plakat e prillit Archives - Albeu.com

Njihuni me të vërtetën e historisë së plakave të Prillit
Sipas rrëfimeve nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit mars lidhen me “mitin e plakave”. Ndodh që edhe gjatë muajit prill, të kemi reshje të dëborës.

Në disa krahina të trevave shqiptare ky mit kujtohet në fillim të muajit, kur marsi i mori ditë borxh shkurtit ç’ka shpjegon edhe arsyen se përse shkurti është muaji më i shkurtër.

Ndërsa për krahina të tjera, ajo kujtohet në dy ditët e fundit të marsit.

“Plakat” përdoren edhe në ditët e sotme, pasi shpesh dëgjojmë të thuhet se “bën ftohtë ngaqë janë plakat”.

Sipas gojëdhënave shqiptare, plaka kishte shkuar në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell tha: Tani unë do t’i kullos për qejf bagëtitë, të dh’…fsha dimrin”.

Në këtë moment, marsi tha: “Shkurt o im vëlla, me jep tri ditë hua ta ngrij plakën me gjithçka.

Menjëherë pas kësaj, u bë aq ftohtë saqë plaka ngriu me gjithë bagëtitë në mal, duke u kthyer në shkëmb.

Mali Tomorr, është vendi ku plaka u ngri me bagëtinë e saj, nga ditët qe mori hua muaji mars.

Madje gojëdhëna thotë se në atë vend sot gjendet një gur si në formën e një plake, ku edhe sot e kësaj dite, aty buron ujë, që thuhet se janë lotët e plakës.

Kështu lindi legjenda e të ashtuquajturave ”Plakat e Marsit”, e cila sot përdoret si një metafor për të ndarë stinën e dimrit me atë të pranverës, përkatësisht mes 14 marsit dhe 14 prillit, ku 14 prilli sipas legjendës shënon 1 marsin, ardhjen e stinës së luleve.

Kjo gojëdhënë është e njohur thuajse ne gjithë Ballkanin, apo dhe vende të tjera të botës.

Pavarësisht se sa e vërtetë është, “miti i plakave” përdoret edhe sot dhe metereolgoët pranojnë se tre ditët përmbyllëse të marsit sipas kalendarit “alla turka”, kanë sjellë mot të ftohtë dhe me reshje.

Ndërsa prilli si gjithmonë vjen me mot të mirë.

4 VERSIONE TË LEGJENDËS

Gjithsesi, gojëdhëna e ditëve të ftohta të marsit ka disa versione dhe më poshtë janë disa më kryesoret, në version të shkurtuar…

1. Vjen marsi.

Ngrohet koha. Një plakë merr bagëtinë për ta kullotur në mal. E kënaqur nga koha e ngrohtë, plaka thotë: “Dimër, ma more të keqen, ta hodha dhe këtë vit”.

Dimri e dëgjoi dhe dërgon borë dhe tufan, dhe e ngrin plakën në majë të malit.

2. Plakat e marsit janë shtatë.

Shtatë plaka morën leshin e bagëtisë dhe dolën në një lëndinë për ta tjerrë (ftilluar).

Duke bërë muhabet me njëra-tjetrën, njëra nga plakat i ngriti këngë muajit Mars duke i thënë se tani dimrit ia hodhi dhe ai (Marsi) i merrte të keqen. Këngën e kënduan të gjitha plakat me rradhë. Marsi i dëgjoi dhe i ngriu të shtata.

Thonë se plakat janë ngurtësuar, dhe cdo vit në muajin mars bie shumë shi shtatë ditë me rradhë, dhe në male bie borë.

3. Nga veriu thonë se mullizeza (lloj shpendi) celi zogjtë që në mars.

E lumtur nga koha e ngrohtë, edhe ajo filloi ta shante marsin: Mullizeza zogjt i çeli, na marsh të keqen Mars kaçeli…

Edhe këtë muaji Mars e ngriu me gjithë zogj në fole. Numri i mullizezës më zogjtë e saj është shtatë, që korrespondon me numrin e plakave.

Kjo tregon për një binjakëzim të gojëdhanes. Po ashtu edhe plakat edhe mullizeza ishin në të zeza. Plakat me roba të zeza ndërsa mullizeza me pupla të zeza.

4. Kur plakat i thanë marsit, “na marrsh të keqen”, marsi u zemerua aq shumë sa tha “shkurt (apo prill?) o im vëlla, më jep dy dite hua, t’i thaj plakat me gjith ç’kanë… ”

The post Njihuni me të vërtetën e historisë së plakave të Prillit appeared first on Albeu.com.

Plakat e Prillit/ Parajmërimi i meteorologut: Pas tyre, do të ketë “shpërthim” të temperaturave
Ditën e sotme, gjatë një interviste në “Aldo Mornig Show”, meteorologu Hakil Osmani, shprehet se java e parë e prillit është parashikuar të sjellë episodin e parë të reshjeve.

Në zonat e thella malore, pritet rikthimi i reshjeve të dëborës, ndërsa në ultësirën perëndimore janë parashikuar temperatura deri në 23 gradë Celsius.

Era nuk do të jetë në parametra problematikë, pasi shpejtësia do të jetë 35-40 km/h dhe peshkarexhat do të mund të lundrojnë.

Përgjatë pjesës tjetër të prillit, Osmani tha se do të ketë ndryshime.

