Fabjel Toska, 37-vjeçari i cili u plagos me armë zjarri në qytetin e Beratit, është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, ndaj për këtë arsye ai po transperohet drejt spitalit të Traumës, për një shërbim më të specializuar.
37-vjeçari po udhëtonte me një shok në makinë, kur është parakaluar nga një automjet, të cilit i kanë bërë shenjë me drita të ndalonte.
Toska zbriti nga automjeti dhe shkoi në xhamin e shoferit të automjetit që i parakaloi, moment ky kur edhe është plagosur prej tij me një plumb në bark.


