk ngadalë nga fundi i mbrëmjes dhe dalja e negociatorëve nga qendra diplomatike evropiane.

Takimi i radhës mes Vuçiqit dhe Kurtit u njoftua nga Presidenti i Serbisë: kur ndërmjetësi evropian Josep Borrell të vizitojë Maqedoninë e Veriut më 18 mars, ai do t’i kushtojë një pjesë të kohës liderëve të Serbisë dhe Kosovës.

Ata do të vizitohen nga i dërguari evropian Miroslav Lajçak, tetëmbëdhjetë vizitat e të cilit deri tani nuk kanë çuar ende te dy nënshkrimet e nevojshme.

Në pesë fjalitë e para të preambulës (pjesës hyrëse) të marrëveshjes, thuhet se të dyja palët e lidhin marrëveshjen për shkak të përgjegjësisë në ruajtjen e paqes, përkushtimit ndaj bashkëpunimit rajonal dhe evropian, si dhe tejkalimit të trashëgimisë të së kaluarës.

Në hyrje flitet edhe për ndërgjegjësimin e dy palëve se paprekshmëria e kufijve, respektimi i integritetit territorial dhe sovranitetit, si dhe mbrojtja e pakicave kombëtare janë baza e paqes.

Neni 1 flet për vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore të bazuara në të drejta të barabarta, por edhe njohje reciproke të dokumenteve dhe simboleve: pasaporta, diploma, targa, vula doganore.

Neni 2 thotë se të dyja palët do të respektojnë rregullat e Kombeve të Bashkuara në lidhje me sovranitetin, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial, të drejtën për vetëvendosje, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe mosdiskriminimin.

Neni 3 u bën thirrje të dyja palëve që të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe pa kërcënimin ose përdorimin e forcës.

Neni 4 thotë qartë se Serbia nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Neni 5 përcakton se Serbia dhe Kosova nuk do të bllokojnë njëra-tjetrën në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në nenin 6 përcaktohet edhe vazhdimi i dialogut nën udhëheqjen e BE-së edhe pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, para së gjithash për çështjet praktike të normalizimit të marrëdhënieve.

Neni 7 flet për të drejtat e pakicës serbe në Kosovë, të cilat duhet të mbrohen në përputhje me praktikën evropiane, të drejtën për një nivel të duhur të vetëqeverisjes për komunitetin serb, mundësinë e mbështetjes direkte dhe lidhjet e serbëve të Kosovës me Qeverinë e Serbisë, si dhe mbrojtja e Kishës Ortodokse Serbe.

Neni 8 parasheh themelimin e Misioneve të Përhershme diplomatike që do të shkëmbehen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Neni 9 përshkruan rolin e donatorëve dhe investitorëve të BE-së dhe aktorëve të tjerë që do të sjellin para në Serbi dhe Kosovë.

Në nenin 10, nënshkruesve ua kujton obligimin për të përmbushur gjithçka që ishte rënë dakord më parë në dialog, por nuk thuhet shprehimisht themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe, për të cilin është rënë dakord në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

Dhe neni i fundit, neni 11 i kushtohet dokumentit që mungon ende, e që është: një udhërrëfyes se si do të zbatohet marrëveshja me dhjetë nenet e mësipërme.

Çfarë i mungon marrëveshjes që do të nënshkruhet?

Bashkimin Evropian

Të gjitha shqetësimet e Brukselit zyrtar mund të përmblidhen në një fjali nga mesazhi i kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, pasi ndërmjetësoi edhe një herë takimin mes Aleksandër Vuçiqit dhe Albin Kurtit, i cili nuk përfundoi me marrëveshje:

“Ne kemi një histori shumë të gjatë marrëveshjesh që ende nuk janë zbatuar,” tha Borrell pas takimeve pesë orëshe, duke kujtuar para së gjithash marrëveshjen e Brukselit të pazbatuar nga viti 2013, por edhe marrëveshje të tjera të shumta midis Serbisë dhe Kosovës që ekzistojnë vetëm në letër.

Për të ndryshuar një histori të tillë, ndërmjetësit evropianë përshkruan detyrat e ardhshme.

“Palët kanë treguar gatishmërinë e tyre për të filluar zbatimin e marrëveshjes, por negociatat shtesë janë të nevojshme për të përcaktuar detajet e zbatimit të qëndrimeve të specifikuara në marrëveshje”, tha Borrell.

Kosova

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kritikoi palën serbe, e cila sipas tij nuk pranoi që të vihen nënshkrimet në marrëveshjen e dakorduar.

“Unë nuk firmosa sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme për të – unë isha i gatshëm dhe i interesuar ta nënshkruaja këtë tekst”.

“Ky takim është një konfirmim se propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm dhe kam thënë edhe më parë se është një bazë e mirë për bisedime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara, kështu që tani do të diskutohet për planin e zbatimit”, tha Kurti.

I pyetur nga gazetarët nëse në të vërtetë e ka pranuar në këtë mënyrë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, të cilën e kundërshtonte prej vitesh me aktivitetet e tij në opozitë, Kurti ka dhënë një përgjigje duke treguar se tashmë qytetarët dhe ekspertët do të mund të lexojnë tekstin e marrëveshjes për të cilin tha se përfaqësuesi i BE’së do ta publikonte shumë shpejtë.

“Neni 10 është neni i fundit i marrëveshjes dhe unë kam folur për të më parë”.

Në përgatitje të takimit, kryeministri i Kosovës deklaroi se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është i papranueshëm për Prishtinën dhe se mund të bëhet me vendosjen e kushteve shtesë të vendosura nga Kurti, pas së cilës bashkësia ndërkombëtare i bëri thirrje atij që të mos të kushtëzojë përmbushjen e detyrimeve të ndërmarra më parë.

Serbia

Presidenti i Serbisë është pyetur drejtpërdrejt dy herë pas takimit nëse Serbia e ka pranuar propozimin evropian, por Aleksandar Vuçiq asnjëherë nuk ka dhënë një përgjigje konkrete. Aleksandar Vuciq dhe Josep Borrell

“Ne nuk folëm për nënshkrimin e diçkaje dhe kjo është diçka tjetër – po pres të shoh planin e zbatimit, para së gjithash atë që ka të bëjë me marrëveshjet e arritura më parë.

“Kur ta zbatoni Bashkësinë e Komunave Serbe, atëherë mund të vazhdojmë të flasim”.

