plagosja ne kucove Archives - Albeu.com

DINAMIKA/ Identifikohet autori i plagosjes së Admir Bejos në Kuçovë, ngjarja nuk ka lidhje me larjen e hesapeve
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i djeshëm me armë në lagjen “1 Maji” në Kuçovë, ku mbeti i plagosur 46-vjeçari Admir Bejo. Burimet policore bëjnë me dije se, nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë së bizneseve dhe banesave që ndodheshin në rrugën kryesore të lagjes “1 Maji”, është bërë e mundur zbulimi i kronologjisë së plagosjes.

Mësohet se plagosja e Bejos nuk ka lidhje me larje hesapesh për ngjarjen e ndodhur në vitin 2007, kur ai dhe vëllai i tij Ilija Bejo plagosën me armë duke dalë nga hyrja e pallatit dy vëllezërit Kundja. Plagosja e djeshme ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit të Admir Bejos me një banor tjetër të lagjes “1 Maji”, që banonte shumë pranë banesës së tij, pikërisht 200 metër nga vendi ku Bejo u gjet i shtrirë në rrugë.

Burimet policore konfirmojnë se konflikti mes Bejos dhe autorit ka ndodhur në banesës e këtij të fundit, ku pasi kanë debatuar me njëri-tjetrin komshiu i tij ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 2 herë mbi 46-vjeçarin Admir Bejo.

Bejo ka ikur me vrap për të dalë nga banesa e autorit dhe në dalje është qëlluar edhe dy herë të tjera po plumbat nuk e kanë zënë. Pasi ka ecur disa metra Bejo ka rënë në tokë, ku edhe është gjetur i shtrirë nga një kalimtar që ka njoftuar policinë.

Burimet policore bëjnë me dije se është identifikuar autori i plagosjes dhe po punohet për kapjen e tij, ndërkohë që emri i autorit nuk bëhet ende publik. Policia konfirmon se nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur 4 fishekë, të kalibrit 7.62 mm. Burime nga lagjia “1 Maji” ku ishte edhe zona ku kishte lindur i plagosuri konfirmojnë se Admir Bejo ishte përdorues i rregullt i lëndëve të forta narkotike dhe për këtë arsye mashtronte e u merrte lekë borxh njerëzve që njihte. Sipas banorëve të lagjes, Bejo kishte degraduar dhe konfliktohet me këdo që i dilte para, edhe pa asnjë shkak.

Njoftimi i Policise:

Kuçovë

Plagosi me armë zjarri shtetasin A.B., identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A.B, bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij.

Vijon puna nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e autorit.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme./albeu.com

The post DINAMIKA/ Identifikohet autori i plagosjes së Admir Bejos në Kuçovë, ngjarja nuk ka lidhje me larjen e hesapeve appeared first on Albeu.com.

U plagos sot në Kuçovë, Admir Bejo në vitin 2007 tentoi të vrasë 2 vëllezër për një vajzë
Të tjera detaje kanë dalë nga plagosja e Admir Bejos ditën e sotme në Kuçovë.

Bejo nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare, pasi në vitin 2007, ai së bashku me vëllanë Ilija Bejon, kanë tentuar që të vrasin 2 vëllezërit Ardian Kundja dhe Saimir Kundja.

Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 te mëngjesit më 26 dhjetor 2007, teksa dy vëllezërit Kundja ishin duke dalë nga hyrja e pallatit në të cilin jetonin.

Pas të shtënave, dy autorët që menduan se i lanë të vdekur shënjestrat e tyre, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, me një automjet tip “Ford Fiesta” me targa TR 79 88 N.

Por vëllezërit e plagosur u dërguan në spitalin e qytetit dhe arritën të mbijetonin.

Ngjarja e atëhershme mendohet se ndodhi për një vajzë nga Kuçova që bashkëjetonte prej më shume se një viti me Ilia Bejon.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së sotme dhe vënien para drejtësisë të autorëve./albeu.com/

The post U plagos sot në Kuçovë, Admir Bejo në vitin 2007 tentoi të vrasë 2 vëllezër për një vajzë appeared first on Albeu.com.

U plagos në Kuçovë, momenti kur policia mbledh gëzhojat (VIDEO)
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutave në Kuçovë. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen “1 Maji”.

Sipas burimeve bëhet e ditur se i plagosuri është, Admir Bejo.

Bejo është gjetur i shtrirë në rrugë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Më poshtë shihni pamjet nga momenti kur policia po kërkon për mbledhjen e provave nga vendi i ngjarjes.

Reagimi i Policisë:

Kuçovë/-  Rreth orës 19:30, shtetasi Admir Bejo., 45 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, është transportuar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore , jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor, shtetasi Admir Bejo dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje./albeu.com/

The post U plagos në Kuçovë, momenti kur policia mbledh gëzhojat (VIDEO) appeared first on Albeu.com.