Plakja e popullsise Archives - Albeu.com

Plakja e popullsisë dhe emigracioni i të rinjve shqetësuese, 10 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar në 2024-2025
Sistemi arsimor parauniversitar në vend po përballet me një tkurrje të shpejtë të numrit të nxënësve, si pasojë e faktorëve demografikë me plakjen e popullsisë dhe emigracionit në moshat e reja.

Të dhënat më të fundit zyrtare nga INSTAT, tregojnë se brenda vetëm një viti akademik 2024-2025, numri i përgjithshëm i nxënësve që ndjekin arsimin 9 vjeçar dhe te mesëm ka pësuar një rënie me 10,020 personash ose 3%.

Numri total i të regjistruarve në të gjitha nivelet arsimore, ka zbritur nga 349,827 nxënës që ishin në vitin akademik 2023-24, në 339,807 nxënës në vitin vijues 2024-25.

Duke marrë në konsideratë se numri mesatar i nxënësve për kasë është 25, i bie që gjatë vitit shkollor 2024-2025 të jenë mbyllur 400 klasa.

Kjo rënie reflektohet në mënyrë të ngjashme në të gjitha ciklet e shkollimit, por goditjen më të rëndë e ka marrë arsimi fillor, i cili ka humbur numrin më të madh të nxënësve.

Ky cikël ka pësuar një tkurrje prej 4,710 fëmijësh më pak, duke u tkurrur me 3% dhe duke zbritur në 136,379 nxënës të regjistruar.

I njëjti trend negativ vërehet edhe në ciklin e lartë të arsimit bazë, ku numri i nxënësve ra me 2,745 persona, duke shkuar në 114,238 nga rreth 117 mijë që ishin një vit më parë.

Në të njëjtin trend ishte ecuria edhe ne arsimin e mesëm, ku gjimnazet dhe shkollat profesionale numërojnë 2,565 nxënës më pak për vitin akademik 2024-25, ç`ka përkon me një rënie prej 3% të këtij grupi.

Ekspertët e fushës e shohin këtë dinamikë si një kambanë alarmi, pasi zbrazja e klasave në arsimin fillor parashikon një tkurrje afatgjatë që do të zhvendoset gradualisht edhe në universitetet e vendit dhe në tregun e punës në vitet në vijim.

Emigracioni i familjeve të reja mbetet një nga shkaqet kryesore dhe më të dukshme. Ndryshe nga vitet e kaluara ku emigronin kryesisht individë të vetëm, vitet e fundit vihet re emigrim me familje.

Rënia e lindshmërisë është një tjetër faktor me ndikim afatgjatë. Ndryshimi i stilit të jetesës, kostot e rritura të jetesës dhe shtyrja në kohë e moshës për të krijuar familje kanë sjellë një rënie të ndjeshme të numrit të lindjeve të reja çdo vit.

Vitin e kaluar linden rreth 21400 foshnja në të gjithë vendin nga 32,715 të tilla në vitin 2015.

Krahas largimit jashtë vendit, ekziston edhe një braktisje e zonave rurale dhe qyteteve të vogla drejt qendrave të mëdha urbane si Tirana apo Durrësi.

Ndërsa në kryeqytet disa shkolla mund të përballen ende me mbingarkesë, në rrethe dhe në fshatra situata është kritike, duke çuar shpesh në mbylljen e shkollave apo krijimin e klasave kolektive për shkak të mungesës së nxënësve.

Tkurrja me mbi 10 mijë nxënës brenda një viti në arsimin para-universitar do të reflektohet në goditje zinxhir në të gjithë ekonominë, tregun e punës.

Në planin afatshkurtër, rënia e numrit të nxënësve sjell një çekuilibër të menjëhershëm në menaxhimin e burimeve njerëzore në arsim. Mbyllja e klasave apo e tërë shkollave, veçanërisht në zonat rurale dhe qytetet e vogla, krijon një tepricë të stafit mësimor.

Kjo do të thotë se qeverisë do t’i duhet të rishikojë formulën e financimit të shkollave, ndërsa mësuesit rrezikojnë të mbeten pa normë të plotë orësh ose pa punë.

Nga ana tjetër, rënia e numrit të nxënësve në shkollat e mesme përkthehet automatikisht në më pak aplikime në universitete pas pak vitesh, duke vënë në rrezik ekzistencën e shumë degëve të studimit, sidomos në universitetet rajonale./monitor/

The post Plakja e popullsisë dhe emigracioni i të rinjve shqetësuese, 10 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar në 2024-2025 appeared first on Albeu.com.

Raporti: Shqipëria, drejt “superplakjes”! Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Plakja e popullsisë në vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria, po bëhet vit pas viti një temë gjithmonë e më e mprehtë. Raporti i fundit i Bankës Botërore, sjell në vëmendje se sfida reale për këtë do të jetë kujdesi afatgjatë që duhet të garantohet për këto popullsi që po shkojnë drejt asaj që cilësohet si “superplakja”.

“Kërkesa për shërbime të kujdesit afatgjatë (LTC) është tashmë e lartë në Ballkanin Perëndimor dhe pritet të rritet me shpejtësi, ndërsa popullsia vazhdon të plaket”, huhet në raport.

Kujdesi afatgjatë përfshin “shërbime dhe përfitime për personat që, për shkak të kufizimeve fizike ose mendore për një periudhë të gjatë, kanë nevojë për mbështetje në aktivitetet e përditshme ose për kujdes të vazhdueshëm”, ndërsa përkufizimet ndryshojnë sipas vendeve dhe institucioneve.

Të dhënat tregojnë një realitet në përkeqësim: “rreth 16 për qind e personave mbi 65 vjeç raportojnë vështirësi të mëdha në kryerjen e aktiviteteve bazë të përditshme, ndërsa 32 për qind të tjerë raportojnë disa vështirësi”.

Ndërkohë, të moshuarit përbëjnë tashmë “rreth 9–19 për qind të popullsisë në nivel kombëtar” në vendet e rajonit.

Presioni pritet të intensifikohet ndjeshëm në dekadën e ardhshme. Sipas Bankës Botërore, “Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia pritet të klasifikohen si vende ‘super të plakura’ (me të paktën 20 për qind të popullsisë mbi 65 vjeç), ndërsa deri në vitin 2050 edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut pritet të ndjekin të njëjtin trend”.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, mbulimi i shërbimeve dhe përfitimeve formale të kujdesit afatgjatë mbetet shumë i kufizuar në të gjithë rajonin, duke sjellë një varësi të fortë nga kujdesi informal familjar.

Sipas të dhënave të disponueshme të nënvizuara në raport vetëm një pjesë e vogël e të moshuarve, përfitojnë shërbime në natyrë të financuara publikisht dukshëm nën nivelet e BE-së.

Sipas Bankës Botërore mbështetja publike priret të fokusohet në kujdesin rezidencial dhe në pagesa cash për kujdestarët informalë, ndërsa shërbimet në shtëpi dhe ato me bazë komunitare mbeten të pazhvilluara dhe shpesh financohen nga donatorë ose OJF, pa u integruar në sisteme publike të qëndrueshme./Monitor

The post Raporti: Shqipëria, drejt “superplakjes”! Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje appeared first on Albeu.com.

BSH: Tkurrja dhe plakja e popullsisë kërcënojnë të ardhmen e ekonomisë
Ulja e numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe plakja e saj, kanë implikime të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, ndaj nevojitet reagim nëpërmjet reformave dhe politikave të zhvillimit.

Një studim i FMN-së, i cituar nga Banka e Shqipërisë në raportin e saj vjetor, evidenton tre kanale kryesore nëpërmjet të cilave këto tendenca demografike kërcënojnë zhvillimin ekonomik.

Së pari, rënia e numrit të popullsisë shoqërohet me tkurrje të forcës së punës.

Së dyti, plakja e popullsisë ka implikime fiskale, në formën e rritjes së shpenzimeve relative për sektorin e shëndetësisë dhe, potencialisht, për skemën e pensioneve.

Së treti, plakja e popullsisë shoqërohet, si rregull, me një rritje më të ngadaltë të produktivitetit të punës dhe të produktivitetit të përgjithshëm.

Të tre këta faktorë, në vetvete dhe në ndërveprim me njëri–tjetrin, tentojnë të ngadalësojnë ritmin e rritjes ekonomike dhe ritmin e konvergjencës së të ardhurave mesatare për frymë me atë të Bashkimit Europian.