Asociacioni Komunave Serbe duhet të mbledhë komuna në Kosovë ku serbët përbëjnë shumicën e popullsisë. Për formimin e tij është rënë dakord me Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013, por deri më tani asgjë nuk është bërë për përmbushjen e këtij obligimi, përveç që Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim që një pjesë e kësaj marrëveshjeje nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Për shkak të gjithë kësaj, Beogradi zyrtar nuk është më afër nënshkrimit të propozimit evropian sesa ishte para këtij raundi negociatash në Bruksel.

“Unë nuk mendoj se zoti Kurti ishte gati ta pranonte tani, shpresoj se do të jetë i gatshëm ta pranojë në të ardhmen”.

“Shpresoj se do të arrijmë disa kompromise, por kam frikë se do të ngecim në diçka që është nënshkruar shumë kohë më parë dhe është dashur të përmbushet shumë kohë më parë”, tha Vuçiq.

Shumë tema të tjera që mund të trajtohen nga marrëveshja evropiane mbeten të bllokuara.

“Çështjet e përfaqësimit rajonal dhe dokumentet personale mund të jenë tema, por kur të përfundojnë bisedimet për Bashkimin e Komunave Serbe, këto janë tema të rëndësishme për qytetarët dhe ne tashmë kemi më pak probleme atje, por së pari duhet të jetë e zbatuar gjithçka për të cilën është rënë dakord më parë”, tha presidenti serb.

Cilët janë hapat e mëtejshëm?

Pasi u takuan dhe u ndanë edhe një herë, pa u pajtuar në të njëjtën tryezë, Beogradi dhe Prishtina do të vazhdojnë të presin ndërmjetësuesit evropianë.

Diplomacia ‘fluturuese’ rezultoi të jetë një metodë më e suksesshme për afrimin e Serbisë dhe Kosovës, kështu që Miroslav Lajçak do të udhëtojë mes dy kryeqyteteve në ditët në vijim.

“Gjatë muajit mars do të thërras edhe një takim të dy liderëve me qëllim të përfundimit të bisedimeve për aneksin që do të flasë për zbatimin dhe që do të rregullojë fazën e zbatimit të marrëveshjes”, tha ndërmjetësi evropian Josep Borrell.

Në deklarimin e tij për mediat, datën e saktë të takimit nuk e ka bërë të ditur Borrell, por presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Ai paralajmëroi një takim të ri në një vend të ri: gjatë vizitës së Borrellit në Maqedoninë e Veriut më 18 mars, pjesë e programit do të jetë takimi me liderët e Serbisë dhe Kosovës.

Ai takim do të zhvillohet vetëm pak ditë para një afati krejtësisht të ri dhe të përcaktuar qartë për marrëveshjen e dy palëve.

Këshilli Evropian mblidhet më 23 dhe 24 mars dhe ata duan të kenë një raport deri atëherë nëse është arritur ndonjë gjë në këtë proces.

Vuçiq tha se ky në këtë takim do të trajtohen temat e procesit të integrimit të Serbisë, në përputhje me arritjet në procesin e dialogut.

Pesëmbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova u njoh nga më shumë se 100 shtete. Megjithatë numri i saktë nuk dihet.

Kosova thotë se janë 117 shtete që na kanë njohur. Ndërsa Serbia thotë se janë më pak, e duke pretenduar se disa edhe kanë tërhequr njohjet.

Ndër vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën janë Spanja, Sllovakia, Qiproja, Greqia dhe Rumania, e kur bëhet fjalë për fuqitë botërore, ato janë Rusia, Kina, Brazili dhe India.

Që nga viti 2008, Kosova është bërë anëtare e disa organizatave ndërkombëtare, si FMN, Banka Botërore dhe FIFA, por jo edhe në Kombet e Bashkuara. / Gazeta Express

The post Çfarë shkruhet në propozimin evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi, dhe çfarë mungon për nënshkrimin e saj appeared first on Albeu.com.

“Marrëveshje e ndërmjetme dhe e dizajnuar keq”, eksperti për Ballkanin kritikon planin europian të dialogut Kosovë-Serbi
Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mund të mos jetë një zgjidhje afatgjate për problemet mes dy vendeve.

Kështu ka shtjelluar Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin në një analizë të publikuar të hënën, më 27 shkurt.

Kjo analizë është publikuar disa orë para se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Weber e ka kritikuar propozimin e Bashkimit Evropian për Kosovën dhe Serbinë që është iniciuar nga Franca dhe Gjermania.

Ky propozim u është dorëzuar palëve vitin e kaluar dhe është pranuar nga Kurti dhe Vuçiq. Megjithatë, ai nuk është bërë publik.

Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në një draft, në të cilin nuk përmendet në mënyrë specifike njohja reciproke, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektimi i integritetit territorial, paprekshmëria e kufijve, njohja e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Weber ka kritikuar faktin se ky propozim, në formën e tanishme, nuk ka synim përfundimtar arritjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se “propozimi aktual përfaqëson një marrëveshje të ndërmjetme që është e dizajnuar keq dhe është vështirë e definueshme”.

Sipas kësaj analize, nëse marrëveshja nënshkruhet dhe zbatohet do të ketë disa rezultate të shpejta për Kosovën që përfshin pranimin e Kosovës në disa organizata ndërkombëtare si Këshilli i Evropës, Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (INTERPOL), e të tjera.

Megjithatë, sipas Weber, kjo “do të dështonte në perspektivën afatgjatë, për shkak të mungesës të një masterplani strategjik dhe një udhërrëfyesi që definon qartë hapat e mbetur deri në rezultatin përfundimtar – njohjen e Kosovës nga Serbia”.

“Propozimi i Brukselit nuk ofron zgjidhje praktike dhe të qëndrueshme për integrimin e serbëve të Kosovës në Republikën e Kosovës. Kjo do të forconte kontrollin e Beogradit mbi serbët e Kosovës”, u tha në analizë.

Në Bruksel, të hënën pasdite kryediplomati i BE-së, Josep Borell, do të ketë takime të ndara me dy liderët, i shoqëruar nga i dërguari i posaçëm i bllokut evropian për këtë proces, Mirosllav Lajçak.

Më vonë do të zhvillohet takimi i përbashkët.

Blloku evropian e konsideron takimin e gjashtë mes Kurtit dhe Vuçiqit si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.

Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së, si një “marrëveshje bazë” për normalizimin e raporteve.