Java e parë do t’i lërë vend ditëve me mot më të mirë. Gjithsesi, mesi i muajt sjell sërish reshje sepse parashikohet fenomeni i njohur si “plakat e prillit”.

“Kemi një ndryshim pas kësaj jave, do të kemi 2-3 ditë me të cilat do të jemi me një mot më të mirë, më shumë intervale me kthjellime. Pritet të kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit, por ka sinjale  që mesi i këtij muaji të sjellë plakat e prillit”, tha meteorologu.

Plakat e prillit parashikohen të jenë nga data 12-17.

Hakil Osmani: Do të jenë prezente nga mesi i prillit, do të sjellë ndryshim sa u përket kushteve atmosferike, do të kemi peezente reshjet.

Aldo: Po në fund të muajit do të rregullohet ndonjë çikë?

Hakil Osmani: Ka sinjale që pas plakave të prillit që janë nga data 12-17, do të kemi një 4-5 ditësh.

Aldo: Ka se janë edhe Pashkët.

Hakil Osmani: Është bereqet!

Aldo: Gjithmonë vrenjtet koha.

Hakil Osmani: Por në  fakt, nga ana shkencore nuk është diçka faktike pse ndodh.

Aldo: Le që s’ka term njëherë, “plaka”, nga ana shkencore.

Hakil Osmani: Por nga ana faktike ndodh që çdo vit të jenë prezente në territorin shqiptar.

Pas plakave të prillit, Osmani thotë se ditët e mbetura priten me mot më të qëndrueshëm dhe temperaturat do të pësojnë rritje graduale.

“Sinjalet janë që pas kalimit të plakave të prillit, pas datës 17, sinjalet janë që të kemi një mot shumë më të qëndrueshëm, sigurisht që me ardhjen e afërt të muajit maj do të kemi një rritje graduale të temperaturave të ajrit.

Pritet që të kemi maksimume të cilat regjistrohen edhe në vlera 24-25 gradë  Celsius që për muajin prill duhet thënë që janë temperatura reelativisht të larta. Nuk ekziston mundësia e patjes së një episodi ku do të kemi reshje të izoluara, por në pjesën më të madhe sinjalet janë që të kemi një mot më të qëndrueshëm”, përfundon meteorologu.

The post Plakat e Prillit/ Parajmërimi i meteorologut: Pas tyre, do të ketë “shpërthim” të temperaturave appeared first on Albeu.com.

“Plakat e prillit”, si lindi kjo legjendë dhe cili version duhet të besohet?
Pavarësisht se për shumë prej jush mund të duket thjesht një mit, koha ka treguar se “Plakat e prillit” kanë qenë te vërteta.

Në çdo periudhë mes 14 marsit dhe 14 prillit, pavarësisht se jemi në stinën e pranverës, i gjithë vendi përfshihet nga reshjet e shiut dhe nga ulja e temperaturave.

Por si është legjenda e “Plakave të prillit”?

Këtë mit disa prej jush mund ta kenë dëgjuar nga prindërit apo gjyshërit, por ndoshta e keni fshirë nga kujtesa.

Sipas gojëdhënave shqiptare, një plakë shkoi në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell tha: “Tani unë do t’i kullos për qejf bagëtitë. Lamtumirë dimër, shkofsh në djall”.

Në këtë moment, prilli (ose marsi) tha: “Shkurt o im vëlla, më jep tri ditë hua ta ngrij plakën”.

Menjëherë pas kësaj, legjenda thotë se u bë aq ftohtë saqë plaka ngriu me gjithë bagëtitë në mal, duke u kthyer në shkëmb.

Mali i Tomorrit është vendi ku plakat u ngrinë me bagëtitë, ndërsa sipas gojëdhënave në atë vend sot gjendet një gur në formën e një plake, ku edhe sot e kësaj dite buron ujë, që thuhet se janë “lotët e plakës”.

Kjo gojëdhënë është e njohur thuajse në gjithë Ballkanin, por siç ndodh me legjendat, ajo vjen në versione të ndryshme.

Në ditët e sotme qarkullojnë edhe dy versione të tjera të legjendës:

Versioni 1

“Plakat e prillit” janë shtatë. Shtatë plaka morën leshin e bagëtisë dhe dolën në një lëndinë për ta tjerrë.

Duke biseduar me njëra-tjetrën, njëra nga plakat i ngriti këngë muajit mars duke i thënë se tani dimrit ia hodhi dhe marsi i merrte të keqen.

Këngën e kënduan të gjitha plakat me radhë. Marsi i dëgjoi dhe i ngriu të shtata.

Versioni 2

Nga zona e Veriut thonë se mullizeza (lloj shpendi) çeli zogjtë që në mars. E lumtur nga koha e ngrohtë, ajo filloi ta shante marsin:

“Mullizeza zogjtë i çeli, na marsh të keqen mars kaçeli”…

Këtë muaji mars e ngriu me gjithë zogj në fole.

Numri i mullizezës më zogjtë e saj është shtatë, që korrespondon me numrin e plakave. Kjo tregon për një binjakëzim të gojëdhënës, lidhur dhe me ngjyrën e veshjes së plakave dhe të pendëve të zogut.

Sidoqoftë, në 3-7 ditë të prillit kthehet dimri, i cili sjellë reshje shiu thuajse në të gjithë vendin dhe pas tyre vjen pranvera e vërtetë.

The post “Plakat e prillit”, si lindi kjo legjendë dhe cili version duhet të besohet? appeared first on Albeu.com.