Duke analizuar tendencat demogafike, Banka e Shqipërisë, arrin në përfundimin se këto fenomene janë të pranishme edhe në Shqipëri, ndonëse me një intensitet relativisht të ulët.

Sipas të dhënave të censit të fundit, rënia e numrit të popullsisë është shoqëruar me rënien e popullsisë në moshë pune (15-64-vjeç).

Kjo kategori është pakësuar nga 1.93 milionë në vitin 2001, në 1.9 milionë në vitin 2011 dhe 1.55 milionë në vitin 2023.

Megjithatë, rënia e numrit të popullsisë së aftë për punë nuk ka ndikuar, deri tani, në aftësinë e ekonomisë shqiptare për të gjeneruar vende të reja pune.

Përkundrazi, sipas të dhënave të INSTAT-it, numri i të punësuarve është rritur nga 1.14 milionë persona në vitin 2012 në 1.33 milionë persona në vitin 2023.

Megjithatë, ndikimi i tkurrjes së numrit dhe i plakjes së popullsisë, do të jetë një faktor gjithnjë e më kufizues në tregun e punës në horizontin afatgjatë.

Në të njëjtën kohë, shpenzimet publike për shëndetësi kanë qenë relativisht konstante gjatë kësaj periudhe, duke u luhatur në intervalin 9-10% të shpenzimeve totale.

Ndërkohë, deficiti i skemave të sigurimeve shoqërore, ku sistemi i pensioneve përbën shtyllën kryesore, qëndron pranë nivelit

2% të PBB-së për vitin 2024-2025, duke shfaqur një tendencë të lehtë rënëse gjatë tre viteve të fundit. Megjithatë, ashtu si dhe me treguesit e punësimit, trendet e pafavorshme demografike sugjerojnë një rritje të mundshme të këtij deficiti, në mungesë të ndërhyrjeve.

Ekonomia shqiptare ka shfaqur rritje të produktivitetit, kryesisht në përgjigje të zhvendosjes së fuqisë punëtore nga sektorë me vlerë të ulët të shtuar në sektorë me vlerë më të lartë dhe ka bërë progres në konvergjencën për frymë me vendet e Bashkimit Europian.

Gjithsesi, të dy këta tregues mbeten ende larg mesatares së Bashkimit Europian dhe trendet e pafavorshme demografike dhe e bëjnë më të vështirë rrugën e përmbushjes së tyre.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo analizë paraprake sugjeron se autoritetet publike dhe sektori privat duhet të monitorojnë me kujdes zhvillimet demografike, të identifikojnë në kohë pasojat e mundshme të tyre, dhe t’i adresojnë këto pasoja me reforma strukturore dhe politika të përshtatshme zhvillimi.

Ndër të tjera, këto reforma duhet të synojnë frenimin e rënies së forcës së punës, nëpërmjet dekurajimit të emigrimit, rritjes së shkallës së pjesëmarrjes në forcën e punës dhe, aty ku është e nevojshme, tërheqjen e punëtorëve të huaj.

Reformat duhet të synojnë, gjithashtu, rritjen e produktivitetit, nëpërmjet përmirësimit të edukimit e trajnimit, nxitjes së investimeve në makineri, pajisje dhe procese teknologjike më eficiente.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë sugjeron zbatimin me përparësi të reformës së sistemit të pensioneve, në interes të rritje së qëndrueshmërisë fiskale./Monitor

The post BSH: Tkurrja dhe plakja e popullsisë kërcënojnë të ardhmen e ekonomisë appeared first on Albeu.com.

Pensionet në Shqipëri përballë sfidave të plakjes së popullsisë dhe informalitetit në ekonomi
Në Shqipëri qëndrueshmëria e sistemit të pensioneve është një ndër sfidat kryesore të qeverisë. Në 30 vitet e fundit ajo ka marrë goditje nga një sërë faktorësh që lidhen me informalitetin në ekonomi, plakjen e popullsisë apo emigracionin e lartë. Skema e pensioneve vijon të mbetet e rrezikuar nga presione të vazhdueshme dhe afatgjata ndaj dhe autoritetet zyrtare po bashkëpunojnë së fundi me Bankën Botërore, për t’u përballur me këtë realitet. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Tiranë Mimoza Picari, bisedoi me zyrtarë, ekspertë, qytetarë në pension dhe përfaqësues të Bankës Botërore.

Ndryshimet që pësoi skema e pensioneve një dekadë më parë, si rritja e moshës së pensionit, apo vendosja e barazisë, pra të një raporti të drejtë midis kontributeve dhe masës së pensionit, të shoqëruara edhe me masa të tjera sollën një qëndrueshmëri financiare. Sot defiçiti i skemës, është 0.85% e PBB nga 2 që ishte dhjetë vjet më parë. Kjo do të thotë se fondet e buxhetit të shtetit që përdoren për të plotësuar ato të pensioneve kanë ardhur në rënie. Por megjithatë, zyrtarët mendojnë se skema po merr goditje të vazhdueshme kryesisht nga zhvillimet demografike, si emigracioni rënia e lindjeve apo rritja e jetëgjatësisë, të cilat për pasojë sjellin plakjen e popullsisë. BB parashikon që në vitin 2035 popullsia në moshë pensioni të rritet në 24% nga 19 që ishte në vitin 2019. Sot gëzojnë pension 705 mijë qytetarë dhe raporti kontribues përfitues është 1.17 me 1, një raport i brishtë për një skemë pensioni të qëndrueshme. Nga ana tjetër qytetarë në pension pohojnë për Zërin e Amerikës se masa e pensioneve nuk mjafton për të përballuar jetesën.

Ata thonë se kostot janë të larta dhe se përballen me majft vështirësi. Ndaj një prej sfidave kryesore për autoritetet mbetet masa e pensionit, me qëllim përballimin e jetesës. Qeveria i ka indeksuar pensionet në vijimësi, por sërish ato mbeten të ulëta, në raport me kostot. Drejtori i ISSH (Instituti i Sigurimeve Shoqërore) Astrit Hado argumentoi për Zërin e Amerikës, se arsyet e pensioneve të ulëta shtrihen në vite, si informaliteti në ekonomi, puna e zezë dhe nëndeklarimi i pagave. Sipas Instat, në Shqipëri ka rreth 1 milion e 300 mijë të punësuar dhe 40% e tyre nuk kontribuojnë në skemë.

“Pensionet janë të ulëta, për shkak të viteve të ulëta të pagesës së kontributeve, të pagave të ulëta mbi të cilat janë paguar kontributet, të daljes para kohe në pension dhe të rritjes së kohës së gëzimit të pensionit. Ata që sot janë 75-80 vjeç kanë dalë në pension 50-45 vjeç, pra kanë 25 deri në 30 vite, por kanë paguar kontribute 25 vjet dhe kanë 30 vjet që marrin pension. Pensionet nuk janë fabrikë që prodhojnë para. Qytetarët duhet ta kuptojnë se pensionet nuk janë sipas nevojës, por sipas meritës. Pensionet nuk japin masë pensioni aq sa individi ka nevojë, por aq sa ke kontribuar. Ajo që ne duhet të shohim është masa e pensionit, që do të thotë pensioni që do të përfitohet nga skema të jetë, i qenësishëm dhe i mjaftueshëm për një jetë dinjtoze”- shprehet Z. Hado.

Menaxheri i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri , Zoti Emanuel Salinas në një intervistë për Zërin e Amerikës, u shpreh se -“numri i njerëzve në tregun e punës nuk kontribuon mjaftueshëm në skemën e pensionit”. Disa shkaqe siç thotë ai, lidhen me kontributet mbi bazën e pagës minimale. “Edhe të vetëpunësuarit kontribuojnë më pak se sa do të kërkonte niveli i të ardhurave, ndërsa ka gjithashtu shumë njerëz që janë në punësim informal, dhe ndoshta nuk po kontribuojnë fare”- argumenton Z. Salinas.

“Objektivi që po përpiqemi të arrijmë me rishikimin e politikave të sistemit të pensioneve, duke punuar së bashku me qeverinë është një sistem pensioni që u ofron burime të mjaftueshme njerëzve kur ata arrijnë moshën e pensionit, që është i qëndrueshëm dhe i përballueshëm nga qeveria që të bëjë ato pagesa, por njëkohësisht që të jetë edhe një sistem i drejtë. Do të thotë që njerëzit të marrin pension

sipas shkallës që kanë kontribuar dhe gjithashtu të ketë drejtësi edhe midis brezave. Ne duam t’u përcjellim të rinjve besueshmërinë se nëse kontribuojnë tani, kur të vijë mosha e pensionit do të kenë një nivel të arsyeshëm të ardhurash përmes pensionit”- thotë Zoti Emanuel Salinas.