Këtë propozim e përkrahin edhe Shtetet e Bashkuara.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011. Kosova insiston që në një marrëveshje përfundimtare të përfshihet edhe njohja reciproke. Por, Serbia – që ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës është vijë e kuqe për të – kërkon një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

The post “Marrëveshje e ndërmjetme dhe e dizajnuar keq”, eksperti për Ballkanin kritikon planin europian të dialogut Kosovë-Serbi appeared first on Albeu.com.

Plani europian për dialogun, Kurti: Nuk është produkt i negocimit
“Nuk është produkt i negocimit propozimi [evropian] meqenëse më 18 gusht të vitit të kaluar është hapur tema për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, pa pasur takime për atë temë, ku pala tjetër nuk ka qenë e interesuar e as e gatshme për këtë, dhe tri javë pas atij takimi vjen propozimi”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai i bëri këto deklarata më 23 shkurt në Kuvendin e Kosovës, kur u pyet për temat që pritet të diskutohen në takimin e së hënës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Pra, nuk është se ne kemi negociuar dhe është sjellë propozimi. Propozimi shumë më shumë ka të bëjë me historinë prej më shumë se një dekade të dialogut të Brukselit. Pra, propozimi nuk është as produkt i përfshirjes së kërkesave negociuese të palëve”, tha ai.

Sipas tij, aleatët e Kosovës e kanë dizajnuar propozimin evropian si një pako që do të avancojë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar, “dhe i cili përmban njohjen de-facto, e gjithë kjo bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, e cila përbën një kushtetutë të sistemit ndërkombëtarë pas Luftës së Dytë Botërore për marrëdhëniet mes shteteve të pavarura”.

Bashkimi Evropian ka thënë se temë e diskutimit në takimin e nivelit të lartë Kurti-Vuçiq do të jetë propozimi evropian për normalizimin e plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Propozimi evropian u është dorëzuar palëve në shtator të vitit të kaluar, të cilat e kanë konfirmuar se e pranojnë këtë dokument, por ai nuk është bërë publik.

Megjithatë, në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, aty nuk përmendet në mënyrë specifike njohja, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektimi i integritetit territorial, paprekshmëria e kufijve, njohja e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Kurti dhe Vuçiq nuk kanë zhvilluar takim në kuadër të dialogut të Brukselit që nga nëntori i vitit 2022.

Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011.

Palët kanë synime të ndryshme sa i përket marrëveshjes finale, që synohet të arrihet në këtë proces. Kosova insiston në njohje reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

The post Plani europian për dialogun, Kurti: Nuk është produkt i negocimit appeared first on Albeu.com.

Osmani dhe Steinmeier pajtohen për “momentumin e veçantë” të krijuar nga propozimi i BE-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe homologu i saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier, janë pajtuar se në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ekziston një “momentum i veçantë” pas propozimit evropian për normalizim të raporteve.

Osmani dhe Steimeier në bisedën telefonike të zhvilluar më 21 shkurt, kanë biseduar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe për procesin integrues të Kosovës.

“Presidentja Osmani potencoi se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive për një proces [të dialogut] që kontribuon për paqe dhe stabilitet të qëndrueshme në rajon”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Kosovës dhe Serbisë vitin e kaluar u është dorëzuar një propozim i BE-së për normalizimin e raporteve, që njihej edhe si propozimi franko-gjerman. Ky propozim ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara.

Propozimi evropian nuk është bërë publik, por palët kanë deklaruar se e pranojnë të njëjtin.

Në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, aty nuk përmendet në mënyrë specifike njohja reciproke, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Për këtë propozim pritet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të diskutojnë më 27 shkurt, në rundin e ri të bisedimeve në nivelin e lartë politik.

Dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 nën ndërmjetësimin e BE-së. Por, palët kanë qëndrime të ndryshme sa i përket përfundimit të procesit. Kosova insiston që një marrëveshje finale të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Serbia – që ka thënë se për të njohja është vijë e kuqe – kërkon një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë./rel

The post Osmani dhe Steinmeier pajtohen për “momentumin e veçantë” të krijuar nga propozimi i BE-së appeared first on Albeu.com.

“Merre ose lëre”, Kurti tregon paralajmërimet: Refuzimi i planit europian me pasoja për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se diplomatët perëndimorë e kanë paralajmëruar atë në muajin janar se çfarëdo refuzimi i propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, do të shoqërohej me hapa ndëshkues për Kosovën.

Ai i bëri këto komente gjatë një debati në parlamentin e Kosovës të ftuar nga Partia Demokratike e Kosovës mbi zhvillimet në procesin e bisedimeve me Serbinë.

“Ata ma bënë të qartë që propozimi kryesor këtë herë është fare pranë formatit merre ose lëre, nuk do të lejohet praktikisht hapja apo negociimi i tij. Qëndrimi i tyre ishte që i tërë aparati diplomatik e politik i shteteve nga vinin emisarët është vënë në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe nuk mund të pritet një jo nga Kosova, sepse do të hynim në një rrugë të konfrontimit me ta. Ata gjithashtu ma bënë të qartë se çfarëdo refuzimi i propozimit do të shoqërohet me hapa kundërshtues e ndëshkues diplomatik për Kosovën dhe do të krijoj dobësim serioz të mirëbesimit ndërmjet nesh dhe shteteve të tyre”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se qëndrimi i tij në takimin me të dërguarit ameirkanë dhe evropianë më 20 janar në Prishtinë ishte që propozimi kryesor është parimisht i pranueshëm por duhet përfshirë më shumë “elemente garantuese dhe siguresa të efektivitetit”.

“Pas vizitës së lehtësuesit Lajçak me gjashtë shkurt 2023 dhe qartësimit të disa prej mekanizmave dhe elementeve të sekuencimit që do të negociohen në kuadër të planit të zbatimit, unë ia konfirmova që propozimi i Bashkimit Evropian është bazë e mirë për bisedime të mëtejme dhe platformë solide për të ecur përpara. Kjo nënkupton që pranimi i dokumentit kryesor është pa paragjykim nga negociimi i planit të zbatimit, i cili do të duhej të përfshijë elemente që kanë të bëjnë me mekanizmat zbatues, sekuencimin dhe kuptimin e disa prej parimeve që përmenden në propozimin kryesor”, tha kryeministri Kurti.

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, tha se aktualisht ka shumë paqartësi lidhur me propozimin evropian të cilave do të duhej t’u përgjigjej kryeministri Kurti.

