plakja e trurit Archives - Albeu.com

Ushqimi që e bën trurin të plaket më shpejt
Ushqimi që konsumojmë luan një rol kyç në zhvillimin e shumë sëmundjeve. Gjithnjë e më shumë kërkime tregojnë për këtë. Zakonet tona të të ngrënit me kalimin e kohës mund të përshpejtojnë humbjen e kujtesës dhe rënien njohëse, të cilat lidhen me plakjen e trurit.

“Ajo që hamë ndikon jo vetëm në trupin tonë, por edhe në trurin tonë”, thotë Dr. Uma Naidu, një psikiatër ushqyese, kuzhiniere e trajnuar dhe drejtoreshë e Departamentit të Psikiatrisë Ushqimore dhe Jetesore në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts.

Një porcion me patate të skuqura nuk do të na “skuqë trurin”. Por konsumimi i rregullt i këtyre ushqimeve të pashëndetshme me kalimin e kohës mund të komprometojë trurin dhe kapacitetin tonë mendor, si dhe të rrisë gjasat për të zhvilluar çrregullime të tjera të lidhura me moshën, si sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2 dhe kanceri. Përfundimet e shumë studimeve tregojnë se disa ushqime kanë një ndikim negativ në shëndetin tonë.

Shumë mish i kuq ndikon në tru

Një studim zbuloi se konsumimi i tepërt i mishit të kuq mund të rrisë nivelin e trimetilaminës N-oksid (TMAO), i cili rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru.

– Përveç kësaj, ndryshimet në bakteret e zorrëve mund të rrisin depozitat e amiloidit, duke kontribuar kështu në sëmundjen e Alzheimerit – thotë doktor Naidu.

Ushqimet me ëmbëlsues të lëngshëm të lirë janë të rrezikshëm për trurin

Shurupi i misrit me fruktozë të lartë është një ëmbëlsues i lëngshëm i lirë që prodhuesit e ushqimeve ua shtojnë ushqimeve të përpunuara për t’i bërë ato më të shijshme dhe për të na bërë të vazhdojmë t’i hamë. Studimet në brejtës tregojnë se konsumimi i dozave të larta të fruktozës mund të ndryshojë aftësinë e qelizave të trurit për të dërguar sinjale tek njëri-tjetri, duke shkaktuar humbje të kujtesës dhe çrregullime të të mësuarit.

Ushqimet e përpunuara janë fajtorë për rënien më të shpejtë të aftësisë njohëse

Një studim zbuloi se burrat dhe gratë që hanin ushqime më të përpunuara kishin 28 për qind rënie më të shpejtë të kujtesës, vëmendjes, aftësive vizuale/hapësinore dhe një rënie prej 25 për qind në funksionin ekzekutiv, krahasuar me njerëzit që hanin ushqime më pak të përpunuara. Ushqimet shumë të përpunuara përfshijnë ushqime të ngrira të parapaketuara, patate të skuqura dhe gjevrek, akullore, bukë të blerë në dyqan, biskota, përzierje ëmbëlsirash, drithëra, ushqime të paketuara, etj.

The post Ushqimi që e bën trurin të plaket më shpejt appeared first on Albeu.com.

A mund ta parandaloni? Plakja e parakohshme e trurit, ky është shkaku kryesor
Një nga problemet më të mëdha shëndetësore që përballet bota sot, janë sëmundjet e trurit dhe kujtesës.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, gjithnjë e më shumë njerëz diagnostikohen me sëmundje të ndryshme të sistemit nervor.

Gjithashtu, një tjetër shqetësim shëndetësor që merr gjithnjë e më shumë jetë është zemra dhe të gjitha sëmundjet kardiovaskulare.

Teksa numrat e këtyre problemeve pritet të trefishohen brenda 50 viteve, mjekët rekomandojnë disa mënyra për të mbajtur organizmin nën kontroll.

Në studimet e fundit theksohet se shëndeti i trurit me atë të zemrës dhe funskionimin e të gjithë organizmit, janë të lidhura.

Më poshtë ju shpjegon se si këto dy organe shumë të rëndësishme e ndikojnë njëra tjetrën.

Ndikimi i zemrës në tru

Fakti se sëmundjet e forta ndikojnë të gjithë organizmin është tashmë i njohur dhe shumë prezent.

Sidomos sëmundjet të cilat bllokojnë arteriet e zemrës, pasi vështirësojnë arritjen e gjakut edhe në zona të tjera të trupit siç është truri.

Mesa duket çdo gjë fillon nga arteriet, sa më vështirësi të kenë ato në funksionim aq më shumë dëme në organizëm dhe sistemin nervor.

Bllokimet arteriale çojnë në sëmundje si ishemia, atakët dhe deri në dementia.

Përse ndodh

Shumë studime flasin për këtë lidhje shumë domethënëse që këto dy gjendje të trupit kanë me njëra-tjetrën.

Nën këtë rrjedhë mjekët thonë se të njëjtat shkaqe që zhvillojnë sëmundjet kardiovaskulare mund të shkaktojnë edhe plakjen e trurit.

Këtu përmendet presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë dhe sëmundja e diabetit.

Personat që vuajnë nga Alzhaimer ose Dementia, vihet re se kanë një presion gjaku më të ulët se normalja dhe arterie të dëmtuara.

Mjekët thonë se qarkullimi i mirë i gjakut ndihmon trurin të rigjenerohet dhe të mirëmbajë qelizat e mira të tij.

Kështu kur kjo hallkë nuk funksionon shfaqen problemet e plakjes së trurit.

Si t’a parandaloni

Dementia apo Alzhaimer mund të zhvillohen edhe is pasojë e historisë familjare, pra mund të jenë të trashëguara gjenetikisht.

Gjithsesi ka disa mënyra se si mund të ulni shancet e prekjes nga këto sëmundje.

Ekspertët neurologë thonë se, rrisqet mund të parandalohen deri në 50% nëse keni një stil jetese të shëndetëshëm.

Kjo do të thotë aktivitet i për javshëm sportive ose ecje në natyrë për të paktën 150 minuta.

Një dietë të bazuar në fruta dhe perime ku duhet të konsumoni të paktën 5 fruta dhe perime në ditë.

Evitoni sa më shumë ushqimet e dëmshme dhe të konservuara, alkoolin, duhanin, kriprat dhe sheqernat e tepërta.

The post A mund ta parandaloni? Plakja e parakohshme e trurit, ky është shkaku kryesor appeared first on Albeu.com.