Edhe qytetarë në moshë pensioni thonë për Zërin e Amerikës, se është e domosdoshme që njerëzit të ndërgjegjësohen për të paguar kontributet e pensionit.

Sektori privat në Shqipëri është kontributori më i madh në fondin e pensioneve. Industria e ndërtimit dhe shërbimet mbajnë peshën më të lartë. Bujqësia edhe pse punëson thuajse gjysmën e fuqisë punëtore në vend, ka një shkallë të ulët të kontributeve, për shkak të funksionimit të çrregullt të saj.

Autoritetet shpjegojnë se politika e qeverisë për rritjen e pagave ka sjellë më shumë kontribute në fondin e sigurimeve shoqërore, por studiues të zhvillimeve ekonomike në vend, vënë theksin edhe te nevoja për një ekonomi me nivel të lartë produktiviteti dhe me paga të larta. Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa, sugjeron dhe skema alternativë.

“ Skema alternativë përveç forcimit të fondeve private të pensioneve do të ishte dhe llogari pensioni me privilegje tatimore dhe të mbrojtura dhe të garantuara nga shteti. Pra ne mund të lejojmë çdo qytetar që nga të ardhurat vjetore të heqë 2 mijë euro në vit në këtë depozitë të cilat do të jenë të patatueshme, i zbritet detyrimi tatimor gjatë vitit. Dhe pas 40 vitesh punë, çdo individ mund të kishte 80 mijë dollarë për të përballaur një jetesë më komode me kursimet e tij”- argumenton Selami Xhepa, President i UET.

Skema e pensioneve po vuan pasojat e zhvillimeve të paqëndrueshme ekonomike dhe shoqërore të mbi tre dekadave. Gjatë viteve të fundit po del në sipërfaqe një problem shqetësues. Një pension i plotë përfitohet pas 38 viteve punë, dhe ai minimal pas 15 viteve, ndërsa vihet re se është rritur numri i pensionstëve të rinj, me më

pak vite punë. Mesatarja e viteve të punës për afro 40 mijë persona që dalin në pension çdo vit, ka ardhur duke rënë, nga 30 dy vite vite më parë në 27 vite e gjysmë aktualisht. Por autoritetet konstatojnë me shqetësim se është rritur edhe numri pensionistëve që kanë 15 vite punë. Kjo do të thotë një pension i ulët për ta dhe më shumë vështirësi për të përballuar jetën.

“Ka dhe arsye të tjera pse ndodhin këto. Në vitet ‘90, kur ra sistemi komunist, derisa ekonomia shqiptare filloi të formalizohet në vitet 2000 ka patur një papunësi të madhe, punë të zezë informalitet të lartë dhe emigracion masiv. Sot po dalin në pension datëlindja 1962, që kanë vetëm 15 vjet gjatë regjimit komunist. Të mos harrojmë emigrantët që ikën në Greqi dhe Itali, punuan atje nuk kontribuan këtu dhe kur dalin në pension, kanë vetëm 15 vjet punë. Njerëzit duhet ta kuptojnë që për pensionin nuk mendohet ditën që mbush moshën për të dalë në pension”- argumenton Astrit Hado, drejtor i ISSH.

ISSH, pranon se përqindja që zë pensioni në raport me pagën mesatare po bie. Mesatarja e përgjithshme është 32%, ndërsa në vende të zhvilluara pensioni arrin 60% të pagës neto. BB vëren se duhen krijuar stimuj për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve të paguajnë kontribute shoqërore, ndërsa nënvizon se po punon me qeverinë për të adresuar rekomandime në këtë drejtim./VOA

The post Pensionet në Shqipëri përballë sfidave të plakjes së popullsisë dhe informalitetit në ekonomi appeared first on Albeu.com.

Plakja e popullsisë në Shqipëri, studiuesit për VOA: Pasoja të mëdha për ekonominë
Në Shqipëri, të gjithë treguesit demografikë që ndikojnë në plakjen e popullsisë janë në përkeqësim të vazhdueshëm. Mosha mesatare 39 vjeç, shtesa natyrore e popullsisë në prag të rritjes negative apo emigracioni i lartë, kryesisht i të rinjve, po e plakin me ritme të shpejta popullsinë. Sfidat sipas ekspertëve janë të mëdha, dhe vendi nuk është i përgatitur mjaftueshëm për t’u përballur me to. Ky fenomen ka prekur mjaft vende të zhvilluara, por studiuesit vërejnë se pasojat në Shqipëri janë më të rënda për shkak të një ekonomie më të dobët.

Në Shqipëri ka disa vite që popullsia është bërë më e moshuar. Vetëm në 10 vitet e fundit grup-mosha e popullsisë mbi 65 vjeç është rritur nga 11% në vitin 2011, në rreth 16, ndërsa ajo deri në 14 vjeç ka rënë nga afro 21 në 16%. Ndërsa mosha mesatare e popullsisë është 39 vjeç nga 33 që ishte një dekadë më parë. Studiues të zhvillimeve shoqërore vënë re me shqetësim se të gjithë treguesit demografikë që ndikojnë në plakjen e popullsisë janë përkeqësuar. Rënia e numrit të lindjeve është një prej tyre. Në dhjetë vitet e fundit ai ka rënë me 30%, ndërsa vetëm vitin e kaluar ra me 10% krahasuar me atë paraardhës. Numri i lindjeve aktualisht është 1. 2 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese dhe prej dy dekadash është nën kufirin prej 2.1 i nevojshëm për ripërtëritjen e popullsisë. Mjekët janë të parët që e ndjejnë këtë fenomen.

“Jam i lumtur kur vjen një grua me fëmijën e tretë, sepse janë raste të rralla. Mosha e grave që lindin për herë të parë u rrit nga 19-21 vjeç rreth viteve “90, në 29-30 vjeç aktualisht. Kjo sjell reduktim të popullatës sepse dhe fëmija i dytë vjen më vonë dhe sjell uljen e numrit”- thotë për Zërin e Amerikës Astrit Bimbashi Shef i Shërbimit të Obstetrikës në Maternitetin Koço Gliozheni.

Megjithëse qeveria vendosi 4 vjet më parë disa stimuj financiare për nënat që sjellin në jetë fëmijë (40 mijë lekë për fëmijën e parë, me rritje progresive për fëmijën e dytë 80 mijë, për të tretin 120 mijë lekë, e kështu më radhë) kjo nisëm nuk ndikoi në rritjen e numrit të lindjeve.

Njohës të fushës vënë theksin në përpilimin e politikave të qëndrueshme për shërbimin ndaj gruas shtatzënë (Feto-Amtar), larg strategjive globaliste të shëndetit riprodhues, pasi Shqipëria ka një popullsi në rënie të vazhdueshme.

“Kemi reaguar fort për strategjinë e fundit të shëndetit riprodhues, sepse mbi të do të bëhet një ligj i ri. Për fat të keq kjo strategji kishte përdorur 217 herë fjalën kontracepsion, kurse grua shtatzënë vetëm një herë, që ne nuk na shkoi. Nuk mund të flasësh për kontracepsion në një popullatë që gati gati është zero nataliteti me vdekjet. Kjo është arsyeja që ne kërkojmë, që dhe për hir të situatës ku jemi, shërbimin Feto-Amtar ta nxjerrim jashtë shëndetit riprodhues. Sepse në fund të fundit kjo është një politikë globaliste dhe jemi vend i vogël, nuk jemi as Kina as India që të ndjekim pas politikat e tyre”-vijoi Astrit Bimbashi Shef i Shërbimit të Obstetrikës në Maternitetin Koço Gliozheni.

Në Shqipëri shtesa natyrore ka rënë mënyrë drastike në rreth 700 persona në vit nga 64 mijë që ishte në vitin 1990. Megjithëse Shqipëria vazhdon të ketë shtesë pozitive të popullsisë, emigracioni i lartë bën që rritja të jetë negative.

Sipas një ankete të publikuar nga INSTAT për emigracionin për vitet 2011-2019, grupmosha 20-39 vjeç përbën rreth 68% të totalit prej afro 177 mijë qytetarëve të larguar nga vendi. Sipas së njëjtës anketë 50% e tyre janë të rinj të moshës 15-29 vjeç.

Ekspertët thonë se largimi i të rinjve po e plak me shpejtësi popullsinë dhe pasojat sociale në të ardhmen sipas tyre do të jenë të rënda.