“Cili është qëllimi i propozimit evropian, a ofron ky propozim mundësinë e arritjes së marrëveshjes finale ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme për palët apo vetëm krijimin e një status quo-je të re e cila zëvendëson status quo-në aktuale? A është ky propozim vazhdimësi e dialogut të deritashëm apo një pikënisje e një procesi të ri? Cila është konrniza kohore për arritjen ose mosarritjen e marrëveshjes së mundshme?”, tha zoti Krasniqi.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se deklaratat e kryeministrit Kurti janë kundërthënëse.

“Tha është dokument merre ose lëre dhe që njëkohësisht e ka pranuar si bazë të mirë, tani nuk mund të pranosh si bazë të mirë diçka që është merre ose lëre, ose është bazë përfundimtare pra është fund ose është bazë fillestare pra nisë nga dicka. E dyta, shpërputhja më e madhe dhe logjike është mes refuzimit që provon të ia bëjë Asociacionit dhe pranimit brenda draftit që na elaboroi, e që nuk e kemi parë asnjëri nga ne, të respektimit të marrëveshjeve paraprake. Pra respektimi i marrëveshjeve paraprake në thelb është pranim i Asociacionit”, tha ai.

Krahas përpjekjeve për të siguruar një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, diplomatët perëndimorë kanë shtuar trysninë mbi Kosovën që të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është pika më e vështirë e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe shqetësimi kryesor i qeverisë në Prishtinë e cila thekson se kjo çështje nuk mund të kushtëzojë procesin dhe as të trajtohet me përparësi.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se plani evropian ka mbështetjen e partisë së tij për shkak të garancive që ka marrë lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Kemi konfirmim direkt dhe nuk besoj që është dikush në këtë sallë që nuk e ka marrë atë konfirmim, që menjëherë me këtë marrëveshje, konfirmimin e kemi prej atyre që nuk japin fjalë të cilat nuk e kanë në plan t’i mbajnë, pra prej Amerikës prej amerikanëve e kemi konfirmimin që do të përkrahemi për partneritet për paqe dhe rrugëtimin tonë drejt NATO-s, që është një proces deri te ftesa për anëtarësim”, tha zoti Haradinaj.

Muajin e kaluar, të dërguarit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës dhe Italisë u takuan me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë për t’i bindur që të nënshkruajnë një marrëveshje, ndërsa thanë se palët duhet të deklarojnë deri në mars nëse pranojnë propozimin e tyre për të normalizuar marrëdhëniet ose do të përballen me pasoja.

Propozimi evropian, nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në procesin e integrimeve.

Kryeministri Kurti tha se propozimi bazohet në modelin e marrëveshjes gjermano-gjermane të vitit 1972 dhe të modeleve të tjera të ngjashme të njohjeve de facto të shtetësisë në historinë e marrëdhënieve ndërshtetërore. /VOA

The post “Merre ose lëre”, Kurti tregon paralajmërimet: Refuzimi i planit europian me pasoja për Kosovën appeared first on Albeu.com.

Kurti: E pranojmë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se ai pranon propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me gjithë shqetësimet rreth trysnisë perëndimore për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai i bëri këto komente pas një takimi me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi në Prishtinë, me të cilin, siç tha, shkëmbyen mendime e propozime për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

“Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian, siç e kemi thënë edhe më herët, si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si një platformë solide për të ecur përpara. Çështje e pikëpyetje të caktuara kanë ngelur që të trajtohen së shpejti në bisedimet në Bruksel e që kanë të bëjnë me mekanizmat implementues, me garancitë ndërkombëtare dhe sekuencimin kohor, çka, si e kur, prandaj këto kanë mbetur të diskutohen në takimet të cilat do t’i kemi në Bruksel”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se Kosova është e interesuar për një marrëveshje me Serbinë por sipas tij, kjo nuk mjafton, pasi që duhet edhe gatishmëria e palës tjetër.

“Por ajo që mund të them është se konceptet demokratike të këtij propozimi dhe orientimi evropian neve na mban fuqishëm me shpresë”, tha ai.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha të hënën pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel duhet të zbatohen, përfshirë edhe atë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai tha se ka diskutuar edhe për disa kushte të paraqitura javën e kaluar nga kryeministri Kurti që duhen plotësuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ne kemi diskutuar për këtë çështje dhe kam informuar kryeministrin për qëndrimin tonë, por nuk dua të bëj analiza ligjore publike. Mendoj se ishte e dobishme që ne e bëmë këtë diskutim. Sërish ajo që duhet të përsëris është se gjithçka që është rënë dakord në dialog duhet të zbatohet”, tha ai.

Zoti Lajçak tha se vizita e tij është vazhdimësi e përpjekjeve diplomatike për të arritur përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë bazuar në propozimin evropian.

“Ne diskutuam për propozimin dhe përgatitjen e një takimi konstruktiv të nivelit më të lartë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç”, tha zoti Lajçak. I cili në orët e mbrëmjes u takua në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Presidenti serb shkroi në rrjetet sociale se kishte “një bisedë të hapur dhe miqësore me Miroslav Lajçakun. Kur them të hapur, atë vërtetë e mendoj. Më kuptuat të gjithë”, shkroi ai por pa dhënë hollësi të tjera.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, e ka lanë të kuptohet se do të pranojë propozimin, duke paralajmëruar për pasojat që mund të ketë Serbia nëse e refuzon atë. Javën që lamë pas ai raportoi në parlamentin serb për bisedimet me Kosovën, duke theksuar pasojat me të cilat do të përballet vendi i tij nëse refuzon propozimin evropian.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë vënë në përpjekje për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre në dritën e një propozimi evropian, i cili nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në procesin e integrimeve. /VOA

The post Kurti: E pranojmë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë appeared first on Albeu.com.

Profesori britanik kritika ndaj planit europian: E lë të hapur pozicionimin e Serbisë ndaj Kosovës
Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në fokus të marrëveshjes mes dy vendeve, ka thënë James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës.

“Është padyshim e vështirë të thuhet, dhe mendoj se pika tjetër që duhet ngritur është se, edhe nëse plani çohet tutje, nuk është saktësisht marrëveshje përfundimtare. Dua të them se prapëseprapë e lë të hapur pozicionimin e Serbisë ndaj Kosovës. Nuk e zgjidh atë. Disa mund të thonë se është një hap përpara. Unë e kam parasysh atë argument. Në fakt unë jam mjaft kritik ndaj këtij plani, sepse nuk mendoj se është mjaft ambicioz”, tha ai.

