plagjiature Archives - Albeu.com

Ish-ministrja e Arsimit: Rektorët e disa universiteteve publike kanë marrë titujt akademik me punime të vjedhura
Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, përmes një statusi në Facebook, ka hedhur akuza të rënda ndaj rektorëve të universiteteve, duke thënë se disa prej tyre kanë marrë titujt akademik me punime të vjedhura.

Shahini shkruan se, në vitin 2020, kur universitetet publike në Shqipëri përzgjodhën udhëheqësit e rinj, si ministre e Arsimit ajo kishye kërkuar që kandidatët për rektorë të bëjnë verifikimin e punimeve të tyre akademike, por disa refuzuan këtë proces pasi disa nuk mund ta kalonin kontrollin, ndërsa të tjerët e kishin më të rëndësishëm kolegjialitetin me kolegët se sa zhdukjen e kësaj sëmundje që ka kalbur sistemin e arsimit të lartë përbrenda.

Postimi i Shahinit:

Anti-plagjiatura është çelësi i sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Në vitin 2020, kur universitetet publike në Shqipëri përzgjodhën udhëheqësit e rinj, si ministre e arsimit pata kërkuar që kandidatët për rektorë të bëjnë verifikimin e punimeve të tyre akademike përmes platformës digjitale anti-plagjiaturë, të cilën e siguruam për universitetet me buxhetin publik. Ideja ishte që pas rektorëve, kontrolli do të zbatohej për gjithë hierarkinë akademike, deri në zhdukjen e plagjiaturës nga universiteti publik.

Rektorët refuzuan këtë proces pasi disa nuk mund ta kalonin kontrollin, ndërsa të tjerët e kishin më të rëndësishëm kolegjialitetin me kolegët se sa zhdukjen e kësaj sëmundje që ka kalbur sistemin e arsimit të lartë përbrenda. Qeveria nuk kishte mundësi ligjore t’i detyronte, duke qenë se ligji i arsimit të lartë i jep autonomi të plotë akademike universiteteve dhe nuk lejon ndërhyrje nga jashtë. Si rezultat, disa nga universitetet publike me shumë gjasë, sot udhëhiqen nga rektorë që kanë marrë titujt akademik me punime të plagjiarizuara.

Po shkruaj sot për këtë pasi që qeveria e Shqipërisë paska rinisur përpjekjen për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, duke sugjeruar edhe ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë. Ky është lajm shumë i mirë dhe vjen në një moment kur Partia Socialiste ka mandat të qartë qeverisës dhe mundësi për të bërë ndryshimin e duhur.

Duhet bërë kujdes: kontrolli anti-plagjiaturë nuk duhet të bëhet nga jashtë universitetit sepse autonomia akademike duhet të ruhet me rigorozitet. Ligji i arsimit të lartë duhet të detyrojë vetë universitetet të pastrojnë strukturat akademike nga plagjiatura. Asnjë rektor, dekan apo shef departamenti, asnjë profesor, të mos zgjidhet pa kaluar nëpër kontrollin anti-plagjiaturë.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit duhet të sigurojë përsëri qasje për universitetet publike në platformën anti-plagjiaturë në gjuhën shqipe, e cila ka skaduar tashmë prej disa muajsh.

Ndryshimet ligjore kundër plagjiaturës akademike marrin kohë dhe ky proces do të hasë në rezistencë të madhe nga universitetet. Por, duhet të ndërmerret sa më parë. Kurajo dhe sukses!/albeu.com

The post Ish-ministrja e Arsimit: Rektorët e disa universiteteve publike kanë marrë titujt akademik me punime të vjedhura appeared first on Albeu.com.

U akuzua për plagjiaturë të doktoraturës, ministrja gjermane jep dorëheqjen
Ministrja gjermane e Familjes, Franziska Giffey e quajti debatin rreth doktoratës së saj si arsyen e vendimit që mori. “Në ditët e fundit ka pasur sërish diskutime në lidhje me disertacionin tim të vitit 2010,” shpjegoi 43-vjeçarja. Freie Universität Berlin (Universiteti i Lirë i Berlinit) i kishte dhënë asaj mundësinë për t’u pozicionuar deri në fillim të qershorit, ofertë të cilën ajo dëshiron ta shfrytëzojë.

Giffey vazhdoi: “Por anëtarët e qeverisë federale, partia ime dhe publiku kanë të drejtë që tani të kenë qartësi dhe garanci. Prandaj, vendosa që t’i kërkoj Kancelares federale, që nëpërmjet Presidentit federal të më lirojë nga post im si Ministre Federale për Familjen, të Moshuarit, Gratë dhe Rininë. ”

Megjithë këtë vendimi, ajo ende i përmbahet deklaratës së saj se e shkroi disertacionin e saj me aq sa diti dhe gjykoi. “Më vjen keq, po të më kenë shpëtuar gabime.

Nëse Freie Universität, në rishikimin e tretë prej tij të punimit tim, arrin në përfundimin të ma heqë titullin, unë do ta pranoj këtë vendim. Që sot po nxjerr përfundime nga procedura që vazhdon dhe që më rëndon. Me këtë e mbaj fjalën”.

Giffey i përmbahet kandidaturës në Berlin

Ajo vazhdon të kandidojë si kandidatja kryesore e SPD për Dhomën e Deputetëve të Berlinit, theksoi Giffey. Tani ajo dëshiron të përqendrohet në këtë çështje.

Në shkurt të vitit 2019 u bë e ditur se disertacioni po verifikohej nga universiteti për shkak të dyshimit të plagjiaturës. Ky verifikim përfundoi në tetor 2019 me një qortim. Në nëntor 2020, Giffey njoftoi se nuk do ta mbante më titullin e doktorit dhe më 18 nëntor 2020, Universiteti i Lirë i Berlinit filloi një verifikim tjetër të punimit. Kjo tani ka përfunduar. Revista “Focus” tani informon se Universiteti i Lirë i Berlinit është gati t’ia heqë titullin e doktorit Franziska Giffey-t.

Giffey kishte dorëzuar një dizertacion në Universitetin e Lirë të Berlinit në vitin 2009 me titullin “Rruga e Evropës drejt qytetarit – Politika e Komisionit Evropian për pjesëmarrjen e shoqërisë civile”. Provimi u zhvillua në vitin 2010. Platforma e Internetit Vroni-Plag e kontrolloi punimin e doktoratës për plagjiaturë dhe arriti në përfundimin se “pjesë të marra me fjalë apo si përmbajtje nga punime të tjera nuk janë shënuar si të tilla” dhe e akuzoi autoren për plagjiaturë.

Franziska Giffey është Ministre Federale për Çështjet e Familjes që nga Marsi 2018. Që nga nëntori i vitit 2020 ajo ka qenë kryetare e SPD Berlin dhe kandidatja kryesore e socialdemokratëve për postin e Kryetarit të Qeverisë së Berlinit/ DW

The post U akuzua për plagjiaturë të doktoraturës, ministrja gjermane jep dorëheqjen appeared first on Albeu.com.