“Largimi i të rinjve nga vendi do ndjehet pak me vonë kur sasia absolute e personave që përbëjnë forcën e punës, nëse vijojnë këto ritme do bjerë në mënyrë domethënëse dhe nuk do të ketë mekanizma të tjerë për t’i mbajtur, ose për t’i zëvendësuar” – u shpreh për Zërin e Amerikës, Elvin Meka, Dekan i Fakultetit të Administrim Biznesit dhe Drejtësisë, në Tirana Business University College.

Studiuesja Nevila Xhindi mendon se çdo shoqëri ka nevojë të vazhdueshme për ide të reja.

“Pyetja lind natyrshëm, me kë? Sipërmarrja, inovacioni kërkon mendje të reja energji të reja, kërkon krah punë të ri. Grupmosha e punës në Shqipëri është reduktuar ndjeshëm. Janë reduktuar idetë, mendimet, sipërmarrjet. Ka ndryshuar burimi i financimit nga qeveria, e cila nuk mund të vërë para në dispozicion për inovacion dhe mendim të ri, por duhet t’i përdorë për të plotësuar pensionet, shëndetësinë të gjithë shërbimin social që e ndjek këtë proçes”- u shpreh për Zërin e Amerikës Nevila Xhindi, Studiuese.

Autoritetet thonë se kanë hartuar një strategji të posaçme 7 vjeçare si dhe kanë miratuar një ligj për rininë, me qëllim për të frenuar emigracionin e të rinjve. Për të rinjtë që nuk janë as në punë dhe as në shkollë qeveria ofron praktikë pune, mundësi punësimi ose praktikë profesionale. Ndër politikat rinore siç shpjegon Ministria për rininë dhe fëmijët Bora Muzhaqi, në përgjigjen me shkrim për Zërin e Amerikës, janë dhe trajnimet 6-12 mujore për kodimin, për t’u dhënë mundësi të rinjve, që të hyjnë në tregun ndërkombëtar të punës, pa u larguar nga

Shqipëria, rritja e pagave në administratën publike, kreditimi për blerjen e banesave për çiftet e reja në disa sektorë apo përmirësimi i infrastrukturës në arsimin bazë dhe atë të lartë.

Por sfidat përballë moshimit të popullsisë janë të shumta. Jetëgjatësia në Shqipëri është rritur me thuajse 2 vite krahasuar me një dekadë më parë.

Ekspertët thonë se skema e pensioneve, pra raporti mes kontribuesve për një përfitues, po dëmtohet nga fenomeni i plakjes së popullsisë.

“Popullsia në moshë pune po ulet dhe popullsia nën moshën e punës nga 0-14 vjeç është më e ulët se popullsia që del në pension. Në vitin 2013 raporti kontriubues përfitues ishte 1 me 1, raporti u përmirësua në vitin 2015 në 1.32 kontribues për një pensionist. Pas vitit 2018 filluan të ndjehen proçeset demografike dhe për rrjedhojë vitin e kaluar raporti mes kontribuesve dhe pensionistëve ra në 1.17”- tha për Zërin e Amerikës Koço Broka ekspert i ekonomisë.

Pedagogu i sociologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale të UT Julian Bejko, thotë për Zërin e Amerikës se pasojat e një popullsie të plakur janë të mëdha sidomos në vende si Shqipëria me ekonomi të dobët dhe mangësi në shërbimet sociale.

“Plakja sjell nevojën për të patur një logjistikë gjithnjë e më të madhe në mirëmbajtjen e këtyre njerëzve. Kjo logjistikë do njerëz. Ne na mungojnë mjekët, infermierët. Flas për profesione që nevojiten për mirëmbajtjen e tyre. Kjo nuk mund të zgjidhet duke u kyçur diplomat studentëve të mjekësisë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Julian Bejko, Pedagog i sociologjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale UT.

Eksperti i ekonomisë Elvin Meka, vëren se edhe strukturat shëndetësore me plakjen e vazhdueshme të popullsisë do të vihen nën vështirësi.

“Prirja do të vijojë edhe në 5 apo 10 vitet e ardhshme dhe do ketë nevojë për më shumë shërbime shëndetësore. Strukturat spitalore ose shëndetësore që qeverisen me para publike do të vihen në presion gjithnjë e më të madh dhe do të ketë gjithnjë e më shumë nevojë për fonde dhe kërkesë për fonde dhe investime shtesë. Këto para do dalin nga diku, do të hiqen nga diku për t’u shtuar në pjesën e infrastrukturës mbështetëse të kujdesit shëndetësor”– u shpreh për Zërin e Amerikës, Elvin Meka, Dekan i Fakultetit të Administrim Biznesit dhe Drejtësisë, në Tirana Business University College.

Zëri i Amerikës kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale reagim në lidhje me politikat mbi lindjet apo shëndetin riprodhues por nuk mori përgjigje. Nga ana tjetër në një raport të fundit të BB, nënvizohet se popullsia e Shqipërisë po plaket shumë më shpejt se grupi i vendeve me të ardhura mesatare të larta ku ajo bën pjesë. Përqindja e të moshuarve në varësi të popullisë në moshe pune, është thuajse e njëjtë me vendet me të ardhura të larta, prej 16% ndërsa ky tregues për vende si Shqipëria është 8%. Në këtë raport thuhet se vendeve si Shqipëria ju duhet të përballen me sfidat e vendeve të zhvilluara kur bëhet fjalë për plakjen e popullsisë, pra të kompensojnë një fuqi punëtore në tkurrje me qëllim për të financuar pensionet dhe kujdesin për një popullsi të plakur. Shqetësimi për BB mbetet fakti se mjaft vende si Shqipëria me të ardhura mesatare të larta mund të plaken para se të pasurohen./voa

The post Plakja e popullsisë në Shqipëri, studiuesit për VOA: Pasoja të mëdha për ekonominë appeared first on Albeu.com.

Re të zeza mbi popullsinë e Shqipërisë, projeksionet parashikojnë rënie të ndjeshme dhe plakje
Projeksionet e reja të popullsisë për 2021-1050, të hartuara nga një grup ekspertësh të Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM), tregojnë se vendi do të ketë rreth 2 milionë banorë në vitin 2050, nga rreth 2.76 aktualisht. Mosha mediane arrin 49 vjeç. Grupmosha nën 19 vjeç do të tkurret me 47% dhe ajo mbi 65 do të zgjerohet në numër me 65%. Forca e re e punës nuk do të mund të zëvendësojë pensionistët. Politika është në një fazë të hershme për të trajtuar seriozisht krizën demografike dhe pasojat që vijnë prej saj. Do të ndikohen të gjitha aspektet sociale, ekonomike dhe politike të vendit. Qarqet që po vuajnë më shumë tranzicionin e popullsisë. Zgjidhjet që rekomandohen.

Përtej problemeve të tjera që lidhen me tranzicionin e gjatë, varfërinë që nuk po çrrënjoset dhe demokracinë e brishtë, çështja më e mprehtë me të cilën po përballet vendi është demografia.

Reduktimi i popullsisë dhe plakja e saj u shndërruan në shqetësimin kryesor të bizneseve vitet e fundit, por duket se perspektiva është më e errët dhe masat e rikuperimit nuk japin rezultate në afat të shkurtër.

Në janar të vitit 2023, INSTAT raportoi se popullsia e vendit u reduktua edhe me mbi 31 mijë persona në krahasim me janarin 2022 dhe 145 mijë persona më pak se më 2011, kur u krye Censi i fundit.

Një projeksion i fundit i Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM) për popullsinë 2021 – 2050 tregoi se numri i përgjithshëm i popullsisë së Shqipërisë do të arrijë brenda një kufiri realist midis 2,06 dhe 2,3 milionë banorësh deri në vitin 2050.

Projeksionet e reja kanë vend për marzhe të larta gabimi në varësi të zhvillimeve në emigracion dhe normave të fertilitetit, por të dhënat janë shumë të sakta për ecurinë e popullsisë mbi 65 vjeç. Projeksionet e reja të IOM, pavarësisht se nuk janë zyrtare, tregojnë popullata e fëmijëve 0-19 vjeç do të pësojë rënie me 47% deri në vitin 2050, ndërsa popullsia mbi 65 vjeç do të zgjerohet me 56%.