Ker-Lindsay mendon se edhe Serbia edhe Kosova do të ndihen shumë të pakënaqura për këtë.

“Disa do të thoshin, mirë, shikoni, kjo është në fakt një bazë vërtet e mirë për një hap tjetër. Nëse dyja palët thonë, mirë, kjo nuk është në të vërtetë ajo që ne do të dëshironim, por mendojmë se është diçka që i çon gjërat një hap përpara. Shikoni, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara mund ta konsiderojnë këtë si një rezultat pozitiv, veçanërisht, sipas meje, pasi ata e ndjejnë se palët nuk e dëshirojnë një gjë të tillë por në fund të fundit, nuk mendoj se kjo është një marrëveshje veçanërisht efektive”.

Profesori e sheh si diçka që është krijuar më shumë nga zhgënjimi se çdo gjë tjetër, pasi evropianët e shohin këtë si një çështje të rëndësishme se janë të brengosur ndaj ndikimit të Rusisë në Ballkan.

“Dhe kanë thënë të provojmë e të shohim se çfarë mund të bëjmë. Por, me të vërtetë e kuptoj pse të dyja palët do të jenë të pakënaqura me të. Pyetja është, natyrisht, nga pala serbe, nëse presidenti [Vuçiq] mendon se mund t’ia mbushë mendjen opozitës për këtë, sepse do të jetë efektivisht një hap mjaft domethënës nëse do të bëhet, që kjo do ta lë Serbinë në një pozicion nominalist idetë e përgjithshme janë thjesht emra pa ndonjë realitet përkatës”, tha ai. /Gazeta Express

The post Profesori britanik kritika ndaj planit europian: E lë të hapur pozicionimin e Serbisë ndaj Kosovës appeared first on Albeu.com.

Plani europian dhe bisedimet me Serbinë, Kurti: Jemi paralajmëruar për mundësinë e zvogëlimit të mbështetjes ndërkombëtare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ka marrë paralajmërime për mundësinë e zvogëlimit të mbështetjes së Perëndimit, nëse Kosova nuk do të tregohet konstruktive në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi. Ai, megjithatë, shprehu bindjen se Kosova është duke u dëshmuar si palë konstruktive në këtë proces.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kurti tha se nuk është ftuar në një takim që do ta organizojë Ambasada amerikane në Prishtinë më 31 janar, e ku do të diskutohet për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kurti tha se ky takim do të zhvillohet si pasojë e insistimit të të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai tha se ka pritur nga Escobari që të thotë në Beograd se Serbia duhet ta njohë Kosovën, e jo të thotë në Prishtinë se Asociacioni do të bëhet, pavarësisht kryeministrit të Kosovës.

Duke folur për planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Kurti tha se ai nuk i është prezantuar në formën “merre ose lëre”, por si platformë për diskutim të mëtutjeshëm.

Ai përsëriti se propozimi evropian është bazë e mirë për diskutim, por tha se nuk përmban gjithçka që Kosova do të dëshironte.

Kurti, po ashtu, tha se pret dialog intensiv me Serbinë, në mënyrë që të mund të arrihet një marrëveshje sipas afatit të përmendur kohor, përkatësisht marsi i vitit 2023.

Radio Evropa e Lirë: Zoti kryeministër, Kosovës dhe Serbisë u është propozuar ai që tani po quhet plan evropian për normalizimin e marrëdhënieve, i mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. A e pranoni ju këtë plan?

Albin Kurti: Qysh në vjeshtën e vitit të kaluar, unë kam thënë se propozimi i Bashkimit Evropian, i mbështetur nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme, është platformë e kornizë e përshtatshme për të ecur përpara.

Andaj, kam qenë përherë konstruktiv në qasjen ndaj këtij propozimi, i cili e ka gjuhën e koncepteve dhe nocioneve – le të themi – universale, sikurse pavarësia, integriteti territorial, sovraniteti, pastaj demokracia, sundimi i ligjit, vetëvendosja. Pra, gjëra që i kemi afirmuar gjithmonë si Republikë e Kosovës dhe si popull – ndër vite e dekada.

“Vërejtja për planin evropian ka të bëjë me njohjen universale”

Radio Evropa e Lirë: A mund të thuhet se ky plan është një draft-marrëveshje, një kornizë e marrëveshjes, apo përmban parime, mbi të cilat mund të bëhet një marrëveshje e përgjithshme?

Albin Kurti: I ka pesë fjali në preambulë dhe i ka dhjetë nene gjithsejtë. Unë i kam dërguar edhe komentet e mia, meqenëse asnjëherë nuk më është thënë që ky është një propozim – merre ose lëre. Pra, nuk ka pasur një ultimatum të tillë asnjëherë. Andaj, edhe kemi thënë që, në parim, e konsiderojmë bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, për të cilat angazhohemi sa herë që të na ftojnë në Bruksel.

Natyrisht, shumëçka duhet të sqarohet aty, meqenëse një marrëveshje është e qëndrueshme kur hiqen dykuptimësitë. Dhe, vetëm kur është e qëndrueshme asisoj, bëhet edhe e zbatueshme përnjëmend.

Tash, në takimin e fundit që kishim më 20 janar, unë insistova që të jenë edhe pesë shtetet mosnjohëse të Bashkimit Evropian ato që do ta ndryshojnë qëndrimin me aktin e dakordimit, për shkak se normalizimi i plotë [i marrëdhënieve] ndihmohet pikërisht përmes njohjes nga pesëshja, e cila ende nuk i është bashkuar shumicës së shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Pra, vërejtja ime – ka edhe të tjera – por ajo kryesorja që e kam përmendur në takimin e fundit, sigurisht që ka të bëjë me njohjen universale që na nevojitet brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ku ne aspirojmë të anëtarësohemi.

“Pranimi i planit nga Serbia, trysni mbi Kosovën”

Radio Evropa e Lirë: A mund të flasim edhe për vërejtjet e tjera që po i përmendni? Ju po thoni se është një bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme, por për cilat pika jeni skeptik?

Albin Kurti: Unë kam thënë në takime dhe gjithashtu i kam dhënë të shkruara komentet e mia, andaj nuk është e përshtatshme që konfidencialitetin e bisedimeve ta lëndojmë. Por, e di që nuk është e vërtetë që pala tjetër e ka pranuar këtë propozim. Edhe ajo i ka dhënë vërejtjet e veta.

