plagosja e nje efektivi Archives - Albeu.com

Tensionet në Veri të Kosovës, Sveçla: Dy serbë të arrestuar për sulmet ndaj Policisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se brenda dy ditëve të fundit janë arrestuar dy serbë, që ishin në kërkim për sulme ndaj zyrtarëve policorë. “Siç edhe jemi zotuar në vazhdimësi, lufta jonë kundër krimit dhe rritja e sigurisë për qytetarët pa dallim nuk kanë alternativë. Do të vazhdojmë angazhimin maksimal që të gjithë kryesit e veprave kriminale e terroriste të sillen para drejtësisë”, tha Sveçla përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ky njoftim i Sveçlës vjen pasi Policia e Kosovës njoftoi se më 9 dhjetor ka arrestuar një serb të dyshuar për përfshirje në një sulm me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë. M.A u arrestua në Jarinjë, në veri të Kosovës, ku gjendet një prej pikëkalimeve kufitare midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ky person ishte në kërkim, për një sulm ndaj Policisë që kishte ndodhur kohë më parë. “Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet dhe aktivitetet e saja në realizimin e objektivave policore, përfshirë edhe arrestimin dhe vënien para drejtësisë të personave të kërkuar edhe ky arrestim dëshmon se askush nuk mund t’i ikë drejtësisë dhe herët a vonë do të përballet me forcën e ligjit”, u tha në njoftim.

Gjatë këtij viti, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë qenë cak i disa sulmeve që kanë ndodhur në veri të Kosovës, pjesë e banuar me shumicë serbe. Rasti i fundit ndodhi më 8 dhjetor në Zveçan, ku pas një sulmi “me armë të gjata” ndaj zyrtarëve policorë që po patrullonin, një polic mbeti i plagosur. Një ditë më pas ai iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjike dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Sulmi i fundit ndaj Policisë vjen në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, teksa autoritet zgjedhore në Kosovë po vazhdojnë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri. Nga 6 dhjetori, në veri janë shënuar disa incidente me armë zjarri dhe granata, që autoritetet e Kosovës i kanë cilësuar si “sulme terroriste”. Policia më 8 dhjetor njoftoi për rritjen e prezencës në veri, që shtyu zyrtarët në Serbi të paralajmëronin për mundësinë e dërgimit të trupave në Kosovë.

Serbia ka thënë se i lejohet që në bazë të rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara të dërgojë trupa në Kosovë, por presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se nuk do të ketë më kurrë policë e ushtarë të Serbisë.

The post Tensionet në Veri të Kosovës, Sveçla: Dy serbë të arrestuar për sulmet ndaj Policisë appeared first on Albeu.com.

SHBA dënon incidentet e dhunshme në veri të Kosovës
Shtetet e Bashkuara kanë dënuar incidentet e dhunshme që kanë ndodhur ditëve të fundit në veri të Kosovës, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Zërin e Amerikës.

“Përdorimi i eksplozivëve nuk është kurrë një metodë e pranueshme proteste dhe rrezikon jetën e njerëzve të pafajshëm”, tha zëdhënësi.

Ai shtoi se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’u bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim apo deklaratë që do të përshkallëzonte më tej tensionet”./REL

The post SHBA dënon incidentet e dhunshme në veri të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Kurti: Policia e Kosovës nuk është e orientuar kundër serbëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se organet e sigurisë nuk e përndjekin askënd në baza etnike, fetare, por vetëm sipas sjelljeve dhe veprimeve të tyre individuale ose grupore.

“Policia e Kosovës nuk është kurrë e drejtuar, e nxitur, e orientuar kundër serbëve. Përkundrazi, ajo ka një konsideratë shtesë për serbët në Kosovë, pikërisht për shkak të keqinterpretimeve të ndryshme, të cilat mund të bëhen nga fqinji ynë verior”, ka thënë ai para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, Kurti ka thënë se pavarësisht “konsideratës shtesë”, Kosova ka përgjegjësi që dalin nga kushtetuta dhe ligji.

“Unë kurrë nuk i barazoj serbët, pavarësisht se çfarë bëjnë e thonë. Beogradi zyrtar e ka kuptuar që nuk po mund t’i ndajë shqiptarët dhe serbët në shpjegimin e situatës në Kosovë. Përditë, serbë dhe shqiptarë takohen në Kosovë”.

Ai ka thënë se është duke u konsultuar vazhdimisht me faktorin ndërkombëtar.

“Por ju duhet ta kuptoni se ata presin që ne të jemi në nivel të detyrës në vendin tonë. Janë ambasadorët e QUINT-it, por ata nuk bëhen dot ministra. Ministra janë qytetarët e këtij vendi, aktualisht në Qeverinë tonë. Qeveritë vijnë e shkojnë, por shteti mbetet”.

Vendet e QUINT-it janë: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia./Rel

The post Kurti: Policia e Kosovës nuk është e orientuar kundër serbëve appeared first on Albeu.com.