Rënia e popullsisë është e dukshme, por mungesa e të dhënave të sakta për grupmoshat dhe shpërndarjen gjeografike i bëjnë më të forta efektet negative dhe më të vështira zgjidhjet. Shtyrja e censit dhe mungesa e projeksioneve të sakta për pritshmërinë e treguesit të popullsisë i kanë përfshirë në një zonë të errët bizneset.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, i konsideroi thelbësore të dhënat e sakta për popullsinë, pasi informacioni mbi numrin dhe strukturën e popullsisë është jetik për planet dhe aktivitetin e biznesit.

Ekonomisti i njohur, Selami Xhepa, bëri thirrje për një trajtim serioz të çështjeve që lidhen me kapitalin human.

Sipas tij, reformat strukturore mbeten thelbësore për të krijuar një mjedis nxitës jo vetëm për investimet private, por edhe për rritjen e produktivitetit të punës. Politikat mbështetëse për investitorët duhet të riformatohen për arritjen jo thjesht të objektivave sasiorë, por të disa objektivave cilësorë që ndikojnë në mirëqenien e shoqërisë, si thelbësorë për rritjen e popullsisë, – këshilloi Xhepa.

Projeksionet e reja të popullsisë, Shqipëria 2 mln banorë më 2050

Rezultatet e parashikimit të popullsisë nga një grup i madh ekspertësh vendas e të huaj, që u udhëhoq nga IOM – Albania, tregojnë se numri i përgjithshëm i banorëve në Shqipëri ka gjasa të ulet thuajse në mënyrë lineare gjatë tri dekadave të ardhshme.

“Nëse supozojmë se popullsia e vendit në fund të vitit 2020 ishte 2,83 milionë banorë, numri i përgjithshëm duhet të arrijë në nivelin prej 2,34 milionë banorësh brenda një kufiri realist midis 2,06 dhe 2,64 milionë banorësh deri në vitin 2050”, – sipas projeksionit të IOM.

Sipas ekspertëve, arsyet e kësaj rënieje janë lindshmëria e ulët dhe në rënie, për shkak të tkurrjes së numrit të nënave dhe fertilitetit të ulët. Numri relativisht i lartë dhe në rritje i vdekjeve të shkaktuara nga rritja e numrit të personave të moshuar dhe humbjet që do të vijnë nga emigracioni do të çojnë në rënien e popullsisë së vendit.

Ekspertët e IOM arritën në përfundimin se ndryshimi i pritshëm përfaqëson rënien e numrit të përgjithshëm të popullsisë me rreth 17% me pasiguri të skajshme 7% dhe 27% në fund të periudhës 30-vjeçare të mbuluar nga parashikimi. Në terma absolutë, popullsia ka të ngjarë të tkurret me 33-45 mijë persona në vit, gjatë viteve 2021-2050.

Në dy dekadat e fundit, zhvillimet reale në popullsinë e Shqipërisë kanë qenë më negative se skenari pesimist. P.sh. në projeksionet e INSTAT të 2019-2031, popullsia e Shqipërisë, sipas skenarit të rritjes së ulët do të ishte 2,80,109 banorë më 2023, por vetë INSTAT në matjet vjetore, raportoi se ishin rreth 47 mijë banorë, ose 1.6% më pak se parashikimi pesimist.

Mosha mediane arrin në 49 vjeç më 2050

Projeksionet e IOM tregojnë se mosha mediane (mesorja që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta) do të arrijë në 49 vjeç deri në vitin 2050, sipas variantit mesatar të parashikimit. Popullsia femërore e Shqipërisë duhet të jetë mesatarisht rreth 50 vjeç. Popullsia mashkullore pritet të jetë thuajse dy vjet më e re (48 vjeç) se ajo femërore deri në fund të periudhës së parashikimit.

Sipas ekspertëve, ky ndryshim në moshën mesatare midis meshkujve dhe femrave është logjik. Ai rrjedh nga dy fakte: Një përqindje natyrore më e lartë e djemve mes të sapolindurve dhe vdekshmëria përtej parashikimeve të pritshme e meshkujve të të gjitha moshave, duke sjellë numër më të madh të femrave në moshat më të mëdha.

Mosha mediane e popullsisë nisi rritjen pas vitit 1979. Në këtë vit, sipas të dhënave të INSTAT, mediana e popullsisë ishte 20 vjeç. Nga viti 1979 deri në vitin 2022, mosha mediane është rritur me 18.8 vite.

Projeksionet e INSTAT për vitet në vijim tregojnë për plakje të mëtejshme të popullsisë. Deri në vitin 2060, mosha mediane pritet t’i ketë kaluar të 50 vitet.

INSTAT raportoi se mosha mediane e popullsisë ishte 38.8 vjeç në vitin 2022, por projeksionet e reja tregojnë se do të arrijë në 49 vjeç në vitin 2050, sipas një skenari normal të parashikimit të fundit nga IOM.

Shqipëria është ende një nga popullsitë me moshë më të re në Europë, por po plaket me ritme shumë më të shpejta se shtetet e tjera. Sipas të dhënave të Eurostat, popullsia shqiptare e grupmoshës deri në 14 vjeç është “tkurrur” me 3.1% pikë përqindje, në periudhën 2014 -2021, duke kryesuar listën e 37 vendeve për të cilat janë publikuar të dhënat.

Shqipëria është ende sot një nga popullsitë më të reja në Europë, me një moshë mediane 38.8 vjeç, por pas disa dekadash pritet që të jetë popullsia më e plakur, jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën.

Llogaritjet janë bërë nga njësia e përpunimit të të dhënave “Visual Capitalist”, që ka analizuar të dhënat e divizionit të popullsisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Sipas parashikimeve, 49% e popullsisë së Shqipërisë do të jetë 65 vjeç e lart deri në vitin 2100, pesha më e lartë në botë dhe dyfishi i mesatares globale deri në atë vit.

Grupi i të rinjve nën 19 vjeç ulet me 47%, ai mbi 65% rritet me 56%

Projeksioni i fundit për popullsinë në mënyrë më të detajuar tregon se numri i fëmijëve dhe adoleshentëve (0-19 vjeç) nga 656 mijë në vitin 2020 do të bjerë në rreth 350 mijë pas 30 vitesh (2050), ose 47%.

Rënia relative e pritshme do të jetë rreth 22% gjatë dekadës së parë dhe 19% dhe 16% në dy dekadat në vijim. Përqindja e kësaj kategorie moshe ndaj popullsisë së përgjithshme do të zvogëlohet me 8 pikë përqindjeje ndaj totalit të popullsisë, nga 23,2% kohët e fundit në 15% në mesin e këtij shekulli.

Në të kundërt, numri i të moshuarve ka të ngjarë të rritet. Kjo rritje do të jetë mjaft intensive në dy dekadat e para. Popullata e moshuar mbi 65 vjeç ose 430 mijë persona në vitin 2020 do të rritet në rreth 670 mijë persona deri në vitin 2050, ose me 56%.

Ekspertët e IOM vlerësojnë se një zhvillim i tillë do të jetë një sfidë reale për të gjithë sistemin shoqëror të vendit dhe qëndrueshmërinë e tij. Grupi i ekspertëve pohon se projeksionet mbi ecurinë e përgjithshme të popullsisë mund të mos jenë të sakta, por ecuria e popullsisë në moshë madhore është treguesi më i besueshëm.

Flukset emigratore dhe norma e fertilitetit mund të bëjnë të padobishme parashikimet për lindjet dhe grupet e të rinjve, por kontigjentët e pleqve janë të sakta. Arsyeja është se të gjithë të moshuarit e ardhshëm (+65 vjeç) tani janë +35 vjeç e lart.

Pjesëmarrja e këtyre personave në migrimin ndërkombëtar dhe probabiliteti i emigrimit (të përhershëm) është tashmë i pakët.

Ndër kategoritë e të moshuarve, pesha do të zhvendoset nga të moshuarit më të rinj te më të plakurit. Në vitin 2020, të moshuarit mbi 85 vjeç përbënin 15% të popullsisë mbi 65 vjeç, por pas 30 vjetësh, ata do të jenë 35%.

Të moshuarit e moshës së mesme (75-84 vjeç) nga 23% të popullsisë mbi 65 vjeç më 2020 do të arrijnë në 29% në vitin 2038 dhe më pas do të zbresë në 21% në vitin 2050.

Pjesa e të moshuarve të rinj (65-74 vjeç) pritet të ulet nga 61% e totalit të popullsisë mbi 65 vjeç në vitin 2020 në 44% në vitin 2050. Një zhvillim i tillë duhet të vijë si rezultat i dinamikës së pabarabartë të nëngrupeve të moshuarve.