Përshtypja ime është se trumbetimise Beogradi na e paska pranuar propozimin evropian, është më shumë në funksion të trysnisë mbi Kosovën, sesa që paraqet të vërtetën e saktë, për shkak se ata i kanë bërë kërkesat që na largojnë nga normalizimi. Pra, kanë bërë vërejtje që na largojnë nga normalizimi.

Ndërkaq, vërejtjet që i kam bërë unë, janë vërejtje që pikërisht na e afrojnë edhe më shumë marrëveshjen drejt normalizimit. Ju e dini që presidenti [amerikan, Joe] Biden, kancelari [gjerman, Olaf] Scholz e thonë se kemi nevojë për marrëveshje ligjërisht, ndërkombëtarisht të obligueshme, e cila bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë ka kundërshtuar pala tjetër?

Albin Kurti: Unë, sërish, nuk mund t’i them këto në emër të palës tjetër, por e di që ata i kanë dërguar komentet dhe vërejtjet e tyre dhe nuk është e vërtetë që e kanë pranuar plotësisht propozimin. Ndërkohë, mos të harrojmë që me datën 27 tetor në fakt, zyrtarisht, me votim në mbledhjen e Këshillit Nacional të Sigurisë, në Beograd është hedhur poshtë propozimi në mënyrë unanime.

Pra, të gjithë që kanë marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Nacional të Sigurisë në Beograd, ku ka qenë edhe presidenti i Serbisë, edhe kryeministrja, edhe ministri i Jashtëm, edhe shumë institucione shtetërore, në mënyrë unanime, pra njëzëri, e kanë hedhur poshtë propozimin e Bashkimit Evropian. Ndërkaq, tash kanë qenë më pozitivë – më 20 janar – mirëpo nuk është e vërtetë që e kanë pranuar plotësisht, meqenëse i kanë dhënë vërejtjet e tyre, të cilat janë – për bindjen time të fuqishme – vërejtje abnormalizuese.

Kurti kundër diplomacisë fluturuese

Radio Evropa e Lirë: A ka pasur ndryshime substanciale të propozimit nga ajo kohë deri më tani?

Albin Kurti: Besoj që themeli është ai i 9 shtatorit i vitit të kaluar i cili erdhi pas tri javësh që ne ishim takuar në Bruksel, në takimin e 18 gushtit që ka qenë tejet i rëndësishëm, për shkak se agjenda ishte e qartë, me një rend logjik: pika e parë – korniza e përgjithshme e marrëveshjes, pika e dytë – çështjet aktuale. Pra, në funksion të kornizës së përgjithshme të marrëveshjes edhe emisarët [Mirosllav] Lajçak, [Jens Ploetner] dhe [Emmanuel] Bonne e patën sjellë më 9 shtator.

Unë kam pritur që do të kemi takime të rregullta mujore, siç jemi dakorduar më 18 gusht. Kjo nuk ndodhi. Kam besuar se mbase është për shkak të refuzimit të Serbisë, ose ndoshta ndërmjetësit kanë ndonjë plan që s’e dimë as ne. Por, është gabim që takimi i 20 janarit ka ndodhur më 20 shtator dhe në të njëjtën kohë, nuk mendoj që është mënyrë e duhur zëvendësimi i takimeve direkte në Bruksel me ndërmjetësit me diplomacinë fluturuese Prishtinë e në Beograd.

“Nuk mund të përzgjidhet marrëveshja që preferohet nga dikush”

Radio Evropa e Lirë: Emisarët ndërkombëtarë, pas takimit të javës së kaluar, kanë thënë se kanë pritur më shumë mirëkuptim nga ana juaj. Për çfarë e kanë pasur fjalën, në cilat pjesë nuk keni treguar mirëkuptim?

Albin Kurti: Unë nuk kam thënë diçka që ata nuk e kanë pritur, duke pasur parasysh komentet që ua kam dërguar dhe deklarimet e mia, gjithmonë publike. Tash, nëse kanë pritur diçka më shumë, do të duhej të tregojnë ata. Nga pikëpamja ime gjithçka ka qenë korrekte, në rregull dhe takimi ka qenë shumë përmbajtjesor.

Por, së pari unë nuk jam dakord që 33 marrëveshjet e Brukselit të dekadës para se unë të vij në qeverisje, të krijohet hierarki e tyre, sepse nuk është e drejtë. Ato kanë kronologji, por nuk kanë hierarki. I përkasin një rrafshi horizontal që të 33 marrëveshjet e Brukselit dhe nuk mund të bësh zgjedhje duke ndarë marrëveshjet e preferuara për dikë. Dhe, në anën tjetër, nga ato 10 nene të marrëveshjes së synuar nëpërmjet propozimit të Bashkimit Evropian, pra ato 10 nene gjithashtu nuk mund të kenë ndryshim të renditjes në kundërshti me numrat që i kanë fjalitë dhe paragrafët në fillim.

Pra, 10 nene kanë numra dhe nuk mund të përzgjedhësh një nen që të preferohet nga ndonjë palë dhe as nuk mund të përzgjidhet ndonjëra prej marrëveshjeve që të preferohet e të imponohet nga njëra palë.

Plani evropian “nuk është krejt ajo çfarë dëshirojmë ne”

Radio Evropa e Lirë: Zoti Kurti, para se të dalim te marrëveshjet e kaluara, zoti Lajçak ka thënë në intervistën e tij të fundit se me planin evropian Kosova fiton shumë dhe nuk humb asgjë. A e ndani këtë mendim me të?

Albin Kurti: Kosova nuk mund të humbë sepse ne jemi këtu si Qeveri e Republikës së Kosovës për ta mbrojtur dhe lartësuar Kosovën.

Radio Evropa e Lirë: Po flasim për propozimin si të tillë…

Albin Kurti: Por, nuk është krejt ajo çfarë dëshirojmë ne. Pra, nuk është se Kosova humbet, por Kosova nuk e arrin atë që besojmë se është e drejtë, jo vetëm se e dëshirueshme. Por, kur të fillojmë bisedimet dhe të hapet çështja e marrëveshjes, bazuar në propozimin evropian, atëherë ne do të mund të diskutojmë hollësitë e tilla. Por, kjo nuk do të thotë që jo vetëm me palën serbe, por edhe me ndërmjetësit nuk e kemi leximin identik.

Plani evropian, “platformë” jo version “merre ose lëre”

Radio Evropa e Lirë: Deri më tani, në versionet që janë publikuar të këtij plani nuk përmendet njohja e ndërsjellë. A është kjo pika, në të cilën ju keni më së shumti problem?

Albin Kurti: Padyshim që për neve çfarëdo marrëveshje që nuk e ka njohjen reciproke në qendër, nuk është marrëveshje e normalizimit të plotë dhe në anën tjetër, nuk pretendohet me propozimin e Bashkimit Evropian që të kemi një marrëveshje finale. Ajo as nuk quhet marrëveshje finale dhe unë besoj me të drejtë nuk quhet, meqenëse duhet të ketë bisedime. Ajo është platformë e përbashkët për bisedime. Nuk është version përfundimtar i llojit ‘merre ose lëre’.

As neve, as në Bruksel, as në Prishtinë nuk i është thënë kësisoj.

Radio Evropa e Lirë: Megjithatë, sipas emisarëve, ekziston një kohë e përshtatshme që ata e konsiderojnë se duhet të ketë lëvizje përpara. Marsi është përmendur si një kohë në të cilën duhet të dihet se si do të vazhdohet tutje. A mendoni ju se do të ketë lëvizje domethënëse në atë drejtim deri në mars?

Albin Kurti: Me datën 18 nëntor të vitit të kaluar unë kam qenë në Talin të Estonisë në një vizitë zyrtare atje dhe atje më erdhi ftesa që me datën 21 të marrë pjesë në takimin e Brukselit dhe aty e kam parë për herë të parë marsin e vitit 2023, si afat të fundit kur do të duhej të arrinim marrëveshje. Për mua është plotësisht e arsyeshme që sa më parë ta arrijmë marrëveshjen, mirëpo për këtë duhet të ketë bisedime intensive. Andaj unë jam çuditur se si në njërën anë sillet propozimi, e në anën tjetër nuk insistohet për takime të dendura.

Radio Evropa e Lirë: Z. Lajçak, gjithashtu, ka thënë se deri në mars do të dihet edhe se cila palë mund të jetë jobashkëpunuese në proces. Madje, ka përmendur edhe sanksione ndaj Kosovës ose Serbisë, varësisht se cili shtet do të jetë jobashkëpunues. A ju janë përmendur juve sanksione të mundshme nëse nuk do të ketë sukses në këto negociata?

Albin Kurti: Kosova është rreshtuar me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe sa u përket sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe agresionit të invazionit të tyre në Ukrainë. Serbia nuk i ka vënë sanksione Federatës Ruse dhe mbase do të duhej të mendohej njëherë për sanksionet që duhet t’i ketë Serbia pse s’po i vë sanksione Rusisë.

Natyrisht që procese të caktuara do të mund të na i vonojnë, mirëpo unë besoj që garancia më e fuqishme që ka Republika e Kosovës është Raporti i fundit i Progresit nga tetori i vitit të kaluar, i cili është raporti më i mirë që kemi marrë ndonjëherë si vlerësim për shtetin tonë. Me këtë rast duhet theksuar që nuk ekziston asnjë fushë, në të cilën kemi ose regres ose stagnim. Bëhet fjalë vetëm për lloje të ndryshme të progresit, prandaj vlerësimi për Kosovën duhet të bazohet ekskluzivisht në atë çfarë ne bëjmë në vendin tonë sa u përket vlerave evropiane dhe rritjes ekonomike e jo për nga dëgjueshmëria, le të themi politike, ndaj cilitdo zyrtar.

Radio Evropa e Lirë: Po e përsëris pyetjen. A ju është thënë që Kosova mund të ketë sanksione si humbja e mbështetjes ose zvogëlimi i mbështetjes ndërkombëtare në rast se nuk ka progres?

Albin Kurti: Shikoni, nuk kemi diçka konkrete. Por, mund ta kenë thënë në mënyrë implicite ose të aluduar që mbështetja për Kosovën që pritet, nuk do të mund të jetë e tillë nëse Kosova nuk, le të themi… nuk cilësohet si konstruktive. Mirëpo, ne jemi shumë konstruktivë, përveç që jemi të përkushtuar dhe kreativë.

Radio Evropa e Lirë: Faktori ndërkombëtar së fundi e ka rritur edhe presionin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ju keni thënë që nuk doni të ketë një Republika Sërpska brenda Kosovës. Megjithatë, SHBA-ja insiston se nuk do ta lejonte një Republikë Sërpska brenda Kosovës. Pse nuk po i besoni garancisë së SHBA-së për këtë?

Albin Kurti: Natyrisht që Beogradi e dëshiron një Republikë Serbe brenda Kosovës, siç e ka në Bosnjë [dhe Hercegovinë]. Ju e dini që Serbia de jure e njeh Bosnjë dhe Hercegovinën, por de facto nuk e njeh. Dhe, ata nuk e fshehin qëllimin e tyre për ta krijuar një Republikë Serbe [brenda Kosovës]. Ne konsiderojmë që një rrezik i tillë ekziston, mirëpo ne duhet të jemi të kujdesshëm, të jemi vigjilentë dhe të mos e lejojmë atë. Por, pa harruar edhe faktin që nëse diçka është pak më mirë se Republika Serbe, jo domosdo është mirë. Pra, edhe nëse themi që nuk do të jetë Republikë Serbe bash tamam qysh është Republika Serbe, kjo nuk është ndonjë garanci që nëse nuk qenka Republikë Serbe, atëherë na qenka shumë mirë puna.

Unë e kam theksuar disa herë që ne nuk e mohojmë që paraardhësit tanë kanë bërë gabime të mëdha dhe na e kanë lënë trashëgimi gjendjen me të cilën përballemi ne. Mirëpo, në anën tjetër, duhet ta ritheksojmë që Asociacioni i komunave me shumicë serbe përderisa është Asociacion njëetnik, nuk e duron Kushtetutshmëria e Kosovës, e cila është bazuar në propozimin e ish-presidentit [Marti] Ahtisaari.

Pastaj, nuk ka mundësi që Serbia thotë që shteti i Kosovës është i rrejshëm e ma jepni Asociacionin e vërtetë, pra nuk ka kurrfarë logjike ai insistim. Dhe, gjithashtu, Serbia kur kërkon diçka për serbët në Kosovë, do të duhej ta mendojë e paramendojë shumë seriozisht që nuk mund të anashkalohet parimi i reciprocitetit.