Popullsia në moshë pune do të zvogëlohet dhe do të plaket

Popullsia në moshë pune gjithashtu do të zvogëlohet dhe plaket sipas projeksioneve të reja të popullsisë. Në 30 vitet në vijim, mosha mesatare e saj duhet të rritet nga 41.7 në 46 vjeç.

Nëse pranojmë përkufizimin standard europian të moshës ekonomikisht produktive (20-64 vjeç), mund të themi se kjo madhësi e segmentit të popullsisë arriti afërsisht 1.74 milionë njerëz në fund të vitit 2020.

Pas 30 vjetësh, deri në fund të vitit 2050, kjo madhësi e kategorisë së moshës duhet të zvogëlohet në rreth 1.32 milionë banorë, ose 24% më pak.

Rënia më e lartë absolute ka të ngjarë të ndodhë në vitet 2030, kur Shqipëria do të humbasë, kryesisht përmes migrimit dhe plakjes demografike, gati 200 mijë persona në moshë produktive. Përqindja e popullsisë në moshë produktive ishte 61.6% e totalit të popullsisë në fund të vitit 2020 dhe do të arrijë më pak se 57% në vitin 2050.

Sipas të dhënave të INSTAT, më 1 janar të vitit 2023 popullsia në moshë pune pësoi rënie vjetore me 1.8%. Në raport me vitin 2019, popullsia në moshë pune u reduktua me rreth 101 mijë persona dhe aktualisht është 1,864,062 persona.

Reduktimi i fuqisë punëtore është gjithashtu më i fortë se projeksionet pesimiste të INSTAT. Nga 1 janari 2019 deri më 1 janar 2023, rënien më të fortë shihet ta ketë grupmosha 20-24 vjeç, me më shumë se 17%.

Rënia në këtë grupmoshë reflekton emigracionin e lartë të të rinjve jashtë vendit. Më tej, rënie të madhe ka pësuar popullsia në moshën 15-19 vjeç, kur në vitin 2023 numërohen 35 mijë persona më pak se në vitin 2001.

Popullsia në moshë pune ka shënuar rënie për të gjitha grupmoshat deri në 59 vjeç, përveç 35-39 vjeç kur kishte rritje me 7.1% në krahasim me 1 janar 2022. Më tej shihet se vetëm forca e punës në prag pensioni (60-64 vjeç) ka shënuar rritje me 8.7%.

Parashikimet e reja tregojnë se vëllimet e migracionit përtej kufijve të Shqipërisë do të ulen me shumë gjasa, për shkak të rënies së numrit të popullsisë dhe plakjes, që çon kryesisht në një numër gjithnjë e më të vogël të grupmoshave të reja që janë edhe baza e potencialit migrator.

Fluksi i rëndësishëm dalës i të rinjve parashikohet edhe gjatë kësaj dekade me flukse neto të emigrimit me -26 mijë persona në vit deri më 2025.

Ekspertët e kontraktuar nga IOM pohojnë se është e qartë se ndryshimet në numrin dhe strukturën seks-moshë të popullsisë së Shqipërisë do të kenë pasoja me ndikim të gjerë, që do të prekin thuajse çdo aspekt të jetës së shoqërisë.

Këto ndryshime do të ndikojnë pa dyshim te fushat kryesore me interes publik, si financat publike, sigurimet dhe ndihma sociale, sistemi shëndetësor publik dhe tregu i punës.

Tregu i punës dhe konsumi, në vështirësi

Një kanal i ri emigracioni me Britaninë e Madhe dhe azilantët në BE larguan nga vendi vitin e kaluar të paktën 42 mijë persona, sipas INSTAT. Mosha e re e të ikurve ka qenë aq e fortë sa disa biznese në sektorin e tregtisë përjetuan rënie të pazakontë të konsumit, teksa sipërmarrjet në të gjithë sektorët në tre vitet e fundit janë në emergjencë për punonjës.

Përveç produkteve të mishit dhe bulmetit, që pasqyrojnë krizën e sektorit të blegtorisë, importet e produkteve të tjera ushqimore kanë pësuar tkurrje të shpejtë në 4-mujorin e parë të vitit, një trend rënës që ka nisur që vitin e kaluar.

Të dhënat më të detajuara tregojnë rënie të madhe të dy grupeve kryesore, sheqernave me 41% dhe drithërave me 28%. Rënia në këta artikuj është pasqyrim i ndryshimit të popullsisë në favor të plakjes dhe emigracionit të lartë.

Emigracioni i lartë po shuan nga një qytet në vit me madhësinë e Kukësit. Më shumë se 80% e kësaj grupmoshe janë të rinj dhe përbëjnë konsumatorin kryesor, thotë Adi Haxhiymeri, nga Shoqata e Përpunuesve të Miellit. Çmimet e grurit në tregjet ndërkombëtarë janë stabilizuar, por importet nuk po rikuperohen nga dobësitë në konsum.

Të gjithë sektorët e ekonomisë kanë shpallur emergjencën për punonjës dhe mungesa e tyre është duke penguar seriozisht zgjerimin e industrisë dhe turizmit.

Për herë të parë që nga viti 2012, kur Dhoma Amerikane filloi publikimin e indeksit të besimit të bizneseve, në indeksin e fundit shqetësimi kryesor i sipërmarrjeve është gjetja e personalit vendas të kualifikuar të fuqisë punëtore.

Ky tregues mori vlerësimin më të ulët, në 24.47 pikë, nga 100 pikë që është vlerësimi maksimal, duke nxjerrë në pah se mungesa e fuqisë punëtore po kthehet realisht në pengesë për ecurinë e bizneseve.

Po ndodh një “brain drain” i vërtetë në Shqipëri këto vite, tha Enio Jacco, presidenti i Dhomës Amerikane. “Duhet të ndërtojmë së bashku për një motivim të vërtetë, të kthejmë motivin për njerëzit për të ndërtuar një perspektivë ekonomike në Shqipëri dhe kjo është detyrë e të gjithëve.

Tendenca e largimit, që ka filluar në 2020-2021, do të vazhdojë dhe më tej. E rëndësishme është të gjejmë zgjidhje për të frenuar këto tendenca. Shqipëria ka shansin e integrimit europian dhe këtë duhet ta kthejmë në potencial.

Është shumë e rëndësishme të bëhen reforma. Dhoma Amerikane e ka hartuar tashmë axhendën e investimeve. Duhet të kombinohen me politika shtetërore. Që të bëhet tregu i punës tërheqës, duhet të luftohet pastrimi i parave, informaliteti”, sugjeroi z. Jaço.

Nuk do të mund të zëvendësojmë pensionistët

Në shifra absolute, hyrjet e reja të forcës së punës nuk do të jenë të mjaftueshme për të zëvendësuar popullatën që e kalon moshën e punës. Projeksionet e reja tregojnë se në vitin 2036, popullsia e grupmoshës 0 deri në 14 vjeç do të ulet me rreth 70% e popullsisë së të njëjtës grupmoshë në vitin 2021, si për meshkujt, edhe për femrat.

Nga ana tjetër, popullsia e grupmoshës 64 vjeç e lart do të rritet me rreth 40% për meshkujt dhe 45% për femrat. Në nivel absolut, hyrjet e reja në tregun e punës nuk do të jenë të mjaftueshme për të zëvendësuar largimin e popullsisë që nuk është më në moshë pune.

Si do ta përballojë Shqipëria, si sistem social-ekonomik, këtë çekuilibër nga pikëpamja e politikave!

Ekspertët e IOM analizojnë se Shqipëria është përballur vonë me këtë fazë të tranzicionit demografik, por mund të mësojë nga përvoja e shumicës së vendeve që janë përballur me këtë sfidë në dekadat e shkuara.

Alternativat politike janë të njohura dhe receta për përballimin e plakjes së popullsisë është, padyshim, një kombinim i masave të tre masave të mëposhtme:

1-Rritja planifikimit të migracionit hyrës për motive punësimi, për masa zëvendësimi sektor pas sektori;

2-Rritja e produktivitetit të një ekonomie që kërkon më pak punonjës për të njëjtën vlerë PBB-je;

3-Transferimi i pjesëve të ekonomisë jashtë vendit në territoret, ku ka ende tepricë të fuqisë punëtore.

Shqipëria po përballet me një situatë të karakterizuar nga një ekonomi që jo vetëm rritet, po krijon gjithashtu vende pune. Megjithatë modeli social-ekonomik i Shqipërisë vazhdon të jetë i rrënjosur thellë te migracioni i jashtëm dhe përfitimet e tij, dërgesat, çlirimi i trysnive të papunësisë, kthimi qarkullues i migrantëve me kualifikim të lartë.

Kjo nënkupton se punëdhënësit shqiptarë po përballen dhe do të vazhdojnë të përballen në të ardhmen e afërt me sfida serioze në tërheqjen e forcës së punës me kualifikim të ulët dhe gjysmë të kualifikuar për të plotësuar vendet e lira të punës në rritje.

Ekspertët e IOM rekomandojnë përmirësimin në të gjithë sistemin e menaxhimit të migracionit, duke faktorizuar si duhet migracionin e jashtëm dhe kompensimin e tij (të mundshëm) nga migracioni i brendshëm dhe i kthimit, si variabla të fuqishme që ndikojnë në tregun e punës dhe në strukturën e forcës së punës vendase dhe të huaj në Shqipëri.

Së fundi, me një vizion për të ardhmen, politikëbërësit shqiptarë duhet të shqyrtojnë alternativat e politikave demografike dhe sociale që ofrojnë stimuj për familjet me fëmijë dhe rritjen e fertilitetit..monitor

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: IOM

The post Re të zeza mbi popullsinë e Shqipërisë, projeksionet parashikojnë rënie të ndjeshme dhe plakje appeared first on Albeu.com.

Një në katër persona mbi 60 vjeç me 2023, vendi i papërgatitur për moshat e vjetra
Popullsia e Shqipërisë përveç se po rrudhet me shpejtësi nga viti në vit, po pëson tranzicion, ku moshat e reja po reduktohen me shpejtësi, teksa po rritet armata e personave në moshe pensioni.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se me 1 janar 2023 popullsia mbi 60 vjeç ishte sa një e katërta e totalit të popullsisë.

Personat + 60 përbënin 23.5% të totalit të popullsisë me një rritje 1 pikë përqindje në krahasim me vitin 2022 dhe me rritje 8.8 pikë për qind që nga viti 2011 kur u krye censi i fundit për popullsinë.

Në vitin 2001 kjo grup-moshë zinte vetëm 11% të totalit të popullsisë. Në fillim këtij viti në të gjithë vendin ishin 649,610 persona nga 449,061 që ishin në vitin 2011.

Bumi i lindjeve në vitet 1960 po sjell rritje të shpejtë të pensionistëve këtë dekadë teksa popullsia në moshë pune po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe norma e lartë e migracionit.

Me ritme të shpejta po rriten edhe personat mbi 80 vjeç që konsiderohet popullsia shumë e plakur. Numri i tyre arriti në 90,543 me 1 janar 2023 dhe zunë 3.3 për qind të popullsisë totale.

Struktura e popullsisë në favor të moshave të vjetra lajmëron probleme në të gjitha aspektet. Skema e pensioneve do të vihet në vështirësi në kushtet kur numri i pensionistëve po rritet dhe kontribuuesit do të rrudhen nga rënia e forcave të punës.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërorë po tregojnë se numri i pensionistëve po shënon rritje më të shpejtë se numri i kontribuuesve. Në vitin 2022 për çdo përfitues kishte vetëm 1.1 kontribuues nga 1.2 që ishte ky raport në vitin 2018.

Në vitet e mëtejshme raporti kontribuues /përfitues do të përkeqësohet edhe me tej për shkak të zhvillimeve të pafavorshme demografike.

Projeksionet tregojnë se deri në vitin 2030 popullsia në moshe pune do të tkurret në mënyrë sistematike dhe nga ana tjetër numri i pensionistëve do të rritet me shpejtësi duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë e skemës së pensioneve.

Në vitin 2010, statistikat zyrtare të ISSH-së raportonin 543,053 pensionistë, ndërsa në fund të vitit 2022, u raportuan 686,923 të tillë.

Gjithashtu qeveria shqiptare është shumë e vonuar për të krijuar infrastrukturën ndaj moshës së tretë. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka vënë në dukje se fundmi së vendin i mungojnë shërbimet sociale dhe qendrat e kujdesit për moshën e tretë, ndërkohë sistemi shëndetësor ka mangësi në këtë drejtim.

OKB raportoi se në vitin 2021 rreth 91 mijë persona të moshës së tretë kishin nevojë për kujdes, por aktualisht nuk përmbushen nevojat as për 2% të tyre.

Me një popullsi që plaket me shpejtësi, Shqipëria po përballet me një sfidë të afërt për të siguruar aksesin në shërbime të përballueshme dhe cilësore të kujdesit afatgjatë për të gjithë të moshuarit në nevojë.

Kosto e parashikuar e kujdesit puna është të paktën 1.08% e PBB-së, por plakja e popullsisë pritet të sjellë një rritje të konsiderueshme të kërkesës për kujdes afatgjatë në 30 vitet e ardhshme./monitor

The post Një në katër persona mbi 60 vjeç me 2023, vendi i papërgatitur për moshat e vjetra appeared first on Albeu.com.

Plakja e popullsisë dhe ikja e të rinjve, grupmosha deri në 29 vjeç u tkurr me 40 mijë persona në vetëm një vit
Plakja graduale e popullsisë dhe emigracioni, që ka përfshirë kryesisht të rinjtë, po e ndryshon ndjeshëm strukturën e popullsisë në vend, duke përmbysur piramidën në favor të moshave më të vjetra.

INSTAT raportoi se popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2023 rezulton 2.761.785 banorë, me rënie 1.1%, ose 31.8 mijë persona më pak sesa një vit më parë.

Të dhënat më të detajuara të INSTAT, sipas grupmoshave, të përpunuara nga Monitor, tregojnë se rënien më të madhe e ka pësuar grupmosha deri në 29 vjeç, sidomos ajo nga 15-29 vjeç, që ka qenë më e prirur dhe për të emigruar, si për shkollë, me prindërit, apo për të punuar.

Në total, vendi kishte 40 mijë më pak të rinj nga 0-29 vjeç në janar 2023, në krahasim me janarin 2022, nga të cilët 27.5 mijë, ose gati 70% janë të moshës 15-29 vjeç. (shiko grafikun: Ndryshimi vjetor i popullsisë, sipas grupmoshave, 2023/2022).

Në rritje të lehtë është grupmosha 30-39 vjeç, ndërsa po tkurret për 40-59 vjeç.

Ndërsa të rinjtë po pakësohen gjithnjë e më shumë, po shtohen me ritme të lartë të moshuarit mbi 60 vjeç, me gati 17 mijë persona më shumë se një vit më parë.

Përmbysja e piramidës

E parë më afatgjatë, në dy dekadat e fundit, popullsia e vendit ka shënuar ndryshime drastike, që e kanë përmbysur piramidën e saj.

Në vitin 2001, grupmosha nga 0-29 vjeç përbënte 53.5% të popullsisë totale. Në vitin 2011 kjo peshë kishte zbritur në 47%, ndërsa në janar të 2023 arriti nivelin më të ulët historik prej 37.3%, ose 16.2 pikë përqindje më pak se dy dekada më parë.

Në të kundërt, grupmosha mbi 60 vjeç po rritet me shpejtësi. Në vitin 2001, ajo përbënte 11.1% të popullsisë totale. Në vitin 2011 kjo peshë u rrit në 15.4%, ndërsa në janar të 2023 arriti nivelin më të lartë historik prej 23.5%, ose 12.4 pikë përqindje më pak se dy dekada më parë.

Rënie e peshës së popullsisë në moshë produktive dhe rritja e asaj në pension pritet që të përkeqësojë më shumë skemën e pensioneve që edhe sot është në ngërç për shkak të tkurrjes së vazhdueshme të raportit mes kontribuuesve dhe përfituesve.

Sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara (që i bën llogaritë bazuar në tendencën e viteve të mëparshme) ritmet e plakjes së popullsisë shqiptare pritet të jenë shumë të larta, duke ia tejkaluar dhe vendeve që sot kanë një moshë mediane (mosha që ndan popullsinë përgjysmë) më të lartë sesa ne.

Sipas parashikimeve, 49% e popullsisë së Shqipërisë do të jetë 65 vjeç e lart deri në vitin 2100, pesha më e lartë në botë dhe dyfishi i mesatares globale deri në atë vit.

Sfida e një popullsie në plakje do të ndikojë në të gjithë sektorët e shoqërisë, duke përfshirë tregun e punës dhe financiar, kërkesën për strehim dhe transport, dhe veçanërisht strukturat familjare dhe lidhjet midis brezave./monitor

The post Plakja e popullsisë dhe ikja e të rinjve, grupmosha deri në 29 vjeç u tkurr me 40 mijë persona në vetëm një vit appeared first on Albeu.com.