Më shumë ka joserbë në Serbi sesa që ka joshqiptarë në Kosovë dhe vetëm katër për qind janë serbë në Kosovë. Para 15 vjetëve, Kosova u shpall multietnike dhe insistimi në Asociacionin njëetnik me të vërtetë nuk është i drejtë. Unë angazhohem për të gjithë serbët për t’ua mbrojtur të drejtat, për t’ua dëgjuar kërkesat dhe për t’ua plotësuar nevojat. Mirëpo, nuk mund ta kompensoj Serbinë për humbjen e luftës në pranverën e vitit 1999.

Radio Evropa e Lirë: Më 31 janar Ambasada amerikane në Kosovë do të organizojë takim ku do të diskutohet për Asociacionin. A do të merrni pjesë në këtë takim?

Albin Kurti: Unë nuk jam ftuar në atë takim, por ata që janë ftuar, le të shkojnë në atë takim dhe le ta diskutojnë. Por, po e ritheksoj, nga 33 marrëveshjet e Brukselit nuk bën të zgjidhet njëra sepse nuk ka hierarki. Nuk mund të krijohen hierarki artificiale, përveç rendit kronologjik. Ndërkaq, në anën tjetër, edhe nga propozimi i Bashkimit Evropian nuk mund të përzgjidhet vetëm ndonjë nen, i cili mendohet që e përfshin Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Pra, unë besoj që ky takim është pasojë e insistimit të zyrtarit të Departamentit të Shtetit amerikan, i cili është edhe emisar special për Ballkanin dhe i cili ka deklaruar që, pavarësisht kryeministrit të Kosovës, Asociacioni duhet të bëhet.

Unë kam pritur që ai në Beograd do të deklarojë që, pavarësisht presidentit të Serbisë, Serbia duhet ta njohë Kosovën në vend se në Prishtinë të thotë, pavarësisht kryeministrit të Kosovës, duhet të bëhet Asociacioni.

Asociacioni “pas hapjes së çështjes së marrëveshjes finale”

Radio Evropa e Lirë: Kryeministër, a jeni duke thënë që derisa ju jeni në krye të Qeverisë, nuk mund të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe?

Albin Kurti: Nuk po e them vetëm unë këtë. Asociacioni – pa u hapur çështja e marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër – Asociacioni me bazë njëetnie; Asociacioni me ato struktura ilegale në veri, të cilat 16 rrugëve ilegale që na i mbyllën, iu përgjigjën me 16 barrikada në rrugë ilegale, ky Asociacion as nuk është i qëndrueshëm, as i zbatueshëm e natyrisht as i pranueshëm.

Radio Evropa e Lirë: Por, a ka ndonjë lloj të Asociacionit të pranueshëm për ju? Në çfarë formati ju do të pranonit një lloj bashkimi të komunave apo të komunitetit serb në Kosovë?

Albin Kurti: Ne e kemi Asociacionin e komunave të Kosovës dhe aty janë anëtare edhe komunat me shumicë serbe. Unë jam për asociacione që janë zhvillimore, demokratike, mbi vlerat evropiane e jo mbi baza etnie, jo etnia të jetë baza e Asociacionit të komunave.

Ju e dini që edhe propozimi i ish-presidentit Ahtisaari ka dhënë të drejtë vetoje për aq shumë gjëra në Kuvendin e Republikës për përfaqësuesit e pakicës serbe pikërisht që të mos lejohet territorializimi i të drejtave. Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk e synon rritjen e të drejtave për serbët, por territorializimin e atyre të drejtave, siç e kanë bërë në Bosnjë [dhe Hercegovinë]. Pra, në Bosnjë e kanë të drejtën e vetos, por në të njëjtën kohë e kanë edhe territorializimin e pranisë së tyre. Këtë gjë po e synojnë edhe në Kosovë, ndërkohë vazhdojnë të mos i pranojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe t’i mirëmbajnë raportet e mira me Kremlinin në Rusi.

Radio Evropa e Lirë: I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më 13 dhjetor ka thënë se – po e citoj – “Asociacioni do të formohet, SHBA-ja do të jetë pjesë e procesit dhe aty duhet të përfshihet Qeveria e Kosovës”, në të kundërtën, siç ka thënë ai, “mund të zhvillojmë këtë diskutim me partnerë alternativë”. Kush mund të jenë partnerët alternativë, sipas jush, dhe a është ky një mesazh për ju?

Albin Kurti: Unë mendoj që duhet ta pyesni atë. Duhet ta pyesni z.Escobar se çfarë ka menduar. Unë i di shumë gjëra, por nuk është në rregull të flas se çfarë kanë menduar të tjerët kur kanë folur diçka. Besoj që më mirë është t’i pyesim ata.

Kosova nuk e ka “nevojë urgjente” krijimin e Asociacionit

Radio Evropa e Lirë: Insistimi ndërkombëtar për formimin e Asociacionit vazhdon. Vazhdon edhe insistimi juaj për të mos u formuar një Asociacion i tillë. A mund të bëhet Asociacioni shkas për dorëheqjen tuaj?

Albin Kurti: Nuk mendoj që Asociacioni është thjesht një projekt, i cili ka pengesë vetëm kryeministrin. E ka pengesë kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, demokracinë, popullin e Kosovës dhe unë nuk besoj që Kosova e ka nevojë urgjente një Asociacion të tillë.

Kosova ka nevojë urgjente për njohje reciproke me Serbinë.

Ata të cilët flasin ditë e natë për Asociacionin ndërkohë kur Serbia të thotë se s’të njeh asnjëherë, për besë i ndihmojnë asaj. Nuk është fer [e drejtë] ndaj popullit shumë të vuajtur të Kosovës. Nuk mund të nxirret qerrja para kalit. Njohja reciproke është në qendër. Presidenti [Joe] Biden ka thënë normalizim i marrëdhënieve me marrëveshje që e ka në qendër njohjen reciproke. Është gabim i madh në diskursin politik dhe publik të hiqet njohja reciproke prej qendrës e aty të vendoset Asociacioni, siç po duket që po ngjan. Unë nuk mund ta pranoj këtë. Presidenti Biden ka dhënë udhëzime të tjera dhe ne do të duhej që shtetin tonë, atdheun tonë, ta duam edhe më shumë se presidenti Biden, jo më pak se ai. /REL

The post Plani europian dhe bisedimet me Serbinë, Kurti: Jemi paralajmëruar për mundësinë e zvogëlimit të mbështetjes ndërkombëtare appeared first on Albeu.com.