Shqipëria ende një nga shtetet me moshë më të re, por që po plaket dy herë më shpejt se Europa
Mosha mediane e popullsisë shqiptare në vitin 2022 ishte 38.2 vjeç, sipas INSTAT.

Mosha mediane (mesorja) nënkupton që gjysma e popullsisë është më e re sesa 38.2 vjeç dhe gjysma tjetër më shumë.

Në krahasim me mesoren e Bashkimit Europian, Shqipëria vijon ende të mbetet një nga popullsitë më të reja, (e gjashta) teksa mesorja e Bashkimit Europian, që ndan popullsinë në dy grupe ishte 44.4 vjeç në 1 janar 2022.

Por, Shqipëria po plaket me ritme më të shpejta sesa mesatarja e Bashkimit Europian. Sipas Eurostat, mosha mesore është rritur me 2.5 vjet (mesatarisht me 0.25 vjet në vit) nga 41.9 vjet në 2012 për Bashkimin Europian, ndërsa për Shqipërinë me 5 vite, sa dyfishimi i BE-së. Shtetet më të reja të Europës janë Kosova (30 vjeç për vitin 2020) dhe Turqia (32.8 vjeç, për vitin 2021).

Në dekadën e fundit, Shqipëria ka shënuar rritjen më të lartë të moshës mediane nga të gjitha shtetet e tjera të Europës. I dyti pas nesh është Maqedonia e Veriut, që është plakur me 4.7 vite dhe Portugalia, me 4.7 vite.

Në vitin 1994, kur Eurostat raporton të dhënën e parë për Shqipërinë, gjysma e popullsisë ishte nën 27.6 vjeç ndërsa për Bashkimin Europian (të atëhershëm) mosha mesore ishte 38.7 vjeç, me një diferencë prej 11.1 vitesh.

Për shkak të ritmeve të larta të emigracionit, plakjes graduale të popullsisë dhe ndryshimit të stilit të jetesës që çoi në rënien e numrit të lindjeve për një grua, nivelit të ulët të zhvillimit ekonomik (Shqipëria mbetet ndër më të varfrat në Europë, me 32% të ardhurave të mesores europiane) Shqipëria po plaket shumë më shpejt dhe diferenca është ngushtuar në 6.2 vjet në 2022-n.

Italia është shteti më i plakur i Europës

Sipas Eurostat, më 1 janar 2022, mosha mesore e popullsisë së BE-së arriti në 44.4 vjeç, 0.3 vjet më shumë se në vitin 2021. Ky tregues është rritur me 2.5 vjet (mesatarisht me 0.25 vjet në vit) nga 41.9 vjet në 2012. Kjo do të thotë se gjysma e Popullsia e BE-së ishte më e vjetër se 44.4 vjeç, ndërsa gjysma tjetër ishte më e re.

Në të gjithë vendet e BE-së, mosha mesore varionte nga 38.3 vjeç në Qipro, 38.8 në Irlandë dhe 39.7 në Luksemburg deri në 48.0 vjeç në Itali, 46.8 në Portugali dhe 46.1 në Greqi. Në total, 18 vende të BE-së ishin nën moshën mesore të BE-së.

Midis 2012 dhe 2022, ky tregues u rrit në të gjithë anëtarët e BE-së, përveç Suedisë, ku u ul (nga 40.8 vjet në 2012 në 40.7 vjet në 2022). Në Maltë, nuk kishte asnjë ndryshim në moshën mesore midis 2012 dhe 2022, duke mbetur në 40.4 vjet. Në pesë vende të BE-së, mosha mesore e popullsisë u rrit me 4 vjet ose më shumë. Mosha mesore në Portugali u rrit më së shumti midis vendeve të BE-së (+4,7 vjeç), e ndjekur nga Spanja (+4,3), Greqia dhe Sllovakia (të dyja +4,1) dhe Italia (+4,0)./monitor

Burimi: Eurostat

The post Shqipëria ende një nga shtetet me moshë më të re, por që po plaket dy herë më shpejt se Europa appeared first on Albeu.com.

Shqiptarët, të dytët më të plakurit në Europë brenda një dekade
Shqipëria renditet e dyta pas Moldavisë për ritmet e plakjes së popullsisë. Vetëm në dhjetë vite, shqiptarët e gjejnë veten mesatarisht 4.4 vite më të plakur, sa i takon moshës mediane.

Nga 33.2 vjeç që ishte mosha median në vitin 2012 ka arritur në 37.6 në vitin 2021, sipas INSTAT dhe Eurostat. Mosha mediane ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta, dmth në fund të 2021-n, gjysma e popullsisë shqiptare ishte nën moshën 37.6 vjeç dhe gjysma tjetër mbi këtë moshë.

Ndërkohë, vendet e Bashkimit Europian janë plakur mesatarisht 2.2 vite gjatë periudhës 2012-2021, referuar Eurostat.

Popullsia e Shqipërisë do të vazhdojë procesin e plakjes dhe pritet që mosha mediane e saj të arrijë në 42,1 vjeç, në vitin 2031, thonë projeksionet e INSTAT.

Po sipas skenarit normal, pa rritje të emigracionit dhe rënie të lindjeve mosha mesatare e popullsisë Shqipërisë shkon në 50.1 vjeç në 2050 dhe në vitin 2100 arrin 61 vjeç, referuar projeksioneve të OKB-së.

Shqiptarët, 5 vite më të plakur në 10 vitet e fundit. Mosha mediane arrin 38.2 vjeç

Shqipëria, shumë shpejt pritet të arrijë moshën mesatare të Europës.

Mosha mediane popullsisë nisi rritjen pas vitit 1979. Në këtë vit, sipas INSTAT mediana e popullsisë ishte 20 vjeç. Nga viti 1979-2022 mosha mediane është rritur me thuajse 18 vite.

Plakja e popullsisë vijoi me ritme të shpejta edhe këtë vit, duke arritur në 38.2 vite, sipas Instat në raport me 37.6 vite që ishte në 2021.

Nga kryqëzimi i të dhënave të medianave, brenda një dekade (2012-2021) shqiptarët renditen të dytët më të plakurit në Europë, me rreth 5 vite diferencë. Sipas gjineve, mosha mediane e grave shqiptare arriti 39,1 vjet (mosha mediane nënkupton që 50% të grave janë nën këtë moshë dhe 50% mbi këtë moshë), ndërsa mosha mediane e burrave arriti në 37,3 vjet ose 2.3 vite më e ulët se grave.

Mosha e mediane e meshkujve në Shqipëri si kudo në botë është më e ulët se e femrave për shkak se kanë jetëgjatësi më të ulët.

Të dhëna të tjera të Eurostat treguan se ndonëse ende në moshë të re, Shqipëria po plaket me shpejtësi për shkak të rënies së lindshmërisë dhe emigracionit të lartë të moshave të reja.

Popullsia shqiptare e grup moshës deri në 14 vjeç është “tkurrur” me 3.1% pikë përqindje, për periudhën 2014 -2021.

Për të njëjtën periudhë, ky tregues për vendet e Bashkimit Europian është reduktuar maksimalisht nga 0 në 1.8 pikë përqindje.

Shtetet më të moshuara të Europës

Aktualisht, vendet e Bashkimit Europian janë ndër më të vjetrit, me një moshë mediane prej 44.1 vitesh për 2021-in, referuar Eurostat. Ndër shtetet europiane, Moldavët janë të parët në renditje s ai përket ritmeve të plakjes me 5 vite diferencë në rreth një dekadë, për moshën mediane.

Spanja, pozicionohet e treta. Mosha mediane arriti në 44.7 vjeç në vitin 2021, duke u rritur me 3.9 muaj për të njëjtën periudhë, raporton Eurostat.

Nga krahu tjetër, vendet me ritme më të ulëta plakjeje janë Luksemburgu, Suedia dhe Malta.

Në Suedi, popullsia jo vetëm që nuk është plakur por është rinuar me 0.2 vite në thuajse një dekadë duke regjistruar moshën 40.6 vjeç në 2021.

I njëjti fenomen përsëritët dhe në Maltë ku mosha mediane për 2021 popullsia është rinuar me është 0.3 vite çka e bën vendin më pak të plakur të Bashkimit Europian në këto 9-10 vitet e fundit./ Monitor

The post Shqiptarët, të dytët më të plakurit në Europë brenda një dekade appeared first on Albeu.com.